Pregatitja per Armagedonin
2 posters
Faqja 1 e 1
Pregatitja per Armagedonin
Pregatitja per Armagedonin
Më e frikshme se çdo gjë në këtë material, është përgjigja e dates 22 tetor 2011 qe Putin i dha gjeneralëve të lartë të Rusisë,kur e pyetën se çfarë përgatitje duhet të bëhen ne te ardhmen..?....dhe ai u përgjigj .... "Përgatitja për Armagedonin."
Ne do të bëjmë atë(luften) me ose pa ju, SHBA kercenon Pakistanin
Armageddoni (i njohur kryesisht si beteja kundër anti-Krishtit), sipas Biblës, është vendi i një beteje të gjatë,kohët e fundit interpretohet në mënyra të ndryshme si një vend i saktë apo si nje term simbolike. Termi është përdorur edhe në një kuptim të përgjithshëm për t'iu referuar çdo skenari te fundit te botes.
Sipas disa interpretimeve myslimane dhe të krishterë, Mesia do të kthehet në tokë dhe do të mposhti Satanin, Antikrishtin, Djallin në betejën e Armagedonit.
Sipas besimit musliman, do të jete Imam Mehdiu i cili do t'i paraprijë profetit Jezus i cili do të luftojë bisha me një sy të quajtura Dexhall (Anti Krisht). Atëherë Satani do të hidhet në humnerë për 1.000 vjet, i njohur si Epoka e njëmijtë.
Pasi te lirohet nga humnera, Satani do të mbledh Jexhuxhite dhe Mexhuxhite (popujt e dy vendeve të veçanta) nga të katër anët e dheut. Ata do të grumbullohen rreth "të shenjtit" ne "qytetin e dashur" (kjo i referohet Jeruzalemit). Zjarri do të vijë nga Perëndia, nga qielli dhe do të përpijë Jexhuxhite dhe Mexhuxhite pas Mijëvjeçarit.
Sipas besimit musliman, forcat për të luftuar keto kafshe me nje sy do të grumbullohen nga zona e Horasanit që përbëhet nga territore të Iranit, Pakistanit, Afganistanit dhe një pjesë e Azisë Qendrore.
Nëse forcat anti-Krishti jane mbledhur në Afganistan, nuk është një rastësi, por strategji e menduar mirë nga sionistet për të marrë në Pakistan energjinë bërthamore të botës muslimane dhe keshtu krjojne lehtesira për të pushtuar territoret e tjera muslimane, pa asnjë frikë.
Shumica e historianëve dhe studiuesve besojnë se shtrirja e sotme e Forcave të SHBA-s dhe NATO-s larg dhe përtej zonave të tyre legjitime të interesave, është një shenjë per ofensive përfundimtare.
Vendosjen e forcave amerikane në Afganistan, historianët dhe studiuesit e kane parë si angazhimin përfundimtar për të sulmuar tokat muslimane. Kjo mund të shndërrohej në varreze te trupave amerikane nga ku ata kurrë nuk mund t'i shpëtojnë vdekjes.
Aktualisht, grupimi i forcave pro dhe kundër Krishtit duket që mund të grumbullohen. SHBA dhe NATO në mënyrë të qartë duket se janë në anën e Krishtit,si nje mur anësor antikrisht me sionistët e vërtetë.Sionistët janë të njohur me adhuruesit e Satanit në strehimet e tyre të fshehta për këtë arsye janë duke punuar për të krijuar një botë të pafe dhe kontrollin e gjithë burimeve.
Ne ndjeshmeri te këtyre zhvillimeve, Kryeministri rus Vladimir Putin para nisjes së tij për ne Kinë, paralajmëroi gjeneralët e tij për t'u përgatitur për Armageddonin.
Një mesazh i ngjashëm u dha edhe për udhëheqjen kineze që drejton Forcat ushtarake per një gatishmëri të lartë. Me sa duket në të njëjtin kontekst, Putin ka zgjidhur të gjitha kontradiktat me Kinën për të krijuar një unitet më të qartë për herë të parë.
Komandanti William Guy Carr, në librin e tij "pengje në lojë" shkruar në vitin 1948 deklaroi se lufta e tretë botërore do te zhvillohet në det për të cilin grupimi është duke u pregatitur. Ai gjithashtu ka deklaruar kategorikisht se lufta e tretë botërore do të jetë kundër Islamit.
Planet për këtë "Lufta totale Globale" ose lufta kundër Islamit, amerikanët janë duke u përgatitur për ta nisur dhe shenjat e para nisen me arrestimin e nje ish agjenti amerikan nga Ministria e Sigurimit Shtetëror të Kinës (MSS),Underwood Blackwater Bryan, i cili është kapur nga autoritetet për spiunazh.
Nëse dikush vëzhgon mënyrën se si SHBA dhe NATO po bëjnë dhe shtrijne luftërat e tyre në vendet muslimane dëshmon të jetë e saktë,thote William Carr.
Ish agjenti Blackwater,ishte kontraktori global për CIA-n, operonte në pothuajse të gjitha vendet e synuara. Pakistani është infektuar me Blackwater, ata kanë deportuar në partitë politike shumë etnike në Karaçi, qytetin port të Pakistanit. Po ashtu edhe Balochistani është bërë gjithashtu një vatër ku forcat secesioniste janë duke u binjakezuar nga CIA, MI6, Mossad dhe RAW.Ashtu sic besohet,tani Shtetet e Bashkuara kane nisur edhe luftën biologjike në Pakistan.
Në leximin e situatës që vjen nga planet e Shteteve të Bashkuara për Luftën Totale Globale, Putin kerkoi një aleancë për t'u integruar te gjitha ish Republikat Sovjetike në bashkëpunim më të ngushtë.
Ai ka planifikuar një udhëtim të jashtëzakonshme në Kinë për t'u takuar me Hu, dhe urdhëroi FSB-ne (Agjencia ruse zbulimit) të njoftojë MSS-n e Kinës per arrestimin dhe paraburgimin të spiunit te tyre, Tun Sheniyun, i cili u arrestua vitin e kaluar,në përpjekjen për të vjedhur informata të ndjeshme mbi sistemet anti-ajrore më te fuqishëm te Rusisë.
Sot Libia ka rënë,por se si mundet qe Libianët të përfitojne nga kjo, vetëm koha do të tregojë, por një gjë është e sigurt se SHBA dhe aleatët e saj kanë formuar një kryeurë në Afrikë. Përdorimi i vazhdueshëm i trupave amerikane në Afrikë eshtë duke u rritur,duke bere 'rrethimin' e saj,vende afrikane ku Kina ka miqesi me vendet muslimane.
Sudani ka qenë i ndarë, dhe Obama planifikon të zërë 'aleanca' me disa vende të tjera si Uganden, Somaline, Marokun etj. Në Afrikë, thotë Obama, "misioni humanitar" është për të ndihmuar qeverinë e Ugandes,pas shkaterrimeve qe ka shkaktuar ushtria e rezistencës (LRA), e cila eshte shoqeruar " me dhjetëra te vrarë,ka përdhunuar dhe ka rrëmbyer mijëra burra, gra dhe fëmijë në Afrikën Qendrore ".
Po ashtu rastësisht, Afrika ndodh të jetë histori suksesi gjithashtu edhe per kinezet, pra duke pase marrëdhenie me Afrikën, Kina do qe të jetë celesi. Libia ishte një nga furnizuesit me të mëdhenj të naftës në Kinë,por qe tani raportet kane ndryshuar.
Gadafi ishte duke u përpjekur për të rritur fitimin e dollareve dhe te arit me Kinen,faktor që nxiti SHBA për sulmin e saj nëpërmjet një lëvizje popullore të manipuluar bukur dhe te mire orkestruar.
Pasi që është mashtruan në Libi, ku SHBA u siguruan se Rusia dhe Kina nuk do të sulmojnë,ka mjaft kundërshtime me atë që u premtua. Duke ndjerë se SHBA planifikon të sulmojë Sirinë, Rusia dhe Kina nxituan shpejtë për të vënë veton rezolutës amerikane në Këshillin e Sigurimit,që tërboi Ambasadorin i SHBA Susan Rice i cili u largua me buje nga seanca.
Dick Cheney theksoi në vitin 1990 ne "strategjinë e mbrojtjes",se plani amerikan eshte thjesht ''te kapë momentin" dhe dëshiron të sundojë botën në mënyrë që të eci përpara,pas doktrinës Nixoniane.
Transmetuar nga UE Times, "loja e Re e Madhe" eshte duke u planifikuar nga amerikanët,që tek popujt të rritet frika se të dy,si Rusia dhe Kina gjoja përfshihen:
1.) Implosion te qëllimshëm ndaj SHBA-se dhe ekonomive te BE, me qëllim për të shkatërruar sistemin financiar botëror që ka qenë në plane te pare që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore
2.) Nisjen e një lufte masive konvencionale ndaj SHBA dhe BE-së mbi rajone të Amerikës së Veriut,mbi kontinentet afrikane dhe aziatike për të përfshirë Lindjen e Mesme
3.) Gjatë kësaj lufte do te perdoren të gjithë armatimet-edhe lëshimi i qëllimshëm i agjentëve të bio-luftës, qëllim për të vrare miliona e miliarda civilësh të pafajshëm.
4.) Në kulmin e kësaj lufte SHBA-të dhe aleatët e saj do të padisin per ruajtje te paqes dhe do brejne thirrje për një rend të ri botëror për t'u krijuar një mënyrë për të parandaluar shkatërrimin e përgjithshme të planetit tonë.
Duke konfirmuar frikën, një burim i paidentifikuar në brendesi të Departamentit amerikan të Mbrojtjes (DOD) paralajmëroi se regjimi Obama ishte përgatitur për një lufte masive "tank-on-tank",dhe se forcat ushtarake amerikane janë "duke pritur diçka konvencionale, dhe të madhe, që vjenë nga poshtë relativisht shpejt. "
Për sa afër mund të jetë kjo lufte,..? FSB-të ne shtetet e tyre raportojnë se kjo do të jetë "shumë më shpejt se sa mendohet",mbasi amerikanët kanë para-pozicionuar në Irak rreth 2000 tanke M1 Abrams,per betejat kryesore të tyre, kanë para-pozicionuar një tjetër kontigjent prej 2,000 tankesh në Afganistan dhe në mes të Lindjes së Mesme dhe Azise,në këto teatro lufte,kane dislokuar dhjetëra e mijëra automjete të tjera te blinduara. Keto dislokime duhet të jenë një shkak i forte të shqetësimit për Pakistanin.
Duke qenë në luftë, Shtetet e Bashkuara mund të arrijne nje"mobilizim të plotë" mbi 1.5 milion forca rezervë amerikane e cila mund të ndodhë në "në cdo moment të njoftimit", për të cilin SHBA nuk ka nevojë për miratimin nga Kongresit për të zgjeruar zonat e tyre e veprimit.Gjithashtu eshte duke u shqyrtuar,se kur Amerika është gati plotësisht për të avancuar në Azi dhe Lindjen e Mesme.
Tani Hillary Clinton ka vizituar Pakistanin dhe ne vizitën e saj u shoqërua nga shefi i ri CIA-s, David Petraeus, Kryetari i Shtabit të përbashkët të SHBA, gjenerali Martin Dempsey dhe Marc Grossman, a mund të thuhet se ishte një rastësi apo një strategji të planifikuar?
Hillary,para se te nisej per Pakistan, më 19 tetor, ka leshuar një paralajmërim të ashpër për Pakistanin, duke thënë: "Ne do të bëjmë atë qe duam me ose pa ju." Kjo e ka vendosur me siguri Pakistanin në një situatë shumë te veshtire.
Pakistani ka opsione të tjera,mbasi mendon për t'u bashkuar me forcën e tretë,që është në formim, e udhëhequr nga Rusia dhe Kina, për të kundërshtuar lëvizjet e SHBA në rajon. Nëse Pakistani, Irani, Siria dhe shtetet e tjera muslimane, duke përfshirë Arabinë Saudite i bashkohen kësaj aleance,me siguri do të largojnë SHBA dhe aleatët e saj nga rajoni, nëse jo, atëherë çdo vend mysliman do të bjere njëri pas tjetrit pa përjashtim, dhe pasuritë e tyre do të jenë te ngrira.
E rëndësishme eshte të theksohet në lidhje me planin amerikan për dominimin global përmes luftërave masive,duhet thene se kjo nuk është me të vërtetë një sekret, dhe si fakt (interesant) zbulohet në përvjetorin e dhjetë të sulmeve të 11 shtatorit mbi Shtetet e Bashkuara,kur ish sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare të SHBA Donald Rumsfeld,lëshoi një memo arkiv,shkruar qe nga shtatori 2001, ku ai paralajmëronte se;- "Nëse lufta nuk do të ndryshojë ndjeshëm hartën politike të botës,atehere Shtetet e Bashkuara nuk do të arrijë qëllimin e saj."
Dh se deri në çfarë niveli eshte "qëllimi" i Shteteve të Bashkuara në luftën e tyre kundër botës,ky fakt tashme ka hyrë në vitin e 10, FSB-ja ruse thotë se, amerikanet kane për të parandaluar "me çdo kusht" shpërbërjen e dollarit amerikan si monedhë rezervë kryesore e këtij sistemi ekonomik global,para "Rendit të Ri Botëror",qe mund të jetë krijuar, parashikuar nga Perëndimi.
Kërcënimi i parë për "master planin" amerikanë për hegjemoni globale erdhi në nëntor 2000, kur ish-udhëheqësi irakian Sadam Husein nuk ka pranuar dollarin amerikanë për naftën dhe në vend të këtij, deklaroi,se vendi i tij do të pranojë vetëm euro.
Pas ketij vendimi te Sadamit,në më pak se 10 muaj u mor një sulm nga Shtetet e Bashkuara duke e përdorur atë si një justifikim për të rrëzuar Huseinin dhe rivendosjen e dollarit amerikan si valutë kryesore rezervë e botës.
Interesante është të përmendet edhe dështimi i planit të ish udhëheqësit Gadafi të Libisë,për të futur dinarin prej ari, një monedhë të vetme të Afrikës,që do të shërbente si një alternativë ndaj dollarit amerikan dhe do të lejonte vendet afrikane për të ndarë pasurinë, por që si Sadami Hussein i Irakut, "plani" solli një pushtim të shpejtë dhe brutal nga amerikanët dhe aleatët e tyre perëndimorë për ta mbajtur atë qe të mos ndodhë,njekohesisht solli eleminimin fizik te Gadafit.
I vetmi komb që ka braktisur me sukses dollarin amerikan është Irani, i cili që nga shkurti 2009,ka braktisur të gjitha monedhat amerikane dhe ka vendosur në vend të vlerës së tyre të naftës dhe gazit,Euron.
Irani, megjithatë dhe ndryshe nga të pasurit e naftës në Irak dhe Libi, nuk eshte sulmuar nga amerikanet, për shkak te tensionit dhe frikes, se iranianët kanë marre nga Ukraina 6-10 raketa bërthamore të armatosura X-55 ,me rreze 3.000 km [2000 milje]) në 2005. Edhe pse ish-presidenti Viktor Jushçenko i Ukraines mohon se raketat përmbajnë kapsula bërthamore, kjo deklaratë kundërshtohet nga FSB se keto raketa jane armatosur dhe "gati për zjarr."
Si një paraprite, për t'iu kundërvënë 'Blitceve' te planifikuara amerikane në Azinë Qendrore dhe Pakistan,nga Afganistani, shefi i Përgjithshëm i ushtrise indiane,VK Singh paralajmëroi me 21 tetor 2011, se mijëra forca ushtarake kineze kanë lëvizur tani në Pakistan, Kashmir dhe se rreth 11.000 prej tyre, besohet të kenë hyrë në atë rajon vitin e kaluar.
Para ndërmarrjeve amerikane në vendet e tjera muslimane, SHBA-te do të duan një Pakistan të nenshtruar ose te thyer.Në të dy skenarët kjo do të thotë vdekje e Pakistanit. Në një skenar të tillë, ndoshta Pakistani do te jete i detyruar për të shtuar armët konvencionale.
Në qoftë se një zhvillim i tillë ndodh,atehere instalimet amerikane ne Indi dhe Izraeli nuk do të jenë te sigurt.Shkalla e rrezikut nga SHBA, do të varet vetëm nga niveli i arrogances a po nga sundimi i mendjeve te shëndoshë të udhëheqjes amerikane.Le te presim....
Estilen
www.explorerunivers.com
http://www.pakalertpress.com/2011/10/22/prepare-for-armageddon/
exploreri- Legjendë
- Postime : 451
Gjinia :
Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha : 43
Re: Pregatitja per Armagedonin
njeher frik e kam at dat edhe nga menyra sesi e ke shpjegu ti e tashi ma kalle daten krejt
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi