“Shoqëria jonë është ende injorante për seksin”
Faqja 1 e 1

Intervista
Seksologu gjerman, Volkmar Sigusch ka qenë një nga mendimtarët më të mëdhenj të periudhës së revolucionit seksual të viteve ’60. Në një intervistë ai diskuton për trashëgiminë që ka lënë me veprën e tij, për përfitimet që sipas tij ka pornografia online dhe për martesat e hapura, që në disa raste mund të jenë një opsion i mirë për një çift.
Profesor, ju keni drejtuar Institutin për Shkencën Seksuale në Frankfurt për 33 vjet rresht, ndërsa keni punuar edhe si terapist. A thonë gjithmonë njerëzit të vërtetën në lidhje me çështjet e tyre seksuale?
Kur vjen puna tek seksualiteti, njerëzit parapëlqejnë që të thonë gënjeshtra. Vetëm në rastin e parave e tejkalojnë veten, duke thënë edhe më shumë gënjeshtra.Ju konsideroheni si një nga teoricienët më të famshëm të atij që quhet revolucioni seksual i viteve ’60. Sa arriti që të ndryshojë jeta jonë seksuale në atë kohë?
Unë gjithmonë do të konsiderohem si teoricien, por në atë kohë kam qenë vetëm një “udhëtar” me diplomë në xhep. Revolucioni seksual prodhoi një konvulsion kulturor, që ishte i pakrahasueshëm në të gjithë shekullin e kaluar. Seksi femëror historikisht ka qenë i seksualizuar dhe në atë kohë për herë të parë u kërkua arritja e orgazmës. Ndërkohë, edhe të ashtuquajturit “të devijuar” seksualisht, pra homoseksualët, arritën një lloj emancipimi të pjesshëm.
Dashuria e lirë prodhon njerëz të lirë dhe një shoqëri të lirë. Kjo ishte ideja, në fund të fundit. Por në fakt, nuk funksionoi...
Në atë kohë besohej shumë ideja se nëse gjërat do të dilnin në dritën e diellit, pra nëse për tabutë seksuale do të flitej lirisht, bota do të shembej. Por, në të vërtetë u ndërtua një kult i seksit dhe ato gjëra që burojnë nga sfera seksuale si lumturia, zbavitja dhe fundi i kapitalizmit, u nënvleftësuan shumë. Glorifikimi që kaloi çdo masë ishte me të vërtetë i padurueshëm.
Po a ishit ju shkencëtarët e seksit ata që luftuat kundër të ashtuquajturës “mbyllje” e viteve ’50 dhe ’60?
Kjo është e vërtetë. Por, unë mendoj se revolucioni i viteve ’60 ishte kryesisht një lëvizje e të rinjve. Unë ndieja se të ashtuquajturat “marrëdhënie të lira” ishin mbivlerësuar.
Si e shpjegoni faktin se pavarësisht ndryshimeve radikale, shumë njerëz ende besojnë në idenë e një marrëdhënieje monogame dhe solide?
Sepse, kjo ide e familjes përputhet më shumë me origjinën tonë shpirtërore. Babai, mamaja, familja e vogël, kjo është mënyra se si i kemi zhvilluar shpirtrat tanë, mënyra se si jemi ndërtuar dhe rritur dhe mënyra që në fund të fundit na bën që të ndihemi më të sigurt, të mbrojtur dhe të dashur.
E megjithatë, të gjitha marrëdhëniet kanë shumë probleme...
Dëshira seksuale bie pas 4 ose 7 vitesh bashkëjetese në një çift. Kjo është diçka e provuar.
Shkrimtari gjerman, Gottfried Benn ka shkruar dikur se, martesa është një institucion që e rrënon dëshirën seksuale.
Ka shumë opsione për një martesë. Nëse çifti ka qenë bashkë për disa kohë dhe ka njëfarë përvoje jete dhe liberalizëm, mund të bëhet fjalë për një marrëdhënie në të cilën njëri nga partnerët përfshihet në ndonjë marrëdhënie rastësore, që më pas falet. Kjo gjë ndodh mesatarisht një herë në 13 vjet, por është e sigurt që ndodh.
Kaq rrallë? Ndoshta në këtë rast mund të ketë mospërputhje mes studimeve shkencore dhe realitetit?
Sipas studimeve, 95% e marrëdhënieve seksuale janë marrëdhënie të atyre që ndërkohë e kanë një lidhje stabël. Ky është një numër shumë impresiv. Megjithatë, mungesa e dëshirës seksuale sigurisht ka një shkak. Në një çift inteligjent duhet që të krijohet mundësia që gruaja ose burri të kërkojë kënaqësi edhe jashtë marrëdhënies që ata kanë, por kjo duke e marrë gjithmonë në konsideratë partnerin që kanë në krah. Pra, kjo do të thotë të veprosh hapur, por edhe në mënyrë diskrete njëherazi. Ndoshta çiftet që janë martuar kur kanë qenë 25 vjeç dhe tani janë 45 mund ta konsiderojnë këtë opsion. E nëse çifti është ende bashkë edhe pse kësaj aventure, pra ata e gjejnë sërish rrugën tek njëri-tjetri, mund të them se ata do të jenë bashkë përgjithmonë. Përkatësia tek njëri-tjetri është një dhuratë e bukur.
A mendoni se ideja e një “martese të hapur” ka dështuar për shkak se është shumë e vështirë që çiftet të përballen me pasojat?
Po, e përshkruar shumë korrekt. Problemi social është se te ne nuk ekzistojnë modele alternative. Mendoni për shembull për kushtet e Japonisë apo Indisë, flas për kulturën dhe mënyrën e kultivimit të erotikës në këto vende. Ata nuk janë aq “lepuj” sikundër jemi ne.
Mendoni se shoqëria jonë, edhe pse ka 40 vjet që flet për seksin, nuk ka ndryshuar asgjë?
Unë do të thosha se ne jemi ende shumë injorantë kur vjen puna tek seksi. Ne flasim për të në mënyrë jo korrekte, shumë sipërfaqësore. Dhe çka është më e keqja, kur flet kaq shumë për një gjë rrezikon që t’ia shkatërrosh misterin.
Pra, nga njëra anë çiftet nuk flasin mjaftueshëm dhe nuk dinë shumë për dëshirat e tyre seksuale, dhe nga ana tjetër ata flasin shumë?
Është e rëndësishme për një çift që të flasë për preferencat e tij seksuale. Nga ana tjetër, aura e misterit duhet që të ruhet.
Çfarë kuptoni saktësisht me “aura e misterit”?
Një sekret i vogël mes çiftit. Një fetish që partnerët mund të kenë për njëri–tjetrin, apo një skenar i veçantë seksual. Më kujtohet një paciente femër e cila ishte veçanërisht e nxitur seksualisht nga shpatullat e të shoqit. Këtë lloj sekreti ajo duhet që ta mbajë për vete. E kam fjalën tek një përqendrim shpirtëror në pavetëdije. Fantazitë duhet që të mos jenë “të moralshme”. “Pastërtia”, skrupulli dhe racionaliteti janë një helm për seksualitetin.
Si do të konsideronit ju sajtet pornografike që shihen nga miliona vetë. E kanë ndryshuar seksualitetin?
Këto janë pjesë e një neo-revolucioni seksual që nisi në fund të viteve ’70 dhe vazhdon edhe sot. Një tipar kyç i këtij revolucioni është publikimi në shkallë të gjerë dhe komercializmi i detajeve, që dikur ishin sekrete. Ajo çka ndodh në një rast të tillë është shkatërrimi i dëshirës së pastër seksuale, dhe kjo ka vlerë më të madhe se çdo lloj ndalimi për seksin. Pra, luan rolin e kundërt.
A mundet këto sajte pornografike të ndihmojnë në reduktimin e fajit seksual?
Vetëm në mënyrë sipërfaqësore. Por, për njerëzit që janë të dëshpëruar dhe që janë në kërkim seksualitetit në internet, ofron një çlirim të jashtëzakonshëm. Në të shkuarën, çdo pervers besonte se ai ishte i vetmi në këtë botë që kishte dëshira të tepruara seksuale. Sot ai mund të gjejë edhe të tjerë si vetja, dhe kjo përmes internetit. Nga ana tjetër, seksualiteti i internetit tregon se ne po bëhemi gjithnjë e më tepër të “vetëmjaftueshëm”. Po flas për seksin me veten.
Si ndikon tek adoleshentët dhe zhvillimi i tyre fakti që para se ata të konsumojnë seksin në natyrë, e konsumojnë në internet?
Ndërkohë që për të rriturit interneti mund të shërbejë si çlirues stresi, për sa kohë që ata nuk krijojnë varësi nga seksi, kjo nuk vlen për adoleshentët. Pjesa më e madhe e imazheve pornografike janë të neveritshme. Përveç kësaj, shkatërrojnë të gjitha sekretet që në fakt janë në qendër të përvojës seksuale dhe dashurisë. Por, shumë të rinj duket se kanë filluar të sillen me inteligjencë. Ata i shohin gjërat në internet herë pas here dhe pastaj mërziten dhe i lënë. Sigurisht, kjo nuk vlen për ata adoleshentë që rriten me ndonjë baba pijanec që në darkë sheh porno në TV.
Si do të jetë seksualiteti në të ardhmen?
Mendoj se do të ketë forma të tjera lidhjeje, përveç martesës sonë tradicionale. Njëra prej tyre është shfaqur prej kohësh në horizont: poliamoria, ose pasja e disa partnerëve intimë. Me fjalë të tjera, ti je i martuar me një grua e cila nuk ka kundërshtim që juve të dyve t’u bashkohet edhe një grua tjetër. Më pas është gruaja që sjell të dashurin e saj. Befas ftillohesh e thua: o Zot i madh. Qenka e vërtetë që mund të duash më shumë se një person. Sipas mbështetësve të kësaj teorie, një njeri mund të dojë disa persona njëherazi.
Po a nuk është një gjë e tillë shumë e lodhshme?
Këtë opsion nuk je i detyruar që ta zgjedhësh. Është vetëm një nga mundësitë. Ne do të përjetojmë një spektër më të gjerë të jetës seksuale. Ndërkohë, kam respektin më të madh për njerëzit që janë aseksualë. Në fakt, nuk e besoja fillimisht që ekzistonin, por është e vërtetë që ekzistojnë dhe numri i tyre sa vjen e po shtohet.
Aseksualiteti bie në kontradiktë me premtimin modern të lumturisë, që i jep një kredit të madh seksit në atë që mund të quhet një jetë e suksesshme?
Ky premtim lumturie mund të jetë edhe një barrë fatale, ndaj seksualiteti po refuzohet gjithnjë e më shumë dhe njerëzit mundohen që të gjejnë forma të tjera eksitimi. Ka shumë të rinj që e pëlqejnë aventurën, por jo atë seksuale.Cila mendoni se është tabuja më e madhe e seksualitetit sot?
Sigurisht që është seksualiteti i fëmijëve, përfshi gjithçka që shkon me të si pedofilia, pedoseksualiteti.
A mund të trajtohen me terapi këto forma seksualiteti?
Është shumë e rëndësishme që këtyre njerëzve t’u ofrohet një terapi.
Si do ta përcaktonit seksin e mirë?
Në këtë pikë unë bie në një mendje me Woody Alen: seksi i mirë mund të jetë gjithçka, përfshi edhe gjërat e pista.

Similar topics
» Ato që ende nuk i di për seksin...!!
» Sa Vlere mendojme se eshte Jeta jone
» Meshkujt mendojnë për seksin cdo shtatë sekonda ?! Sigurisht që kjo është një legjendë.
» Xha Sulo është ende mes nesh?
» Sa e padrejte eshte shoqeria e sotme!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi