Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Une Jetoj. Po ti? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Une Jetoj. Po ti? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Une Jetoj. Po ti?

4 posters

Shko poshtë

Une Jetoj. Po ti? Empty Une Jetoj. Po ti?

Mesazh nga WebMaster Wed 10 Oct 2012 - 1:07

Adoleshenca përcaktohet si “moshë e vështirë” dhe shumë delikate
gjatë rritjes së njeriut. Problematike për prindërit, për shoqërinë dhe
për vetë adoleshentët. Moshë e paqartësive, pështjellimit, dilemave
personale. Moshë ndërbrezërore, me një këmbë nga fëmijëria dhe tjetrën
nga rinia.
Adoleshenca ime nuk ka qënë shumë ndryshe nga kjo. Po kaloja një çast
kur nuk shqetësohesha shumë për të ardhmen dhe thjesht jetoja momentin.
Gjeja kënaqësi vetëm në ngjarjet që organizonim me shoqërinë, te
mbrëmje muzikore, gallatat me njëri-tjetrin, nuk kisha një qëllim të
qartë për jetën. Shpesh herë e gjeja veten duke vëne në lojë shoket dhe
duke hyrë në probleme me prindërit sepse nuk bëja atë që më kërkonin.
Megjithatë, përpiqesha që të beja një jetë të mirë, të paqortueshme në
sytë e prindërve, të afërmve, shoqërisë, për të fituar respektin e tyre.

Nuk e di tamam se si nisi ajo bisedë në një ditë të zakonshme mësimi,
kur dëgjova për herë të parë për Jezusin. Disa shokë dhe shoqe të
klasës po flisnin rreth tij dhe unë u futa në bisedën e tyre. Në fillim
kundërshtova me forcë idenë që Jezusi ishte Zot, duke argumentuar që Ai
ishte i tillë vetëm për të Krishterët dhe që nuk kishte të bënte me mua
që vija nga një familje me tradita Muslimane. Në klasën time ishin dy
vajza dhe një djalë që vinin nga familje me tradita ortodokse dhe nga
minoriteti maqedonas. Ata tregonin sesi festonin Krishtlindjen dhe
Pashkën. Këto biseda, madje edhe ata vetë, më dukeshin të veçantë. Të
gjitha këto më bënë kureshtar për të lexuar Biblën dhe për të mësuar më
shumë se çfarë besonin të krishterët.

Ndërsa fillova të lexoja, mësova shumë gjëra që s’i kisha dëgjuar
kurrë më parë në jetën time. Mësova se, pavarësisht sa fort përpiqesha
për të qënë i drejtë dhe për të bërë një jetë të paqortueshme në sytë e
të tjerëve, në sytë e Zotit isha fajtor dhe kisha nevojë për falje. Këtë
e ofronte Jezusi, nëse besoja tek Ai dhe vepra e tij në kryq. Ai kishte
vdekur në kryq për të kryer pagesën e fajit tim. Mësova edhee që
Perëndia më donte pa kushte dhe se s’kishte nevojë të bëja gjëra që të
fitoja pranimin e tij. E vetmja gjë që duhet të bëja unë, ishte vetëm të
besoja dhe të pranoja Jezusin si Zotin dhe shpëtimtarin tim.

Ndërsa mendoja më tepër për ato që mësova nga leximi, Zoti më bëri të
kuptoj që Jezusi ishte e vetmja rrugë shpëtimi. Vendosa ta pranoja atë
si Zot dhe Shpëtimtar. Nuk kishte gëzim më të madh dhe lajm më të
mrekullueshëm për mua se ai që isha i falur, i dashur dhe i pranuar nga
Perëndia.

Mbas këtij vendimi, e gjithë jeta ime ndryshoi. Nga një njeri që
jetonte vetëm çastin, u ktheva në një person, që filloi të planifikonte
të ardhmen dhe të vendoste se çfarë do të bënte me jetën e tij. Pas
mbarimit të shkollës së mesme, shkova në universitet me shpresën që kjo
do të ndikonte mirëqënien e jetës sime. Dhe kur fillova universitetin
fillova të shkoj në studime bible dhe takime të tjera që më kanë
ndihmuar për të mësuar më shumë gjëra për Zotin dhe për të njohur më
shumë Atë.

Por, që nga çasti kur kuptova qartë këtë lajm të mirë shpëtues, tek
unë lindi dëshira për t’ua treguar të tjerëve dhe me kalimin e kohës kjo
dëshirë u bë edhe më e fortë. Ajo më ka ndihmuar të gjej arsyen përse
jetoj dhe i ka dhënë kuptim jetës sime.

Falja, dashuria pa kushte dhe pranimi që më ka dhënë Perëndia, kanë
ndryshuar qëllimin e jetës sime. Tani dëshiroj që të ndihmoj sa më shumë
njerëz ta dëgjojnë këtë lajm të mrekullueshëm, I cili ndryshoi
tërësisht jetën time. Që ata të nisin një marrëdhënie personale me
Krijuesin e tyre dhe të përjetojnë dashurinë dhe faljen e Tij.

Duke parë se sa shumë njerëz ndodhen në të njëjtën situatë ku dikur
kam qënë dhe unë, kam vendosur të ndaj historinë time me sa më shumë
prej tyre, për t’u treguar se Zoti i do dhe u ofron falje gjithë atyre,
që besojnë dhe e pranojnë Atë, si Zot dhe Shpëtimtar të jetës së tyre.

Une Jetoj. Po ti?
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Une Jetoj. Po ti? Empty Re: Une Jetoj. Po ti?

Mesazh nga Anakonda Wed 10 Oct 2012 - 2:39

Un jetoj kot,se asgjo se pash nga kjo jet e kot,vec dhimbje e lot;me rriti nena me mundime,por nmoshen e fmijris mla zoti jetime;fillova duhonin shum ndryshova;saqe me muj ton nshkoll nuk shkova;tashme shkoj nshkoll tmesme por shkoj me zor;akoma fjal trenda perdor;smundem me thon ma shum,me thon tdrejten ktu ku jam un ka zhurm;eh kjo jet jet pa kuptim;kjo jet qe se gjeta 1 zgjidhje jet me halle e me probleme,jet kur shum her kom kalu ne ekstreme;ah jet e gjor jet e gjore;eh ku jetoj un ne nje vend ku tparagjykojn;kot se koti te ofendojn;vend qelbesirash vend koti...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Une Jetoj. Po ti? Empty Re: Une Jetoj. Po ti?

Mesazh nga Oni Sat 10 Nov 2012 - 12:56

Jo
Oni
Oni
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne zemrat e Djajve
Postime Postime : 632
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/08/2010
Hobi Hobi : Te urrehem

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Une Jetoj. Po ti? Empty Re: Une Jetoj. Po ti?

Mesazh nga Samuela Wed 14 Nov 2012 - 7:24

Une jetoj per veten time
Samuela
Samuela
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Në kapilarët e gjakut tënd
Postime Postime : 1152
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/09/2012
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Të zbuloj gjëra t'reja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Une Jetoj. Po ti? Empty Re: Une Jetoj. Po ti?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi