Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
DEMOSTRATAT STUDENTORE TË 30 dhe 31Majit 1989 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
DEMOSTRATAT STUDENTORE TË 30 dhe 31Majit 1989 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DEMOSTRATAT STUDENTORE TË 30 dhe 31Majit 1989

Shko poshtë

DEMOSTRATAT STUDENTORE TË 30 dhe 31Majit 1989 Empty DEMOSTRATAT STUDENTORE TË 30 dhe 31Majit 1989

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 28 Jul 2009 - 1:06

Demonstratat studentore të 30 dhe 31 majit 1989…

DEMOSTRATAT STUDENTORE TË 30 dhe 31Majit 1989 F.0610021849144_m
Sylë Ukshini

… ngjarje të shënuara në historinë e lëvizjes demokratike shqiptare
Statusi dhe të drejtat e shqiptarëve
Ngjarjet e vitit 1981 në Kosovë përbejnë një kthesë historike në
historinë e shqiptarëve të Kosovës, të cilët që nga shpërbërja e
Perandorisë Osmane mbetën nën regjimet represive të Beogradit. Pranvera
e vitit 1981 tronditi sistemin federalist jugosllav dhe shembi
iluzionet e “zgjidhjes shembullore “ të bashkëjetesës së popujve në
shtetet shumëkombëshe të Lindjes. Shqiptarët dhe kroatet qenë të parët
që i treguan botës se “federalizmi shumëkombësh“, i këtyre vendeve nuk
funksiononte siç propagandohej, sepse liria dhe mirëqenia e një pale
sigurohej në kurriz të nënçmimit dhe shfrytëzimit të palës tjetër.
Kosova i tregoi botës perëndimore se çështjet nacionale ende nuk janë
futur në arkiv dhe nuk mund të mbahen gjatë tabu. Po kështu,
demonstratat shqiptare të vitit 1981 për herë të parë ndërkombëtarizuan
në rrafshin ndërkombëtar çështjen e pazgjidhur kombëtare shqiptare, e
nxorën në dritë padrejtësinë gati njëshekullore.

Pas demonstratave gjithëpopullore të pranverës së vitit 1981- ku për
herë të parë në mënyrë masive u kërkua publikisht shtetësia e Kosovës –
të cilat ishin një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e përpjekjeve për
liri të popullit shqiptar të Kosovës dhe të viseve të tjera etnike
shqiptare nën Federatën jugosllave, qeveria shoviniste serbo-jugosllave
filloi një represion të paparë mbi shqiptarët, sidomos duke shënjuar
inteligjencien atdhetare e opozitare, përkatësisht duke goditur kuadrot
më përparimtare të Universitetit të Kosovës, të cilat ishin dalluar me
qasjet e tyre kritike ndaj diskriminimit të shqiptarëve në kuadrin e
Federatës artificiale jugosllave. Që nga këto zhvillime antijugosllave
në Kosovë, Qeveria komuniste e Beogradit dislokoi forca të mëdha
ushtarako-policore dhe njësi speciale, të cilat arrin në dhjetëra
mijëra trupa dhe kishin për detyrë të shtypnin me forcë dhe armë çdo
revoltë shqiptare.

Në këtë mënyrë, Kosova u shndërrua në një poligon të madh të ushtrisë
dhe të policisë jugosllave, si dhe të shërbimit sekret jugosllav (UDB),
formacione këto që ndiqnin dhe likuidonin fizikisht brenda dhe jashtë
Kosovës figurat më të dalluara të lëvizjes ilegale kombëtare. Pos
kësaj, me qëllim të nënshtrimit dhe të disiplinimit të shqiptarëve të
Kosovës dhe jashtë saj, autoritetet jugosllave filluan një valë masive
të diferencimit në çdo nivel të shoqërisë kosovare. Goditje më të rënda
pësuan arsimi, kultura, shkenca dhe çdo gjë që ishte shqiptare dhe që
kishte të bënte me shqiptarët. Pas ngjarjeve joviolente të vitit 1981,
filloi një fushata e shtuar nga strukturat shtetërore dhe partiake të
Jugosllavisë, sidomos segmenti serb e maqedonas, u shquan në atakimin e
pozitës kushtetuese të Kosovës, gjegjësisht Kushtetutën e vitit 1974, e
cila Kosovës i njihte një përfaqësim dhe status gati të barabartë me
republikat e atëhershme në Federatën jugosllave.

Nën Kushtetutën jugosllave të vitit 1974 Kosova, në të vërtetë mbeti
një krahinë autonome brenda Serbisë, mirëpo në nivel të Federatës ajo
kishte njeperfaqesim gati te njejte me republikat jugosllave për sa i
përket përfaqësimit në organet më të larta federale, ashtu edhe në të
ashtuquajturën “ veto faktike “. Përfaqësuesit e Kosovës në organet
federale votonin pa instruksione nga ana e Republikës së Serbisë. E
vetmja që u mungonte dy krahinave, Kosovës dhe Vojvodinës, ishte
cilësimi në Kushtetutë si “ shtete“.

Si rezultat i këtij presioni të gjithanshëm që vinte nga nomenklatura e
komuniste jugosllave dhe një pjese të udhëheqësve shqiptarë në
Prishtinë, de facto në Kosovë u pezullua Kushtetuta e vitit 1974,
gjendja e jashtëzakonshme nuk ishte shfuqizuar asnjëherë, ndërsa
udhëheqja shqiptare e Kosovës ishte shndërruar në një instrument në
duart e politikës serbomadhe, e cila synonte që Kosovës t´i merrej
autonomia dhe kështu edhe pozita si faktor konstituiv i federatës
jugosllave dhe ajo totalisht dhe pa të drejta autonome të integrohet në
Republikën e Serbisë. Për këtë Milosheviqi gjeti përkrahjen e serbëve
të Kosovës, të cilët lejuan që prej tij të përfitoheshin edhe si trupë
pararojë edhe në Vojvodinë, në Mal të Zi dhe madje në pjesë të tjera të
Jugosllavisë. Në anën tjetër, në mesin e popullatës serbe të Kosovës
kaherë ishte krijuar përshtypja se me përfundimin e erës së Rankoviqit,
raportet ndëretnike ishin përkeqësuar në mënyrë rapide.

Pushteti i dobësuar federal, i cili përmes dorëzimit të Kosovës deshi
të fitojë qetësi nga Milosheviqi, i ndihmoi në fushatën e tij dhe
kështu tradhtoi atë shtresë kryesisht të re udhëheqëse shqiptare,
njerëz si Mahmut Bakalli dhe Azem Vllasi, të cilët qenë të bindur se
ardhmëria e popullit shqiptar në Kosovë gjendej brenda Jugosllavisë
federale. Pra, në këto rrethana, kur demagogu nacionalist serb,
Slobodan Milosheviq, po ngjitej rrufeshëm në hierarkinë partiake e
shtetërore, duke synuar që të fuste nën kontrollin e tij të gjitha
njësitë federale, u iniciua ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës dhe
krijimi i “ Serbisë unike”, përkatësisht jetësimi i ëndrrës serbomadhe,
e cila ishte projektuar dhe bërë e njohur për publikun edhe përmes
Memorandumit të Akademisë së Shkencave të Serbisë (1986).
Shfuqizimi gradual i autonomisë
Megjithëse këto tendenca antishqiptare filluan të kundërshtohen
gjithnjë e më hapur nga të gjitha shtresat e qytetarëve shqiptarë të
Kosovës, madje një ndjesi e vonuar u shpërfaq edhe në mesin e disa
udhëheqësve vendorë shqiptarë, kreu serb vazhdoi të përgatiste terrenin
për ndryshimin e Kushtetutës së vitit 1974. Natyrisht, kjo këmbëngulësi
e Beogradit dhe kjo histeri antishqiptare e Milosheviqit provokoi një
sërë manifestimesh joviolente të shqiptarëve të Kosovës.

Kështu, në fund të vitit 1988, protestat masive të qindra mijëra
shqiptarëve, dhe në fillim të vitit 1989, greva e minatorëve dhe e
studentëve shqiptarë (19-29 shkurt 1989), shënuan kulmin e një
rezistence të fuqishme kundër fushatës shoviniste të Milosheviqit për
rrënimin e autonomisë së Kosovës. Punëtoria dhe inteligjencia shqiptare
paraqiti kërkesat e saj prej dhjetë pikash, ndër të cilat edhe atë për
ruajtjen e parimeve themelore të Kushtetutës së vitit 1974, si dhe
kërkesën për shqyrtimin e fatit të shqiptarëve në OKB. Këto kërkesa
gjetëm mbështetjen dhe solidaritetin e studentëve dhe të intelektualëve
shqiptarë, të cilët përmes Apelit të 215 intelektualëve u vunë në
mbrojtje të statusit të autonomisë së Kosovës.

Megjithatë protestat nuk arritën suksesin e dëshirueshëm. Në krye të
udhëheqjes së komunistëve kosovarë erdhi personi jopopullor Rahman
Morina, i cili deri atëherë kishte qenë shef i policisë së Kosovës. Në
Beograd edhe më tej ndizej histeria nacionaliste. 350.000 njerëz në
qendër të Beogradit i brohorisnin Milosheviqi parulla shoviniste dhe
antishqiptare. Gazeta ditore serbe “ Politika “ atëbotë shkruante: “
S´ka fuqi që e ndalon më bashkimin e Serbisë “.

Qeveria serbe nuk përfilli vullnetin e shqiptarëve dhe në vend të kësaj
edhe njëherë vendosi gjendjen e jashtëzakonshme, që i përngjante një
shtetrrethimi ushtarak, madje më të egër se në vitin 1981. Qindra veta
u burgosën dhe u izoluan për shkak të gjoja “rrezikimit
kontrarevolucionar të rendit shoqëror “. Kështu më 23 të vitit 1989,
nën rrethimin policor e ushtarak të Parlamentit të Kosovës u imponua
një votim turbulent dhe numërimi i votave u bë në mënyrë jokorrekte dhe
transparente. Me këtë datë dhe këtë votim të imponuar faktikisht Kosova
humbi autonominë e saj. Ky hap i kreut serb pati pasoja të rënda edhe
për zhvillimet e mëtejshme të raporteve midis njësive federative.

Prej atij momenti në Kosovë u vendosën një sundim edhe më brutal dhe
ilegal, kundër të cilit nga shqiptarët gjithsesi mund të shfrytëzohej e
drejta ndërkombëtarisht e pranuar e rezistencës kundër dhunës së
padrejtë shtetërore. Por, mbi të gjitha, shfuqizimi i autonomisë si në
Kosovë dhe në Vojvodinë e kishte penguar më vonë, pas shpërbërjes së
shtetit të përbashkët, Komisionin e Badinterit, që të shprehej qartë
për statusin e Kosovës.
Fundi i autonomisë së Kosovës u shënua me demonstrata të shqiptarëve
dhe me një demonstratë të fuqishme të studentëve të Universitetit të
Prishtinës, të cilët në orët e vona të datës 23 mars u përleshën me
pjesëtarët e njësive speciale të forcave speciale. Në ditët vijuese
pasoi një valë e burgosjeve. Mijëra veta u dënuan me procedura të
shpejtuara, ndërsa ndaj qindra të tjerë u masa e izolimit. Hapi tjetër
u drejtua kundër intelektualëve të caktuar dhe drejtuesve prominentë të
ekonomisë dhe të politikës, të cilët u burgosën dhe menjëherë u dërguan
në burgje, si dhe u dënuan pa kurrfarë mbështetje ligjore, si dhe
shpeshherë iu nënshtruan keqtrajtimeve dhe torturave të rënda.

Dhe, ndërsa në Beograd, më 28 mars 1989, festohej me pompozitet
shfuqizimi i autonomisë së Kosovës dhe shpallej “ unifikimi ” i
Serbisë, në qytetet e Kosovës vazhdonte edhe më tej torturimi, burgosja
dhe vrasja e shqiptarëve, të cilët atëbotë manifestonin në mënyrë
paqësore kundër shfuqizimit të të drejtave të tyre nga regjimi
neofashist i Milosheviqit. Për më tepër, revolta e shqiptarëve tregonte
se shfuqizimi i autonomisë ishte realizuar në mënyrë të dhunshme dhe pa
përfillur vullnetin e tyre, edhe propaganda serbe insistonte ta
paraqiste të kundërtën. Por, duhet pranuar edhe një fakt se jo vetëm
republikat e tjera të Jugosllavisë federative, përjashtuar këtu
Slloveninë, por edhe faktori ndërkombëtar mbajti një qëndrim të heshtur
ndaj politikës agresive nacionaliste të Milosheviqit.
Vizita e parlamentarëve evropianë në Kosovë
Gjatë periudhës vijuese, prill-maj 1989, u vranë një numër i madh
shqiptarë, në mesin e tyre gra e fëmijë, pastaj u burgosën mijëra
shqiptarë, ndërsa brenda një nate u izoluan 254 intelektualë dhe kuadro
të njohura shqiptare. Të gjithë ata që u izoluan dhe u burgosën
arbitrarisht, u torturuan në mënyrë bestiale dhe mbetën me pasoja të
rënda. Ky represion i egër i pushtetit okupues të Milosheviqit dhe
etnocidi i tij mbi shqiptarët e pambrojtur filloi të tërhiqte edhe
vëmendjen e publikut, të qendrave dhe të institucioneve ndërkombëtare,
të cilat me vonesë i kuptuan qëllimet e vërteta të kreut serb në
Beograd. Kështu, më 30 maj të vitit 1989, Parlamenti Evropian kishte
nisur në Kosovë një delegacion parlamentarësh, me qëllim që të shihnin
nga afër zhvillimet në Kosovë pas shfuqizimit të dhunshëm të
autonomisë, respektivisht që të shihnin nga afër pozitën e shqiptarëve
pas vendosjes së administratës represive ushtarake-policore.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DEMOSTRATAT STUDENTORE TË 30 dhe 31Majit 1989 Empty Re: DEMOSTRATAT STUDENTORE TË 30 dhe 31Majit 1989

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 28 Jul 2009 - 1:08

Ishte koha kur në horizont po dukeshin shenjat e ndryshimeve te
shtetet e Lindjes, pra, edhe në Jugosllavinë e atëhershme. Prandaj, në
këto rrethana delegacionit jugosllav iu lejua të bisedonte me dy
intelektualët e njohur shqiptarë, akademik Rexhep Qosen dhe dr. Ibrahim
Rugovën. Ky takimi, i mbajtur në Hotel Grand, shënonte fillimin e
kontakteve të para të evropianëve me përfaqësuesit e kulturës dhe të
shkencës shqiptare, të cilët atëbotë ishin edhe përfaqësues moral të
shqiptarëve të Kosovës, meqë në kreun udhëheqës ishin vendosur njerëzit
e përzgjedhur nga Milosheviqi, Morina dhe funksionarë të tjerë. Edhe
pse nuk dihej me saktësi se çfarë po bisedohej midis delegacionit
evropian dhe dy intelektualëve shqiptarë, nuk ishte e vështirë të
paramendohej se ata do të paraqisnin pozitën e rëndë të popullit
shqiptar nën shtypjen e egër të regjimit të Slobodan Milosheviq. Për më
tepër, akademik Rexhep Qosja ishte bërë tashmë i njohur edhe jashtë
vendit me kritikat e tij ndaj gjenocidit serb në Kosovë, siç ishte
rasti në takimin e shkrimtarëve nga tërë Jugosllavia në Novi Sad, ku
akademiku kosovar denoncoi për publikisht politikën neofashiste të
kreut udhëheqës serb.

Duke shfrytëzuar praninë e këtij delegacioni nga Parlamenti Evropian,
studentët shqiptarë të Universitetit të Prishtinës organizuan një tubim
proteste kundër pranisë represive serbe në Kosovë, me qëllim që t´u
tërhiqej vëmendja parlamentarëve evropianë. Ndërkohë që bisedat
vazhdonin në Hotel Grand, në Qendrën e Studentëve demonstrata e
studentëve po masivizohej gjithnjë e më shumë, madje thuhet se
brohoritjet e parullave dëgjoheshin edhe në lokalet ku po zhvilloheshin
këto biseda. Natyrisht, synimi i këtij demonstrimi paqësor të
studentëve shqiptarë ishte tërheqja e vëmendjes të delegacionit të
parlamentarëve evropianë dhe që ai të vinte në Qendrën e Studentëve, në
mënyrë që të bisedonte nga afër edhe me ta, të dëgjonte direkt mendimin
e rinisë studentore shqiptare lidhur me pozitën e rëndë të shqiptarëve
të Kosovës, veçanërisht që nga shfuqizimi me dhunë i autonomisë së
Kosovës. Megjithatë, takimi midis parlamentarëve evropianë dhe
studentëve shqiptarë nuk u realizua, sigurisht për faktin se
delegacioni në fjalë paraprakisht do të duhet ta ketë pasur të
parapërcaktuar nga regjimi i Beogradit, i cili atë natë, më 30 maj
1989, edhe ndaj studentëve kosovarë nuk u soll me atë ashpërsinë e tij
të njohur.

Ndër parullat që brohoritnin studentët shqiptarë duhet veçuar:
“Parlamentarë, ejani këtu !“, “ Parlamentarë mos u gënjeni!”,
“Kosova-Kosova !“, “Bashkohuni me ne!“ e të tjera. Siç përmendëm edhe
më lart, më 30 maj, policia serbe nuk intervenoi fare në ndërprerjen
apo shtypjen e kësaj demonstrate, por pas përfundimit të saj, aty-këtu
në orët e vona disa studentë ishin arrestuar nga forcat serbe, sidomos
nëpër rrugicat e errëta, për të mos u rënë në sy qytetarëve shqiptarë.
Ishte e qartë se atë natë 30 maji autoritetet e Beogradit dhe ato të
Prishtinës nuk dëshironin të konfrontoheshin hapur me studentët
shqiptarë, të paktën derisa nga Prishtina të largoheshin parlamentarët
nga Evropa Perëndimore. Kjo u vërtetua më së miri të nesërmen, më 31
maj 1989 -, atëherë kur parlamentarët evropianë tashmë ishin larguar
nga Kosova-, kur demonstrata studentore vazhdoi me të njëjtin ritëm dhe
në mënyrë paqësore. Pra, ndonëse ajo ishte paqësore, policia filloi me
forca të shumta policore dhe agjentë të shërbimit sekret jugosllav ta
rrethonte vendin e demonstruesve në Qendrën e Studentëve. Vlen të
përmendet një fakt me rëndësi, në demonstratat e ditës së dytë, për
dallim nga dita e parë, kërkesat ishin më të artikuluara politikisht.
Aty, veç të tjerash, domostruesit brohoriteshin parullat: “Liri
shqiptarëve!”, “ Lirojeni të burgosurit politikë!”, “ Rroftë Kosova!”,
“ Rroftë Adem Demaçi!”, e të tjera .

Kur demonstratës studentore filluan t´i bashkohen edhe qytetarët e
Prishtinës, kur për organet represive të vendit ekzistonte frika se
demonstrata mund të masivizohej edhe më tepër, e kjo do të mund të
provokonte dhe inkurajonte demonstruesit edhe në qendrat tjera
kosovare, policia rrufeshëm dhe pa kurrfarë paralajmërimi intervenoi me
egërsi dhe me të gjitha mjetet që kishte në dispozicion, ku disa
punonjës shqiptarë të Sigurimit u shquan në rrahjen dhe në përgjakjen e
studentëve shqiptarë.

Arrestimet vazhduan deri në orët e hershme të mëngjesit të 1 qershorit
1989. Policia hyri nëpër dhoma, korridore dhe nëpër çdo qoshe të
konvikteve dhe kë takonte e arrestonte ose e godiste egërsisht dhe me
të gjitha mjetet e dhunës. Në fund të aksionit, bilanci ishte ky: mbi
100 studentë të arrestuar, qindra të tjerë të rrahur e të keqtrajtuar
keq. Të gjithë të arrestuarit u dënuan me procedurë të shpejtë deri në
60 ditë dhe fill pas kësaj disa u dërguan në Burgun e Qarkut në
Prishtinë dhe disa të tjerë në Burgun e Dubravës, ku kishte edhe të
burgosur të tjerë politikë. Mirëpo, edhe pas shqiptimit të dënimeve,
studentët shqiptarë iu nënshtroheshin përcjelljeve, hetimeve dhe
përgjimeve të vazhdueshme, duke pasur si synim të identifikojnë
organizatorët e demonstratës së 30 e 31 majit në Qendrën e Studentëve.

Derisa shtypi i atëhershëm i kontrolluar shqiptar dhe mediat
elektronike nuk shkroi asgjë për demonstratën dhe dhunën e egër
policore mbi studentët e Universitetit të Prishtinës, mediat serbe
filluan të përflasin disa emra rreth organizimit të demonstratave të
sipërpërmendura.

Përveç kësaj, mediat serbe, ashtu si gjyqësia “ socialiste jugosllave “
demonstratën e 30 e 31 majit të vitit 1989 i kualifikonte si “
nacionaliste “, “ kundërrevolucionare “, separatiste e të tjera. Dhe
për të qenë më cinike deri në absurd, mediat serbe, si dhe studentët e
Beogradit atëbotë e dënonin dhunën e autoriteteve kineze ndaj
studentëve demonstrues në sheshin Tienanmen. Ky dënim i dhunës në
vendin e huaj dhe heshtja e dhunës në Kosovë ishte një lojë e
tejdukshme për të gjithë, sepse nuk mund të fshehësh të palarat e
oborrit tënd duke kërkuar ato në oborrin e tjetrit. Lidhur me këtë
problem revista e njohur kroate “ Danas “, asokohe, botoi një letër të
Jeta Lumit ( emër i trilluar) nga Prishtina, pjesëmarrëse e
demonstratës së 31 majit 1989, e cila, mes tjerash, shruan;” Çfarë kanë
të përbashkët Kina dhe Kosova, apo anasjelltas, Kosova dhe Kina, përpos
shkronjës së madhe “K””? Në rend të parë dikush do të theksonte “
natalitetin “ , sepse për të flitet dhe shkruhet tepër. Unë them: kanë
të përbashkët gjendjen e jashtëzakonshme dhe viktimat.

Disa ishin kundër gjendjes së jashtëzakonshme dhe dhunës në Kosovë,
disa i përkrahën këto masa, ndërsa të tjerët heshtën. Të tjerët mund të
mos i vërejnë, apo t´i harrojnë viktimat dhe dhunën, por populli që i
ka përjetuar, kurrë! Në demonstratën e fundit( 30-31 maj 1989) të
studentëve të Prishtinës, në Qendrën e Studentëve intervenoi policia me
lotsjellës dhe shkopinj, i shpërndau demonstruesit. Ata shkopinj të
rëndë i kam provuar edhe unë, prandaj e di se si duket... Për fat,
vetëm shkopin, ndërsa shoqet dhe shokët e mi binin të përgjakur...”.

Megjithëse, demonstrata studentore e 30 e 31 majit 1989 u shtyp me
forcë, ajo ka mbetur thellë në kujtesën historike të kombit shqiptar si
një ngjarje e shënueshme kombëtare, përparimtare dhe demokratike. Kjo
demonstratë studentore liridashëse përbën një hallkë të fuqishme në
zinxhirin e pashkëputur të lëvizjes studentore dhe lëvizjes kombëtare
të popullit shqiptar në Kosovë.
(Autori i punimit ishte pjesëmmarrës dhe njëri nga drejtuesit e kësaj demonstrate studentore)
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi