Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Funde diktatorësh  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Funde diktatorësh  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Funde diktatorësh

2 posters

Shko poshtë

Funde diktatorësh  Empty Funde diktatorësh

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 23 Oct 2011 - 1:31

Funde diktatorësh  Hitler1-300x216
Tani nuk ka më dyshime, edhe pse flitet se ai u vra nga një shkëmbim zjarri: diktatori libian, Muamar Gadafi është ekzekutuar pasi u tërhoq zvarrë me plagë në këmbë. Një plumb në kokë i mori jetën atij. Por nuk ishte i vetmi që përfundon kështu. Adolf Hitler vrau veten, ndërsa trupin ia dogjën, Sadam Hysein u var në mëngjes, kurse Çaushesku u ekzekutua me të shoqen. Aq shumë ushtarë donin ta vrisnin, sa pati një lotari se kush do të qëllonte mbi diktatorin rumun.

Moamar Gadafi ka qenë një diktator i pamëshirshëm. Janë me mijra viktimat, mbi të cilat ai ka ngritur sundimin e tij për dekada me radhë. “Qen i tërbuar” e kanë quajtur për shkak të mizorive që ka bërë. Si mund të sillet një njeri i tillë në rrethanat, kur një turmë e kërcënon me vdekje? Gaddafi ka qenë i frikësuar e i terrorizuar në minutat e fundit të jetës së tij. E kanë plagosur, e kanë kapur të gjakosur të fshehur në një tub me diametër të madh, sa një bojë njeriu, e kanë marrë dhe e kanë bërë të vijë vërdallë i përgjakur dhe nën fyerjet e turmës në rrugët e pluhurosura të qytetit të tij, Sirte. Gaddafi dëgjohej të thosh frazën: “kjo që po bëni është e gabuar, djema”. Nuk i dilte gjë tjetër nga goja.

Por “djemtë vijonin të gabonin”, dhe e qëllonin, e pështynin, e tërhiqnin zvarrë. Në një moment, Gaddafi thotë: “Ç’bëni kështu? Kjo është harram (e ndaluar), nuk lejohet nga ligji islamik”. Pas kësaj u dëgjua një rebel të bërtiste: Zoti është i madh, Zoti është i madh. Ishin sekondat e fundit të Gaddafi-t. U dëgjua një britmë: “Qepe gojën, qen!”, dhe kjo ishte fraza e fundit që kanë dëgjuar veshët e tij para se të merrte një plumb në tëmthin e kokës.

E gjithë media botërore kish dje gjatë gjithë ditës si kryelajm fundin e Muhamar Kadafit, që ka sunduar Libinë për dekada të tëra. Binte në sy në të gjitha gjuhët emri i kolonelit, i cili, me pak nuanca të ndryshme, është po ai. Në frëngjisht Kadhafi, në gjermanisht Gaddafi, në anglisht Gaddafi (çuditërisht gazeta “New York Times” e shkruante Qadafi, me “Q”), në italisht Gheddafi, e kështu me radhë.

Mbrëmë afër mesnatës, e përditshmja londineze “The Guardian” kish si headline një titull prozaik, por përshkrues: Moammar Gaddafi killed as Sirte falls (Vritet Muhamar Kadafi, teksa qyteti Sirte bie në duart e rebelëve). Por ngjarja mbulohej mirë, më mirë se në çdo gazetë tjetër. Ishin katër tituj njëri pas tjetrit. Titulli i pestë kish të bënte me Greqinë. Është e habitshme, por të njëjtin titull, germë për germë, kish në krye të faqes online dhe stacioni televiziv “Al Jazeera”. Janë treguar pa pikë fantazie, ndonëse janë një nga televizionet më të rëndësishëm të botës.

Gazeta “Telegraph” kish një titull gjithashtu prozaik (Gaddafi cornered and killed by revolutionary forces), por fjala “cornered” shtonte pak poezi. Fotoja e madhe shoqëruese ishte Kadafi i vdekur, ashtu si dhe në shumicën e gazetave. Në pjesën tjetër të gazetave fokusohej ose fotoja e tunelit ku ish fshehur e kapur Kadafi, ose rebelët në hare, ose një djalë i ri, për të cilin thuhet se ka qëlluar mbi diktatorin libian, ose revolja e veshur me ar e këtij të fundit, që ia kanë gjetur në dorë në momentin që e kanë kapur, e kështu me radhë.

Amerikanët ishin lakonikë në tituj. “New York Times” thoshte “Qaddafi killed”, ndërsa “Washington Post” pakëz më butë: Moammar Gaddafi is dead. Gjermanët e gazetës “Sueddeutsche Zeitung” kishin evituar termat makabër. “Ende Einer Legende”, shkruanin. Fundi i një legjende. Ndërsa italianët kishin dalë me tituj që ne na ngjajnë familjarë: Ucciso Gheddafi, Libia libera (La Repubblica), E’ finita (Corriere della Sera) etj.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Funde diktatorësh  Empty Re: Funde diktatorësh

Mesazh nga Anakonda Sun 3 Jun 2012 - 0:47

sa mire te gjith diktatoret ne ferr perfundofshin
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi