Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Krijimi i hapësirës për gratë në lutjet e të premtes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Krijimi i hapësirës për gratë në lutjet e të premtes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krijimi i hapësirës për gratë në lutjet e të premtes

2 posters

Shko poshtë

Krijimi i hapësirës për gratë në lutjet e të premtes Empty Krijimi i hapësirës për gratë në lutjet e të premtes

Mesazh nga Katniss Tue 6 Sep 2011 - 22:20

"Pse nuk duhet të vijnë gratë në lutjen e të premtes? Pse nuk duhet gratë të përfitojnë nga drita e Perëndisë?" pyet Ayfer Aynali, një shtëpiake, pasi ka ndjekur lutjen e së premtes në pjesën e grave në xhaminë Yeni Valide në Stamboll.

Sipas ligjit islamik (fik), lutja e të premtes në xhami është një detyrim fetar vetëm për burrat, ndërsa për gratë nuk kërkohet të marrin pjesë. Megjithatë, shumë njerëz kanë filluar të kujtojnë kohës e profetit Muhamed, gjatë të cilit gratë merrnin pjesë në lutjen e të premtes.

"Në qoftë se Kurani lexohet mirë dhe me kujdes, kuptohet se termi 'besimtar' përfshin të gjithë ne, si burrat edhe gratë", thotë Aynali, duke shtuar se ajo nuk e pranon idenë e përgjithshme se lutja e të premtes është një dhuratë vetëm për burrat.

Predikuesi i rajonit Uskudar të Stambollit, Omer Faruk Senturk, argumenton se është më shumë një besim tradicional se një ajet kuranor që gratë nuk duhet të shkojnë në xhami.

"Lutja e të premtes është një mënyrë për ushqim fetar. Kur gratë nuk marrin pjesë, hyrja e tyre në dituritë fetare bllokohet krejtësisht," tha ai. Në vend të kësaj, ai propozon që familjet të vijnë së bashku për lutjen e së premtes, pasi ata mund të dëgjojnë predikimin dhe të mësojnë për islamin së bashku.

Barazia gjinore në xhami po mbështetet gjithnjë e më shumë nga departamenti i çështjeve fetare. "Ne nuk duam të përjashtojmë gratë nga xhamitë", tha Jusuf Dogan, kreu i Zyrës së Shërbimeve të Xhamive, SETimes.

Dogan tregoi se lutja e të premtes nuk është vetëm një shërbim fetar, por edhe një kohë kur bashkësia e besimtarëve myslimanë të vijnë së bashku për të përjetuar unitetin me Perëndinë dhe të mësojnë ajetet kuranore dhe hadithet.

"Predikimi dhënë në lutjen e të premtes udhëzon besimtarët se si të jetojnë me etikë. Prandaj ne e gjejmë të rëndësishme që gratë të vijnë po ashtu," tha ai.

Ndonëse shumica e xhamive ka një hapësirë ​​për gratë, të premteve, kur xhamitë janë të mbushura me adhurues, ngelet pak hapësirë e lirë. Megjithatë, me kërkesën në rritje nga femrat, departamenti i çështjeve fetare filloi zbatimin e një projekti për rritjen e hapësirës për gratë në xhamitë e këtij viti.
Departamenti i dërgoi një pyetësor xhamive për të dokumentuar kushtet e objekteve në dispozicion të grave -- si p.sh. pjesët e rezervuara për gratë dhe disponueshmëria e tualeteve dhe vendeve për abdes.

Rezultatet paraprake të pyetësorit për 2979 xhamitë e Stambollit nxjerrin se 92,3% e xhamive kanë një vend për gratë, ndërsa 43,4% e tyre nuk rezervojnë një vend për gratë gjatë namazit të xhumasë, dhe vetëm 7,1% thanë se gratë marrin pjesë në lutjen e të premtes.

Megjithatë, për të paraprirë faktin që gra si Fatma Ipekci, një studente, do të duan të marrin pjesë në lutjen e të premtes, departamenti është përgatitur për të përmirësuar mjediset e xhamive për gratë.

"Unë e kuptoj që burrat zënë vendet e grave të premteve për shkak se është një detyrë fetare për ta, jo për ne. Nuk ka nevojë të jesh feminist," tha Ipekci, duke shtuar se ajo megjithatë vjen në xhami çdo të premte dhe kënaqet duke dëgjuar predikimin.

Burimi: SETimes
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krijimi i hapësirës për gratë në lutjet e të premtes Empty Re: Krijimi i hapësirës për gratë në lutjet e të premtes

Mesazh nga Anakonda Fri 8 Jun 2012 - 20:44

mesa di un e premtja esht xhuma per tu falur;dhe prandaj shkojn shum gra te falen ne xhami
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi