Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si të çlirohesh nga obsesioni i pornografisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si të çlirohesh nga obsesioni i pornografisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si të çlirohesh nga obsesioni i pornografisë

2 posters

Shko poshtë

Si të çlirohesh nga obsesioni i pornografisë Empty Si të çlirohesh nga obsesioni i pornografisë

Mesazh nga WebMaster Tue 27 Sep 2011 - 12:22

Nuk mund ta mësosh të vërtetën për seksin nga pornografia. Ajo nuk interesohet për të vërtetën. Pornografia nuk është bërë për të edukuar, por për të shitur.
Prandaj, pornografia thotë çdo gënjeshtër që tërheq dhe mban audiencën. Pornografia lulëzon mbi gënjeshtra në lidhje me seksin, femrat, martesën dhe plot të tjera. Ekspertet tregojnë gënjeshtrat e pornografisë dhe efektet që ato sjellin.
Gënjeshtra 1 – Femrat janë më pak se njerëzore
Femrat te revista Playboy quhen “lepurushka,” duke i bërë ato kafshëza të vogla të lezetshme ose “shokë loje,” duke i bërë lodra. Revista Penthouse i quan ato “pets” (kafshë që mbahen në shtëpi). Pornografia shpesh iu referohet femrave si kafshë, lodra, ose pjesë trupi. Disa pornografi tregojnë vetëm trupin ose organet genitale dhe nuk e tregojnë fare fytyrën. Ideja që femrat janë qenie reale njerëzore me mendime dhe emocione minimizohet.
Gënjeshtra 2 – Femrat janë një “sport”
Disa revista sporti kanë një numër “kostume banje”. Kjo sugjeron që femrat janë një lloj sporti. Pornografia e shikon seksin si lojë dhe në lojë duhet të “fitosh”, “mundësh”, ose “shënosh”. Meshkujt që e gëlltisin këtë pikëpamje kanë qejf të flasin për “rezultate” me femrat. Ata fillojnë ta matin burrërinë e tyre me “pikët” që kanë marrë. Çdo femër me të cilën “shënoj” është një trofe më shumë në raft apo një “shenjë” më shumë në rrip për të treguar maskilitetin.
Gënjeshtra 3 – Femrat janë pronë
Të gjithë keni parë fotografi të ndonjë makine elegante me një vajzë “sexy” të shtrirë mbi të. Mesazhi i pashprehur, “Bli njërën dhe do të kesh edhe tjetrën”. Pornografia e fortë e çon këtë edhe më tutje. Ajo i nxjerr femrat si mall në një katalog, duke i ekspozuar sa më shumë që të jetë e mundur që klienti t’i shikojë. Nuk është për t’u çuditur që shumë djem të rinj mendojnë se nëse kanë shpenzuar para duke dalë me një vajzë, ata kanë të drejtë të kenë seks me të. Pornografia thotë se femrat mund të blihen.
Gënjeshtra 4 – Vlera e një femre varet nga bukuria e trupit të saj
Femrat më pak tërheqëse përqeshen në pornografi. Ato quhen qen, balena, derra ose më keq, thjesht sepse nuk plotësojnë kriteret e pornografisë për femrën e “përsosur”. Pornografia nuk pyet për mendjen apo personalitetin e një femre, por vetëm për trupin e saj.
Gënjeshtra 5 – Femrave iu pëlqen përdhunimi
“Kur ajo thotë jo, do të thotë po” është një skenar tipik pornografie. Femrat paraqiten duke u përdhunuar, duke luftuar dhe duke qëlluar në fillim, por pastaj … Pornografia i mëson meshkujt të pëlqejnë keqtrajtimin e femrave për argëtim.
Gënjeshtra 6 – Fëmijët e vegjël duhet të kryejnë seks
Një nga gjërat që shiten më shumë në pornografi është imitimi i pornografisë “fëminore”. Vajzat grimohen në mënyrë të tillë, që të duken si vajza të vogla me flokët bisht, me këpucë vajzash të vogla, duke përqafuar një arush lodër. Mesazhi i fotografive dhe vizatimeve është që seksi i të rriturve me fëmijët është normal. Kjo e bën përdoruesin e pornografisë t’i shikojë fëmijët në mënyrë seksuale.
Gënjeshtra 7 – Seksi i paligjshëm është qejf
Pornografia shpesh përzien brenda edhe elemente të paligjshme ose të rrezikshme për ta bërë seksin më “interesant”. Ajo sugjeron që nuk mund të kënaqesh me seksin nëse ai nuk është anormal, i paligjshëm apo i rrezikshëm.
Gënjeshtra 8 – Prostitucioni është magjepsës
Pornografia e paraqet me ngjyra të bukura prostitucionin. Por në realitet, shumë nga vajzat e portretizuara në materialin pornografik një jetë skllaveje. Shumë kanë qenë të abuzuara seksualisht. Disa janë të infektuara me sëmundje të pashërueshme të transmetueshme seksualisht që janë shumë ngjitëse dhe shpesh vdesin në moshë shumë të re. Shumë prej tyre marrin drogë thjesht për të përballuar jetën.
Marrëdhënia seksuale dhe pornografia

Marrëdhënia seksualë është si një zjarr që gjithkush do ta dëshironte. Për sa kohë shprehet në përkushtimin mbrojtës të një marrëdhënieje që bazohet në ndjenja dhe dashuri, është i mrekullueshëm, i ngrohtë dhe romantik. Por kur marrëdhënia përdoret thjesht për kënaqësi atëherë kthehet në rutinë. Dhe pornografia e nxjerr seksin jashtë kontekstit të ndjenjave.Pornografia është një biznes i madh që bën shumë para pa u kujdesur se si. Ata të tregojnë çdo gjë që mendojnë se do të të bëjë të vish të blesh prapë. Imazhet e seksit që jep pornografia shihen ditët e sotme nga shumë njerëz, ku mes tyre mund të këtë dhe nga ata që nuk lejohen për shkak të moshës. Një nga fushat më jetësore të mjedisit mendor është një ide e shëndetshme e asaj që ne jemi seksualisht. Nëse këto ide ndoten, një pjesë kyçe e qenies sonë shtrembërohet. Kultura pornografike të thotë se seksi, dashuria dhe intimiteti janë e njëjta gjë.
Çfarë është në të vërtetë seksi

Këndvështrimi i pornografisë është i cekët dhe i marrë. Marrëdhëniet nuk ndërtohen mbi seksin, por mbi përkushtimin, kujdesjen dhe besimin e ndërsjellë. Në këtë kontekst, ashtu si zjarri në oxhak, seksi është i mrekullueshëm. Ajo që e bën seksin vërtet të bukur është të qenit me dikë që është i përkushtuar ndaj teje për gjithë jetën, me dikë të cilit mund t’ia japësh veten krejt. Në pornografi, njerëzit bëjnë seks me njerëz krejt të panjohur, njerëz që sapo i kanë takuar. Rëndësi ka vetëm kënaqësia. S’ka rëndësi trupin e kujt po përdor, mjaft ta kesh. Pornografia të bën të mendosh se seksi është diçka që mund ta kesh kurdo, kudo, me këdo, pa pasoja. Por një marrëdhënie e kënaqshme seksuale nuk ka si të gjejë vazhdimësi në një raport thjesht seksual. kënaqësia në radhë të parë bazohet të ndjenjat dhe dëshira. Pornografia e kthen seksualitetin në një objekt kënaqësie dhe asgjë më tepër.
Obsesioni me Pornografinë: Ç’mund të bëj?

Gjëja e parë që duhet të bëjë një i obsesionuar me pornografinë është të pranojë që ka problem me të. Kjo nuk do të thotë që ky person është i çuditshëm, i pazakonshëm apo i sëmurë . Miliona burra janë në faza të ndryshme në luftën me pornografinë. Kjo nuk është për t’u habitur. Industria pornografike ka shpenzuar miliarda dollarë duke u përpjekur të të futë në dorë. A është çudi që ia ka arritur qëllimit? Për disa prej jush mund të ketë gjëra në të kaluarën, si abuzime apo ekspozime seksuale, që e bëjnë obsesionin me pornografinë edhe më të vështirë për t’u hequr qafe. Pa ndihmë mund të arrish shumë pak në luftimin e një obsesioni. Dhe për këtë nevojitet jo vetëm forca jote por edhe ndihma e të tjerëve. Kjo s’do të thotë aspak që të tjerët duhet ta marrin vesh problemin tënd, por mund të kërkosh këshillat e një personi të besueshëm apo të dashur. Pornografia nuk mund asnjëherë të plotësoje nevojën për dashuri.


WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si të çlirohesh nga obsesioni i pornografisë Empty Re: Si të çlirohesh nga obsesioni i pornografisë

Mesazh nga dajti modh Tue 27 Sep 2011 - 19:58

Amon mi kur mi hap keto tema. e sjam una ketu Si të çlirohesh nga obsesioni i pornografisë 426788
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si të çlirohesh nga obsesioni i pornografisë Empty Re: Si të çlirohesh nga obsesioni i pornografisë

Mesazh nga WebMaster Tue 27 Sep 2011 - 23:57

Hahaha ti je duke i shikuar prandaj sje ketu hahahahaahaha Si të çlirohesh nga obsesioni i pornografisë 426788
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si të çlirohesh nga obsesioni i pornografisë Empty Re: Si të çlirohesh nga obsesioni i pornografisë

Mesazh nga dajti modh Wed 28 Sep 2011 - 10:15

Klea shkruajti:Hahaha ti je duke i shikuar prandaj sje ketu hahahahaahaha Si të çlirohesh nga obsesioni i pornografisë 426788
e di qe jame ne pune pranej thua Si të çlirohesh nga obsesioni i pornografisë 426788 Si të çlirohesh nga obsesioni i pornografisë 426788 Si të çlirohesh nga obsesioni i pornografisë 426788
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi