Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ai me genjente dhe une i besoja verberisht People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ai me genjente dhe une i besoja verberisht People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ai me genjente dhe une i besoja verberisht

2 posters

Shko poshtë

Ai me genjente dhe une i besoja verberisht Empty Ai me genjente dhe une i besoja verberisht

Mesazh nga WebMaster Mon 19 Mar 2012 - 8:44

Jemi njohur në një mbrëmje me miq të përbashkët dhe ai më dukej tip i sigurt në vetvete. Mes nesh lindi menjëherë shkëndija dhe e kemi kaluar të gjithë natën bashkë, vetëm kur mbaroi mbrëmja mora vesh se ai ishte i lidhur me një nga vajzat që ishte me ne. Të nesërmen ai më bën ftesë në facebook dhe fillojmë të flasim bashkë. Një javë rresht flisnim çdo ditë dhe ai më thotë se fundjavën e ardhshme do të organizohej një tjetër mbrëmje me grupin. Të shtunën ai u zu me të dashurën e tij dhe mbrëmja u anulua, kështu unë vendosa që të dal me shoqërinë time. Ai më kërkoi që të vinte me mua, sepse donte që të flisnim bashkë. Unë isha shumë e pavendosur, por më në fund pranova dhe kështu filloi edhe historia jonë. Kemi qëndruar për një muaj të dashur, ai ndërkohë vazhdonte lidhjen me të dashurën e tij, unë isha tjetra dhe pas një muaji i dhamë fund kësaj historie. Ndarja zgjati vetëm pak, pasi ai gjithmonë dhe më shumë bëhej pjesë e jetës sime, e ditëve të mia, tregohej i kujdesshëm dhe i ëmbël me mua, dukej sikur kishte tërheqje të veçantë për mua, ashtu siç kisha edhe unë për atë. Pavarësisht të gjithave u lidhëm përsëri bashkë dhe këtë herë ai u nda përgjithmonë me të dashurën e tij. Ai më telefononte gjithmonë dhe më bënte mesazhe dhe nëse unë nuk i përgjigjesha menjëherë inatosej. Më dërgonte mesazhe ku më thoshte, pse nuk përgjigjesh, çfarë ke, mos do të ndahemi e gjëra të tilla. Unë gjithmonë duhet t’i përgjigjesha me urgjencë mesazheve të tij, ndërsa ai as që e vinte ujin në zjarr për mua, mund të kalonin orë të tëra pa mu përgjigjur dhe gjithmonë kishte justifikimin e punës. Ndihesha shumë keq për mënyrën se si më trajtonte, saqë ndonjëherë mendoj se më mbante për të plotësuar kohën që kishte bosh. Ai i anulonte mbrëmjet në momentin e fundit, mund të kalonte edhe një ditë pa folur bashkë dhe gjithmonë justifikohej me punën. Ai ndërronte mendje nga minuta në minutë dhe unë nuk arrija që të kuptoja asgjë. Gjithsesi këtë sjellje kishte edhe me miqtë e tij, jo vetëm me mua. Muajt kalonin dhe unë, pavarësisht karakterit dhe egoizmit të tij isha gjithmonë e disponueshme, ndërsa ai ishte shumë i zoti të më thoshte sesa më donte me fjalë dhe jo me vepra. Ndonjëherë nevrikosesha dhe vendosja që të mos e toleroja më, rebelohesha dhe në këto raste ai fillonte të më kërkonte falje, më thoshte se nuk mund të jetonte pa mua dhe më lutej që të mos e lija. Unë e falja gjithmonë. Gjatë këtyre muajve mes nesh ishte gjithmonë fantazma e ish të dashurës së tij, pasi ata punojnë të dy në të njëjtin vend pune dhe ndonjëherë bënin muhabet aty në zyrë, sepse të dashurit tim i vinte keq për mënyrën se si e kishte trajtuar. Një ditë zbuloj nga një shoqe e të dashurit tim se ata jo vetëm që rrinë bashkë në punë, por takohen edhe jashtë punës për kafe. Sipas shoqes që më tregoi është ai që e kërkon gjithmonë ish të dashurën e tij për të folur, por vetëm zihen. Nuk e durova dot mashtrimin e tij, kështu vendosa ta lë përfundimisht. Ai më betohej se kjo nuk ishte absolutisht e vërtetë dhe se shoqja që më tregoi se ata takoheshin ma tha vetëm që ne të ndaheshim. Ndërkohë, që një ditë më vonë ish e dashura e tij më bëri mesazh në facebook, ku më thoshte se ai nuk i kishte treguar asgjë për mua dhe se unë isha femër e përdalë, përderisa isha marrë me një djalë të lidhur. Ajo më kishte shkruar se nuk donte ta shihte më me sy të dashurin tim. Edhe pse kjo histori më lëndoi shumë unë përsëri vendosa që të besoja të dashurin tim. Për pak kohë lidhja jonë shkoi mirë, derisa vura re se atij i dilnin shpesh punë të papritura dhe ndërronte shumë shpesh turnin. Fillova të mos i besoja më dhe ai në vend që të bënte diçka që të krijoja përsëri besimin më trajtonte keq. E lashë përsëri dhe ai më përndiqte duke më thënë se ndihej keq pa mua dhe donte që të takoheshim. Unë isha e dashuruar dhe përsëri i besova, por nuk kaloi shumë kohë që ai të sillej njëlloj si më parë. Në këtë moment ai më kërkoi që të qëndronim pak larg njëri-tjetrit se ndoshta na bënte mirë. Një javë më vonë ai më tha se ishte lidhur me një vajzë tjetër, sepse donte të zbulonte nëse më donte me të vërtetë, apo jo. Unë nuk iu përgjigja më dhe me veten vendosa që t’i jepja fund njëherë e përgjithmonë lidhjes me të. Më telefononte vazhdimisht dhe më bënte mesazhe ku më shante dhe më tregonte se sa më donte, pastaj kërkonte të më takonte me justifikimin se duhet t’i jepja I-pod-in, që më kishte lënë në përdorim. Shkova t’ia jepja dhe aty më kërkoi përsëri të ktheheshim duke më thënë se më donte dhe nuk jetonte dot pa mua. Më puthi dhe u ndamë. Kur shkova në shtëpi i thashë se isha shumë konfuze dhe ai më tha se ndihej mirë me të dashurën e tij të re. Vendosa që mos ta çoja më gjatë këtë histori dhe i thashë se ndoshta një ditë mund të ishim miq. Tre ditë më vonë ai më bën mesazh me fjalë nga më të ulëtat, sepse sipas tij unë i kisha thënë diçka një shoqes sonë lidhur me atë dhe të dashurën e tij të re. Unë nuk di asgjë për këtë, por as ai dhe as e dashura e tij nuk duan që të më tregojnë të vërtetën. Unë ndihem shumë keq dhe vazhdoj ta mendoj. Nuk di çfarë duhet të bëj që të heq dorë përfundimisht nga ai njeri.

Burimi: Gazeta Game Over
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ai me genjente dhe une i besoja verberisht Empty Re: Ai me genjente dhe une i besoja verberisht

Mesazh nga Anakonda Tue 20 Mar 2012 - 18:58

Me vjen keq,por keshtu esht kur te zen dashuria.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi