Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Cili eshte Atdheu i Shqipetarve?... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Cili eshte Atdheu i Shqipetarve?... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cili eshte Atdheu i Shqipetarve?...

2 posters

Shko poshtë

Cili eshte Atdheu i Shqipetarve?... Empty Cili eshte Atdheu i Shqipetarve?...

Mesazh nga WebMaster Sun 6 Sep 2009 - 4:00

megjithate i cunguem,i pervuajtur,i perqeshur,i lodhur,i pa perspektiv per brezin e ri... megjithate frymon ne dejte e Shqipetarve.Cpo ndodhe me Atdheun tone?.Ky virus e percjell tash e nje shekull:Bajraktarizmi,klanizmi,ndasija.Athue e meriton Atdheu yn kete barre te padurueme mbi supet e veta?.Ky fenomen eshte i dukshem ne te gjitha hapsirat Shqipetare.Linde pyetja:A kan Shqipetaret guzim qytetar tu thon ndal ketyre Palaqeve.Ketyre politikuajve qe sdin ta ndalin vrapin ne dem te Atdheut.Athue a kan guzim qytetar tu thon ndal atyre qe proklamojne bajraqe te reja dhe ndarje te ketij kombi te vogel,thuajse pak na ndan qe nje shekull.Cili eshte misioni konkret i atyre qe aq shume e proklamojne ndamjen,thuajse jemi te lodhur prej bashkimi.Cili eshte misioni i atyre qe hudhin ne shporten e harreses angazhimin,luften qindra vjeqare te bijve te kombit per LIRI.Athue cili eshte misioni i atyre qe shkelin ne fushen e turpit,per te ngrit "moralin" e njerzve qe deshirojne te bejne histori,nje histori te permases se bythes.Ata jane bythelepires,te tille kombi yn pate mjafte ne rrugetimin e vet.Megjithate ata mbeten te vetmuar ne karvanin e gjate te rrugetimit drejte LIRISE.Shqipetaret kudo qe jane u jane mirenjohes njerzve te sakrifices,njerzve te deshmuem ne angazhim kombetar e jo bythelepirsve.Ata jan fluska qe shume shpejte do ta humbin shkelqimin e rrejshem...
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cili eshte Atdheu i Shqipetarve?... Empty Re: Cili eshte Atdheu i Shqipetarve?...

Mesazh nga Gjakush Tana Sun 6 Sep 2009 - 4:01

Atdheu i shqiptareve eshte I L I R I A
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cili eshte Atdheu i Shqipetarve?... Empty Re: Cili eshte Atdheu i Shqipetarve?...

Mesazh nga WebMaster Tue 17 Nov 2009 - 9:25

Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhësia dhe lumturia jote gjenden në
Shqipëri, e cila të jep nder e të fal emrin Shqiptar. Çdo shqiptar është
vëllau yt: kurdoherë respektoje, nderoje dhe ndihmoje kur të ketë nevojë.
Mos e përbuz gjuhën e nënës tënde duke folur në gjuhë të huaj kur nuk është
nevoja. Kujtohu se i përket gjuhës më të vjetër që ka mbirë të paktën në
Europë dhe Mesdhe. Mos e harro gjuhën e shenjtë Shqipe që është gjuha jote
gjenetike, gjuha që shkruhet dhe lexohet njësoj, gjuha rrënjë e gjuhëve te
Evropës, gjuha e më e vjetër e lashtësisë, gjuha e djepit të qytetërimit
Mesdhetar dhe Evropian. Kuptoje dhe lexoje mirë ambjetin ku punon e jeton.
Prandaj mëso e lexo sa më shumë gjuhë të huaja që të behesh njeri ditur dhe
Shqiptar me mendje të ndritur. Nderoje flamurin e atdheut tënd, të parëve të
tuaj, të natyrës tënde. Kush nuk e nderon shenjën e kombësisë së tij,
çnderon veten e vet. Kush mohon kulturën dhe trashëgiminë e tij bëhet njeri
pa shpirt, njeri kot. Ruaje mirë llojin tënd, karakterin kombëtar dhe
krynaltësinë shqiptare; bindju ligjeve të vendit kudo që të jesh. Ruaje si
drita e syve moralin Shqiptar.

Paraqitu si Shqiptar se ndryshe je gënjeshtar ndaj vetes dhe të tjerëve që
ke përballë. Nëse nuk paraqitesh si Shqiptar, atëhere çfar kulture mendon se
përmban apo përcjell? Je frigaç nëse nuk paraqitesh si Shqiptar, sepse ke
frike e turp nga vetja jote dhe po kështu sillesh ndaj të huajve që të
shkelin me këmbë. A mendon se je i zgjuar kur mohon vetveten? A e ndjen se
çfar ere të vjen kur urren vetveten, llojin tënd, prindërit dhe të afërmit
që të kanë lindur dhe rritur? Nëse mendon që dallon se nuk ke kulturë si
Shqiptar ose po ashtu mendon se nuk ka të tillë, domethënë je askushi,
atëhere si ka mundësi të dallosh kulturën e huaj dhe t'i përkasësh asaj?! Me
një fjalë je njeri pa shpirt, një copë mishi me dy sy. Po të kujtoj se
kultura dhe trashëgimia janë rrënjët që ushqejnë shpirtin e njeriut. Njeriu
ka vlerë duke shtuar vlerë dhe jo duke mohuar vlerë.

Mos harro se të tjerët të venë atë çmim që i vë vetes. A mos po mendon se po
jep mend se kush do zgjidhet ose si te zhvillohet vendi i huaj ku je? Apo
mendon se takon apo do kesh të bësh me të huaj që iu dëgjojnë në këtë
drejtim?! A mos kujton se të huajt, qofshin me kulturë, do të të bëjnë mik
ty që paraqitesh si me pa kulturë? A nuk ke vënë re që të huajt përpiqen të
gjejnë trashëgimi për veten e tyre me qëllim që të paraqiten me kulturë? Po
ashtu, duket se nuk vë re që të huajt me kulturë nuk kanë turp të tregojnë
origjinën apo vjetërsinat e tyre? Eh, mjerë vendi i huaj për ty dhe mjerë
vetja jote o jetim i mjerë! Kujtohu që në vend të huaj je pranuar për të
paguar qera. Nëse të ka ardhur koha për t'u martuar, lidhjen martesore bëje
vetëm me familje Shqiptare, sepse kështu nuk tretesh në dhe të huaj dhe
kështu ke vlerë si njeri dhe si kulturë; domethënë nuk je material mbushës
për shoqëritë e huaja dhe ruan fisnkëritë familjare arbërore.

Natyra dhe gjeni biologjik të lindi Arbëresh, Ilir, Shqiptar. A mos je i
zgjuar që ia fal veten apo fëmijët një kulture, gjuhe apo vendi të huaj?
Përgjigju vetë se kush fal kështu. A mos kujton që të huajt janë të mefshtë
edhe kur pyesin për gjethet e tuaja dhe nuk pyesin për rrënjët e tuaja? A
mos kujton që je i zgjuar duke mohuar vetveten, prindërit tuaj që të lindën
e rritën, njerëzit tuaj që të qëndruan pranë? A kujton se të huajt do të
hapin derën e shtëpisë dhe do të të bëjnë bir për shpirt fytyrën tënde? A
mos kujton se je i zgjuar kur mendon e vepron me shpirt të ngushtë? A mos
mendon që të huajt nuk e dallojnë shpejt një gënjeshtar dhe vesin e tij për
të gënjyer përsëri? A mos mendon se i rrit vlerë vetvetes kur shan apo i
shprehesh kështu të huajve?

Respektoje veten dhe Shqiptarët e tjerë. E mbi të gjitha, të mendosh jo
vetëm të punosh në Shqipëri, por edhe për Shqipërinë; sepse ndodh që mund të
jetosh e punosh edhe në Shqipëri, por jo për Shqipërinë! Bashkoji forcat
tuaja me Shqiptarët e tjerë. Kudo ku të jesh mblidhi të mirat e përvojat e
mira, mendjen e fuqinë tuaj dhe dërgoji në Shqipërinë e bashkuar dhe përdori
për të
"

Ja ketu eshte atdheu im dhe i atyre qe e dojne shqiperine
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cili eshte Atdheu i Shqipetarve?... Empty Re: Cili eshte Atdheu i Shqipetarve?...

Mesazh nga Vizitor Tue 17 Nov 2009 - 9:28

atdheu i shqiptarve asht qamerija
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cili eshte Atdheu i Shqipetarve?... Empty Re: Cili eshte Atdheu i Shqipetarve?...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi