Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
AKADEMI PERKUJTIMORE PER AHMET KRASNIQIN People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
AKADEMI PERKUJTIMORE PER AHMET KRASNIQIN People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AKADEMI PERKUJTIMORE PER AHMET KRASNIQIN

2 posters

Shko poshtë

AKADEMI PERKUJTIMORE PER AHMET KRASNIQIN Empty AKADEMI PERKUJTIMORE PER AHMET KRASNIQIN

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 9 Oct 2009 - 5:14

Në Wuppertal të
Gjermanisë u mbajt akademi përkujtimore për Heroin e Kosovës
Ahmet Krasniqin

Organizuar nga Nëndega
e LDK-së në Nordrhein-Westfalen dhe Dega e LDK-së
në Gjermani në klubin “7 Shtatori” në Wuppertal, u
mbajt akademi përkujtimore në njëmbëdhjetëvjetorin e vrasjes enigmatike
të kolonel Ahmet Krasniqit, ish-ministër i parë i mbrojtjes në Qeverinë
e Kosovës, i shpallur Hero i Kosovës. Akademia u udhëheq nga Abedin
Gashi, anëtar i Kryesisë së nëndegës së LDK-së në NRW kurse
krahas bashkatdhetarëve, anëtarëve e simpatizantëve të LDK-së
morën pjesë edhe familjarë të kolonelit Krasniqi në krye me vëllain
e tij, Behxhet Krasniqin.
[/size]

Ahmet Krasniqi bëri
përpjekje të mëdha për bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak
të Republikës së Kosovës

Në emër të
organizatorëve të Akademisë foli Muharrem Xhafolli, anëtar i Kryesisë
së nëndegës së LDK-së në NRW. Ai ndër të tjera tha se për t’i
pasur të qarta shkaqet e vrasjes së Ahmet Krasniqit, duhet pasur të
qartë situatën politike që mbretëronte në gjithë hapësirën tonë
kombëtare. Krijimi i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së
Kosovës në vitin 1998, krijoi bazën e një organizimi institucional
të luftës çlirimtare të popullit tonë që ishte nënë robërinë
serbe. Ardhja në krye të Ministrisë së Mbrojtjes të një atdhetari,
që rrjedhtë nga një familje me tradita të larta të atdhedashurisë
dhe të trimërisë, të kolonel Ahmet Krasniqit, njërit ndër ushtarakët
shqiptarë me përgatitje të lartë profesionale, bëri që të alarmohen
armiqtë tanë shekullor nga droja se krijimi i Forcave të Armatosura
të Republikës së Kosovës, për të cilat punonte me përkushtim
Ahmet Krasniqi, do t’ua prishnin planet dhe skenarët që i kishin
thurë. Ahmet Krasniqi bëri përpjekje të mëdha për bashkimin e
faktorit politik dhe ushtarak të Republikës së Kosovës, që ishte
kushti i parë për të iu kundërvu me sukses makinerisë ushtarake
të Serbisë, në realizimin e aspiratave të saja antishqiptare.

Ahmet Krasniqi edhe pse
ishte i vetëdijshëm se kundër tij dhe SHP të FARK-ut po behën
komplote të rrezikshme, nuk e ndali veprimtarinë e tij për bashkimin
e subjekteve politike dhe ushtarake të Republikës së Kosovës. Ai
dha shembull konkret se shqiptarët duhet harruar mosmarrëveshjet,
xhelozitë dhe hasmëritë që i kishin në mes vedi për shkak se ishim
në luftë me Serbinë. Në vitin 1992 familja Krasniqi në Zhilovodë
ishin bër objekt kontrollimi dhe maltretimi nga policia serbe, ngase
siç thoshte policia serbe "nipat e Aziz Zhilivodës, kanë formuar
njësite guerile të cilat po veprojnë rrëzë Qyqavicës", dhe
pas shumë peripecive dhe përpjekjeve arritën që Ahmeti e më vonë
edhe Behxheti e të tjerë, të shpëtojnë kthetrave të policisë
serbe dhe të largohen për në Shqipëri.

Në emër të
Degës së LDK-së në Gjermani foli Myftar Halili –
Dragidella, anëtar i Kryesisë dhe zëdhënës i saj. Ai pasi përshëndeti
të pranishmit dhe pasi i falënderoi ata për pjesëmarrje në këtë
akademi sikurse në të gjitha manifestimet që i organizon Dega e LDK-së
në Gjermani foli edhe për kontributin e madh të Heroit të Popullit
kolonel Ahmet Krasniqit. Ai tha se vrasja enigmatike në kryeqytetin
shqiptar e ministrit të mbrojtjes dhe atë në kohë të luftës ishte
sulm ndaj përpjekjeve të luftëtarëve shqiptarë për çlirimin e
Kosovës. Kolonel Ahmet Krasniqi do të mbetet gjithmonë njëri prej
personaliteteve më të çmuara shqiptare si në përpjekje për çlirimin
e Kosovës ashtu edhe kudo ku ai jetoi e veproi. Apeli ynë, tha ai,
do të ishte: Të zbulohet vrasësi i kolonelit dhe eshtrat e tij të
kthehen në Kosovë, për të cilën ai e dha jetën.

Qazim Bajgoraliu, sekretar
i Degës së LDK-së në Gjermani, ndër të tjera tha se kolonel A.
Krasniqi ishte autor i shumë punimeve te shumta studimore dhe shkencore
në lëmin e artit ushtarak. Karriera ushtarake e tij në armatën jugosllave
ishte përplot barriera dhe pengesa, ishte degraduar disa herë, vetëm
e vetëm se ishte shqiptar me shkathtësi të veçanta prej ushtaraku,
e degraduan edhe me rastin e burgosjes së vëllait të tij Behxhetit
në vitin 1982, nga se edhe ky iu kishte bashkangjitur dhjetë vite
më vonë lëvizjes së cilës i takonte kolonel A. Krasniqi. Kolonel
A. Krasniqi, kishte punuar me përkushtim të madh për të koordinuar
aktivitetin e eprorëve shqiptarë me qeverinë e Republikës së Kosovës
që nga viti 1993 dhe sidomos në vitin 1998, që me profesionalizëm
të lartë për të ngritur bazat e një ushtrie e cila do t´i jepte
grushtin dhe goditjen e fortë forcave serbe.

Eshtrat e Heroit Ahmet
Krasniqit të kthehen në Kosovë

Kolonel A. Krasniqi,
si komandant i përgjithshëm i shtabit të FARK dhe ministër
i mbrojtjes punoi gjithashtu me përkushtim për institucionalizimin
e ushtrisë dhe unifikimin e faktorit ushtarak dhe atij politik. Ishin
rezultatet e punës së tij, që kolonel A. Krasniqi i sollën vdekjen
e parakohshme nga se çdo ditë UÇK, po forcohej dhe profesionalizohej
dhe për armiqtë e shqiptarëve po bëhej vonë, nëse UÇK ngrihej
në dy këmbët, kështu qe pushteti i qeverisë së Nanos, në bashkëpunim
me forcat tjera të errëta, mundësuan armiqtë e UÇK-së dhe popullit
shqiptar të kryejnë atentatin që i mori jetën ministrit, komandantit,
ushtarakut, shkencëtarit e atdhetarit, kolonel Ahmet Krasniqit dhe
kjo ishte goditje e madhe për UÇK dhe popullin shqiptar në përgjithësi.
Gjatë veprimtarisë së tij në Shqipëri ballafaqohej me vështirësi
dhe ka qenë shumë herë i ndaluar dhe i kontrolluar nga policia e
shtetit amë, si në Tiranë ashtu edhe ne Kukës e gjetiu dhe të gjitha
këto i përballonte me shpresë se një ditë do të tejkalohen, por
fatkeqësisht dora tradhtare ia mori jetën dhe dëshira e tij për
atë që punoi nuk u realizua, pra të formonte një UÇK që në të
vërtetë do të çlironte Kosovën. Një ditë eshtrat e kolonel A.
Krasniqit duhet të kthehen në tokën e Kosovës, për të cilën aq
shumë punoi dhe e deshi dhe së një ditë do të ndriçohen të gjitha
ato pengesa dhe vështirësi. – tha Qazim Bajgoraliu.

Në këtë akademi
folën edhe Refki Ahmeti, ish-ushtar i kolonelit Ahmet Krasniqi, Agush
Balaj, ish-deputet i Kuvendi të Kosovës që në Kaçanik aprovuan
Kushtetutën e Kosovës, krijuesi Faruk Tasholli, aktori Liman Zogaj
recitoi për Heroin Ahmet Krasniqi sikurse që me një recitim u paraqit
edhe e reja Bleona Muçolli.

Në emër të
familjes Krasniqi, organizatorët e kësaj akademie dhe të gjithë
pjesëmarrësit i falënderoi Dardan Krasniqi, nip i kolonelit Ahmet
Krasniqit. Ai me duke iu drejtuar pjesëmarrësve ndër të tjera
tha: Me pjesëmarjen tuaj në këtë tubim ju keni nderuar Ahmet Krasniqin,
keni nderuar përpjekjet e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij për
të bërë një ushtri të organizuar mirë dhe të depolizituar tërësisht,
ushtri e cila do të ishte e denjë për t´u ballafaquar me armikun
shekullor dhe jo vetëm për t´u ballafaquar por edhe për të triumfuar
ndaj tij. Axha im Ahmeti, siç e dini edhe ju krahas detyrës sie ministrit
ai ka bërë përpjekje që të bashkojë faktorin politik, sepse e
dinte se vetëm të bashkuar mund ta bënin realitet ëndrrën shekullore
për liri e pavarësi të trojeve shqiptare në përgjithësi, andaj
unitetin e konsideronte armën kryesore. Për këtë unitet ai kishte
sakrifikuar çdo gjë, pra edhe jetën. Ju duhet ta dini se ai ishte
ekzekutuar nga ata që ishin kundër bashkimit tonë, e ekzekutuatn
ata kriminelë që në kohërat më të vështira që kalonte populli
ynë mendonin vetëm për përfitime materiale.

Myftar Halili
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AKADEMI PERKUJTIMORE PER AHMET KRASNIQIN Empty Re: AKADEMI PERKUJTIMORE PER AHMET KRASNIQIN

Mesazh nga WebMaster Fri 9 Oct 2009 - 5:18

Rrjedhimisht, kam pritur aty me truprojet e mia, me mjeken e spitalit ushtarak Shehrije Sadriaj dhe zëvendësin tim Nazif Ramabaja. Kur jam informuar nga Shtabi Suprem se të gjithë eprorët dhe shumica dërmuese e ushtarëve kanë kaluar në Shqipëri kam vendosur të largohem edhe vetë bashkë me ata njerëz që përmenda.

Me ndihmën e Ramiz Muriçit dhe disa të tjerëve, kemi arritur të kalojmë kufirin dhe të hyjmë në Shqipëri ku jemi pritur nga Agim Mehmeti dhe Hilmi Nebihu. Ka pasur një çast vërtet shumë emocional nga takimi im me zotni Ahmet Krasniqin. Fillimisht u shpreh se ndjehej tepër i lumtur që po më shihte edhe një herë: “Të kam urdhëruar të futeshe në mes të zjarrit pa pasur mundësi të të ndihmoj !”, më tha. Këto fjalë ma kanë zbutur zemërimin. Në fakt isha përgatitur t’i “vërsulesha”, t’i thosha “po si komandant... e kështu e ashtu”. Premtimet nuk qenë realizuar, unë u kisha thënë qytetarëve të Kosovës se shumë shpejtë “ne do t’i shndërronim kuajt në kamiona dhe se ndihmat nuk do të ndaleshin”.

Menjëherë kemi filluar analizën e tërë veprimtarisë që kishim bërë deri në ato çaste. U informova për të gjitha problemet që kishin ndodhur që nga ngjarja e Komanit, ku Ahmet Krasniqi bashkë me një pjesë të Shtabit Suprem ndeshën në një grup banditësh që i kishin plaçkitur, më informuan për grabitjen që i ishte bërë zyrave të Ministrisë së Mbrojtjes, për presionet dhe çarmatimin e tij, bastisjet, tentimet për t’i arrestuar, bllokimin e furnizimeve me armatim etj. Aty ai ka thirrur Shefin e Sigurimit të Shtabit Suprem dhe i ka thënë: “Shikoni, mua mund të më ndodhë gjithçka, veç kini kujdes që Komandant Tahir Zemës të mos i ndodhë asgjë. “Kundër nesh kishte filluar një histeri shpifjesh nga më të egrat, nga më të paparashikueshmet. Veçanërisht propaganda negative ndaj meje kishte marrë përpjestime të çuditshme.

Çdo gabim i joni, sado i vogël dhe periferik, paraqitej si krim dhe tradhëti e madhe kombëtare. Momentalisht ato sulme qenë të drejtuara ndaj meje. Përpara se të tërhiqesha kam pasë lëshuar një komunikatë nga terreni ku kam shpejeguar arsyet e largimit tonë për t’i shpëtuar nga masakrimi 50-60 mijë njerëz. Në atë analizë kam kuptuar se pse nuk kishte ardhur armatimi, se ku e kishin bazën ngatërresat, incidentet dhe kurthet e ndyra që na kurdiseshin. Ishin po ai grup njerëzish që kishim takuar në Kosovë, që bashkë me Qeverinë Shqiptare kishin bllokuar, minuar gjithë përpjekjet tona për të formuar një ushtri profesioniste dhe të suksesshme në luftën kundër serbëve. Si ushtarak e kam pasur të vështirë t’i kuptoj këto gjëra, por po vëreja se në palën që na bënte karshillëk dominonte aspirata politike për eliminimin e institucioneve të Kosovës, në vend se të dominonte aspirata kombëtare për ta parë Kosovën të lir”nga thundrat serbe.

Shtabi Suprem dhe ministria e mbrojtjes kanë lexuar dekretin e dekorimit dhe të gradimit për mua dhe shumë eprorë dhe luftëtare të njësive tona, për kontributin që kishim dhënë gjatë asaj periudhe që kemi vepruar në Kosovë. Kam shprehur dëshirën që të hanim një darkë së bashku me të gjithë oficerët e Stabit Suprem dhe me zotni Krasniqin po ashtu edhe me oficerët që kishin qenë në luftë. Mbrëmjen që ishte caktuar kjo darkë, në orën tetë të mbrëmjes, shërbimi i sigurimit të Ministrisë së Mbrojtjes ka ndërhyrë dhe ka kërkuar që unë të mos merrja pjesë në atë darkë, dhe më është thënë se do të ishte më mirë të shkoja pranë Përfaqësisë së Republikës së Kosovës për të pushuar. Kemi rënë dakord dhe i kam thënë zotni Krasniqit se do të mund të shiheshim të nesërmen për të biseduar më gjatë. Kam shkuar në Përfaqësi, aty kam gjetur Iliaz Ramajlin, Muhamet Bicajn, Isa Mustafën.

Pasi kemi biseduar pë rreth një orë, kam rënë për të fjetur. Rreth orës 11 e 3 minuta më ka zgjzar nga gjumi një oficer që merrej me sigurimin e përfaqësisë, Xhevat Ibraj, dhe më ka dhënë lajmin për atentatin ndaj Ahmet Krasniqit. Kam kërkuar të shkoj menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk më kanë lejuar. Nuk mund ta besoja ! lajmi më ka tronditur aq shumë sa që nuk kam qenë në gjendje të kontrolloja valët e emocioneve dhe të dhimbjes që ndjeva. Kam menduar se Kosovës po i përgatitej një kurth i tmerrshëm, po i futej një thikë e helmuar pas shpine. I pari ministër i Mbrojtjes së Kosovës vritet në zemër të kryeqytetit të Shqipërisë !?

Kur njeriu ndodhet në fushën e betejës, nuk e di se me çfarë forcash u reziston dhembjeve të plagëve sa do të pamëshirëshme të jenë ato, veç në atë dhomë të Përfaqësisë së Kosovës në Tiranë, atë mesnatë të datës 21 shtator kam ndjerë që dhimbja po m’i bluante eshtart dhe nervat njëkohësisht. Thjesht qeshë shndërruar në një grumbull të madh e të paformë dhimbjeje. Mora vesh se trupin e të ndjerit e kishin dërguar në Spitalin Ushtarak por nuk kishte asnjë shpresë. Pak më vonë aty kanë ardhur Hilmi Nebihu, Agim Ramadani, Rrustem Berisha, Sali Çeku, Halil Bicaj, Agim Mehmeti. I kemi shprehur ngushëllimet njëri-tjetrit, kemi biseduar se si do të vepronim më tutje. Së pari ka qenë në pyetje se si do të bënim me varrimin, por edhe për probleme të tjera të vijimësisë së punëve. Nekishim humbur një njeri shumë të vyeshëm, kishim humbur Ministrin e Mbrojtjes, por lufta nuk kishte mbaruar, ajo duhej të vazhdonte deri në çlirimin e plotë të Kosovës. (Fq.107-110)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AKADEMI PERKUJTIMORE PER AHMET KRASNIQIN Empty Re: AKADEMI PERKUJTIMORE PER AHMET KRASNIQIN

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 9 Oct 2009 - 5:21

ti znj.klea je shume e madhe,ti na zbulon shume gjera qe ne nuk kemi njohuri per to fare,flm,shume per keto qe solle ketu AKADEMI PERKUJTIMORE PER AHMET KRASNIQIN 626121
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AKADEMI PERKUJTIMORE PER AHMET KRASNIQIN Empty Re: AKADEMI PERKUJTIMORE PER AHMET KRASNIQIN

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi