Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Apokalipsi: 2012, a do të jetë viti i profetësive? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Apokalipsi: 2012, a do të jetë viti i profetësive? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Apokalipsi: 2012, a do të jetë viti i profetësive?

Shko poshtë

Apokalipsi: 2012, a do të jetë viti i profetësive? Empty Apokalipsi: 2012, a do të jetë viti i profetësive?

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 26 Mar 2012 - 5:52

Apokalipsi: 2012, a do të jetë viti i profetësive? Apokalipsi2_0_3417179071-300x199A do të ndodhë apokalipsi?Si do të ndodhë dhe ku? Këto janë shqetësimet më të mëdha të njerëzimit dhe të shkencëtarëve të mbarë botës. Deri tani është e sigurt se profecitë astronomike të majave kanë rezultuar jashtëzakonisht shumë të sakta, si për shembull eklipsi diellor i gushtit të vitit 1999. Ai ishte parashikuar pesë mijë vite më parë, me një gabim prej vetëm 33 sekondash. Duke u bazuar mbi kalendarin e majave, epoka aktuale e Floririt (e pesta), do të mbarojë në 21.12.2012. Katër epokat e mëparshme (e Ujit, e Ajrit, e Zjarrit dhe e Tokës) kanë përfunduar duke shkaktuar ndryshime të mëdha ambientale. Sipas shumë kërkuesish, kataklizmat që karakterizojnë fundin e epokave maja u shkaktuan nga një ndryshim drejtimi të fushës magnetite të Tokës, si rrjedhojë e zhvendosjes së boshtit të planetit. Faktikisht, Toka herë pas here paska ndryshime në përkuljen e boshtit në krahasim me planin oval të sistemit diellor. Si pasojë e kësaj provokohen skenarë apokaliptikë, që janë përshkruar nga studiuesi i historisë Immanuel Velikvosky në librin e tij “Earth in Upheaval”. “Një tërmet do të dëgjohet në të gjithë botën. Ajri e uji do të lëvizin me vazhdueshmëri si për inerci, Toka do të përshkohet nga uragane e detërat do te mbulojnë kontinentet… Temperatura do të bëhet shumë e lartë e shkëmbinjtë do të lëngëzohen, vullkanet do të bëhen aktive, llava do të ecë e do të mbulojë çarjet e tokës të krijuara nga thatësira, duke mbuluar kështu hapësira të mëdha. Nëpër fusha do të dalin male që do të vazhdojnë të zgjaten duke ia kaluar atyre ekzistuese e duke shkaktuar ndryshime të panumërueshme. Liqenet do të ulen dhe pak e nga pak do të zbrazen, lumenjtë do të ndryshojnë rrugën e rrjedhjes, një pjesë e madhe e fushave bashke me njerëzit që jetojnë në to do të mbulohen nga detërat. Pyjet do digjen nga zjarret e pemët do të hiqen nga toka nga stuhitë e uraganet… Deti, i braktisur nga ujërat, do të kthehet në shkretëtirë. Nëse zhvendosja e boshtit do të shoqërohet me një ndryshim në shpejtësinë e rrotullimit, ujërat e oqeaneve do të zhvendosen nga ekuatori nëpër pole, duke ndryshuar kështu edhe vendndodhjen e tokës nga një pol në tjetrin”.

Zhvendosja e boshteve “Në rast të një zhvendosjeje të shpejtë të boshtit tokësor, shumë lloje kafshësh në tokë e në det do të shkatërrohen e qytetërimi nuk do të ekzistojë akoma, do të jetë në stadin më primitiv”. Hipoteza e Velikovskyt, ka të bëjë me fundin e jetës në planetin Tokë. Për personat që s’kanë dijeni mbi fizikën, mund t’ju duket si e tepërt thotë historiani, duke shtuar që në univers ngjarje të tilla janë të përditshme. Absurditeti është që të gjitha këto merren si natyrore. Ajo që s’është natyrore, është besimi që këto ngjarje janë të pamundura. Velikovsky përfundon arsyetimin e tij duke thënë që profetësia e përfundimit të epokës së pestë vjen nga një llogaritje e kthimit të fushës magnetike tokësore, e parashikuar për në 2012-n. Kështu, edhe disa studiues amerikanë mendojnë se qytetërimi maja u shkatërrua për shkaqe natyrore, si ajo e ngritjes së temperaturës së tokës. Sipas tyre, këto fenomene janë ciklike. Edhe pse jo drejt për drejt, kjo profetësi është vlerësuar nga dosja e paraqitur nga Pentagoni më 2003, sipas të cilit në 2020 parashikohen katastrofa kolosale që do të prishin gjendjen e tanishme të planetit nga ngritja e temperaturës. Sipas disa studimeve të sotme, gjithçka le në besimin që toka ciklikisht ka një lloj rifillimi nga zeroja te gjithçkaje, duke nisur një epoke të re. Shumë studiues mendojnë se jemi afër kësaj ndodhie që mund të sjellë ndryshimin total të botës.

Dita e shkatërrimit
E premte 21 dhjetor, viti 2012. Është kjo data që profecitë e lashta e tregojnë si ditën e fundit të botës. Ka nga ata që parashikojnë apokalipsin apo Armagedonin. Por ka të tjerë që flasin për një epokë të madhe kozmike, një erë e re paqeje dhe harmonie. Në secilin prej këtyre rasteve, shenjat paralajmëruese duket se kanë nisur të manifestohen. Dhe gjithçka që njerëzit po përpiqen të interpretojnë është e shkruar tashmë që në kohët e lashta, në gurë dhe në kalendarë të fshehtë të një populli të lashtë amerikan: majat. Po çfarë thonë ekspertët më të mëdhenj të profecive? Geoff Stray, autor i “2012: ekstazë apo katastrofë” thotë se “populli i lashtë mezoamerikan i majave kishte një kalendar, jetëgjatësia e të cilit ishte 5125 vite. Fillonte në 3114 para Krishtit dhe përfundonte në 2012″. Prej kohësh ishte ngritur pyetja se cila ishte domethënia e tij, por shpjegimi është gjetur vetëm kohët e fundit falë një profecie maja që ishte ruajtur në fshehtësi. Një zbulim në qytezën e vogël të Tortugeros, në një send antik që mban pikërisht datën 21 dhjetor 2012 dhe e tregon pikërisht si ditën e fundit të kalendarit. Tre kalendarë përmbajnë të dhëna që tregojnë pikërisht atë ditë.

Kalendari me detaje
Le të shpjegojmë për një moment se çfarë do të thotë kalendari për majat. Kalendari kështu si e njohim ne sot, kështu siç na ka ardhur, është domosdoshmërisht arritja e një lloj tipi kulture e shekullit të parë p. l. K., ndërmjet viteve 50 e 100 para Krishtit. Pothuajse me siguri sipas ekspertëve, nuk kanë qenë majat ata që e kanë krijuar, por toltekët, një popull që vinte nga veriu, edhe pse nuk dihet me saktësi se nga, e mbase kishin njohur edhe qytetërime të tjera! Ky kalendar është shumë i saktë, i bërë nga priftërinj që ishin edhe astronomë, filozofë e shkencëtarë. Kalendari maja përbëhet nga 9 elementë kryesorë: Dita që quhet kin, që emëronte edhe Diellin dhe priftin diellor, domethënë diçka të afërt, të nxehtë e që jep jetë. Çdo ditë ka një emër të ri e prandaj ka disa kin. Pastaj janë uinalet, muajt: janë të përbërë nga 20 ditë plus një muaj shtesë i përbërë nga 5 ditë për të arritur në 365. Majat nuk i shtonin një ditë një muaji siç bëjmë në çdo 4 vjet, nuk ekzistonte viti bisestil. Pastaj ishte Tun që ka të bëjë me vitin e përbërë nga 365 ditë, ndërsa katun që ka të bëjë me 20 tun, tjetër kemi baktun, karaktun që shumëzohen gjithmonë me 20, kinciltun e deri sa arrinin tek autun. Më pas shtonin disa modifikime të vogla, në mënyrë për të pasur një kohë precize mbi stinët dhe oraret, kështu që viti të llogaritej me saktësi.

Parashikimet që dështuan për fundin e botës dhe skenarët e mundshëm
Kanë qenë të shumta parashikimet për fundin e botës, duke filluar që nga kohët e lashta të njerëzimit e deri më vonë si ato të Nostradamusit. Të gjitha këto parashikime me kalimin e viteve janë rrëzuar si të pavërteta. Ndër parashikimet më të njohura e të dështuara për apokalipsin e tokës njihen ato si më poshtë:

Fundi i botës nga Nostradamusi
Nostradamusi, parashikuesi më i famshëm i të gjitha kohërave, kishte parashikuar se korriku i vitit 1999 ishte data e zgjedhur për fundin e botës. Një “mbret i madh terrori” do të zbriste nga qielli. Kur kjo nuk ndodhi, ata që besonin në fundin e botës filluan të përhapnin zëra se sonda “Cassini” ishte mbushur me lëndë radioaktive dhe nëse ajo përplasej dhe lënda kishte kontakt me tokën, fundi do ishte i tmerrshëm. Dhe sigurisht, është viti 2000, kur të gjithë prisnin fundin e botës të parashikuar po nga Nostradamusi.

Efekti “Jupiter”
Efekti “Jupiter” u shfaq në vitin 1974 dhe u shkrua nga dy astrofizikanë, John Gribben dhe Stephen Plagemann. Bëhej fjalë për nëntë planetë që do bashkërendoheshin më 10 mars 1982, duke krijuar një tërheqje gravitacionale që do shkaktonte rritje të madhe të njollave diellore dhe që do të shkaktonte tërmete. Shumë e morën këtë si një parashikim të saktë. Edhe pse autori Gribben doli dhe tha se ishte vetëm një teori, pa u bazuar në ndonjë substancë të vërtetë shumë njerëz nuk e besonin se kjo nuk ishte e vërtetë. Në fakt, efekti nuk shkaktoi katastrofë, por pati njëfarë efekti në rritjen e baticës.

Kometa “Haley” 1910
Edhe pse kometa “Haley” ishte shfaqur shumë herë më parë, pa shkaktuar ndonjë vdekje, kalimi i saj më 18 maj të vitit 1910 u konsiderua si kërcënim vdekjeprurës për njerëzit, për shkak të gazit helmues që do dilte nga bishti i saj. Sidoqoftë, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe kometa vazhdoi rrugën e saj pa lënduar askënd. Një fakt interesant është se kur lindi shkrimtari i famshëm Mark Twain në vitin 1835, ishte shfaqur dhe kometa “Haley”. Ai ishte shprehur gjatë jetës se “do të largohem me kometën”. Ai vdiq në vitin 1910, kur u largua edhe kometa.

Joanna Southcott
Joanna Southcott ishte një parashikuese e vetëshpallur, e lindur në vitin 1750. Ajo u bind se kishte aftësi mbinatyrore dhe e kishte shpallur veten si gruaja e përmendur tek Apokalipsi. Joanna parashikoi se ajo do të sillte në jetë Mesian, duke i dhënë fund kështu botës, më 19 tetor 1814. Bota nuk u përmbys në atë datë, por dy muaj më vonë mbaroi për Joanna-n, e cila vdiq. Pasuesit e saj e ruajtën trupin e së ndjerës për disa kohë, me shpresën se ajo do të ngjallej. Më në fund, kur e panë se ajo s’kishte në plan të kthehej, trupi i saj përfundoi në duart e autoriteteve.

Parashikimet e Dëshmitarëve të Jehovait
Dëshmitarët e Jehovait kanë parashikuar disa herë fundin e botës. Parashikimi i parë ishte në vitin 1914 dhe bazohej në profecitë e Librit të Danielit. Por, duke qenë se bota vazhdon të funksionojë sot e kësaj dite, ky parashikim rezulton i pavërtetë. Pasi fundi i botës nuk mbërriti në datën e parashikuar, ata thanë se kuptimi i parashikimit nuk ishte fundi i botës në mënyrë fizike. Disa vite të tjera, në të cilat pritej të mbërrinte fundi i botës janë: 1915, 1918, 1920, 1925, 1941, 1975, 1994 etj.

Charles Wesley
Parashikimet për fundin e botës kanë ekzistuar që herët, në ekzistencën e njohur të saj. Charles Wesley, një prej themeluesve të Kishës Metodiste, besonte se bota do të përfundonte në vitin 1794. Ky parashikim ishte në konkurrencë me atë të degës protestante “Shakers”, të cilët kishin parashikuar se ai vit do të ishte pikërisht fundi i gjithçkaje. Pavarësisht se bota nuk përfundoi në datën e parashikuar, vëllai i Charles, John Wesley parashikoi se në vitin 1836 në tokë do vinte Bisha e Madhe, për të shënuar fillimin e fundit të botës.

Montanus
Montanus ishte një “heretik” i hershëm i Krishtërimit, i cili si shumë të tjerë para e pas tij, parashikoi fundin e jetës së njerëzimit mbi tokë. Bashkë me dy profetë, Montanus pretendoi të ishte mishërimi i shpirtit të shenjtë dhe filloi të predikonte për një testament të tretë. Besimet e Montanusit u përhapën dhe krijuan mjaft konfuzion. Montanus predikonte nëpër njerëz se Turqia do bëhej “Jerusalemi i ri” dhe se gjithë Krishtërimi do të vendosej atje pak përpara se të vinte gjykimi i madh.

5 skenarët e mundshëm të fundit të botës
Por krahas parashikimeve të shumta për fundin e botës, të cilat kanë dështuar, mbeten ende disa skenarë të tjerë, të cilët paraqiten si mundësi reale për fundin e botës. Ndër ta renditen 5 kryesorë:

1. Asteroidi
Objekte nga hapësira godasin Tokën gjatë të gjithë kohës, përgjithësisht duke u djegur në atmosferë. Herë pas here një objekt i madh depërton, duke rezultuar në një impakt masiv. Skenari më i fundit i një impakti ishte në 1908 në Tunguska, ku u sheshua një sipërfaqe prej 2000 milje katrorësh në pyllin siberian me një shpërthim afro 1000 herë më i fuqishëm sesa bomba në Hiroshima. Objekti, që me sa duket, ka qenë me diametër vetëm disa dhjetëra metra, mund të kishte fshirë një zonë të madhe metropolitane. Rreziku i vërtetë mund të vijë nga një objekt me diametër më shumë se një km, i cili do të ngrinte sedimente të mjaftueshme për të shkaktuar dëm mjedisor dhe shkatërruar mbjelljet në gjithë botën. Një objekt me diametër 15 km, që mendohet se është përmasa e atij që vrau dinozaurët 65 milionë vjet më parë, me shumë gjasa do të na fshinte edhe ne.
Mundësitë – Ka gjasa që një tjetër objekt i madh të godasë Tokën, por me siguri jo gjatë kohës së jetës sonë. Një objekt aq i madh, sa të vrasë një pjesë të madhe të popullsisë së botës godet vetëm dy herë çdo një milion vjet. Asnjë nga objektet e zbuluara nga programi i NASA-s për objektet pranë Tokës nuk ka shanse të mëdha që të godasë Tokën – ndonëse njëri, i njohur si “1950 DA”, do të jetë shumë afër në vitin 2880. Duke parë përpjekjet relativisht të pakta që bëhen për të identifikuar objektet pranë Tokës, nuk ka garanci se Toka do të kishte shumë paralajmërime para një goditjeje. Një asteroid, që më parë nuk njihej, më 6 nëntor kaloi vetëm 1 mijë kilometra pranë sipërfaqes së Tokës dhe u pikas nga NASA vetëm 15 orë para se të shfaqej.

2. Klima
Në skenarin më të keq, të parashikuar nga Paneli Ndërkombëtar për Ndryshimin e Klimës, temperatura e sipërfaqes së Tokës do të rritet me 4-5 gradë deri në fund të këtij shekulli. Një skenar i tillë do të sillte një rritje deri gjysmë metri në nivelin e deteve, që do të sillte përmbytje të rajoneve bregdetarë, duke përfshirë shumë prej qyteteve të mëdha të botës. Ndërkohë, afro një e treta e planetit do të shndërrohet në shkretëtirë dhe më shumë se gjysma do të zhytet në thatësirë. Kripëzimi i ujërave nëntokësore të Tokës do ta përkeqësonte situatën. Paneli zbuloi se edhe një rritje 3.5 gradë do të vinte në rrezik shfarosjeje 40-70 për qind të specieve dhe mundësia e konflikteve gjeopolitike të kall datën.
Mundësitë – Një studim i kohëve të fundit zbuloi se tendencat aktuale të lëshimit të karbonit i përmbahen, madje dhe kalojnë të dhënat e skenarit më të keq. Nivelet globale të karbonit janë sot 380 pjesë për një milion krahasuar me 280 që ishin para Revolucionit Industrial. Shumica e shkencëtarëve konkludojnë se efektet katastrofike do të fillojnë të ndihen pasi këto nivele të kalojnë shifrën 450. Nëse Toka arrin 800-1000 pjesë për një milion, siç parashikojnë skenarët më të këqij, këtë nuk e dimë.

3. Lufta bërthamore
Aktualisht janë më shumë se 23 000 armë bërthamore në botë, nga të cilat 8 000 aktualisht janë në gjendje pune dhe 2 000 janë në alarm, të gatshme për t’u lëshuar. Ndërsa apokalipsi bërthamor ka qenë prej një kohe të gjatë subjekt i librave dhe filmave, skenari i dr. Strangelove, në fakt, ka pak gjasa të ndodhë. Edhe në 1977-n, kur arsenalet bërthamore ishin në kulmin e luftës së ftohtë, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve parashikoi një numër maksimal prej 265 milionë viktima nga një luftë totale bërthamore SHBA-BS. Sigurisht, një numër i tillë viktimash do të shkatërronte të dyja superfuqitë, por nuk do të ishte fundi i jetës, siç e dimë ne. Megjithatë, shkencëtarët në vitet ’80 zhvilluan modele që tregonin se tymi dhe pluhuri që do të shkaktonte një luftë bërthamore superfuqish do të sillte ndryshime temperature të paprecedenta në histori – “një dimër bërthamor”. Një studim i ekologut Mark Haruell parashikon se bujqësia globale do të zhdukej për një vit, duke shkaktuar uri, që do të fshinte pjesën më të madhe të njerëzimit. Një studim i vitit 2007 nga ekologët në Universitetin “Rutgers” zbuloi se stoqet e sotme bërthamore globale mund të shkaktojnë një gjë të tillë.
Mundësitë- Buletini i Shkencëtarëve Bërthamorë krijoi të famshmen “Orën e fundit të botës” më 1947 për të treguar se sa pranë shkatërrimit ishte njerëzimi. Ora e arriti kulmin – “dy minuta para mesnate”, pas testit të parë me bombës me hidrogjen në vitin 1953. Më pas ajo shkoi 17 minuta larg pas fundit të Luftës së Ftohtë, por që atëherë ka vazhduar të ecë drejt mesnatës, me shtete si Koreja e Veriut, që prodhojnë armë bërthamore dhe me tensionet mes shteteve të tjera bërthamore. Sot ajo është 5 minuta para mesnate. Pavarësisht këtyre, skenari më i keq me një luftë totale bërthamore mes dy superfuqive ka shumë pak gjasa të ndodhë. Teoria e dimrit bërthamor mbetet gjithashtu e shumëdiskutuar, ku disa shkencëtarë thonë se efektet e parashikuara kanë qenë të ekzagjeruara.

4. Epidemitë
Gjatë gjithë historisë epidemitë kanë ulur më gjunjë qytetërimet. “Vdekja e zezë” vrau më shumë se gjysmën e popullsisë së Evropës në mesjetë. Në vitin 1918 një epidemi gripi vrau 50 milionë njerëz, afro 30 % e popullsisë së botës, më shumë se Lufta e Parë, që sapo kishte përfunduar. Për shkak të globalizimit sëmundjet sot përhapen edhe më shpejt (shikoni përhapjen e shpejtë të gripit të derrave). Një përhapje e shpejtë e një sëmundjeje si virusi i ebolës apo një formë e ndryshuar dhe rezistente ndaj ilaçeve e gripit në një shkallë globale mund të ketë pasoja që mund t’i japë fund qytetërimit.
Mundësitë- Trajtimi i sëmundjeve vdekjeprurëse është përmirësuar që nga 1918, por kjo ka ndodhur edhe me sëmundjet. Teknikat e reja që përdoren në ferma, janë fajësuar për shpërthimin e sëmundjeve, si gripi i derrit, dhe teksa popullsia e botës rritet dhe njerëzit zhvendosën në zona më parë të papopulluara, rreziku i ekspozimit ndaj patogjenëve më parë të panjohur rritet. Më shumë se 40 viruse të reja kanë dalë që nga viti 1970, duke përfshirë ebolan dhe HIV–AIDS-in. Eksperimentimi me armë biologjike ka shtuar edhe një komplikim.

5. E panjohura që nuk dihet
Ka një numër teorish se si qytetërimi (bota, siç e njohim ne) mund të përfundojë. Disa janë natyrore: supervullkane, që shpërthejnë si ai në Parkun Kombëtar të Yellowstone, i cili mund të ndryshojë klimën e Tokës, apo një shpërthim rrezesh gama nga një yll, që do të mund të shkaktonin rrezatim të rrezikshëm në atmosferën e Tokës. Të tjera mund të krijohen nga njeriu: mbipopullimi do të sillte një krizë ushqimi apo zhvillimi aksidental i teknologjive të reja të rrezikshme.
Mundësitë – Herët a vonë bota do të marrë fund. Sipas vlerësimeve të astronomëve, pas 5-8 milionë vjetëve Dielli ynë do të djegë pjesën e fundit të hidrogjenit në helium dhe do të fryhet në një gjigant qindra herë më të madh sesa përmasat e sotme, duke sjellë fundin e pashmangshëm të Tokës. Edhe nëse planeti i shpëton shkatërrimit, atmosfera dhe oqeanet e tij do të shkrumbohen. Qeniet njerëzore kanë qenë këtu vetëm për një fraksion shumë të vogël të kësaj kohe – afro 200 000 vjet – dhe sido që të jetë, shanset që të jemi këtu kur të vijë ky lloj fundi janë shumë të pakta.Shkodra
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi