Lypës e hajdutë xhepash në Britani, milionerë në Rumani
2 posters
Faqja 1 e 1
Lypës e hajdutë xhepash në Britani, milionerë në Rumani
“Në Britani, ata ankohen se janë të varfër dhe jetojnë me atë çka u dhurojnë turistët që e hanë hilen e tyre, por familja Rostat ka në Rumani vila shumëkatëshe të ndërtuara me lekët që vjedhin natën në xhepat e pasagjerëve të metrove”.
Faqja në internet e Daily Mail tregon se si një bandë hajdutësh xhepash në Britani ka siguruar të ardhura të mjaftueshme për të bërë një jetë luksi me vila madhëshore e makina të bukura në Rumani.
Sipas saj, në dy vitet e fundit, banda është denoncuar nga të paktën 185 viktima, por policia britanike mendon se ky numër i kalon 500 persona.
Një nga vilat e papërfunduara
Celularët dhe sendet me vlerë të vjedhura nga xhepat e pasagjerëve janë shitur në Rumani duke nxjerrë përfitime të mëdha, të cilat janë përdorur nga familja Rostat për të ndërtuar vilën me 16 dhoma gjumi.
Pak më tej, 4 vila të tjera me çati blu, të zbukuruara me stemën e Mercedes-it, simbol i mirëqenies, janë ndërtuar nga pjesëtarë të tjerë të familjes së madhe. Të gjitha të papërfunduara, jo për mungesë parash, por për t’u shpëtuar taksave të pronësisë.
Investigimin e Daily Mail për të zbuluar se ku shkojnë paratë e vjedhura në xhepat e pasagjerëve të trenave e metrove e ka ndihmuar krenaria e një të afërmi të pjesëtarëve të bandës.
“Po, jemi familje shumë e pasur. Punojmë në Angli, Spanjë dhe Francë. Kemi bërë shumë para”, thotë i afërmi i tyre, banor i qytetit Huedin në Transilvani.
Djaloshi rom tregon me krenari vilën 5-katëshe duke thënë: “Kemi shpenzuar shumë për këtë. Mbi 1 milion euro. Një vit më parë kemi blerë edhe një truall në Catalette, 300 mijë euro”.Ata i sheh tek enden nëpër rrugët e Huedinit me rroba të shtrenjta, orë të arta dhe llojet e fundit të Mercedesëve, Audit e BMW-ve me targa angleze. Policia mendon se familja Rostat është pjesë e një grupi të madh kriminal që vepron në mbarë Europën.
Sipas dëshmisë së një fqinji, ata nuk kanë punuar kurrë në Rumani. “Ata vetëm vjedhin, vjedhin, vjedhin. E nisën me tregtinë e uiskit dhe cigareve të vjedhura në 1990-n e më pas ikën në Britani. I kalojnë atje 11 muaj të vitit dhe kur kthehen u shtojnë kate vilave të tyre, lënë me mijëra euro nëpër kazino dhe hanë aq sa nuk munden më.
Kur paratë u mbarojnë kthehen prapë në Britani për të tjera. Celularët që sjellin shiten në rrugë dhe tregje, japin edhe para me interes, por kurrë nuk futen në telashe sepse kanë frikë policinë.
Këtu ata vdesin të duken, por në Britani fëmijët e tyre janë stërvitur të lypin dhe anglezët siç duket janë treguar të mirë me ta. Dy prej fëmijëve të tyre mbajnë emrin Mercedes dhe stemën e këtij të fundit e sheh në çatitë e shtëpive të tyre”, citon Daily Mail, Artur Potrën, fqinj i tyre. / Gazmira Ndoja

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Lypës e hajdutë xhepash në Britani, milionerë në Rumani
Sa e habitshme.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Nga “hajdutë xhepash” në banda
» Britani: Fitojne 101 milione sterlina ne llotari dhe bejne 20 miq milionere
» Një fëmija lypës mbledh 114.000 € në vit!
» Zbulohet një burg i CIA-s ne Rumani
» Legalizohen shtrigat në Rumani

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi