Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bota e Kureshtareve  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bota e Kureshtareve  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bota e Kureshtareve

2 posters

Shko poshtë

Bota e Kureshtareve  Empty Bota e Kureshtareve

Mesazh nga Daku Fri 4 Mar 2011 - 6:49

Ne kete teme mund te hidhni kuriozitete te ndryshme qe lexoni [smile_1]


10 divorcet më absurde në botë

1. Gatuante shumë torta, Kinë – Një burrë kërkoi divorcin nga e shoqja në Kinë, sepse ishte i lodhur nga tortat që ajo i përgatiste gjithmonë me dashuri. I quajtur Cheng Yu, ai deklaroi në gjykatë se të gjithë ëmbëlsirat, në fillim i kishin pëlqyer shumë, por më vonë ato i ishin neveritur, së bashku me njeriun që i gatuante për të.

2. Ndahen sepse morri vjehrën në muaj mjalti, Itali – Një e sapomartuar italiane vendosi të linte bashkëshortin e saj menjëherë pas dasmës, pasi zbuloi “surprizën” që ai i kishte bërë, marrjen e nënës së tij me vete gjatë muajit të mjaltit.

3. Divorc nëpërmjet sms, Egjipt – Pasi një grua në Kajro nuk i ishte përgjigjur burrit në telefon pas një zënke, ai i kërkoi divorcin me mesazh. Pas tre mesazheve, ata u quajtën të divorcuar nga gjykata. Në bazë të ligjit islamik, nëse një burrë përsërit tre herë se dëshiron të ndahet, atëherë është i divorcuar.

4. 22-vjeçarja nuk përballon ritmet e 88-vjeçarit, SHBA – Nuk është diçka e rrallë që të pasurit të lidhen me vajza të reja, por Kristin Georgi, katër herë më e re se bashkëshorti i saj, nuk mundi të përballte ritmin e 88-vjeçarit, që duhet të udhëtonte me avionin e tij privat për çështje biznesi gjatë të gjithë kohës.

5. Burri nuk mbante të brendshme, Rumani – Një 24-vjeçare rumune kërkoi divorcin nga bashkëshorti i saj pas një viti martese, pasi burri nuk mbante të brendshme. Në fillim, ky fakt nuk përbënte problem për vajzën, por problemet lindën kur gratë e tjera, pasi mësuan sekretin e burrit, e shihnin ndryshe në fshatin ku ata jetonin.

6. Kryente nevojat në tenxhere, Nigeri – Një grua nigeriane kërkoi ndarjen nga burri i saj, pasi ky i fundit, një pijanec, kryente vazhdimisht nevojat e tij personale në tiganë, tenxhere dhe piata. Sipas saj, nuk i krijonte problem pija, por fakti që ishte ajo njeriu që duhet të lante enët.

7. Humb gruan në poker, Rusi – Andrei Karpov, një banor i qytetit të Murmanskut në Rusi, kur humbi të gjithë paratë në poker, i ofroi lojtarëve të tjerë gruan, të cilën e humbi gjithashtu. Kundërshtari kërkoi çmimin e tij, por gruaja refuzoi të plotësonte detyrimet e bastit të humbur. Kështu, ajo i kërkoi divorcin burrit, pavarësisht lutjeve të tij për t’a nxjerrë nga boxhet.

8. Gruaja shumë e dhënë pas seksit, Gjermani – Një burrë me origjinë turke, banues në Gjermani, u bë gazi i gjykatës kur argumentoi kërkesën e tij për divorc me faktin që gruaja kërkonte vazhdimisht të provonte gjëra të reja në shtrat dhe e detyronte të kryenin seks çdo ditë. Përpara se të ndaheshin, ai u arratis nga shtëpia, për të gjetur pak paqe.



9. Zbulon tradhëtinë në playstation, SHBA – Një ushtar amerikan zbuloi tradhëtinë e gruas pasi erdhi nga Iraku, pas një loje në playstation. Ai pa se midis emrave të familjarëve, në tabelën e atyre që kishin arritur më shumë pikë në lojë, ishte edhe emri i një burri të panjohur. Për çudi, ai luante vetëm gjatë darkave.

10. Divorc dhe rimartesë pas 57-vitesh, Britani – Dy të moshuar, Leslie dhe Elsie, u martuan në vitin 1941, por u ndanë pas 13 vitesh bashkë, pasi grindeshin shpesh. Pranë 90-vjetorit, ata vendosën të martoheshin në muajt e parë të këtij viti. Të rikthyer bashkë pas 57-vjetësh, të dashuruarit pretendojnë se janë shumë më të qetë e të lidhur tani se sa në martesën e tyre të parë.
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota e Kureshtareve  Empty Re: Bota e Kureshtareve

Mesazh nga Daku Fri 4 Mar 2011 - 7:12

Zbulohet sekreti i zërit të Majkëll Xheksonit


Edhe pse kanë kaluar rreth dy vjet nga vdekja e Majkëll Xhekson, rreth tij vijojnë hamendjet dhe spekulimet. Zbulimi shokues i kohëve të fundit ka për autor një kirurg francez, Alain Branchereau, i cili gjatë një interviste për të përditshmen franceze "Le parisien" ka shpallur teorinë e tij: Xhekson mund të jetë tredhur dhe kjo shpjegon edhe zgjatjen në ruajtjen të zërit të tij.


Sipas mjekut francez, tredhja e Xheksonit është e tipit kimik dhe e pavullnetshme, si pasojë e një kure kundër akneve, të cilës këngëtari mund t'i jetë nënshtruar në adoleshencë. Hipotezat e Branchereau bazohen në bindjen se i vetmi ilaç, i cili mund të mjekonte aknen në vitet '70 ishte i bazuar mbi një molekulë me emrin cyproterone, që kishte edhe efektet e frenimit të hormoneve mashkullore, efekt i cili është zbuluar më vonë.


Mjeku francez këmbëngul se Xhekson ka mundësi të ketë pasur organe gjenitale krejt normale dhe mundësi për të pasur raporte seksuale, veçse pa pasur mundësi të riprodhohet. Si "shkëmbim"për këtë "fatkeqësi" këngëtarit i është mundësuar një zë me karakteristika të jashtëzakonshme, në gjendje të kapë tre oktava, në një kohë kur tenorët më të mëdhenj arrijnë vetëm në dy.


Sipas kirurgut, kjo është arsyeja se pse zëri i këngëtarit-mit nuk ndryshoi me kalimin e moshës. Edhe në aspektin fizik, mjeku gjen prova që e mbështesin teorinë e tij. "Xhekson ishte 1.78, shumë më i gjatë se vëllezërit dhe prindërit e tij. Kjo sipas mjekut mund të jetë si pasojë e mungesës së hormoneve mashkullore, gjë e cila ka çuar në zgjatjen e kockave të tij. Teoritë e Branchereau do të jenë së shpejti të gatshme për gjithë publikun në një libër të titulluar "Michael Jackson, sekreti i një zëri"
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota e Kureshtareve  Empty Re: Bota e Kureshtareve

Mesazh nga Daku Tue 15 Mar 2011 - 8:00

E lidhi për “allatesh” dhe e nxori në shëtitje

Policia franceze arrestoi një grua 63 vjeçare dhe partnerin e saj 40 vjeçar, pasi zonja e kishte nxjerrë partnerin e saj më të ri në shëtitje me një litar të lidhur për organin gjenital.

Çifti i pazakontë shëtiti në orët e pasdites nëpër rrugën e popullarizuar në Carcassonne, ndërsa shumica e kalimtarëve nuk pëlqyen skenën që panë.

Në teren, natyrisht, doli edhe policia dhe arrestoi qiftin për sjellje të pahijshme në publik, saktë për ekspozimin e gjenitaleve. Seanca e parë gjyqësore pritet të mbahet në prill.
Çifti pranoi se të dy janë të varur nga seksi dhe policia i kishte kapur gjatë performimit të njërës prej lojërave të tyre seksuale.
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota e Kureshtareve  Empty Re: Bota e Kureshtareve

Mesazh nga Daku Thu 14 Apr 2011 - 8:27

Unaza eshte vezhguar te kete origjine ne Egjipt qe rreth viteve 2000+ PES. Ne menyre identike sic vendoset edhe sot: ne te njejtin gisht. Kjo sepse ne traditen e lashte Egjiptiane, ne gishtin e unazes kalon nje vene gjaku e cila shkon drejt e ne zemer. Nderkohe ne popujt pagane te pjeses veriore te Mesdheut kane qene vendosur ne gishta te tjere dhe me materiale te tjere, baker kryesisht gjate periudhes se bronzit, dhe duke u stolisur me gure te cmuar sepse arti i metalurgjise se imet ishte shume i pazhvilluar dhe unazat kane qene shume te trasha dhe jo me ndonje bukuri te rralle. (Nese keni bere ndonjehere pyetjen pse unazat e fejeses jane perhere me gur, eshte momenti i duhur te vrisni mendjen per nje pergjigje). Madje shume heret, unazat e bera prej briri apo fildishi vleresoheshin edhe me shume sesa ato prej bakri dhe ishin zgjedhja e pare ne rastet e martesave. Ne epoken e hekurit kur u rafinua dhe metalurgjia, gradualisht unazat nuk beheshin me prej bakri (oksidi i te cilit eshte nje helm i fuqishem, ai pluhuri me ngjyre jeshile) por prej aliazheve hekur-zink, i ndritshem i paoksidueshem dhe me jetegjatesi me te larte sesa bakri, dhe gradualisht zevendesuan edhe ato prej fildishi. Ari ne kete skene ka hyre vone thjesht per faktin qe ishte A) i rralle, B)shume i bute dhe fironte shume shpejt dhe koston e tij te larte mund ta perballonin vetem perandoret, aristokratet, senatoret, etj.
Ka patur disa forma unazash, por ne menyre specifike ne Egjiptin e lashte forma e unazes bashkeshortore ishte rreth, pasi simbolizonte perjetesine e lidhjes: pa fillim dhe pa fund. Gjithashtu njesohej me dy hyjnite qe ishin te dashuruar me njeri tjetrin dhe perbenin 24-orshin e dites, Dielli dhe Hena, te dy te rrubullaket.
Te tera keto u pervetesuarn dhe perhapen nga romaket ne te tera rrajonet qe ata pushtuan. Madje per te treguar dedikimin e burrit ne lidhje, u be kombinimi i rritjes se vleres se unazes ne flori+gur, si shenje qe burri eshte i gatshem te jape pjese te medha te pasurise se tij si garanci te lidhjes. Guret e preferuar ishin rubini, prej ngjyres se kuqe qe simbolizonte zemren, zafiri i kalter per pafundesine e qiellit, dhe sigurisht diamanti, i pashkaterrueshmi.
Argjendi ka hyre ne skenen e unazave relativisht vone me rrenje ne Angli dhe ne France gjate mesjetes, reth shekullit te 14, dhe me perhapje jashtezakonisht te shpejte ne shekullin 17, kur argjendi filloi te identifikohej me artin, poezine dhe finesen ne pergjithesi. Gjitashtu edhe ne Itali pati nje ndikim po te njejte ne koncept gjate kohes se rilindjes ku perseri identifikohej me artin dhe finesen.

Ne popujt pagane, si yni, nje burre akoma i pamartuar konsiderohej si i paplotesuar, pergjysem. Simbolika e unazes martesore ishte dhe nje shenje krenarie per kompletimin e tij dhe ishte dicka qe rrespektohej.

Feja e krishtere e ka te pranuar me kohe qe tradita e unazes martesore eshte tradite e lashte e popujve pagane.
Nderkohe, si feja islame ashtu dhe kristiane rrjedhin te dyja nga nje forme e Judaizmit te lashte hebre. Ndonese diku rreth shekujve 7-15 feja kristiane filloi te adoptoje disi traditen e unazes martesore, po ashtu si islami, edhe krishterimi ne themel te vet e diskurajon unazen martesore. Ne thelb arsyet qe sjellin te dyja jane te njejta dhe qe kane fillese po ashtu ne Judaizmin e hershem, duke trasheguar prej tij te njejten mendesi. Arsyet baze jane Abrahamistike. Ne librin e dyte te Torah-ut Judaik psh, thuhet: [Exodus 33:5 God told them to strip: "For the LORD has said unto Moses, Say unto the children of Israel, ye are a stiffnecked people: I will come up into the midst of thee in a moment, and consume thee: therefore now put off thy ornaments from thee, that I may know what to do unto thee."] Ne te treja fete Abrahamike, ne versionin origjinal, unaza nuk eshte simbolizuese e bashkimit martesor. Pervec Islamit, pretendimi qe kjo praktike te eliminohet gjehet sot edhe tek disa versione kristiane, psh Metodistet, Baptistet e Rinj, Apostoliket e disa te tjere. Te kater keto fe Abrahamistike sjellin ne thelb te njejtat arsye per te mos u praktikuar unaza martesore. Jane te tera me te njejten strategji perhapje neper popullatat ku indoktrinojne!
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota e Kureshtareve  Empty Re: Bota e Kureshtareve

Mesazh nga Anakonda Thu 5 Apr 2012 - 4:32

Qenkan teper interesante,edhe pse ne te vertet un nuk jam kureshtare per asgje
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bota e Kureshtareve  Empty Re: Bota e Kureshtareve

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi