Milan mposht Juventusin
2 posters
Faqja 1 e 1
Milan mposht Juventusin
Një gol i Xhenaro Gatuzos në pjesën e dytë i ka dhënë tre pikë shumë të rëndësishme Milanit në përballjen me Juventusin në Olimpiko të Torinos.
Ka qenë një pjesë e parë modeste në lojën e të dyja skuadrave që janë treguar të kujdesshme si me sulmet në portat respektive ashtu edhe me mbrojtjen.
Ndryshe ndodh me pjesën e dytë ku të dyja skuadrat kërkuan më shumë golin, pasi barazimi nuk ndihmonte askënd. Nga ai që më pak pritej, Xhenaro Gatuzo, vjen goli i avantazhit që më shumë se një gjuajtje e mirë e mesfushorit të Milanit ishte një gabim i portierit Bufon, por që gjithsesi një avantazh e fitore e merituar për kuqezinjtë të cilët nuk u tërhoqen aspak.
Tashmë synimi i tyre për të fituar kampionatin bëhet gjithnjë e më konkret me kalimin e javëve dhe fitorja me Juventusin konfirmon gjendjen shumë të mirë të kuqezinjve në kampionat.
Aktualisht Milani çon në 8 pikë avantazhin nga Interi i vendit të dytë dhe 9 pikë nga Napoli, skuadra të cilat do të zhvillojnë sot ndeshjet e tyre.
Re: Milan mposht Juventusin
shyqyr me,dy gola kan shenuar sikur lindi Skenderbeu i dyte;do e marr veten prape Juventusi
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Dzeko: E dua Juventusin
» Scolari refuzon Juventusin
» Adebayor dëshiron të luajë për Juventusin
» City mposht Boltonin
» Cassano: Del Neri do ta përmirësojë Juventusin
» Scolari refuzon Juventusin
» Adebayor dëshiron të luajë për Juventusin
» City mposht Boltonin
» Cassano: Del Neri do ta përmirësojë Juventusin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi