Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Regjimi komunist në Shqipëri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Regjimi komunist në Shqipëri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Regjimi komunist në Shqipëri

Shko poshtë

Regjimi komunist në Shqipëri Empty Regjimi komunist në Shqipëri

Mesazh nga WebMaster Sat 4 Jun 2011 - 1:30


Regjimi komunist në Shqipëri



Nga fundi i vitit 1944, partizanët e Enver Hoxhës kontrollonin pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe formuan një qeveri provizore. Komunistët mbajtën në dhjetor 1945 zgjedhjet me një listë të vetme kandidatësh dhe në janar 1946 e shpallën Shqipërinë republikë më Enver Hoxhën kryeministër. Në periudhën 1944-48 Shqipëria kishte lidhje të ngushta me Jugosllavinë, që kishte ndihmuar në krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Pas prishjes së Titos me Stalinin, Shqipëria u bë aleat i ngushtë i BRSS. Mosmiratimi nga Shqipëria i procesit të destalinizimit dhe afrimit sovieto-jugosllav, çoi më 1961 në prishjen mes Tiranës dhe Moskës.

Regjimi komunist në Shqipëri Migs
Pamje e një slogani komunist me gur, ndërtuar mbi kreshtat e një mali


Ndikimi i Kinës dhe ndihma e saj zëvendësuan ato sovjetike dhe Shqipëria u bë e vetmja aleate e Kinës në Evropën Lindore Komuniste. Shqipëria u tërhoq nga veprimtaria e Këshillit të Ndihmës Ekonomike Reciproke (KNER) dhe, pas pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë, më 1968 u tërhoq edhe nga Organizata e Traktatit të Varshavës. Vazhdimi i armiqësisë me sovjetikët dhe izolimi i Shqipërisë e shtynë regjimin e Enver Hoxhës që vitet e para 1970 të bënte një farë hapje ndaj Jugosllavisë fqinje, Greqisë dhe Italisë. Aleanca me Kinën zgjati deri më 1977, kur Hoxha i prishi lidhjet si protestë ndaj liberalizimit të Kinës dhe afrimit të saj me SHBA.
Më 1967, autoritet komuniste kryen një fushatë të dhunshme për të zhdukur veprimtarinë fetare nga Shqipëria, duke pretenduar se feja e kishte ndarë kombin dhe e kishte mbajtur në batakun e prapambetjes. Agjitatorë nxënës dhe studentë krehën zonat fshatare, duke i detyruar shqiptarët të braktisnin praktikimin e fesë. Me gjithë ankimet që nuk munguan as edhe nga anëtarë të Partisë së Punës, nga fundi i vitit, të gjitha kishat, xhamitë manastiret dhe institucionet e tjera fetare u mbyllën dhe u kthyen në magazina, palestra, apo punishte. Fushata kulmoi me një deklaratë se Shqipëria ishte bërë i vetmi vend ateist në botë, që Enver Hoxha përpiqej ta shiste si një akt heroik dhe një nga arritjet e tij më të mëdha.
Represioni ndaj kryetarëve të fiseve, kolektivizimi i bujqësisë, industrializimi, lëvizja e popullsisë nga fshati në qytet dhe shtypja e fesë i thyen lidhjet tradicionale fisnore në Shqipëri që e kishin bazën në familje patriarkale. Regjimi solli një ndryshim dramatik edhe në gjendjes e gruas. Të konsideruara si qytetare të dorës së dytë në shoqërinë tradicionale shqiptare, gratë bënin punët më të shumta në shtëpi dhe në ara. Para Luftës së Dytë Botërore rreth 90 % e grave shqiptare ishin analfabete dhe në shumë zona ato konsideroheshin thjesht plaçkë sipas ligjeve të lashta fisnore. Gjatë revolucionit Ideologjik Kulturor, në përpjekje për të kompensuar mungesën e krahut të punës dhe për të mposhtur konservatorizmin, partia i nxiti gratë të punonin jashtë shtëpisë. Hoxha vetë deklaroi se kushdo që shkelte urdhrat e partisë për të drejtat e gruas “ do të digjej me zjarr e me hekur”.
Më 1980, Hoxha duket se iu adresua Ramiz Alisë si pasardhës i tij në fronin e patriarkut të Partisë, duke anashkaluar shokun e tij të armëve Mehmet Shehun. Ai u përpoq që të bindte Shehun të hiqej mënjanë, por kur nuk ia arriti, ngriti kundër gjithë Byronë Politike, që e kritikoi rëndë se kishte lejuar fejesën e djalit të tij me një vajzë me “biografi të keqe”. Shehu u tha se vrau veten më 18 dhjetor 1981, por ka pasur gjithnjë dyshime që ai është eliminuar. Në vitin 1983 Hoxha ishte gati në pension dhe Alia morri përsipër drejtimin e Shqipërisë. Kur Hoxha vdiq më 11 prill 1985 ai i la Shqipërisë një trashëgimi represioni, prapambetje teknologjike, izolimi dhe frike nga bota e jashtme. Shqipëria ishte vendi i fundit në Europën Lindore që, në vitet e para 1990, nisi tranzicionin nga regjimi komunist në sistem demokratik.

Vitet komuniste në Gjirokastër



Regjimi komunist në Shqipëri Armament_museum
Muzeu Kombëtar i Armëve me statujën e Enver Hoxhës


Vitet nën komunizëm panë një industrializim të gjerë e të shpejtë si pjesë e strategjisë ekonomike staliniste. Në Gjirokastër u ndërtua një uzinë metalike që prodhonte pjesë të vogla si komplete për ngrënie dhe çadra, fabrika këpucësh, veshjesh, cigaresh, frigoriferësh dhe produktesh të tjera të lehta industriale. Gjirokastra u shpall qytet-muze nga regjimi më 1961 në përpjekje për të ruajtur trashëgiminë kulturore unike të qytetit. Veç specialistëve, një forcë e madhe pune, përfshirë edhe fëmijë u angazhuan në brigada vullnetare për të mirëmbajtur qytetin e vjetër. Rrjeti i gjerë i kalldrëmeve është një nga shembujt më domethënës së punës së tyre.
Fushata e vitit 1967 për të zhdukur fenë pati një ndikim shumë të madh në Gjirokastër. Gjatë periudhës osmane qyteti kishte 15 xhami, 13 nga të cilat mbijetuan deri në kohën e komunizmit, kur të gjitha, veç njërës, u shkatërruan. Thuhet se edhe ajo që mbijetoi u arrit të shpëtohej për shkak të statusit të saj si monument kulture. Në vitet që pasuan ndalimin e fesë ajo u përdor nga akrobatët e cirkut meqë kishte edhe kube të lartë. Pranë saj sot është Medreseja (shkolla myslimane), e cila më parë ka qenë teqe bektashiane. Ndërtuar më 1727 ajo u mbyll më 1967. Pikturat murale të kishës së Shën Sotirës u shkatërruan plotësisht . Ato u zëvendësuan me ikona të pikturuara sot, shumica nga artistë lokalë.
Kur regjimi komunist ra më 1990, ekonomia e Gjirokastrës ishte tashmë në rënie të shpejtë. Për të siguruar shkallë të plotë punësimi, komunistët mbipunësuan komplekset e vjetra dhe joefektive industriale. Rënia e komunizmit u shoqërua me humbjen katastrofike të vendeve të punës në Gjirokastër. Me mijëra shkuan në Tiranë ose emigruan jashtë vendit në kërkim të punës. Në trazirat sociale që pasuan Muzeu Kombëtar i Armëve u grabit ndërsa statuja e madhe e Enver Hoxhës u rrëzua. Aty tani ndodhet parkimi i një restoranti.
Tunelet dhe bunkerët komuniste



Gjatë periudhës komuniste regjimi mendoi të siguronte mbijetesën e vet në rast sulmi nga SHBA dhe Bashkimi Sovjetik (pas viteve të para 1960 të dy konsideroheshin armiq). Duke përdorur edhe katakombet ekzistuese, në Gjirokastër u ndërtua një kompleks i gjerë i nëndheshëm për të mbrojtur aktivitetin e institucioneve partiake dhe ushtrisë nga sulmet nukleare. Një numër tunelesh dhe galerish për popullsinë e qytetit janë ndërtuar edhe në kodrat rreth e rrotull. Regjimi ndërtoi në gjithë Shqipërinë mbi 600 000 bunkerë betoni, shumë nga të cilët mund të shihen si kërpudha rreth e rrotull Gjirokastrës.

Regjimi komunist në Shqipëri BunkerRegjimi komunist në Shqipëri Clip_image002_0001
Një formë hekuri e përdorur gjatë komunizmit për ndërtim bunkerash.

Bunkerë të periudhës së komunizmit, një pamje karakteristike në luginën poshtë qytetit të Gjirokastrës

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi