Kur’ani, si e kuptojmë Atë dhe vlera e leximit të Tij
+5
Erika
matilde
sycka
feneri
WebMaster
9 posters
Faqja 1 e 1
Kur’ani, si e kuptojmë Atë dhe vlera e leximit të Tij
Kur’ani, si e kuptojmë Atë dhe vlera e leximit të Tij
E premte, 18 Shtator 2009 16:46
"Kur'ani Famëlartë transformoi krejtësisht jetën shoqërore, ndriçoi horizontet dhe i mbushi ato me lumturi e vërtetësi; ai shkaktoi një revlucion të madhë në shpirtrat dhe zemrat e njerëzve në mendjet e tyre, në personalitetin e tyre, në jetën sociale e politike, këtë revolucion arriti të shkaktonte dhe përjetësonte në një mënyrë të tillë saqë për katërmbëdhjetë shekuj, në çdo moment, gjashtë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë versetet (ajetet) e tij të lexohen me respekt dhe nderim, nga gjuhët e më shumë se njëqind milionë njerëzve. Duke i edukuar ata e njëkohësisht duke ua pastruar shpirtërat dhe zemrat e tyre. Sa u përket shpirtërave, për ta Kur'ani gjithmonë ka qenë mjet i zhvillimit dhe përparimit të tyre; për mendjet ka qenë një orientim e dritë; për jetën vetë jeta dhe lumutria. Një libër i tillë është i pakrahasueshëm dhe i pashoq, është një çudi, një mahnitje e një mrekulli." Said Nursi.
Kur'ani Famëlartë është libri i shenjtë i fundit i muslimanëve, i zbritur nga ana e Allahut xh.sh. pejgamberit më të madh dhe të fundit Muhammedit a.s.
Kur'ani Famëlartë posedon shumë veçori të cilat e dallojnë dhe e ngrisin mbi librat tjerë hyjnorë.
Disa nga pikënisjet e këtyre veçorive janë këto:
a) Kur'ani Famëlartë ka ardhur deri tek ne ashtu sikur që iu ka zbrit Pejgamberit a.s. në frymën origjinale duke mos pësuar asnjë ndryshim. Origjinaliteti dhe përsosmëria e tij do të vazhdojnë të ruhen deri në Ditën e Kijametit.
Asnjëri nga librat e shenjtë të mëparshëm nuk e ka ruajtur formën origjinale të zbritur nga Allahu xh.sh., disa nga këto libra janë humbur në tërësi, ndërsa disa të tjerë janë deformuar me ndërrime të shumta.
Se Kur'ani Famëlartë do të ruhet i paprekur përsosmërisht deri në Ditën e Kijametit, Allahu i Madhëruar na ka siguruar me këtë ajet:
"Ne ta zbritëm ty Kur'anin (o Muhammed) dhe Ne do ta ruajmë atë."[1]
Prandaj është e vërtetë se Allahu deri më sot e ruajti Kur'anin nga ndryshimet dhe gjithashtu do ta ruaj deri në Ditën e Kijametit.
b) Kur'ani i Shenjtë nuk u zbrit përnjëherë por në përshtatmëri të kohës dhe ngjarjeve që e kërkonin zbritën ajetet në mënyrë graduale një pas një, madje herë pas here edhe një sure e tërë. Zbrita graduale e Kur'anit ka mundësuar lehtësim në mësimin përmendësh të Kur'anit dhe të kuptuarit të tij.
c) Kur'ani- Kerimi është libri i fundit hyjnorë. Pas këtij libri nuk do të vijë më libër tjetër hyjnorë. Dispozitat e Kur'anit do të vazhdojnë dhe nuk do të ndryshohen deri në Ditën e Kijametit, ndërsa librat e mëparshëm ishin të dërguara për një periudhë të përcaktuar kohore dhe dispozitat e tyre vlenin vetëm për atë kohë dhe jo deri në Ditën e Kijametit.
d) Kur'ani- Kerimi është libri i dërguar për mbarë njerëzimin. Ai është i mbushur me të vërteta dhe urtësi që do t'i plotësojnë nevojat e secilit shekull.
Që ta kuptojmë drejt dhe mirë domethënien e fjalës kur'anore nevojitet që së pari të lexojmë librat e kelamit[2], fikhut[3] dhe ahlakut[4]. Dihet shumë mirë se këto libra janë të përpiluara nga Kur'ani dhe Hadithi ose më thjeshtë materiali i këtyre lëndëve është nxjerrë nga dy burimet kryesore bazë Kur'ani dhe Hadithi. Përkthimi i Kur'anit nuk mund të na japë njohuri të plotë të ajeteve Kur'anore por ndonjëherë ruana Zot bëhet edhe shkaktarë që lexuesi të hidhet në mendime meqë nuk i di lëndët e lartpërmendura, nuk e di shkakun e zbritjeve dhe qëllimin e të shprehurit të tillë, kjo ndikon që ai të futet nëpër labirinthe sa që të dalë nga feja.
Prandaj mund të themi me plot besim se Kur'ani Famëlartë nuk mund të përkthehet në asnjë gjuhë të botës dhe çdo përkthim nuk është origjinali i tij pos komentim kur'anor (tefsirë). Këtë mund ta dimë edhe nga përvoja se edhe një vjershë të vetme bile nuk mund të arrijmë të përkthejmë rrënjësisht. Ndërsa sa i përket Kur'anit vetëm na mbetet që të themi se e kemi spjeguar deri dikund, sepse kuptimi i plotë i Kur'anit nuk mund të nxjerret nga përkthimet. Të kuptojmë kuptimin e plotë të një ajeti dmth se arritëm të kuptojmë se çfarë deshi të thoshte Allahu i Madhëruar në këtë ajet. Nëse ndokush e lexon një përkthim të një ajeti, ai nuk ka arritur të kuptojë dhe mësojë dëshirën e Allahut. Ai në këtë rast e ka kuptuar atë që është e përkthyer. Feja nuk mund të mësohet vetëm nga përkthimi i Kur'anit. Nëse ia japim ndokujt përkthimin më të mirë të Kur'anit që ta mësojë fenë e tij është më keq se t'ia ofrojmë dikujt një dërrasë në mes të oqeanit, ngase me këtë dërrasë njeriu mund të dalë gjer në bregdet, nëse nuk ia del të dalë vdes dhe nëse është me iman do të shkojë në Xhennet. Kurse ai që mundohet ta mësojë fenë nga përkthimi i Kur'anit mund ta humb imanin. Ose më thjesht i sheh notuesit duke notuar në det dhe thotë se të notosh qenka lehtë, gjithkush mund të notojë, kjo pra i ngjanë sikur ta hedhim në oqean një të ri që nuk di të notojë, ai duke i parë të tjerët se qenka lehtë hedhet drejt në ujë, i tillë është edhe të mbështeturit vetëm në kuptimin e përkthimit të Kur'anit, sepse duke menduar se ia del notitit ngulfatet në tërësi, kjo është çështje serioze që të kërcënohet me jobesim sepse t'ju japësh kahje të kundërt kuptimit të ajetve bie në kufër, ndërsa kufri të shpie në Xhehennem.
Madje të mësuarit e fesë nuk mundet as nga të lexuarit direkt të tefsirit dhe hadithit, sepse të kuptosh Kur'anin dhe Hadithin gabim ose të kesh dyshim në to të humbet imani. Hazreti Ebu Bekri meqë e dinte mirë këtë urtësi thoshte: "Po të komentoj Kur'anin sipas mendimit tim, atëherë mua cili vend (në tokë) më bart dhe cili qiell më strehon (më qëndron sipër).[5]
Të kuptosh librat burimorë të tefsirit nevojitet të arrish të kuptosh njëzet shkenca kryesore, ose më thjesht të mësosh një periudhë. Të lexosh hadith dhe tefsirë duke mos ia ditur rrënjët e shkencave fetare i përngjet sikur ai që është i sëmurë nga lukthi dhe për t'u forcuar han bakllava dhe brumra. Porse ky i sëmurë së pari duhet të mbajë dijetë e më pastaj të konsumojë ushqime të rënda për t'u forcuar. Prandaj pa i mësuar lëndët kryesore nuk mësohet feja drejt. Në qoftë se një njeri merr sipër dhe menjëher futet në leximin e përkthimit të Kur'anit, tefisirit dhe hadithit, këto sdo mend se i kupton gabim andaj e humbet edhe fenë edhe imanin. Edhe tefsiret burimore të lexohen nga joprofesionalët janë të dëmshëm.
Të kuptosh Kur'anin nevojitet të dish spjegimet se si i ka bërë Resulullahu s.a.s. Ndërsa që të kuptosh sunnetin nevojtet të dish spjegimet e as'habëve dhe të dijetarëve.
Në ditët e sotme shohim se ka shumë përkthime, bile disa nga këto përmbajnë edhe mendime personale. Armiqtë e Islamit dhe novatoristët mezi presin të shfrytëzojnë rastin dhe të prishin kuptimin e Kur'anit, prandaj kjo lirisht mund të themi se është një helm sepse kur i lexojnë të rinjtë dhe ata që nuk kanë dituri të thellë në mendjet e tyre mund të ngjallen dyshime dhe kontradikta.
Komentimin e drejtë të Kur'anit dhe dhënien e kuptimit të plotë ia dha vetëm ai që i zbriti atij pra Muhammedi a.s. në kohën e tij, ndërsa tek ne u përcjoll me anë të haditheve. Këto hadithe i kanë kuptuar vetëm as'habët dhe imamët muxhtehid, ndërsa muslimanët janë mbështetur sipas mësimit të këtyre dijetarëve. Prandaj është e pamundur të mësohet feja nga përkthimi i Kur'anit dhe haditheve. Pra, secili musliman së pari duhet ta mësojë fenë e vet nga librat e (ilmihalit) të cilat janë të përpiluara nga dijetarët e Ehli sunnetit.
Disa nga të humburit thonë se: "Nuk ka vlerë leximi i Kur'anit pa ia ditur kuptimin e tij, lexoni përkthimin në gjuhën amtare". Imam Gazaliu thotë se transmeton Imam Ahmedi në hadithi kudsi se Allahu i Madhëruar thotë: "Ai që lexon Kur'an qoftë duke e kuptuar atë qoftë duke mos e kuptuar e arrin kënaqësinë time"[6]
Vlera e leximit të Kur'anit famëlartë në gjuhën arabe është e shumë e madhe. Tani do të paraqesim disa nga këto vlera.
1. Kush e lexon Kur'anin në gjuhën arabe, në këtë rast ai ka bërë ibadet, ky lexim e ofron njeriun pranë Allahut, edhe nëse e lexon duke mos e kuptuar atë ka fituar sevab. Ndërsa në qoftë se e lexon dhe e kupton në këtë rast ai ka fituar shpërblim mbi shpërblim. Allahu i Madhëruar thotë:
"Ata të cilët e lexojnë librin e Allahut, e falin namazin dhe japin nga begatitë që Ne i kemi furnizuar japin fshehurazi dhe haptazi, ata e shpresojnë një fitim që kurrë nuk u humbet. Që Ai (Allahu) do t'ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t'ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës.[7]". Në ajetin e parë shihet se ata që e lexojnë Librin e Allahut janë lavdëruar, madje ata që lexojnë Kur'anin arrijnë një shpërblim të ibadetit sikur kur e falin namazin, pra shkon deri në atë masë saqë leximi i Kur'anit arrinë në shkallën sa të krahasohet me një ibadet të rëndësishëm sikur që është falja e namazit duke u bazuar në atë se përmendet përpara.
Pejgamberi a.s. thotë: "Kush e lexon një shkronjë nga libri Allahut për atë ka një të mirë. Për një të mirë jepen dhjetë sevabe. Unë nuk po them se Elif Lam Mim është një shkronjë (harf), porse them se Elifi është një shkronjë, Lami një shkronjë dhe Mimi një shkronjë"[8]. Nga kjo shihet se ai që lexon Kur'an ka fituar sevabin e ibadetit dhe kjo është veçanti që specifikohet Kur'ani dhe është dhuratë vetëm për ata që lexojnë vazhdimisht ngaqë pasurojnë shpirtrat dhe pastrojnë zemrat e tyre.
2.Leximi i Kur'anit në gjuhën arabe bëhet që të ruhet Libri i Allahut nga përshkrimet dhe zëvendësimet ashtu siç ngjau me librat e mëparshëm hyjnorë. Edhe për ata që nuk e kuptojnë kuptimin e fjalëve të Allahut të Madhëruar iu është premtuar shpërblim i madh, kjo është një nga mënyrat më të preferuara për ruajtjen dhe ardhmërinë e origjinialitetit të Librit të Shenjtë.
Prandaj shumica e njerëzve kanë shprehur dëshirë të madhe për mësimin e leximit të Kur'anit, derisa një pjesë e tyre kanë mësuar përmendësh Kur'anin duke u titulluar Hafëz. Shumimi i lexuesve të Kur'anit (kiraet), specialstëve të leximit të tij dhe njohësve të thukët të rregullave të tija (kurra) dhe i njerëzve që e mësuan përmendësh (hafizave) ka ndikuar duke dhënë rezultat që Kur'ani të përhapet në çdo anë, pra libri i Allahut të jetë prezent dhe të sillet, të jetë prezent në gjuhët e njerëzve. Me një fjalë kjo ka mundësuar që askush të mos merr guxim në ndërrimin e fjalëve të tij ngase njohësit ekpertë të tij (arif) i kërcënuan ashpër se do të jepnin llogari ata që tentuan një mënyrë të tillë. Por dihet se gjatë historisë nuk u përjashtuan raste kur njerëz injorantë zgjatën gjuhët e tyre të dobëta në librin e Allahut, në këtë rast këta armiq të Islamit morën përgjigje duke ua mbyllur gojën e tyre nga ekspertët e Kur'anit dhe shkencave kur'anore, nga dijetarët islam (alim), nga lexuesit e mirëfillët të Kur'anit (kurra) dhe nga njerëzit që patën nderin dhe e mësuan përmendësh këtë libër madhështor (hafizat).
3. Të sajuarit e një gjuhe të vetme në mesin e muslimanëve, të forcuarit e njëshmërisë fetare, të lehtësaurit e marrëveshjes dhe ndihmës mes tyre për zbulimin e shkaqeve, shpie deri aty sa të arrihet deri tek forca e rradhëve të tyre, shtimi fuqisë dhe ngritja e fjalëve të tyre. Kjo është një politikë e lartë hyjnore dhe kjo politikë ka treguar sukses.
4. Lexuesit e përhershëm të Kur'anit, ata të cilët e lexojnë dalëngadalë duke mos u ngutur sigurisht se ky lexim iu hap rrugën në meditimin e të kuptuarit e tij dhe i zgjeron edhe më tej gjokset e tyre në mundësinë e praktikimit të tij gjatë jetës së përditshme. Ai i cili e lexon Kur'anin vetëm duke e lexuar, nesër mundohet dhe e lexon duke medituar kuptimin e tij dhe fillon të veprojë sipas urdhërave të drejtë të tij. Nga kjo mënyrë lexuesi transformohet prej një shkalle në një shkallë më të lartë.[9]
Tani a mund ta parashtrojmë këtë pyetje:"Ata të cilët nuk e dojnë origjinalin e Kur'anit ose e dëshirojnë në gjuhët e tyre, shembull shqiptarët në gjuhën shqipe, turqit në gjuhën arabe ndërsa boshnjakët në gjuhën boshnjake, a mund t'i mohojnë pikat që radhitëm më parë ose a mund t'u kundërvihen pikave të mëparshme? Kur e themi këtë kemi parasysh gjendjen e tyre se janë muslimanë: "A do të mund të thoshin se ne nuk e besojmë se leximi i Kur'anit në gjuhën arabe hyn në radhën e ibadeteve dhe nuk presim sevap nga kjo vepër?
Gjithashtu a mund të thonë se: " Ne nuk kemi problem se njëshmëria e gjuhës kur'anore do të mundësojë që Kur'ani ynë do të ruhet original deri në Ditën e Kijametit, është larg nga përshkrimet dhe ndryshimet, dhe vazhdimisht e ruan unitetin e muslimanëve?"
Ata që janë muslimanë nuk mund të tentonin në gjë të tillë. Duke u bazuar në këtë se nuk do të mund të thoshin një gjë të tillë, atëherë duhet të pajtohen dhe të jenë zotrues të Kur'anit në gjuhën origjinale arabe sepse të bërit ibadet i secilit popull në gjuhën amtare të tij, të lexuarit e Kur'anit në gjuhë amtare, të kënduari e kametit në gjuhë amtare nuk ka asnjë vlerë shkencore dhe fetare, prandaj duhet të ikin nga paragjykimet dhe iluzionet e tilla.
Nuk ka mundësi të refuzosh arshin (fronin) e Librit të Shenjtë. Ky fron (arsh) është origjinali në gjuhën arabe. Ndërsa ai që e uli dhe e shkroi Kur'anin në atë fron (arsh) është Allahu i Madhëruar? Sikur mbreti të lëshonte fronin e tij , çka mbetet nga forca dhe krenaria mbretërore? Ja pra këtë Kur'an Allahu e ka bërë që fjalët e tija të jenë kurora, ia ka veshur atij kurorën e mrekullisë, ndërsa origjinalin e tij në gjuhën arabe e ka bërë pasqyrë të kësaj mrekullie dhe krenarie.[10]
"Ai është një libër ngadhënjyes (i pashoq). Atij nuk mund t'i mvishet e pavërteta në asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit të lavdishmit".[11]
Është e padiskutueshme se secili nga popujt është përkrahës i gjuhës, traditës, kulturës dhe vlerave të tija. Edhe ne e duam popullin tonë, atdheun dhe shtetin tonë, vlerat tona kombëtare dhe gjuhën tonë të pastër shqipe. Por në të njejtën kohë ne e duam edhe pasurinë tonë më të shenjtë, Fenë tonë, Kur'anin tonë dhe gjuhën arabe në të cilën është zbritur Kur'ani.
Ata që ngurrojnë të shëndërrojnë ibadetin e secilit popull në gjuhën e tij amtare shihet se kanë armiqësi ndaj gjuhës arabe andaj edhe e paraqesin dhe dëshmojnë një gjë të tillë. Armiqësia e tyre ndaj gjuhës arabe i shtyen që të shprehin armiqësi edhe ndaj Kur'anit Famëlartë, por prapë themi se elhamdulillah edhe nëpër këto shtete ka musliman të sinqertë të cilët e mbrojnë drejtësinë dhe shenjtërinë fetare duke e larguar armiqësinë në këtë rast.
Kohë pas kohe hasim edhe shumë thënie dhe sjellje të shëmtuara, e prej nga manifestohet burimi i tyre nuk dihet, o nga nacionalizmi i teprët ose nga armiqësia fetare, psh. thëniet e shpeshta: "Përse Kur'ani zbriti në gjuhën arabe, përse erdhi Pejgamberi a.s. nga mesi i arabëve?" Kjo na përkujton ajetin kur'anor ku Beni Israilët i drejtohen Hz. Musaut duke i thënë: "O Musa na e bën edhe ne një Zot (statujë) si zotët që i kanë ata sikur që kanë ata (ai popull)." ndërsa Hz. Musa a.s. iu tha: "Vërtet ju jeni popull që nuk dini (injorantë- xhahil). Vëretë, ai popull (që po adhuron idhuj) është i shkatërruar në atë (adhurim) dhe ajo që vepruan është e asgjësuar (ska dobi)"[12]. Andaj shihet se sa e gabueshme ishte kjo sjellje dhe kjo vetëdije e ulët e tyre.
Shtrohet pyetja a kemi të drejtë ne një qenie e varfër dhe e dobët të akuzojmë Krijuesin dhe Zotëruesin e dy botëve Allahun?
Sikur Allahu të mos ishte i lirë të vepronte atë që dëshiron dhe të sundojë ashtu sikur që dëshiron Ai, nuk do të ishte Zot. Nëse Ai ka vepruar në këtë mënyrë patjetër duhet ta dijmë se këtu ka një urtësi, pra muslimanit i ka hije që të ulë kokën para kësaj dhe të pranojë urdhërin dhe dispozitën e Allahut.
Në Risalen e Imam Shafiiut hasim në këto shprehje: "Ata që nuk i përkasin popujve arab, është e nevojshme t'i përshtaten gjuhës arabe, sepse ajo është gjuha e të Dërguarit të mbarë njerëzimit, Muhammedit a.s. të Dërguarit të Allahut. Ata që e pranuan fenë e tij me plot dashuri duhet ta pranojnë edhe gjuhën e tij.
Secili musliman duhet të përvetësojë gjuhën arabe aq sa ka mundësi, deri në atë masë sa të ketë mundësi të dëshmojë dhe ta shprehë fjalën e dëshmisë (shehadetin) se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij, ta lexojë Librin e Allahut, Kur'anin, ta përmend Allahun (dhikër) me tekbire (lartësim) dhe tesbih (lartësim- pastrim).[13]
Nga kjo kuptojmë se secili besimtarë është i obliguar që lutjet e namazit, leximin e Kur'anit dhe dhikrin ta mësojë në gjuhën arabe ngase vetëm kështu arrihet grada e sevabit dhe shenjtëria e ibadetit.
Sepse po të vazhdonte secili popull të thoshte se: "Përse Allahu i Madhëruar nuk e dërgoi Pejgamberin nga mesi jonë, përse nuk e zbriti Kur'anin në gjuhën tonë amtare?, atëherë këto pyetje nuk do të kishin të ndalur njëra pas tjetrës.
Prandaj neve na bie të themi se Allahu çfardo që vepron, vepron drejtë. Ta përvetësojmë fenë dhe ta përvetësojmë deri diku gjuhën e Pejgamberit të tij të fundit, ta kuptojmë atë dhe të jetojmë sipas urdhërave dhe porosive të Tija. Pra e tëra që na takon neve është vetëm kaq.
Ata që u munduan ta përkthejnë Kur'anin në gjuhën tonë amtare, duke filluar edhe nga hoxhallarët e vjetër të cilët i mësuan nxënësit e tyre e deri tek ata që hodhën me penat e tyre në fletë kuptimin e fjalës së Allahut xh.sh. do t'u jemi gjithmonë mirënjohës duke e lutur Allahun që sa më lartë të shpërblejë veprën e tyre madhore. Ata u bënë shkaktarë që Kur'ani të jetë i kuptuar edhe në gjuhën shqipe dhe të futet në mesin e gjuhëve internacionale. Andaj ata që menduan të ç'arabizonin Kur'anin nuk ishte që të largohen nga gjuha arabe porse ishin të mendimit që të ç'rrënjosnin dhe gërryenin kulturën dhe gjurmën islame. [14]
Pika nga e cila arritën hulmtimet e shumta shkencore dëshmon: "Kur'ani nuk bëhet ndryshe pos në gjuhën arabe. Kur'ani i përkthyer në ndonjë gjuhë tjetër nuk zihet Kur'an pos tefsirë, komentim kur'anor. Prandaj origjinali i tij i pandryshuar deri në Ditën e Kijametit është në gjuhën arabe. Dijetari i famshëm Said Nursi thotë: "Asnjë gjuhë tjetër nuk mund ta ruaj pastërtinë, poezinë dhe rimën e Kur'anit pos gjuhës së pastër letrare arabe".[15]
Mësimi i leximit dhe mësimi përmendesh (hifzi) në traditën shqiptare
Sa përket mësimit të leximit të Kur'anit në traditën shqiptare, qysh me ardhjen e Osmanlinjëve dhe kontakteve të popullit shqiptarë me këtë popull janë marrë rregullat e tyre, bile në shumë vise në Maqedoni, Sërbinë Jugore dhe pjesërisht në Kosovë, rregullat kryekëput thuhen nga kjo gjuhë. Nga vitet e 1950-ta në trojet shqiptare përdorej libri abetare e cila ndër popull njihej me emrin supare, të cilën e kishte shkruar autori Ali Hajdar. Kjo metodë nuk ishte e lehtë në përvetësim, por lente gjurmë shumë të thella në mendjet e njerëzve sa që ata që e mësonin nuk do ta harronin më kurrë edhe pse shumica e tyre e mbyllnin pas një kohe. Në vitet 1900 ishte traditë që secili prind të dërgonte fëmijen e tij në xhami për të mësuar Kur'anin dhe rregullat bazë të akaidit, fikhut dhe ahlakut. Këto rregulla mësoheshin në një libërth të vogël i cili quhej Shiriti Salat. Ishte libër që rrallëkush nga gjeneratat e vitit 1900 të mos e dinte këtë libër. Ky mësim dhe intersim shfaqej sepse interesi i prindërve ishte i lartë. Madje shumica e tyre vazhdonin të mësonin Hifdhin. Mësimi përmendësh i Kur'anit zakonisht zgjaste 2 vjet. Ndërsa në fund demonstrohej nxënia përmendësh pranë kolegjiumit të përbërë nga shumë hoxhallarë eminent të cilët e dëgjonin me vëmendje mësimin përmendësh të Kur'anit. Shumë, shumë rrallë tolerohej ndonjë gabim, përndryshe kur vinte dita e provimit mësimi kishte arritur pikën kulminante. Mënyra e mësimit të hifzit ishte metoda turke, e cila gjithashtu me vitet të tëra kishte treguar sukses në këto troje. Kjo metodë aplikohej duke e mësuar çdo të njëzetën faqe (nga fillimi i xhuzit), pastaj prapë riktheheshin dhe e mësonin faqen që pasonte dhe e përsërisnin faqen e mësuar më parë, kështu që nuk arrihej të harronin atë që kishin mësuar por as të lodheshin shumë në përvetësimin e Kur'anit. Në të kaluarën gjindeshin pak familje në mesin e të cilave nuk gjendej ndonjë njeri që e dintë përmendësh Kur'anin. Me kalimin e kohës kjo traditë mjerisht u rrallua, këtu ndikuan edhe shkaqet duke filluar nga periudha komuniste e cila la vrragë të pashlyera në traditën islame. Lusim Allahun që kjo traditë e mësimit të leximit të Kur'anit dhe e mësimit përmendësht (hifzit) të jetë prezente parpë në mesin tonë, ku patjetër do të mbjellë frytet e saj të cilat inshaallah do t'i korrim në të ardhmen, apo do t'i korrin gjeneratat tona të ardhme ashtu sikur që u pasuruam ne nga frytet që na lanë trashëgim gjyshërit tanë[16].
Nuk na mbetet tjetër pos t'i lutemi Allahut të na zgjerojë njohuritë tona në mësimin e leximit të Kur'anit dhe motoja jonë të jetë: "O Zot ma bën Kur'anin behar të shpirtit dhe nur të zemrës sime, mi largo dhimbjet dhe ma mënjano dëshpërimin me anë të Tij."
Re: Kur’ani, si e kuptojmë Atë dhe vlera e leximit të Tij
Kuranin e vlersoj si me te shejtin, po nuk do shtoj asgje se nuk e kam lexuar.
Vizitor- Vizitor
Re: Kur’ani, si e kuptojmë Atë dhe vlera e leximit të Tij
Kur'ani = Porosia e Madhe
feneri- I/e Regjistruar
- Postime : 556
Anëtarësuar : 27/09/2009
Re: Kur’ani, si e kuptojmë Atë dhe vlera e leximit të Tij
Kur"ani eshte "Porosia e madhe" qe kur ai ose ajo qe e lexon e kupton me te vertete qe eshte e tille.
sycka- I/e Regjistruar
- Postime : 1316
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/09/2009
Mosha : 68
Re: Kur’ani, si e kuptojmë Atë dhe vlera e leximit të Tij
kurani eshte nje gje e madhe po thuajse jeta e njeriut
matilde- I/e Regjistruar
- Postime : 22
Anëtarësuar : 04/10/2009
Re: Kur’ani, si e kuptojmë Atë dhe vlera e leximit të Tij
kurani eshte ai qe na meson si te jetojm
Vizitor- Vizitor
Re: Kur’ani, si e kuptojmë Atë dhe vlera e leximit të Tij
kurani per mendimin tim vetem mbron njerzit te mos dalin nga rruga e zotit por ne ditet e sotme kuranin e kan bere njerzit si duan vete keshtu qe nuk do e zgjas se do me merrni inat hihihih
Erika- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : diku neper bote
Postime : 6656
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/09/2009
Mosha : 34
Hobi : studente
Re: Kur’ani, si e kuptojmë Atë dhe vlera e leximit të Tij
kurani besoj esht si bibla qe kemi e ne krishteret,flasin per te njejtat gjera e qellime,vec zoti ndryshon se i quajm me emer tjeter sipas fese
Vizitor- Vizitor
Re: Kur’ani, si e kuptojmë Atë dhe vlera e leximit të Tij
sycka shkruajti:Kur"ani eshte "Porosia e madhe" qe kur ai ose ajo qe e lexon e kupton me te vertete qe eshte e tille.
Pa i shtuar asgje, te falnderoj! Po!
Gjakushi- I/e Regjistruar
- Postime : 706
Anëtarësuar : 11/02/2009
Re: Kur’ani, si e kuptojmë Atë dhe vlera e leximit të Tij
Tema kalon tek kategoria "Feja Islame"
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Kur’ani, si e kuptojmë Atë dhe vlera e leximit të Tij
kurani o libri zotit ne duhet ta lexojm se kur e lexojm flasim me zotin dhe lexonje sa me shum se kurani ju udhezon ne vepra te mira e jo ne te keqija
Visi Kurtdedja- I/e Regjistruar
- Postime : 10
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2012
Mosha : 29
Re: Kur’ani, si e kuptojmë Atë dhe vlera e leximit të Tij
kurani esht libri i fese islame;se do beja gjithshka ne ket jet e kisha menduar,por se kisha menduar se do lexoja edhe vet kuranin....
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Më në fund do të kuptojmë!
» Gënjeshtari: Si ta kuptojmë kur e kemi përballë?
» Genjeshtra e embel e gruas.Si t'a kuptojme..?
» Të kuptojmë 10 sjelljet më shkatërruese të njeriut
» A mund ta kuptojme se kur po afron vdekja..?
» Gënjeshtari: Si ta kuptojmë kur e kemi përballë?
» Genjeshtra e embel e gruas.Si t'a kuptojme..?
» Të kuptojmë 10 sjelljet më shkatërruese të njeriut
» A mund ta kuptojme se kur po afron vdekja..?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi