Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur partneri ju ka shpallur luften e ftohte People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kur partneri ju ka shpallur luften e ftohte People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur partneri ju ka shpallur luften e ftohte

Shko poshtë

Kur partneri ju ka shpallur luften e ftohte Empty Kur partneri ju ka shpallur luften e ftohte

Mesazh nga WebMaster Thu 19 Apr 2012 - 12:29

Tre arsyje Pse?

Kur partneri juaj ju ka shpallur “luftën e ftohtë”, ai/ajo zakonisht e bën këtë për shkakun e tre arsyeve – arsye historike, arsye emocionale dhe arsye nga incidenti.

Arsyeja nga incidenti është ajo që sapo ka ndodhur diçka që ka mërzitur partnerin. Në rastin e Xhildës dhe Mirit ishte shpallja e saj që ajo deshi të kalojë një fundjave me shoqet e saj.

Arsyeja emocionale ishte që Miri nuk ndihej i sigurt për dashurinë e Xhildës. Arsyetimi i tij ishte: “Nëse ajo më deshi në të vërtetë, ajo do të dëshironte të kalonte atë fundjavë me mua.”

Kurse arsyeja historike ishte që Miri kishte mesuar “luftën e ftohtë” që në fëmijëri. Prindërit e tij nuk kishin lejuar atë të argumentojë me ta dhe kështu gjithmonë kur ai ishte i zemëruar, ai mësoi të rri në heshtje.

Nëse partneri juaj ju ka shpallur “luftën e ftohtë”, duhet të gjeni përgjigjet ndaj tre pyetjeve:

1. Çfarë kam bërë unë ose kam dështuar të bëjë që ka mërzitur partnerit/en tim/e?

2. A kam folur në gjuhën e dashurisë së partnerit/et tim/e në kohët të fundit?

3. Çfarë di unë rreth fëmijërisë së partnerit/es tim/sime që mund të më ndihmojë të kuptoj heshtjen e tij/saj?

Çfarë të bëj?
Kur partneri shpall luftën e ftohtë, ndiheni i pandihmë. Por ne fakt nuk jeni! Ju mund të çani këtë heshtje. Mendoni rreth nevojave emocionale të partnerit/es tuaj. Kur nevojat tona emocionale nuk janë të plotësuara, ne sillemi keq. Heshtja është një tip i sjelljes së keqe. Nëse ne arrijmë të plotësojmë nevojën e partnerit/es, sjellja e tij/saj do të ndryshojë.

Lufta e ftohtë mund të jetë shumë dekurajuese, por ajo nuk është një penges e pakapërcyeshme. Partneri që po hesht në fakt dëshiron shumë të flasi me ju, vetëm ka frikë që biseda do të shndërrojë problemin në një luftë të zjarrtë. Nganjëherë përfundimi i tillë bazohet në histori martësore ose të fëmijërisë. Partneri që hesht zakonisht nuk i pëlqen lufta verbale (grindje) dhe heshtja është një mënyrë e mirë për të shmangur atë.

Nëse krijojmë një klimë miqësore për dialogun, mund të diskutojmë lëndimet, nëvojat dhe dëshirët tona, dhe pastaj të kërkojmë zgjidhjet reale. Kur partneri i heshtur kupton që bisedat nuk të udhëheqin në beteja por në paqe, atëherë ai/ajo do të heq dorë nga heshtja. Lufta e ftohtë nuk është e pranueshme për një marrëdhënie


Burimi i temes mar ne intime./ikub/
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi