Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Enigma e Kohes Sone.. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Enigma e Kohes Sone.. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enigma e Kohes Sone..

2 posters

Shko poshtë

Enigma e Kohes Sone.. Empty Enigma e Kohes Sone..

Mesazh nga WebMaster Sun 2 Oct 2011 - 8:20

Kishte me qenë gabim nëse mendohet se ngjarjet në të ardhmen e afërt do të kontribuojnë në zvogëlimin e vlerës së personit, individit, në dobi të bashkësisë. Kjo s’do të ndodhë në asnjë mënyrë. Drejtimin të cilin e ka ndjekur evolucioni i njerëzimit gjatë tre-katër shekujve deri në fund të shekullit nëntëmbëdhjetë, e ka bërë gjithsesi njeriun (organ) vegël të cilin e ka vendosur në punën e një mekanizimi të madh. Por nga njeriu varet se a do të çlirohet nga ky mekanizëm

Epoka jonë është karakterizuar me egoizëm fundamental. Padyshim gjithkund flitet për socializëm. Por ky socializëm ushqehet vetëm me ndjenja, instinkte të pakrahasueshme antisociale. Nuk mund e të mos thuhet, edhe për faktin se njerëzit aq shumë sot
interesohen për socializëm, kjo është për shkak se e kanë humbur çdo kuptim mbi atë që është sociale. Por sikur të kishte qenë kjo ide e rrënjosur tek njerëzit, atëherë nuk do të kishte pasur nevojë të proklamohen programe socialiste të cilat nuk janë asgjë tjetër përpos reagime ndaj ndjenjave egoiste të njerëzve.

Por e saktë, në një epokë siç është kjo e jona mbresa të veçanta lënë të gjitha ato që bartin shenjën e dashurisë së përgjithshme, besnikërisë, harresës së përgjithshme dhe sinqeritetit ndaj vetvetes për ideal. Dhe në mes të këtij egoizmi modern ja vlen të vlerësohet ky vlerësim, si dhe krejt ajo që përpiqet për idenë e dashurisë dhe shpirtit.

Mësohemi t’i vlerësojmë të mirat tona pa shpifje. Kur e vështrojmë botën është e pamundur e mos t’i shohim shenjat e rrënimit të cilat ngapak shfaqen në çdo vend. Për të mos u humbur shqyrtimi i thellë për kuptimin e jetës, nuk duhet harruar se fjalët të cilat njerëzit i thonë, shpesh janë larg të vërtetës dhe realitetit. Shumica e njerëzve e kanë humbur edhe vetë kuptimin për të vërtetën. Të flasësh sot s’do të thotë më se fjala të rrjedhë sikurse vala e cila ngritët dhe pastrohet me ndjenjën e thellë – sot të flitet do të thotë të radhiten frazat, duke mos u lidhur ngushtë fjala e njeriut me burimin e thellë të së vërtetës. Le të shikojmë në të shkuarën pesë apo gjashtë vjeçare të fundit. Aty do të gjejmë disa dëshmi të qarta mbi josinqeritetin e përgjithshëm, sa që më nuk do të mund të dyshojmë në greminën e cila e ndanë botën tonë në mes të vërtetës dhe reales; kjo greminë do të ishte thelluar edhe më thellë; po mos të kishte ardhur diçka që mundohet ta mbulojë këtë greminë

Në ditët tona asgjë nuk është më e suksesshme sesa frazat boshe, fjalët e rreme, gjepurat, nëse nuk janë veç prirjet e njeriut të jep dëshmi me pikëpamje në këtë anim kah gënjeshtra. Kudo që ajo shfaqet përnjëherë paraqiten me mijëra shpirta të mirë të cilët thonë: çfarë po ngjanë këtu? Ai i cili e ka thënë këtë gabim e ka pasur qëllimin më të mirë. Oh, sa rrallë paraqitet ajo dashuri për të vërtetën e cila atë që fletë për diçka do ta obligojë që krejt t’i peshojë, të gjitha t’i kontrollojë edhe një herë para se diçka të dëshmojë! Por prapë njerëzit njëherë e përgjithmonë duhet të vetëdijesohen të mos deklarojnë më fjalë të rreme duke thënë: “ka menduar se është duke vepruar mirë”. Njerëzve iu duhet ta arrijnë një ndjenjë të mprehtë të përgjegjësisë, e cila do t’i obligojë me të vërtetën, për të qenë në gjendja ta fajësojnë veten për çdo fjalë të pavërtetë, të shprehur madje edhe me qëllimet më të mira. Sepse pasi që bëhet fjalë për njohjen e gjërave, nuk ka të bëj me ndjenjën e cila e entuziazmon atë që flet, por në vepër, të vërtetës objektive e cila për neve është e rëndësishme. Pesha e kohërave të sotit do t’i mësojë njerëzit që mirë ta vlerësojnë të keqen e cila e krijon krejt frazeologjinë moderne

Enigma e Kohes Sone.. Enigmatkohes

Sot njeriu mendon se ka të drejtë të pohojë krejt atë që kërkon nevoja e një gjëje, pavarësisht se a është kësaj plotësisht i vetëdijshëm. Shikoni se çfarë ngjanë para syve të ndodhive moderne. Vitet që do të pasojnë do të jenë me pasoja shumë të rënda. Për këto pasoja njerëzit nuk po brengosen vetëm për llogaritë në banka; ata nuk dëshirojnë që në të ta shohin gjithë cakun, dhe krejt ajo që ka kuptim për evolucionin e njerëzimit.

Shikoni, për shembull, bashkëkohësit tanë të cilët rrethanat e sotit i kanë vërë në plan të parë, e ku timonin shtetëror e kanë marrë në duart e veta. Këta njerëz fatkeqësia i ka gabuar. Por pasi që në botë janë të rrallë ata të cilët përpiqen të krijojnë gjykim objektiv mbi atë se çka i solli këta njerëz, kush i zgjodhi dhe i vuri në vende udhëheqëse! Prapë, sot asgjë nuk është më e rëndësishme se kjo; duhet çliruar nga të gjitha opinionet personale, të krijohet këndvështrimi i drejtë i cili do të lejojë që të gjitha ngjarjet të shihen në dritën e vet të vërtetë. Shumë njerëz mendojnë se është e lehtë të thuhet e vërteta. Jo, kjo nuk është e lehtë, sepse e vërteta sot ka shumë armiq; njeriu i sinqertë shumë lehtë kotë shkatërrohet. Sot e vërteta shumë dobët pranohet

Pjesë nga ligjërimi i Rudolf Shtajner, mbajtur në Berlin më, 12. IX. 1919

Burimi i Temes eshte Marr tek Explorer Univers
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enigma e Kohes Sone.. Empty Re: Enigma e Kohes Sone..

Mesazh nga Anakonda Mon 2 Apr 2012 - 1:45

nigme e cfare enigme
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi