Përsonazhi i nënës dhe gruas në epikën historike shqiptare
Faqja 1 e 1

“Një spikamë të posaqme e me rëndësi e japin edhe këngët të cilat pasqyrojnë botën femrore: të nënës dhe gruas, në rolet pozitive që lozin ato, qoftë në edukimin e trimave për ta dashur atdheun e për tu flijuar në ballë të tij, qoftë në pjesmarrjen aktive në proceset luftarake.
Sipas këtyre këngëve, vend të posaqëm i lihet nënës, e cila e kishte barrën e edukimit të luftëtarëve e patriotëve, por në raste konkrete edhe të flijohet siç na e përshkruan edhe kënga: „/Mic Sokoli n´dy tagana, /Udha e marë, m´i ka thanë nana!/ Lufto bir
Ti për Shqipni,/ mos i len turqit me hi;/ n´koftë nevoja vi me ty /.
Kishte me mijëra nëna të këtilla shqiptare, disa prej të cilave këngëtarët u kushtuan vargje të bukura e të rralla, siç ishte rasti me nënën e Deli Pjetrit të shtatë shaljanët, Nëna e Tuçit, ajo e Rexhep Gashit nga Gjakova, e Jusuf Gërvallës etj. Por ne do të marrim shembullin e nënave të Preshevës që i nisin djemt në luftën e Vrajës duke i kujtuar:“/Për këtë ditë u kena rritë,/ burrat s´ban me u koritë“/. Mirpo në epin tonë, nëna luan edhe role të tjera, e në fytyrat e luftëtarëve tanë e para syve të tyre gjithëherë ishte nëna; kur ndinin lodhje „Oh nanë“, kur kishin dhimbje nga plagët e marra „Oh nanë“, apo para vdekjes ua linin amanetin e tyre pikrisht nënave, duke i porositur ato që të mos qajnë apo edhe duke ua lënë amanet armët e brezit. Ka raste edhe shumë prekse kur ua lënë amanet shokëve, që për vdekjen e të birit, nënës ti tregojnë ngadalë, siç është rasti me këngën e Jusuf Rexhës: „/Eu, po ua la ni amanet,/ ni qoft se dvet nana për mue,/ Thuj Jusufi te daja t´ka shkue. / Pra, ni dvet nana opet,/ Thuni e mur gjakun e babës t´vet“/.
Të dhënat historike vazhdimisht përkojnë me ciklin e këngëve, edhe pse nganjëherë vërejmë idealizmin në të përshkruarit e fytyrave të ndryshme ku rol vendimtar ka nëna.Mund të marrim shembull kur dashuria e popullit ishte mishërua në strategun e luftëtarin Ali Pashë Tepelenën, ku skalitet për bukuri profili luftarak i këtij pashaj, këtij „gjarpëri“ që drodhi dhenë, ku tani këngëtari i drejtohet nënës së Ali Pashajt: „/Hanko pash e Hanko nuer?/ Hanko kur polle Alinë,/ ndriti bota vetëtimë!/ Ali pashë Tepelenë,/ gjarpëri që piu dhenë!/ Bëri fet gjithë Morenë!“/.
Pothuaj në të gjitha ciklet e këngëve fytyra e nënës zë një vend të dendur por është me rëndësi se si skalitet në ciklin e këngëve të kaçakëve, kur ajo është plot kujdes për të birin; i friksohet vdekjes së tij dhe nuk dëshiron që i biri i saj të tregoj dobësi. Përkundrazi, e don birin trim dhe dëshiron t´ja ndjejë gajretin. Te kënga „Luftë po ban Rexhep Trimi“, nëna na paraqitet me të gjitha vyrtytet e nënës shqiptare; ajo duket krenare për birin e saj që di të luftoj me heroizëm dhe që vetveten e shpaguan për disa herë, prandaj çka tjetër pos: „Hallall bir, të kofshin gjitë!“ E tillë është edhe e ëma e Tuçit te kënga “Leka mbush e Tuçi qit” ku fare nuk vërehet frika për vdekjen e të birit, por brenga se:”Zot, a ka Tuçi fyshek?“
Sa i përket femrës si faktor i rëndësishëm i ndërtimit të shoqërisë, ruajtjes së traditave, moralit por edhe si luftëtare e denjë për liri, ka cikël këngësh të bukura që epika jonë i ruan me besnikëri qysh prej kohës së Skënderbeut. Dihet mirëfilli se këngët për Skënderbeun i pari i shenoi De Rada nga arbreshët që jetojnë në Itali dhe i botoi në përmbledhjen „Rapsoditë e një poemi shqiptar“, qe mërgimtarët e Italisë i ruajtën më lehtë, mbasi atje nuk shkeli këmba e turkut. Për dashurinë që kishte populli për këtë figurë legjendare më së miri e përshkruan M.Barleti në: „Historia e jetës dhe veprave të Skëndrbeut“ ku thot: „Fytyra e Kastriotit ishte ngulitur aq fort në mendjen e secilit dhe emri e mbretëria e tij ishte skalitur aq thellë në gjokset e të gjithëve, saqë do të ishte më lehtë, siç thonë, t´i çkulje nga duart e Herkulit topuzin, se sa të fshinje, nga zemrat e zjarrëta të vegjëlisë, dashamirësinë dhe dashurinë për Skënderbeun“.Andaj nuk është e rastit që nënat tona u thonin bijëve të tyre:“Mendo bir ti Skënderbenë“. Këngëtari ynë përcillte çdo akt të fatosit tonë, madje edhe në jetën e rëndomtë, në martesë si te kënga „Martesa e Skënderbeut“ ku me një kënaqësi evokon deklaratën:“/Shqipëtare un e due,/ si nga gjuha e nga zakone“, e deri te kënga: „E motra e Skënderbeut“. Ndërsa sa i përket trimërisë së femres shqiptare si luftëtare ka me mija shembuj, por ne do të marrim shembull këngën “Gjorgj Golemi“ ku i këndohet Gjorgj Arianit Golem Komnen Topisë, zot i Labërisë, Shpatit, Mokrës dhe i Çermenikës, vjehrrit të Skënderbeut, i cili edhe pas vdekjes së kreshnikut tonë, vazhdoi rezistencen kundër turqëve.Njëherë kur ai nuk ishte në Sopot, turqit ishin lajmëruar për këtë, sulmojnë, por nuk ndahen me nderë, sepse femrat shqiptare, sopotaret, rrokin shtizat, rrokin shpatat e rrokën thikat dhe:“ /Na do rrimë e të lëftojmë,/ Gjergj Golemin se turpërojmë“/ thanë ato dhe luftuan, e kënga mbeti gjallë deri në ditët tona, sepse qëndresa e femrës shqiptare në këtë gjakderdhje të madhe ishte shembullore. Ose, është e njohur gjakderdhja shumë e madhe në Grykën e Kaçanikut kur komandanti famkeq Shefqet Durgut Pasha më 11-13 Maj 1910 sulmon me 70.000 ushtarë. Me këtë rast bëhet kënga „Ropt e gjallë nuk muj mej dhanë“ ku përshkruhen disa tabllo e momente interesante të operacioneve luftarake e posaqërisht na kujton se bota femrore shqiptare ishte shumë aktive:“Kaçaniku e paska lshue,/ kur ka ba me u farue,/ dul Kosova burr e grue“/

Similar topics
» Dashurija mes te nenes e gruas
» Rëndësia historike e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
» Imazhi i gruas shqiptare ne 100 vjet
» Fotografi Historike shqiptare!
» Data historike shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi