Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tirani nuk lind –atë e bën indiferenca e popullit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tirani nuk lind –atë e bën indiferenca e popullit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tirani nuk lind –atë e bën indiferenca e popullit

2 posters

Shko poshtë

Tirani nuk lind –atë e bën indiferenca e popullit Empty Tirani nuk lind –atë e bën indiferenca e popullit

Mesazh nga WebMaster Sat 18 Aug 2012 - 10:07

Tirani nuk lind –atë e bën indiferenca dhe mefshtësia e popullit




Shoqëria krijon tiranët.Tiran– do të thotë sundimtar me një pushtet që nuk kufizohet nga ligji, apo organe të tjera administrative. E vetmja gjë që i bën tiranët të jenë ata që janë është pushteti absolut që ata kanë ndaj popullit të tyre.

Ata vetë mund të jenë të shkolluar mirë, të arsyeshëm, disa madje mund të përdorin edhe mënyra sjelljeje pozitive, dashamirëse dhe madje ata edhe mund të planifikojnë se si t’ua përmirësojnë jetën popujve që sundojnë. Por zakonisht kjo nuk zgjat shumë. Historia ose bën që ata të bien si heronj, ose i rrëzon sa hap e mbyll sytë.

Le të marrim për shembull Presidentin e Azerbajxhanit, Aliyev. Për të shumëkush thotë se ka të gjitha tiparet e një tirani.Po para se ta damkosim le t’i japim luksin e dyshimit.

Kështu të paktën ai nuk bombardon qytetet e veta, siç kanë bërë së fundi një tufë homologësh të tij lart e poshtë nëpër vendet arabe. Është e vërtetë që ai i plas kundërshtarët e vet politikë në burg në bazën e akuzave të rreme, i kërcënon familjarët e tyre, por të lutem a nuk ka të bëjë kjo me atë çka është në të vërtetë pushteti absolut?

Një pushtet absolut nuk mund të lejojë kurrsesi një opozitë të fortë dhe me çdo mjet korruptimi, shantazhi, apo dhune do të përpiqet që ta paralizojë dhe me kohë ta zhdukë fare. Dhe nëse Aliev dhe familja e tij vjedhin vendin e tyre, pasuritë e popullit me grykësi, marrin gjithçka që u del përpara dhe për veten e tyre ndërtojnë pallate përrallore në bregun e Gjirit Persik, është e qartë se përse e bëjnë dhe është e qartë se kush u lejon ta bëjnë.

Në fund të fundit nuk do të ishin të shumtë ata që do ta frenonin veten nga ky revansh e babëzi në një situatë ku mungon tërësisht kontrolli. Ne jemi humanë. Nëse askush nuk di të të ndalë dhe të të vërë një cak, jo gjithmonë mund t’i rezistosh tundimit për të bërë edhe tualetin e shtëpisë të tërin prej floriri. Në fund të fundit ai shkëlqen dhe floriri gjendet kaq kollaj vërdallë kur nuk të ndalon askush. Atëherë përse të mos e bësh edhe hale?

Populli, media, partitë – pra mungesa e tyre – i krijojnë dhe i mbajnë gjallë tiranët. Mungesa e grupeve të organizuara, mungesa e shprehjes hapur dhe me zë të lartë e mendimeve, opinioneve dhe protestave janë mjedisi më i favorshëm për tiranët. Kur rezistenca është e dukshme, kur njerëzit e një vendi janë të ndërgjegjshëm për të drejtat që u takojnë dhe i kërkojnë ato me gjithë forcën e vullnetit të tyre dhe me vetëmohim. Vetëm në një rast të tillë tiranët mund të marrin mësim.

Dhe ata mësojnë shumë shpejt. Ata që nuk mësojnë, përfundojnë të rrahur e të shqyer nga turmat e inatosura, ose nëse janë me fat, arrijnë që të shporren me bisht ndër shalë e nëpër natë me copa thesari nga vendi i tyre nëpër helikopterë të vjedhur, të nëmur dhe në tmerr të përhershëm sa të jenë gjallë për jetën e tyre. Ata e dinë mirë

që janë në gjak me popullin. Të tjerë diktatorë, ndërsa shohin me tmerr fatin e miqve të tyre të shporrur, ulen në haletë e arta që i ndërtuan me gjakun e popullit të tyre dhe përpiqen t’i mbushin mendjen vetes që nuk do të pësojnë të njëjtin fat të turpshëm, se ata do të jenë më të hapur për të bërë kompromise dhe debate politike apo se në fund të fundit ata dinë më mirë se si të qeverisin popullin e tyre.

Shoqëritë dhe komunitetet që nuke çajnë kokën dhe nuk besojnë te ndryshimi janë ato shoqëri që u japin sundimtarëve dhe tiranëve pushtetin absolut dhe lirshmërinë për të mos ndëshkuar fajtorët. Njerëzit që mendojnë se dikur, dikush do të dalë dhe do t’i shpëtojë me një kalë të bardhë dhe në vend të tiranisë do t’u ndërtojë demokracinë dhe ata vetë më pas do të jetojnë të lumtur e të gëzuar janë më mjeranët dhe “njerëzit e duhur” për diktatorët.

Nëse në Azerbajxhan, në Baku, në sheshin qendror të tij njerëzit do të dilnin dhe do të kërkonin të drejtat e tyre siç dolën në shumë vende, madje edhe në Moskën fqinje për të kërkuar të drejtat e tyre themelore, do të ndryshonte edhe mënyra e drejtimit të vendimit të qeverisë azere. Edhe nëse Presidenti do të vazhdonte që të qëndronte në pushtet do t’i duhej që të vepronte ndryshe, të ndryshonte rregullat e lojës.

Kjo është e sigurt. Sigurisht që Baku nuk është Moska dhe për qytetarët e këtij vendi mund të jetë e vështirë që të bëhen bashkë dhe të arrijnë atë nivel ndërgjegjeje që t’i çojë drejt guximit për një sakrificë që do të ndryshonte një realitet.

Por ka gjithmonë një moment të parë fillimi, organizmi, ndërgjegjësimi e kjo mund të bëhet duke u bashkuar me ata zëra që guxojnë të flasin të vërtetën, duke u organizuar dhe vepruar. Njerëzit në këtë vend duhet që të flasin publikisht duke e mundur ndjenjën mizerabile dhe mjerane të frikës dhe apatisë dhe mungesës së shpresës që gjallon brenda nesh.

Nuk është e lehtë që të ndryshosh një status quo në një vend të mësuar me stanjacionin. Do të duhet kohë, punë dhe shumë përpjekje e guxim nga pjesa më e madhe, por ndryshimi varet nga njerëzit që e duan një gjë të tillë dhe jo nga forca të jashtme, apo të brendshme të cilave u shkojnë për shtat situatat që favorizojnë vetëm axhendat e tyre. Ata që duan ndryshim duhet ta bëjnë atë, duhet të sfidojnë kohën, sepse kjo ka të bëjë me dinjitetin dhe ardhmërinë.

Universexplorer juhjjjjj
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tirani nuk lind –atë e bën indiferenca e popullit Empty Re: Tirani nuk lind –atë e bën indiferenca e popullit

Mesazh nga Anakonda Tue 18 Sep 2012 - 5:38

e pra edhe ky tirani fomshem njeri asht
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi