Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Në fund të Detit të Vdekur gjenden organizma të gjallë! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Në fund të Detit të Vdekur gjenden organizma të gjallë! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në fund të Detit të Vdekur gjenden organizma të gjallë!

2 posters

Shko poshtë

Në fund të Detit të Vdekur gjenden organizma të gjallë! Empty Në fund të Detit të Vdekur gjenden organizma të gjallë!

Mesazh nga Emona Sun 2 Oct 2011 - 10:24

Në fund të Detit të Vdekur gjenden organizma të gjallë! Liqeni021011_thmb1

Një ekspeditë shkencëtarësh gjermanë kanë zbuluar në fund të Detit të Vdekur burime të ujit të ëmbël në të cilat ekzistojnë baktere të një lloji të panjohur.

Anëtari i ekipit hulumtues, mikrobiologu detar Deni Jonesku nga Instituti “Max Planck” në Gjermani, thotë se krateret e para janë gjetur vitin e kaluar.

“Secila nga hapjet janë gjetur në thellësi prej 30 metrash dhe janë të gjera rreth 10 metra, ndërsa thellësia arrin në rreth 13 metra. Krateret janë të mbuluara me filma të gjelbër të llojeve deri më tash të panjohura të baktereve, disa prej të cilave për befasi janë të trasha. Këto bashkësi të vogla jetojnë nga rryma e ujit të ëmbël që vjen nga nëntoka. Kur futni kokën në krater nuk shihni asgjë, por duhet të keni besim dhe dëshirë për hulumtim”, ka thënë ai.

Deti i Vdekur kryesisht është i pajetë. Dikur në këtë det kanë rrjedhë lumenj, në mesin e të cilëve edhe Jordani, por shteti jordanez në vitin 1950 ndërpreu rrjedhën e lumit drejt Detit të Vdekur, me qëllim që t’iu sigurojë banorëve sasi më të madhe të ujit të pijes. Për këtë arsye sasia e ujit çdo vit në këtë det bie për gati një metër. Në 40 vjetët e fundit ka rënë për 25 metra.

Me zhdukjen e ujit të ëmbël, Deti i Vdekur është bërë më i njelmët se sa oqeanet, duke ndikuar në zhdukjen e organizmave. Por, është shumë interesante që në këtë ujë, i cili ka plot magnez, të ketë jetë.

Ujërat e Detit të Vdekur janë shumë pak të hulumtuara, ndërsa ekspertët janë befasuar me daljen e algave në vitin 1980 dhe 1992. Por, këto alga duket se janë krijuar nga organizma krejtësisht të ndryshëm. Biologët supozojnë se bakteret në fund të detit mund të mbijetojnë falë dritës së diellit në sipërfaqe.

Jonesku thotë se organizmat e zbuluar janë veçanërisht interesant për shkak të adaptimit në ambiente të ujit të njelmët dhe atij të ëmbël.

“Deri më tash nuk është regjistruar ekzistimi i llojeve që mund të jetojnë në të dyja ambientet”, ka shpjeguar mikrobiologu.

Ekipi i Joneskut do të vazhdojë hulumtimet gjatë këtij muaji. Hulumtimi në Detin e Vdekur nuk është i lehtë dhe pa rreziqe, për shkak të ujit tepër të njelmët, i cili në rast se pihet nga njeriu mund të shkaktojë ndezjen e fytit dhe ngulfatje.

Deti i Vdekur, i cili ndonjëherë quhet edhe Deti i njelmët, në fakt është liqen sipërfaqja e të cilit ndodhet 423 metra nën lartësinë zero mbidetare dhe është rajoni më i ulët në sipërfaqen e Tokës, ka thellësi prej 377 metrave, ndërsa përqindja e kripës është 33,7 për qind, gjë që e bën ndër ujërat më të njelmëta në botë (8,6 herë më e njelmët se sa oqeani). Është vend i adhuruar turistik, pasi është i njohur për vetitë shëruese qysh nga kohërat biblike. (K.P)



Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në fund të Detit të Vdekur gjenden organizma të gjallë! Empty Re: Në fund të Detit të Vdekur gjenden organizma të gjallë!

Mesazh nga Anakonda Mon 2 Apr 2012 - 1:43

teper e habitshme per te qen e vertete
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi