E shanin për komentet e saj në Facebook, nxënësja çon në gjyq mësuesit
2 posters
Faqja 1 e 1
E shanin për komentet e saj në Facebook, nxënësja çon në gjyq mësuesit
Tri herë ata e poshtëruan dhe e dënuan për deklaratat e postuara në faqen e saj në Facebook.
Por në fund dymbëdhjetë-vjeçarja amerikane me inicialet R.S. vendosi të padisë shkollën e saj, duke i kërkuar dëmshpërblim për shumëllojshmëri të abuzimit nga ana e mësimdhënësve.
Kjo ka bërë që shumë qytetarë amerikanë ta marrin në diskutim historinë e kësaj vajze të vogël nga Minesota, e cila i ka çuar mësuesit e saj para gjykatës, vetëm sepse ata e fyenin lidhur me komentet që ajo bënte në faqen e saj në Facebook.
Ndërkaq, lidhur me këtë ngjarje, publiku amerikan është i ndarë. Në njërën anë, janë ata që pohojnë se mësuesit nuk kanë të drejtë të hetojnë postën private dhe bisedat në internet të studentëve të tyre, edhe nëse ata janë të mitur. Nga ana tjetër, janë ata që thonë se mosha e re e fëmijëve, ka nevojë për një kontroll shumë të ngushtë nga ana e mësimdhënësve.
Sipas akuzave të bëra nga vajza, shkolla ka shkelur amendamentin e parë dhe të katërt në Kushtetutën amerikane, të cilat garantojnë përkatësisht lirinë e fjalës dhe të drejtën për të mos u kontrolluar në mënyrë të paarsyeshme.
e.t/NOA

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: E shanin për komentet e saj në Facebook, nxënësja çon në gjyq mësuesit
sa idiote..........
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Mihrije Braha: S’më plas për komentet, kënga po pëlqehet
» MESUESIT SHQIPTAR!!!
» Mesuesit me pak ore ngarkese mesimore
» Berisha uron mesuesit per 7 Marsin
» Nxënës problematikë, mësuesit kërkojnë ndihmën e psikologut

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi