Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Xhelal Zejneli: Çështja shqiptare në Ballkan nuk është çështje fetare, por kombëtare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Xhelal Zejneli: Çështja shqiptare në Ballkan nuk është çështje fetare, por kombëtare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhelal Zejneli: Çështja shqiptare në Ballkan nuk është çështje fetare, por kombëtare

Shko poshtë

Xhelal Zejneli: Çështja shqiptare në Ballkan nuk është çështje fetare, por kombëtare Empty Xhelal Zejneli: Çështja shqiptare në Ballkan nuk është çështje fetare, por kombëtare

Mesazh nga WebMaster Wed 17 Oct 2012 - 2:15

Çështja
shqiptare në Ballkan nuk është çështje fetare, por kombëtare


Nga
Xhelal Zejneli



Ministria
e Punëve të Brendshme e Qeverisë së Maqedonisë, për vrasjen e pesë maqedonasve
i fajësoi “islamistët radikalë” – shqiptarë.



Me këtë konstatim,
kryeministri maqedonas – Nikolla Gruevski dhe VMRO-ja e tij, duan t’i tregojnë botës
se:



- çështja
shqiptare në Maqedoni, nuk është çështje kombëtare, por fetare;



- shqiptarët
janë përçues të interesit lindor – turk, iranian dhe arab;



- shqiptarët
i sjellin në gadishull dhe në Europën e krishterë vlerat islamike.



Ky është thelbi
i deklaratës së sipërthënë të qeveritarëve të qeverisë maqedonase.



Se çështja
shqiptare në Maqedoni dhe në rajon, nuk është kauzë kombëtare, por fetare,
Gruevski dhe VMRO-ja “e argumentojnë” para botës, me si më poshtë:



- Shqiptarët
kudo që janë, nuk kërkojnë gjuhë dhe flamur, por ndërtim xhamish nëpër sheshet
e kryeqyteteve shqiptare;



- Shqiptarët
kërkojnë që mësimi fetar të jetë lëndë nëpër shkollat fillore dhe të mesme të hapësirave
shqiptare në rajon, përkundër faktit se, kudo në këto troje funksionojnë shkollat
fetare dhe medresetë;



- Ka
shqiptarë të cilët kërkojnë që vajzave shqiptare t’u lejohet që nëpër shkolla
si dhe gjatë orëve të mësimit, të mbajnë në kokë shami dhe të vishen si në Arabi
dhe në Persi;



- Ka
shqiptar qët thonë se Skënderbeu nuk është hero kombëtar i shqiptarëve ngase ka
luftuar kundër turqve dhe për Evropën Perëndimore;



- Ka
shqiptarë që thonë se Skënderbeu, duke luftuar kundër turqve, është e vetëkuptueshme
se ka luftuar edhe kundër fesë islame; Duke luftuar kundër islamit, është e vetëkuptueshme
se ai ka luftuar për krishterimin;



- Ka
klerikë islamikë që thonë se Nënë Tereza nuk mund të hyjë në parajsë, ngase s’ka
qenë myslimane;



- Ka
shqiptarë që nuk kanë dashur të lejojnë vendosjen e shtatores së Nënë Terezës në
sheshet e qyteteve të caktuara, siç janë Shkodra, Peja…



- Ka
shqiptarë që për nga imazhi nuk dallohen fort prej fundamentalistëve islamikë;
mbajnë mjekra të gjata, vishen si në Arabi, në Iran, në Pakistan, në Indonezi;



- Veshja
e një numri të caktuar shqiptarësh dëshmon se shoqëria shqiptare funksionon me
vlera aziatike, d.m.th. joevropiane dhe joperëndimore;



- Prej
niveleve të larta të politikës shqiptare dalin deklarata se shqiptarët janë vëllezër
me turqit aziatikë;



- Ka
shqiptarë që organizojnë në Shkup protestë anti-izraelite;



- Ka
shqiptarë që kanë vrarë ushtarë amerikanë;



- Ka
shqiptarë që kanë qenë të përfshirë në rrjetin e terrorizmit global;



- Ka
shqiptarë që në kuadër të radikalizmit islamik kanë qenë pjesë e planeve për të
sulmuar kazerma dhe garnizone ushtarake në SHBA;



- Ka
shqiptarë që nuk e kanë kundërshtuar në mënyrë të prerë kërkesën e Ankarasë për
rishqyrtimin e periudhës osmane të historisë së popullit shqiptar;



- Qendrat
politike shqiptare – Tirana dhe Prishtina, nuk kanë qëndrim të prerë ndaj
dukurive të sipërthëna. Përkundrazi, para veprimeve të lartpërmendura i mbyllin
sytë;



- Inteligjencia
shqiptare në Ballkan, akademikët, profesorët universitarë, ideologët e mendimit
politik bashkëkohor shqiptar, para veprimeve të mësipërme rinë indiferentë;



- Ka
shqiptarë, madje me përgatitje universitare, të cilët në mediume dhe në vende
publike, deklarohen haptas si antiamerikanë dhe si antiperëndimorë;



Kështu
thonë për shqiptarët kryeministri i qeverisë maqedonase Gruevski si dhe partia
e tij – VMRO-ja.



Kjo
politikë e Gruevskit është pjesë e pandarë e politikës – historikisht
antishqiptare – të Beogradit, të Athinës dhe të Moskës.



Diplomacitë
serbe, greke dhe ruse, që nga koha e Kongresit të Berlinit (1878) e deri në ditët
tona, janë përpjekur që në kancelaritë evropiane t’i paraqesin shqiptarët si
pro-turq. Në mënyrë tendencioze, ata i kanë paraqitur shqiptarët edhe si pro-islamikë.
Kështu kanë vepruar edhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1912-1913),
edhe në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920), edhe në Konferencën e
Rambujesë (1999).



Duhet thënë
se në shoqërinë shqiptare mbase mund të ketë individë dhe grupe pro-turke, pro-arabe
dhe pro-iraniane, mirëpo këto grupe nuk janë veçse segmente të vogla të shoqërisë
shqiptare. Ndaj, populli shqiptar nuk mund të identifikohet me ta, siç pretendojnë
qendrat antishqiptare – Beogradi, Athina, Gruevski dhe Moska.



Thelbi i
politikës djallëzore të boshtit antishqiptar sllavo-bizantin të sipërthënë është
që popullin shqiptar në Ballkan, që ka orientin pro-amerikan, përkatësisht
properëndimor, ta identifikojnë me grupet shqiptare pro-turke, pro-arabe, pro-iraniane
dhe “pro-islamike”. Është interes jetik i Beogradit, i Athinës, i Gruevskit dhe
i Moskës që grupet e sipërthëna shqiptare – me orientim pro-turk, pro-arab, pro-iranian,
aziatik, antiamerikan (atniperëndimor) dhe anti-hebraik – të shtrihen sa më shumë
dhe ta shtojnë ndikimin ndër shqiptarë, në mënyrë që çështja shqiptare në Ballkan
të humbë dimensionin kombëtar dhe të marrë përmasë fetare.



Protestat
e grupeve shqiptare, me flamuj joshqiptarë, Beogradi, Athina, Gruevski dhe
Moska nuk do t’i ndalojnë kurrë. Përkundrazi, do t’i mbështesin dhe do t’i
nxisin. Kërko xhami sa të duash, vetëm mos bëj politikë kombëtare. Mos kërko
zhvillim ekonomik dhe universitete, se ato krijojnë popull shtet-formues dhe
shtet kombëtar.



Në kohën
e Mbretërisë Jugosllave, Beogradi nuk e njihte ekzistimin e kombësisë shqiptare.
Pushteti serb shqiptarët i emërtonte si mysliman. Po kështu edhe boshnjakët e
fesë islame. Nga kjo del se serbëve nuk u ka penguar feja islame e shqiptarëve.
Ajo që u ka penguar serbëve, grekëve dhe rusëve është kombësia e shqiptarëve
dhe jo feja islame e tyre. Mund të quhesh mysliman sa herë të duash dhe kur të duash,
por jo edhe shqiptar.



Në Mbretërinë
Jugosllave shqiptarët nuk kishin të drejtë shkollimi në gjuhën amtare. Mirëpo,
pushtetarët serbë nuk ua ndalonin shqiptarëve shkollimin në medresenë e Shkupit
në gjuhën turke, arabe dhe serbe. Shkollohu në frymën fetare sa të duash por,
jo edhe në frymën e rilindësve kombëtarë. Përse?! Kështu sepse feja islame e
shqiptarëve kurrë s’u ka penguar serbëve, grekëve dhe rusëve. Sot – edhe sllavo-maqedonasve.
Ajo që u pengon sllavo-bizantinëve është politika kombëtare e shqiptarëve me
orientim perëndimor.



Rajone të
caktuara shqiptare janë nën ndikimin e qendrave të huaja, mbase edhe për shkaqe
ekonomike. Shqiptarët duhet të ndërtojnë strategji kombëtare që do të nënkuptonte:



- zhvillimin
ekonomik të zonave jo mjaft të zhvilluara; dhe



- arsimimin
e të rinjve të atyre zonave.



Ka edhe të
tillë që e politizojnë fenë. Ata që fenë e shndërrojnë në ideologji dhe e
politizojnë atë, nuk janë besimtarë të vërtetë. Besimi në Zot nuk është politikë
dhe ideologji.



Beogradi,
Athina, Shkupi dhe Moska ka kohë që nuk lodhen për t’i denigruar shqiptarët si
pro-turq, pro-arabë, pro-iranianë, pro-aziatikë, antiamerikanë apo antiperëndimorë.
Këtë tanimë e bëjnë me devotshmëri – vetë shqiptarët.



Nëse çështjen
e Mitrovicës veriore nuk arrijnë ta zgjidhin Uashingtoni dhe Berlini, a thua
vallë do të mundë ta zgjidhin individë dhe grupe shqiptare që e shajnë Amerikën?!
Miqtë perëndimorë të shqiptarëve nuk befasohen aq me ato segmente të shoqërisë shqiptare
që mbajnë flamuj jokombëtarë, aq sa habiten me qëndrimin oportunist, konformist
dhe indiferent ndaj tyre – të faktorit politik dhe të inteligjencies shqiptare
në Tiranë, në Prishtinë dhe në Maqedoni.



Çështja
shqiptare në Ballkan s’është as ideologjike, as fetare, por është kombëtare dhe
politike. Kauza shqiptare në Ballkan është çështje territoriale. Është çështje
e popullit të ndarë, të rindarë dhe të shtypur. Dhe kjo çështje e dhimbshme nuk
zgjidhet me ato segmente të shoqërisë shqiptare që për vëlla e konsiderojnë turkun,
arabin, iranianin, pakistanezin dhe indonezianin. Çështja shqiptare nuk zgjidhet
prej atyre që nuk janë të vetëdijshëm se gjuha, historia dhe prejardhja e përbashkët
janë faktorët që e bashkojnë një popull. Shqiptarët i bashkon dhe tragjizmi i përbashkët.
Shqiptarët kanë prejardhje evropiane dhe jo turke, arabe, iraniane apo aziatike.



Si çështje
fetare, kauza shqiptare në gadishull do të privohej nga mbështetja e qendrave
politike ndërkombëtare të vendosjes – Uashingtonit dhe Brukselit.



Shqiptarët
do të humbnin rastin historik të papërsëritshëm të zgjidhjes reale të kauzës së
tyre kombëtare. Si gjithmonë në të shkuarën, shqiptarët do të shënonin edhe një
ngecje historike, tanimë me pasoja akoma më dramatike. Do të zhyteshin sërish nën
robërinë shekullore sllavo-bizantine. Për tragjedinë që do të pësonin, do të fajësonin
jo vetveten, por fuqitë e mëdha të kontinentit të vjetër, njashtu siç i fajësojnë
për Londrën e 1912-ës. Shqiptarët s’duhet të lejojnë që t’i ndjekë mallkimi
historik. Nuk duhet të jenë i vetmi popull i rruzullit që punon kundër vetvetes.



Shqiptarët
dhe SHBA-ja – Shqiptarët nuk duhet të harrojnë se:



- Presidenti
amerikan Vudro Uilson, në Parisin e 1919-ës i mbrojti prej synimeve grabitqare
serbe, greke dhe ruse;



- Presidenti
Klinton, i bombardoi forcat kolonialiste serbe në Kosovë dhe bashkë me Ushtrinë
Çlirimtare të Kosovës e çliroi Kosovën;



- Presidenti
Xhorxh Bush e paralajmëroi Beogradin se në Kosovë është një vijë e kuqe të cilën
Serbia nuk do të duhet ta kalojë;



- Presidenti
Xhorxh W. Bush, me rastin e vizitës në Arbëri, e paralajmëroi shpalljen e pavarësisë
së Kosovës dhe e pranoi Shqipërinë në NATO;



- Lufta e
2001-shit në Maqedoni, pa mbështetjen e Uashingtonit, s’do të mund të përfundonte
me sukses;



- Ekspertët
amerikanë dhanë ndihmesën e tyre në hartimin e projektit të Marrëveshjes së Ohrit;



- Pa
amerikanët dhe gjermanët, Mitrovica Veriore vështirë mund të vihet nën
sovranitetin e Prishtinës;



- Pa
amerikanët, gjendja e shqiptarëve të Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanovc,
Medvegjë), si dhe e shqiptarëve në Mal të Zi mund të bëhet akoma më e vështirë;



- Uashingtoni
mund të ndihmojë edhe në zgjidhjen e çështjes çame;



- Bashkimi
kombëtar i shqiptarëve as që mund të paramendohet pa amerikanët.



Pa
amerikanët, d.m.th. pa perëndimorët kauza shqiptare në Gadishullin Ilirik merr
fund.



Qëllimi
kryesor dhe i vetëm i Beogradit, i Athinës, i Gruevskit dhe i Moskës është që ndërmjet
shqiptarëve, në një anë dhe SHBA-së, përaktësisht Perëndimit, në anën tjetër, të
ftohen marrëdhëniet dhe të lindë mosbesimi.



Qëllim i
boshtit sllavo-bizantin është edhe prishja e marrëdhënieve midis popullit
shqiptar dhe popullit hebraik. Përse?! Për arsye se SHBA-ja dhe Izraeli kanë lidhje
të ngushta. Sipas legjendës, bashkësia hebraike në Amerikë ushtron ndikim të theksuar
në politikën amerikane. Thuhet po ashtu se hebrenjtë ushtrojnë kontroll edhe
mbi institucionet monetare dhe financiare në botë. Shqiptarët nuk duhet të lejojnë
që miqësia shqiptaro-izraelite të vihet në dyshim. Këtë mbase s’do ta dëshironin
as hebrenjtë. Ata e dinë mirë se shqiptarët janë i vetmi popull i planetit i
cili Gestapos gjermane nuk ia dorëzoi as edhe një çifut të vetëm. Shqiptari, në
përputhje me kodin etik kombëtar – besën, më parë pranonte të vritej prej
gjermanëve, sesa të tregonte vendin ku ishte fshehur një familje hebraike.



Shqiptarët
duan që ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve të arrihet një marrëveshje
historike, në mënyrë që dy shtete sovrane dhe demokratike të jetojnë në paqe
pranë njëri-tjetrit.



Ndërhyrja
e falangës së Gruevskit – Askund në botë nuk është parë që, për zënien e tre të
dyshuarve, të angazhohen 800 policë të armatosur deri në dhëmbë dhe të shoqëruar
me qenë. Një potencial i tillë militar mund të mbajë një front lufte dhe jo të shkelë
në orët e pasmesnatës shtëpitë e lagjeve periferike të Shkupit, që të përkujtojnë
romanet natyraliste të Emil Zolës. Ky veprim barbar i qeverisë së Gruevskit
paraqet terror shtetëror dhe është në kundërshti me konventat ndërkombëtare. Faktori
ndërkombëtar duhet të pushojë së ledhatuari Maqedoninë. Ndërhyrja e kësaj
falange në dhomat e gjumit të shqiptarëve e komprometon me të madhe edhe
faktorin ndërkombëtar. Vetë fakti se kjo milici speciale nuk hasi në kurrfarë rezistence,
dëshmon qartë se janë bastisur shtëpi qytetarësh të pafajshëm.



Një ditë para
se të mbahen zgjedhjet në Serbi, ministri serb i Punëve të Brendshme – Ivica Daçiq,
që t’i rritet rejtingu ditën e zgjedhjeve, urdhëroi burgosjen e pesë shqiptarëve
të Preshevës. Dhe ia doli. Korri rezultat më të mirë se ç’priste.



Faktori
ndërkombëtar duhet t’i parandalojë sllavo-bizantinët që të eksperimentojnë me
jetën e shqiptarëve të pafajshëm.



Shqiptarët
dhe mësimi i historisë – Shqiptarët duhet t’i kushtojnë rëndësi më të madhe
historisë kombëtare. Historia e shkruar në frymën e ideologjisë komuniste, ku
miqtë tanë historikë paraqiten si armiq, duhet të rishqyrtohet. Brezat e sotëm
dhe ata që do të pasojnë, duhet ta dinë nga tekstet e historisë se kë patëm miq
dhe kë armiq. Cilët ishin ata që na ndihmuan për ta krijuar një gjysmë Shqipërie
dhe kush ishin ata që e shkaktuan copëtimin e saj.



Trojet
shqiptare në gadishull, që nga Kriza a dytrë lindore (1877) e këndej, u copëtuan
në gjashtë pjesë: Shqipëria, Kosova, Kosova lindore (Preshevë, Bujanovc,
Medvegjë), Maqedonia veri-perëndimore, viset shqiptare në Mal të Zi dhe Çamëria.
Pjesë e kombit shqiptar është edhe diaspora shqiptare – në Evropë, në SHBA dhe
gjetkë.



Shqiptarët
e dinë se miq historikë të tyre kanë qenë dhe janë: SHBA-ja, Gjermania, Vjena,
Roma, Londra, Kroacia. Shqiptarët i janë mirënjohës ish-presidentit francez – Sarkozisë.
Armiq historikë të shqiptarëve kanë qenë dhe janë: Beogradi, Athina dhe Moska. Në
vitet 1981-1990 u intensifikua veprimtaria antishqiptare e boshtit të së keqes
Titograd-Boegrad-Shkup.



Zvarritja
e zgjidhjes së problemeve në hapësirat shqiptare në rajon dhe riciklimi i tyre
i vazhdueshëm dëshmon se perëndimorët janë të zhgënjyer me politikanët dhe me
inteligjencien shqiptare.



Edhe një vonim
në histori do të jetë i papërballueshëm për shqiptarët.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi