Messi, Ronaldo dhe Iniesta, për Topin e Artë
Faqja 1 e 1

FIFA dhe France Football kanë zbuluar listën e tre lojtarëve të cilët do të luftojnë për edicionin e këtij vitit të çmimit prestigjioz FIFA Topi i Artë dhe, pa ndonjë befasi, ata janë: Lionel Messi, Andres Iniesta dhe Cristiano Ronaldo.
Argjentinasi shënoi 82 gola që nga janari dhe ka nevojë për vetëm tre gola për të barazuar rekordin e Gerd Muller për 85 gola për klubin dhe vendin brenda një viti kalendarik.
Messi ndihmoi Barcelonën të fitojë Kupën e Mbretit sezonin e kaluar, 2011/12, derisa po ashtu ndihmoi Argjentinën të kryesojë grupin kualifikues për Botërorin 2014.
Ronaldo ishte kyç në triumfin e Real Madridit në La Liga sezonin e kaluar duke shënuar 46 gola në ligë, dhe po ashtu arriti në gjysmëfinale të Euro 2012 me Portugalinë.
Iniesta, ndërkohë, triumfoi me Spanjën në kampionatin evropian verën e kaluar, si edhe fitoi Kupën e Mbretit me Blaugranët.
Messi më herët ka fituar Topin e Artë edhe në vitin 2009, ndërsa po ashtu ngriti trofeun prestigjioz edhe në vitin 2010 dhe 2011, pasi ai u shkri me çmimin FIFA Lojtari i Vitit në një shpërblim të vetëm. Ronaldo ka fituar çmimin në vitin 2008, por është dashur të kënaqet me vendin e dytë në vitin 2009 dhe 2011, derisa Iniesta përfundoi vetëm i dytë në vitin 2010.
Vicente del Bosque, Pep Guardiola dhe Jose Mourinho janë emëruar kandidatët e ngushtë për çmimin tjetër që ndahet po nga FIFA, Trajneri i Vitit.
Ndërkohë nga çmimet tjera, Radamel Falcao, Neymar dhe Miroslav Stoch do të luftojnë për çmimin Puskas për golin më të mirë të sezonit, derisa Marta, Abby Wambach dhe Alex Morgan janë në garë për Lojtaren Femër të Vitit.
Fituesit e çmimit do të zbulohen në një mbrëmje paga si pjesë e një shou televiziv që do të organizohet në Zurich Kongresshaus më 7 janar të vitit 2013. /Telegrafi/

LaDescarada- Princeshë
- Postime : 11767
Gjinia :
Anëtarësuar : 29/12/2009
Similar topics
» Ronaldo fiton Topin e Artë
» Messi me i miri ne bote, Ronaldo i treti
» Di Maria: Ronaldo dhe Messi e vendosin ‘el Classicon’
» Ramos: Ronaldo po e dëshmon veten më mirë se Messi
» Iniesta: Dua ta shoh Cesc te Barca

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi