Leksion për meshkujt – përkthimi i fjalorit të femrave
Faqja 1 e 1
Leksion për meshkujt – përkthimi i fjalorit të femrave
Nëse keni folur ndonjëherë me grua, nuk është aspak e çuditshme nëse keni dalë krejtësisht të habitur nga ky bisedim. Gratë thonë diçka që nuk e mendojnë, prandaj i habisin në fillim meshkujt, kurse mandej edhe veten. Bisedojnë në mënyrë sugjestive, duke mos i zbuluar dëshirat dhe mendimet, prandaj burrat duhet të dinë t’i deshifrojnë fjalët, gjestet dhe fjalët e trupit, që të dinë me kë bisedojnë. Ja disa fraza që mund t’i dëgjoni në takimet dhe mbledhjet me gratë dhe – përkthimi i tyre. Ajo thotë: Me të vërtetë je simpatik, por kam të dashur Çfarë mendon në të vërtetë: Me të vërtetë je i dashur, por nuk dua të dal me ty. Përkthim: Këtë fjali ndoshta do ta dëgjoni nga një vajzë që sapo e keni njohur. Përveç probabilitetit të vogël se me të vërtetë mund të ketë të dashur, vajza dëshiron shpejt dhe lehtë, pa dhënë shpresë të rremë, t’i thotë djaloshit se nuk ka shans tek ajo. Do të ishte me të vërtetë e ashpër t’i thuash dikujt – nuk më pëlqen, hiqmu sysh, apo jo? Ajo thotë: Pse nuk më jep ti numrin tënd, ndërsa unë do të të telefonoj? Çfarë mendon në të vërtetë: Nuk ka shanse të ta jap numrin tim të telefonit! Përkthim: Përsëri refuzim. Vajza dëshiron ta largojë djaloshin pa qenë e ashpër dhe e pasjellshme, prandaj është në gjendje të shpikë një numër të madh shkaqesh pse do t’ju telefonojë ajo. E humba celularin apo më dërgo e-postë, merre numrin tim prej filanit, janë fjalë që kanë një kuptim – shpresoj se nuk do të shihemi përsëri! Besoni, nëse i pëlqeni vajzës, ajo do të gjejë mënyrë lehtë dhe shpejtë t’jua japë numrin. Ajo thotë: Më trego për Marian? Çfarë mendon në të vërtetë: A mund ta konsideroj Marian si rrezik? Përkthim: Kur mashkulli përmend ndonjë emër vajze, sikur të ketë shtypur butonin për panik në kokën e femrës. Gruaja ka frikë se i dashuri apo simpatia e saj ndjen simpati për vajzën që ka përmendur. Prandaj djema, mbani mend – derisa të shpjegoni se Marian nuk ju pëlqen dhe se nuk dëshironi të ndani hapësirën me të, vajza do të mendojë se ajo është një biondinë tërheqëse dhe e lirë. Prandaj, kur ta përmendni kujdes me kontekstin. Biseda ideale do të ishte kjo: Maria është kolegia ime e punës, di të jetë e kujdesshme, por në disa momente është shumë e mundimshme. Burrave të tjerë ju pëlqen, por me të vërtetë nuk e di se çfarë shikojnë tek ajo. Ndoshta pas kësaj butoni për panik nuk do të ndizet. Ajo thotë: Më pëlqen aroma jote. Në të vërtetë mendon: Të dua, por nuk do të them e para. Përkthim: Gratë e dinë se nëse u zbulojnë djemve cilat janë ndjenjat e tyre, mund të tremben. Nëse u thoni para kohe “të dua”, rrezikoni të ikin nga frika prej obligimeve dhe lidhjeve apo si fitimtarë shumë shpejt e kanë arritur qëllimin e vet. Prandaj, djema, kur të filloni të dëgjoni – e dua banesën tuaj, e dua qenin tuaj, më pëlqen sesi vishesh, ta kini të qartë se diçka e madhe po ndodh në zemrën e saj. Me fjalë të tjera, duhet të jeni të butë dhe mos prisni gjatë për t’i thënë këto dy fjalë. | ||
|
Similar topics
» Nje pytje per djemt?Sa e rendesishme esht per ju virgjeria e nje vajze?Dhe sa e vlersoni?
» Trende të femrave që meshkujt i urrejnë
» Pse meshkujt çmenden pas gjinjve të femrave
» Femrave iu pëlqejnë meshkujt me mjekër
» Ja pse meshkujt çmenden pas gjinjve të femrave
» Trende të femrave që meshkujt i urrejnë
» Pse meshkujt çmenden pas gjinjve të femrave
» Femrave iu pëlqejnë meshkujt me mjekër
» Ja pse meshkujt çmenden pas gjinjve të femrave
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi