Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
E jashtzakonshme..!!! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
E jashtzakonshme..!!! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E jashtzakonshme..!!!

2 posters

Shko poshtë

E jashtzakonshme..!!! Empty E jashtzakonshme..!!!

Mesazh nga Next Wed 30 Nov 2011 - 4:39

E jashtzakonshme..!!! Irena-Palamani-1-300x189

Irena Palamani është shqiptare nga Burreli. Studion në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara. Po këtë vit ka përfunduar studimet në Universitetin Amerikan në Bullgari për Ekonomi dhe Matematikë. 22-vjeçarja është një studente e jashtëzakonshme. Dhe kjo nuk është thjesht një përshtypje, por e faktuar me të gjitha diplomat e marra prej saj. Në çdo shkollë që ka studiuar, ka qenë e para. Në Bullgari është cilësuar e pesta studente në historinë e universitetit me mesatare 4.00/4.00. Që do të thotë absolute. Emrin e saj e dëgjuam në një konferencë kur Irena përmendej si rast suksesi në këtë universitet. Kontaktuam me të për të na treguar rrugën e saj drejt së jashtëzakonshmes…



Irena, na tregoni diçka për veten?

Kam lindur në qytetin verilindor të Burrelit më 1989-n. Aty kam përfunduar shkollën 8-vjeçare “31 Korriku” në 2003-shin. Më pas konkurrova tek kolegji i vajzave “Mehmet Akif” dhe fitova vendin e parë në renditje e përkatësisht bursë të plotë.



Si vendose të shkosh në Bullgari?

Ndërsa vazhdoja studimet në vitin e katërt, mora pjesë në një konferencë të organizuar nga Universiteti Amerikan në Bullgari. Fakti që ishte Universitet Amerikan më tërhoqi shumë, dhe vendosa të jap të gjitha provimet që duheshin për të aplikuar. Në prill të vitit 2007 mësova që isha pranuar edhe që më ishte ofruar një bursë e plotë 4-vjeçare nga fondacioni “Soros”. Dëshira për të studiuar jashtë Shqipërisë ishte shumë e madhe e këtë ofertë s’kisha si ta refuzoja, kështu që vendosa të iki në Bullgari.



A ishte e vështirë të përshtateshe në një ambient të huaj?

Universiteti Amerikan në Bullgari i tejkaloi pritshmëritë e mia. Kampusi ishte shumë i bukur dhe mikpritës, gjithashtu edhe stafi i punonjësve dhe profesorëve. Për më tepër, universitetin e frekuentonin edhe shumë shqiptarë të tjerë, të cilët na këshillonin vazhdimisht e na ndihmonin në çdo hap e kjo e bëri tranzicionin shumë të thjeshtë. Universiteti ka nxënës nga mbi 40 vende, kështu që është pothuajse e pamundur të paragjykohesh për nacionalitetin. Atje ishim të gjithë miq edhe përpiqeshim të fitonim sa më shumë përvojë nga njëri-tjetri përmes shkëmbimit të kulturave tona.



Në cilën degë vendose të studioje?

Matematika ka qenë lënda ime e preferuar që e vogël e nga ana tjetër jam rritur me çështje të ekonomisë pasi babai im është me profesion ekonomist. Për këtë arsye, vitin e parë të universitetit mora dy kurse matematike edhe dy ekonomie. Eksperienca më pëlqeu aq shumë, sa vendosa të bëj “Double Major” (dy degë) në Ekonomi dhe Matematikë dhe kurrë nuk u pendova për këtë vendim.



Sa orë në ditë studioje?

Mendoj se çelësi i suksesit tim është të qenët sistematike. Shkoja në çdo orë leksioni edhe mundohesha të merrja maksimumin prej saj. Bëja shumë pyetje në klasë e sa herë nuk kuptoja diçka, iu drejtohesha profesorëve e ata ishin gjithmonë të gatshëm të më ndihmonin. Në këtë mënyrë nuk lejoja të më krijoheshin boshllëqe e çdo gjë ishte më e lehtë. Përparësia ime nuk kanë qenë kurrë notat absolute. Kam luftuar për diturinë. Çuditërisht, kur luftoke me pasion e përkushtim për dituri, notat e mira vijnë vetë e kështu ndodhi edhe me mua. Jam përpjekur të pasuroj jetën time në çdo mënyrë, e në këtë bëjnë pjesë edhe veprimtaritë jashtëshkollore. Kam qenë për dy vite rresht këshilluese studentësh (Student Advisor) ku ndihmoja studentët në fushën akademike. Gjithashtu, kam qenë përfaqësuese e studentëve në departamentin e Ekonomikut dhe në qeverinë e studentëve, ku përcillja problemet e mbroja interesat e studentëve. Gjatë vitit të katërt kam marrë shumë certifikata, si “Studente e jashtëzakonshme në Matematikë” (Outstanding student in Mathematics), “Studente e jashtëzakonshme në Ekonomi” (Outstanding student in Economics), “Temë diplome e shkëlqyer” (Outstanding Senior thesis), “Këshilluese studentësh e jashtëzakonshme” (Outstanding Student Advisor). Gjithashtu, kam marrë certifikatë falënderimi për punën time si përfaqësuese e studentëve.



Si e ndjen veten për faktin që je absolute në mësime?

Kur më njoftuan se isha unë nxënësja më e mirë e brezit tim, u emocionova tej mase. Isha shumë e lumtur sepse po përfaqësoja denjësisht jo vetëm veten e familjen time, por gjithashtu edhe Shqipërinë. Kam marrë urime pafund nga shumë prindër shqiptarë e të huaj që ishin prezent në ceremoninë e ndarjes së diplomave.

Arrita ta mbaroj universitetin me mesataren absolute 4.00/4.00 edhe jam nxënësja e pestë në historinë e universitetit që mbaroj me këtë mesatare. Të gjithë suksesin ua dedikoj prindërve të mi, të cilët më kanë qëndruar afër në çdo hap e më kanë ndihmuar të bëhem personi që jam sot.



Por nuk u ndale këtu…

Dashuria ime për Ekonomikun më shtyu të ndërmarr një rrugë të gjatë plot me sfida si Doktoratura. Aplikova dhe u pranova me bursë të plotë në disa universitete në Amerikë, por vendosa të zgjedh Universitetin e Virxhinias (University of Virginia) ku tani jam drejt fundit të semestrit të parë të doktoraturës. Shpresoj që ky edukim e kjo përvojë do më ndihmojë që në një të ardhme të jap më të mirën për vendin tim, Shqipërinë.



Cilat kanë qenë marrëdhëniet me studentët e tjerë të huaj?

Shumë e mirë. Gjatë katër viteve të mia atje kam ndarë dhomën e konviktit me vajza nga Gjermania, Taxhikistani, Rusia e Kazakistani. Pavarësisht se vinim nga vende të ndryshme, gjithmonë kemi arritur ta gjejmë gjuhën e përbashkët. Jeta sociale në AUBG është shumë e pasur me aktivitete të mbështetura nga shkolla apo të pavarura.



Si ishin ditët e tuaja të argëtimit, festat që organizonit?

Kam marrë pjesë në disa prej aktiviteteve të organizuara nga shkolla si “Taste Fest” apo “Festivali i Shijes” ku së bashku me shqiptarë të tjerë përfaqësuam Shqipërinë dhe shërbyem pjatat me tradicionale, në ekskursione nëpër qytete të ndryshme të Bullgarisë, fundjava olimpike ku studentët garojnë me njëri-tjetrin në disiplina të ndryshme sportive etj.

Aktivitetet e pavarura s’mungonin çdo fundjavë, si darkimet nëpër restorante, të shkuarit në kinema, frekuentimi i pabeve etj. Edhe pse më duhet ta pranoj që asnjëherë s’kam qenë e apasionuar pas jetës së natës. Kohën time të lirë e kaloja duke shëtitur nëpër qytetin e pastër e të gjelbër të Blagoevgradit, duke bërë pazar, duke parë filma nën shoqërinë e miqve etj. Mendoj se ia vlen të përmend që festa më popullore në Universitetin Amerikan në Bullgari është Drunken Eagle (Shqiponja e dehur), e cila mbahet në nderim të 28-29 Nëntorit. Është një festë tradicionale tashmë që thith mbi 80% të universitetit.



Si është jeta në Virxhinia?

Këtu në Virxhinia ndihem shumë mirë. Vështirësitë e para nuk mohohen pasi ishte një vend i panjohur për mua, por tashmë gjithçka i është kthyer normalitetit. Për sa i përket Doktoraturës, këtu profesorët janë shumë kërkues e kjo të ndihmon të sfidosh veten e limitet e tua duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë.



A keni ndërmend të ktheheni në Shqipëri?

Dëshira për t’u kthyer në një të ardhme në Shqipëri nuk mungon, pasi jam rritur me dashurinë për vendlindjen. Megjithatë e kam pak të vështirë të flas për plane konkrete duke qenë se doktoratura zgjat të paktën pesë vite. Shumë herë e kam menduar veten duke punuar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave apo në Bankën e Shqipërisë në një të ardhme. Shpresoj që kontributi im të jetë i vlefshëm duke qenë se sjell një perspektive më bashkëkohore që mendoj se i mungon ekonomisë së sotme shqiptare. Gjithashtu një synim i imi është të vihem në kontakt me fondacione e të siguroj sa më shumë ndihma për shqiptarët në nevojë.
Next
Next
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2536
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/01/2009
Mosha Mosha : 36

Mbrapsht në krye Shko poshtë

E jashtzakonshme..!!! Empty Re: E jashtzakonshme..!!!

Mesazh nga Anakonda Sat 24 Mar 2012 - 18:44

Bravo patriote se na krenove. :gezuar: :ad24df1d: :v24ctrskni3iec Shum bukur,e shihni qe Burrelsat jan te vecante.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi