CUFA-URAGAN I PANDALSHËM
2 posters
Faqja 1 e 1
CUFA-URAGAN I PANDALSHËM
CUFA - URAGAN I PANDALSHËM
Shkruan: Nebih Fazliu - Kastriot, 4 tetor 2008
Të shkruash për luftëtarët e lirisë nuk është e lehtë. Ti gjesh fjalët e duhura për atë, që ata kanë bërë për ne, është e vështirë. Ata u vunë në shërbim të çështjes sonë kombëtare duke mos kursyer as jetën e tyre. Ata u bënë zëri ynë, forca e jonë, mbështetja e jonë e madhe. I tillë ishte edhe luftëtari i lirisë, Jusuf Shalaku – CUFA
Lindi më 12 prill të vitit 1962, në një familje bujare dhe patriotike. Në gjirin e kësaj familjeje u strehuan atdhetarë të ndryshëm në kohët më të vështira. Kjo familje ka dhënë një kontribut të çmueshëm dhe të vazhdueshëm për çështjen kombëtare. Në odën e Bacës Salih bisedohej për sakrificat, vuajtjet, mundimet dhe luftërat që ka bërë populli ynë në shekuj. Jo vetëm që bisedohej, por edhe bëheshin plane të ndryshme për organizimin e popullit kundër pushtuesit. Dera e kësaj familjeje ishte e hapur për të gjithë. Në këtë frymë u rrit dhe u frymëzua edhe Cufa. Edukata familjare ka luajtur një rol shumë të madh në formimin patriotik të tij.
Shkollën fillore e kreu në Dardhishtë, ndërsa të mesmen në Kastriot. Aktiviteti i tij në shërbim të çështjes kombëtare nis si nxënës i shkollës së mesme. Ishte njëri ndër organizatorët kryesor të demonstratës së 30 marsit të vitit 1981 në Kastriot. Kjo demonstratë vuri në pah pakënaqësitë e mëdha që po ziente nga brenda populli ynë. Demonstrata pati ndikimin e vet të drejtpërdrejt edhe tek punëtorët e Elektroekonomisë, të cilët më pastaj morën pjesë në demonstratat e 1 dhe 2 prillit të mbajtura në Prishtinë. Jehona e tyre ishte e madhe. Në ato demonstrata mori pjesë edhe vëllai i tij, Ragipi, i cili plagoset dhe më pas dënohet me 2 muaj burg.
Për shkak të organizimit të demonstratës në Kastriot dhe pjesëmarrjes në demonstratat e 1 dhe 2 prillit në Prishtinë, përjashtohet nga shkolla. Megjithatë, asgjë nuk mund ta ndal në rrugën që kishte nisur. Përkundër vështirësive arrin ta përfundon me sukses shkollën e mesme në Kastriot. Bashkëpunon ngushtë me atdhetarë të tjerë në përgatitjen dhe shpërndarjen e materiale të ndryshme propagandistike në popull. Në këto materiale shpjegohej gjendja e rëndë në të cilën jetonte populli shqiptar nën ish -Jugosllavi dhe ofronin rrugëdalje nga kjo gjendje.
Në vitin 1985 punësohet në Elektro - Ekonominë e Kosovës. Edhe pse punësohet, për asnjë çast nuk e ndërprenë aktivitetin e tij në shërbim të atdheut. Ai kurrë nuk u ndalë. Në këtë rrugë njihet edhe me atdhetarin Fahri Fazliun, i cili bie heroikisht me 2 nëntor të vitit 1989, së bashku me shokun e tij, Afrim Zhitinë. Këta të dy bashkëpunuan ngushtë me njëri-tjetrin. I gjeje kudo ku e kërkonte interesi i atdheut. Ishin në ballë të çdo organizimi kundër pushtuesit. Veprimtaria e tyre rritej vazhdimisht. Ata bashkëpunuan edhe me shumë veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare. Janë të shumta takimet e tyre me këta veprimtarë. Ishin aktiv në organizimin e demonstratave dhe grevave të vitit 1988-1989. Mbanin gjallë ndër demonstrues frymën e qëndresës dhe sakrificës. Ishin të bindur thellë se rruga e tyre kërkonte edhe sakrificën më sublime - jetën e tyre. Ishin të vendosur dhe të gatshëm ta jepnin atë në çdo çast. Rënien e Fahriut e përjeton shumë rëndë. Mirëpo, rënia e Fahriut në altarin e lirisë, atë nuk e ligështoi aspak. Përkundrazi. Këtë dhimbje e ktheu në forcë, për ta vazhduar edhe më fuqishëm rrugën drejt lirisë.
Në këtë rrugë do të bashkëpunojë edhe me atdhetarin tjetër të çështjes kombëtare, Bahri Fazliun, i cili bie dëshmor në maj të vitit 1998. Radhitet në radhët e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës si anëtar i Këshillit Rajonal të Prishtinës. Punon pa ndërprerë në përgatitjen dhe organizimin e popullit për luftë të armatosur. Lufta e armatosur kundër pushtuesit kishte mbetur rrugë e vetme e zgjidhjes së çështjes së pazgjidhur kombëtare.
Cufa ishte një njeri i urtë, gjakftohtë, trim dhe sypatrembur. Nuk fliste shumë, por punonte me këmbëngulje e guxim për ta çuar çështjen përpara. Fjalën e shoqëronte gjithmonë me vepër. Angazhohet në sigurimin e armëve për luftën e armatosur. Ishte ndër ushtarët e parë të UÇK-së. Veprimtaria e tij në kuadër të UÇK-së ishte e gjithanshme. Aty ku ishte rreziku më i madh, aty ishte Cufa, tamam si një uragan i pandalshëm. Kujdesej për sigurimin e armatimit, për strehimin dhe shoqërimin e shokëve ilegalë nëpër baza të ndryshme, për sigurimin e ushqimit dhe barnave për ushtarët e UÇK-së. Për shkak të punës dhe shkathtësisë së tij, emërohet përgjegjës i logjistikës në guerilen BIA, e cila simbolizonte tri inicialet e dëshmorëve të kombit: Bahri, Ilir dhe Agron.
Lufta sa vinte e po bëhej edhe më e ashpër. Cufa ishte gjithnjë në ballë të kësaj lufte. Mori pjesë në shumë aksione luftarake dhe s’u tremb asnjëherë. Ishte kudo ku e kërkonte lufta, në Prishtinë, Llap, Gollak e Karadak. Këto lëvizje i bënte në kohët më të vështira dhe me pushkë në dorë. I gatshëm të merrte pjesë në çdo aksion, sado i vështirë të ishte. Guximi i madh dhe trimëria e tij të bënin për vete.
Pas luftës dha një kontribut të çmuar në radhët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Gjithashtu kontribuojë edhe në shtrirjen dhe fuqizimin e LKÇK-së. Cufa ishte njeri me zemër të madhe dhe bujare. I gatshëm t’u ndihmonte kurdoherë njerëzve. La pas vetes një veprimtari të bujshme që nuk mund të përshkruhet me një fjalim të vetëm.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.

Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi