Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrathet ne grure People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rrathet ne grure People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrathet ne grure

2 posters

Shko poshtë

Rrathet ne grure Empty Rrathet ne grure

Mesazh nga Aristogata Sat 19 Sep 2009 - 5:57

Rrathët në Grurë

Fenomen gjeresisht i pranishem sot ne realitetin tone por teresisht i pakuptueshem dhe i pashpjegueshem. Eshte fjala per rrathet ne Grure ose Crop Circle qe filluan te behen te njohur per masen e gjere te njerezve ne kohet moderne.

Ka qene pikerisht viti 1972 kur dy deshmitare Arthur Shuttlewood dhe Bryce Bond, te ulur ne nje ne njeren nga anet e kodres Star Hill ne Warminster, Angli me shpresen per te pare nje objekt fluturues te paidentifikuar, prania e te cileve e kishte kthyer kete pjese te Anglise ne nje Meke te UfO-ve per me shume se nje dekade.

Por ajo qe ata u bene deshmitare nen driten e henes, 100 kembe me larg nga aty ku po rrinin pane formen e dickaje qe filloi te ravijezohej ne fushe dhe nje hapesire e madhe ne forme rrethore me bimesi u rrafshua brenda 20 sekondave. Nga ketu u be popullor termi Crop Circle dhe si fenomen u shpernda ne te gjithe boten. Ndonese kjo nuk ishte hera e pare qe ishte vezhguar nje fenomen i tille, ky rast shenon si te thuash fillimin e popullaritetit te fenomenit ne shkalle boterore.

Natyrisht qe llogjika te shtyn qe ky fenomen eshte shume i vjeter por mundesia per ta konstatuar eshte e veshtire per shkak te dimensioneve te rratheve dhe grafikave qe perbehet. Nga kronikat e vjetra na vjen nje rast i rregjistruar ne vitin 1647 ne Angli ku fenomeni u vezhgua vetem rastesisht nga nje lartesi e nje kodre.

Menyra e shfaqes se tyre dhe e larmishmerise eshte e pafundme. Po ashtu dhe shperndarja gjeografike eshte e madhe. Nga e gjithe bota na vijne raporte dhe foto te ketyre rratheve (shpesh forma nuk eshte fare ajo e nje rrethi) por ne vend te pare eshte Anglia dhe sidomos nje zone e caktuar e saj qe quhet Wiltshire i cili eshte shume i njohur sot ne bote per shkak te ketij fenomeni.

Wiltshire eshte nje nga vendet antike te Druideve dhe po ashtu eshte shume popullor pasi ne gjirin e tij ka dhe te famshmin Stonehenge (ndertimi i cuditshem me kollona te gurta qe i kalon disa qindra tonelata ne peshe). Wiltshire qe ndodhet ne jug te Anlgise mbulon nje zone prej 4300 km dhe perfshin Kennet, West Wilts, North Wilts, Salisbury dhe South Wilts dhe the Borough of Swindon.

Por le te kthehemi tek Crop Circle perseri. Sic thashe me larte gjeografia e pranise se tyre eshte e larmishme ne te gjitha kontinentet (ka mungesa raportesh nga Kina dhe Afrika e Jugut) dhe po ashtu dhe forma.

Ato behen kryesisht ne fusha me grure, miser, tershere, soje, bar te larte etj. ne pergjithesi ato paraqesin koncepte gjeometrike te realizuara ne perfeksion dhe qe presini te deshifrohen nga shkenctaret e planetit qe me kot hartojne teori mbas teorie duke u perpjekur fillimisht te gjejne burimin qe i krijon. Teorite jane te shumta

1- energjia planetare

2- energji plazmore, rrathe

3- jashtetokesore

4- energji nga brenda tokes bazuar ne teorine Gaia mbi Linjat Ley te Tokes

5- shpirtera te natyres

6- vorbulla dhe ferkim qe gjenerohet nga energjia plazmore

7- te bera nga vete humanet (gje qe eshte vertetuar per disa prej tyre)

8- krijuar nga nje satelit qe orbiton Token.

Krijimi i ketyre rratheve ne grure eshte shpesh i shoqeruar nga vezhgime te dritave te pazakonta ose mjete fluturuese qe ndricojne vendin ku nje dite me pas gjehet Rrethi. Shumica e rratheve krijohet gjate nates nga ora 11 deri ne oren 4 te mengjesit por ka patur edhe formacione qe jane shfaqur gjate oreve te dites.

Shume shpesh formacione te tilla shfaqen aty ku linjat e fuqishme ley nderthuren me linjat e energjise magnetike te Tokes. Dhe kjo ndodh shpesh ne vende ku ka ndertime megalitike si ai ne Stonhenge.
Figurat qe shfaqen jane shpesh te krahasuara me Krijimin, Trupa Qiellore, Cakra ose Gjeometria e Shenjte.

Shpesh jane bere perpjekje nga njerez te ndryshem qe te fallsifikojne krijimin e nje Rrethi ne Grure dhe disa prej tyre jane mjaft te arrira. Por sidoqofte ka gjithmone elemente qe nuk perputhen, disajni eshte modest dhe i vogel por tipari me kryesor eshte qe kur rrathet jane te bere nga njeriu ato paraqesin nje prerje vertikale te kallinjve te cilet mbas pak kohesh vazhdojnet e rriten normalisht ne menyre vertikale.

Kur fenomeni nuk eshte i krijuar nga njeriu (99 % e rasteve) kallinjte cuditerisht nuk jane aspak te prere por te perkulur horizontalisht dhe vazhdojne te rriten ne ate menyre. Po ashtu ne zonen ku paraqitet fenomeni ka nje prani radioaktiviteti te ulet dhe kjo zone eshte e pandjeshme nga ndryshimet atmosferike qe do te thote ne rast debore apo ngricash, zona mbetet e paster dhe nuk ndikohet aspak.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rrathet ne grure Empty Re: Rrathet ne grure

Mesazh nga Anakonda Sat 28 Apr 2012 - 18:47

me te vertet te mistershme qe smundet me i shpjegu dot askushi
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi