Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur pamja e jashtme gënjen People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur pamja e jashtme gënjen People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur pamja e jashtme gënjen

3 posters

Shko poshtë

Kur pamja e jashtme gënjen Empty Kur pamja e jashtme gënjen

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 25 Mar 2012 - 7:56

Kur pamja e jashtme gënjen Susan-boyle-300x275Ajo është kthyer në frymëzim për miliona njerëz, por mbi të gjitha është shembulli më i mirë që vërteton thënien “Mos e gjyko kurrë një libër nga kopertina”. 51-vjeçarja Sysan Boyle është tashmë një këngëtare profesioniste, por performanca e saj e parë në 2008-n në Britain’s Got Talent klikohet çdo ditë në Youtube, e ndoshta në shumicën e rasteve shërben edhe si shtysë për ata që talentin nuk e kanë shfaqur ende. Videoja e saj është klikuar 85,523,922 herë në Youtube dhe është shembulli i përkryer për ndikimin që pamja e jashtme ka në komunikimin joverbal.

Susan, në atë kohë 47 vjeçe, u shfaq para jurisë dhe publikut me pamjen e shtëpiakeje, flokë të palyer e të shpupurisur e shpesh konfuze, por me besim te vetja. “Dua të bëhem si Elein Paige, por nuk më është dhënë kurrë mundësia”, tha ajo.

Të qeshurave të publikut dhe çudisë e dyshimeve të jurisë ua zuri vendin admirimi sapo ajo nisi të këndojë. Të gjithë mbetën me gojë hapur, u ngritën në këmbë dhe salla u pushtua nga duartrokitjet.

Ajo këndoi “I dreamt a dream”, një alegori e bukur për ëndrrën e një jete që u realizua brenda një nate.

Susan nuk u shpall fituesja e konkursit (i cili u fitua nga grupi i kërcimit Diversity), por ajo do të mbahet mend si “gruaja që la pa fjalë Simon Cowell” (producenti i American Idol, i njohur për kritikat e hapura ndaj konkurrentëve) .

Susan Boyle u rendit e dyta në konkurs, ndërsa ka zëra që thonë se ajo nuk mundi të bëhej fituese për shkak të një mashtrimi me votat e internetit.

Një vit më vonë, Susan Boyle lançoi albumin e saj I Dreamed a Dream, i cili u shit bë një million kopje Brenda 6 javësh. Në 2010 erdhi albumi “The Gift”, një tjetër sukses që u pasua nga albumi i tretë në nëntor të 2011-s.



Jeta

Susan Boyle lindi në 1 prill 1961 në Skoci, një familje emigrantësh irlandezë. I ati ishte minator, veteran i Luftës së Dytë Botërore, ndërsa e ëma daktilografiste. Susan, më e vogla e tetë fëmijëve të familjes, do të përballej me një problem që në momentet e para të ardhjes në jetë. Mungesa e oksigjenit gjatë lindjes i shkaktoi asaj dëmtim të lehtë në tru, një traumë që do të bëhej shkaku i paaftësisë për të nxënë.

Pavarësisht se u rrit në një familje që e donte muzikën, Susan nuk gjeti në qytetin e saj të lindjes shtysën drejt ëndrrës së saj. Madje, për shkak të problemeve me të nxënit në shkollë, ajo u bë shpesh objekt talljeje.

Mësuesit e vunë re talentin e saj dhe e inkurajuan disa herë, por ajo e përfundoi shkollën me fare pak kualifikime akademike.

Pavarësisht se filloi punë në kuzhinën e një kolegji, Susan vazhdoi të këndonte për veten e saj, me shpresën se ëndrra do të realizohej një ditë. E shtyrë nga e ëma, në vitin 1995 ajo u regjistrua për të marrë pjesë në audicionin e My Kind of People (një shou televiziv mjaft popullor në Britani), por emocionet gjatë performancës bënë që të skualifikohej. Megjithatë, pati zëra se ajo nuk u pranua për shkak të pamjes së jashtme. Ajo nisi të këndonte në korin e kishës dhe në karaoke gjatë natës.

Në vitin 2002, Boyle nisi leksionet e kantos, ndërsa ishte e njohur vetëm në zonën ku banonte. Vdekja e së ëmës në 2007, pavarësisht se do ta largonte nga muzika për dy vjet, e nxiti në prill të 2009-s të merrte pjesë në audicionin që do ta bënte të njihej nga miliona njerëz. Boyle do të realizonte dëshirën e nënës së saj në gjallje e do t’i jepte emrin e vet fenomenit të zbulimit të talentit të jashtëzakonshëm atje ku askush nuk e pret. / Gazmira Ndoja
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur pamja e jashtme gënjen Empty Re: Kur pamja e jashtme gënjen

Mesazh nga Anakonda Sun 25 Mar 2012 - 18:34

aahahaaah e vertet kjho.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur pamja e jashtme gënjen Empty Re: Kur pamja e jashtme gënjen

Mesazh nga WebMaster Mon 26 Mar 2012 - 0:44

E vertet kjo plus mbet nje iluzion
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur pamja e jashtme gënjen Empty Re: Kur pamja e jashtme gënjen

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi