Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Misteret e pavarësisë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Misteret e pavarësisë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteret e pavarësisë

Shko poshtë

Misteret e pavarësisë  Empty Misteret e pavarësisë

Mesazh nga Durrsaku Mon 28 Nov 2011 - 23:43

Misteret e pavarësisë  ATMOSFERA-TIRANE_tn_27 Në ditën e festimeve të pavarësisë, shumë rrallë flitet për misteret historike të kësaj ngjarje që themeli kombin shqiptar. Emisioni i “Pasdites” në Top Channel u përpoq të hidhte pak dritë mbi këto fakte, ndihmuar nga një dokumentar i gazetares Beti Njuma dhe historianit Artan Lame.

Siç dëshmoi Njuma në studio, “ndërtesa, me ballkonin e famshëm mbi të cilin u bë lajmërimi i pavarësisë nuk është më. Ndonëse në Vlorë është ndërtuar një ndërtesë përkujtimore, e vërteta nuk i rezistoi dot kohës. Mbledhja e 28 nëntorit zgjati nga mëngjesi, për disa orë të tëra dhe ka përfunduar rreth orës 17:00. Së bashku me Ismailin, në ballkon kanë qenë edhe firmëtarët e tjerë, 40 në total”.

Një tjetër fakt rreth të cilit nuk dimë Festa e Pavarësisë
Pavarësia i bën bashkë krerët e shtetit
“Shqip”: Tjetërsimi i pavarësisë
Harresa e baballarëve të kombit


pothuajse asgjë, është mënyra se si u krye rruga e delegatëve deri në Vlorë, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me planet e filmit “Nëntori i Dytë”. “Rruga nuk ka qenë e shpejtë dhe e lehtë si në film”, shprehet Njuma. “Folëm me një prej dy regjizorëve të filmit, me Kiço Blushi, i cili pranoi se për hir të kohs, detaje të rëndësishme janë ndryshuar. Përfaqësuesit fetarë, disa hoxhë dhe priftërinj, në film janë vënë si elemente dytësor, por s’ka ndodhur kështu, pasi ata kanë patur një rol aktiv dhe thelbësor. Nëntori dytë ka modifikuar rrugëtimin dhe mënyrën se si u bë ai. Në Shqipërinë e 99 viteve më parë s’ka patur rrugë. Myzeqeja ka qenë e përmbytur, shumica e të cilës ishte një kënetë dhe shumica e delegaëve s’kanë udhëtuar as me kuaj. Rruga e tyre është mundësuar nga karroca me qere, me karocat e familjeve të mëdha si Karaosmani. Pjesa më e madhe e firmëtarëve kanë qenë njerëz të moshuar, vetë Ismal Qemali ishte 68 vjeç dhe kishte vështirësi, ndonjëherë pamundësi fizike, për të përballuar 4-5 ditët nga Durrësi në Vlorë. Në rrugë detare, rruga mund të bëhej për vetëm 4-5 orë, por hapësira detare mbahej e pushtuar nga flota greke dhe kjo nuk ishte e mundur, kështu që ata u përballën me një udhëtim sfilitës, në kushte shumë të vështira atmosferike”.

Dokumentari i Njumës, fokusohet edhe në një dilemë tjetër të madhe të asaj dite. Kush është dora që shkroi aktin e pavarësisë. “Akti është nënshkruar 40 persona. Pas vitit 1945, pjesa më e madhe e firmëtarëve janë fshirë nga akti i pavarësis dhe fati që i përndoqi ishte i tmerrshëm. Shumica u arratisën ose u burgosën. Ndërsa njëri prej tyre, Lef Nosi, u pushkatua. Ismail Qemali, pa dyshim që nuk e shkroi. Ai ishte autoriteti që konceptonte deklaratën, por jo që shkruante. Takuam gjuhëtaren Ledi Shamku Shkreli dhe në bazë të teorisë së saj, vetëm Luigj Gurakugji mund ta ketë shkruar, për shkak të gjuhës shumë të kopsitur dhe të pastër që është përdorur e kaligrafisë tepër të rregullt. Ka patur teori se akti mund të jetë vepër e një tjetër firmëtari, e Mustafa Merlika Krujës. Megjithatë, At Zef Pllumi dhe një ekspert i kriminalistikës mbështesin përsëri versionin Gurakugji. Ne i dërguam ekspertit Estref Myftari kopiet e shkrimeve të Krujës dhe Gurakugjit. Pas ekzaminimit të kaligrafisë, edhe ai mbështet versionin se shkrimi është i Luigjit”, theksoi Njuma.

/www.top-channel.tv
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi