Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
2012 fundi i botes (cfare mendoni) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
2012 fundi i botes (cfare mendoni) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2012 fundi i botes (cfare mendoni)

+6
Gerushi
WebMaster
naploni
gorgona
Vellai
krushku
10 posters

Shko poshtë

2012 fundi i botes (cfare mendoni) Empty 2012 fundi i botes (cfare mendoni)

Mesazh nga krushku Wed 4 Nov 2009 - 8:10


Për më shumë të nesërmen e asaj dite do të ndodhë solstici
dimëror dhe Dielli do të pozicionohet me qendrën e
Rrugës së Qumështit për herë të parë pas 26 mijë
vjetësh...a duhet të shqetësohemi?


2012 fundi i botes (cfare mendoni) 1-2

2012 Një tjetër fund i botës

Shpërthime vullkanike të mëdha,
stuhi magnetike, rrezatime nga
hapësira etj... Pas vetëm katër
vjetësh në Tokë do të mbretërojë ferri, ose
të paktën sipas Laurenc Xhozef, fizikan
nga SHBA dhe autori i librit "Apokalipsi
2012". Bindjet e tij bazohen në një fakt: më
12 dhjetor të vitit 2012 do të përfundojë
cikli i kalendarit Maja, qytetërimi misterioz
që banoi në Amerikën Qendrore nga viti
1800 përpara Krishtit deri në vitit 1450 pas
Krishtit. Për më shumë të nesërmen e asaj
dite do të ndodhë solstici dimëror dhe
Dielli do të pozicionohet me qendrën e
Rrugës së Qumështit për herë të parë pas
26 mijë vjetësh...a duhet të shqetësohemi?
Pozicionimi astronomik nuk do të jetë
i rrezikshëm, të paktën sipas shkencëtarëve
që e mbikëqyrin hapësirën
në vazhdimësi. Për shembull në vitin 2002
pesë planetë u pozicionuan në një vijë të
drejtë në harkun e 33 gradëve pa shkaktuar
asnjë pasojë në kozmos. Ndërsa kultura
Maja ishte një nga më komplekset në
botë dhe shquhej për diturinë në fushën
e matematikës dhe astronomisë.
Por e gjitha kjo po krijon një klimë
ankthi në lidhje me vitin 2012 që kujton
pak a shumë atë të vitit 2000. Kur sipas
raporteve në të gjithë botën u shpenzuan
rreth 300 miliardë dollarë për të ndërhyrë
në sistemet informatike dhe për të parandaluar
katastrofën e madhe. Por, gjithsesi,
ne jemi bijë të një apokalipsi. Gjashtëdhjetepesë
milionë vjet më parë, toka u
trondit nga një kataklizëm i vërtetë. Një
meteor tepër i madh me një diametër rreth
10 km, ndezi në flakë atmosferën dhe u
përplas në brigjet Yukatan (në Meksikë)
duke shkaktuar një krater të gjerë më
shumë se 100 kilometra dhe një re pluhuri
që do ta mbulonte të gjithë tokën për vite
me radhë si një perde e zezë. Dhe përfundoi
kështu epoka e dinozaurëve, reptilët
e mëdhenj që për miliona vjet kanë qenë
"të zotët" e planetit. Ndërsa në atë epokë,
gjitarët kishin arrinin madhësinë fizike të
një qeni. Por çuditërisht ata i mbijetuan
katastrofës. Dhe madje përfituan nga ajo:
duke mos qenë më të kërcënuar nga zvarranikët
gjigantë filluan të evoluonin derisa
u bënë ata dominuesit e vërtetë të
planetit Tokë.


Epoka e re e gurit
Edhe në ditët e sotme, siç ndodhi në
vitin 1999, disa e lidhin këtë histori me
Nostradamusin (Michel de Notre-Dame,
1503-1566). Por në fakt, Nostradamusi e
kishte parashikuar katastrofën edhe disa
herë të tjera në shekujt e kaluar, por asnjë
informacion nuk lidhet me vitin 2012. Një
hipotezë më shkencore apokalipsi është
teoria e Olduvait, e formuluar në vitin 1989
nga inxhinieri Riçard Dukan, mbi bazën e
të dhënave botërore mbi energjinë dhe
popullsinë. Hipoteza e merr emrin nga
ultësira e Olduvait në Tanzani, duke u
konsideruar si një metaforë e kohës së
gurit të cilës ka mundësi që t'i rikthehemi
pas vitit 2012...por hipoteza të tilla tashmë
na kanë bërë tepër skeptikë, pasi të tilla
katastrofa janë parashikuar që nga viti
1979 deri në 2008, por që asnjë prej tyre
nuk rezultoi e vërtetë.
Por ka pasur edhe raste tragjike si
"Heaven's Gate": në vitin 1997 39 persona
u vetëvranë me shpresën se do të arrinin
në një "nivel superior" përpara se bota
të shkatërrohej. Një bindje që thellohet së
tepërmi mund të ketë rrënjë politike dhe
sociale, mbi të gjitha nëse përcillet nga
persona që kanë pozicione të fuqishme.
Të influencohesh nga mendimi i një
apokalipsi do të thotë ta lëshosh veten në
një rrjedhë mendimesh duke mos bërë
asgjë për të parandaluar. Ose mund të
klasifikohet edhe si një sjellje që bën reale
një profeci.
Përgatiti: Endrit Veleshnja


2012 fundi i botes (cfare mendoni) 2-2

FUNDI I NJË CIKLI PREJ 5125 VJETËSH

Majat ishin matematikanë të zotët (njihnin mirë
konceptin e "zeros") gjithashtu edhe astronomë
të shkëlqyer, pasi eklipset i llogarisnin me
saktësi. Ndërsa për të matur kohën ata përdornin
tre kalendarë. Kishin një kalendar shumë
antik i tipit fetar i quajtur "Tzolk'in", i cili numëronte
260 ditë (ndarë në 13 muaj me nga 20).
Pastaj ishte dhe një kalendar që ndiqte stinët
dhe zgjaste 365 ditë. Dhe i treti ishte një
kalendar që numëronte një periudhë prej 5125
vjetësh. Kështu si në kalendarin grek që
numëroheshin vitet nga fillimi i Lojërave të para
Olimpike ose ai romak ku numërimi fillonte nga
themelimi i Romës, edhe kalendari mitik i
Majave fillonte nga një ditë e caktuar që ndoshta
përfaqësonte një ngjarje të rëndësishme,
ndoshta ajo që për ne është viti 3113 përpara
Krishtit.
Ky kalendar përfundon në vitin 2012, por
ndoshta ky nuk mund të jetë një fund i keq,
pasi për Majat përfundimi i një cikli të caktuar
do të thoshte një festë e madhe.


2012 fundi i botes (cfare mendoni) 3-1

Fundi i kohës
Një nga Piramidat e Majave në
Meksikë (qendra korrespondon me
yllin polar). Majat ishin astronomë të
zotët...dhe kalendarët e tyre përfundojnë
në vitin 2012
Sipas disa të thënave antike, "Roma
dhe bota do të ishin të sigurta derisa
Koloseu të qëndronte në këmbë".
Dikush profetizoi datën dhe më pas
me mijëra pelegrinë shkuan te Papa
për të larë mëkatet.


28.10.1992
Ati i përnderuar Le Jang Lim i Kishës
Misionare të Tamit në Korenë e Jugut,
tha se Krishti do të merrte 144 mijë të
besuarit e tij në mesnatën e kësaj
dite për t'i shpëtuar nga katastrofa e
madhe. Më shumë se 100 mijë
persona u prezantuan në rreth 200
kisha fundamentaliste. Por Le Jang
Lim u arrestua për shfrytëzimin e 4
milionë dollarëve që kishte mbledhur
nga dhurimet e besimtarëve.


7.1999
Një parashikim i dytë për fundin e
botës nga ana e Nostradamusit


11.1999
U hodh hipoteza se një eksperiment i
fizikës atomike në laboratorët nacionalë
të Brokhaven në SHBA mund të
shkaktonin një vrimë të zezë që
mund të shkatërronte Tokën.


31.12.1999
Dita përfundimtare e mijëvjeçarit
(sistemet informatike duhej të ishin
futur në krizë)


19.1.2038
Në këtë datë është parashikuar një
tjetër fund, por ky nga sistemi "Unix"


2012 fundi i botes (cfare mendoni) 4-1
krushku
krushku
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 704
Anëtarësuar Anëtarësuar : 21/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

2012 fundi i botes (cfare mendoni) Empty Re: 2012 fundi i botes (cfare mendoni)

Mesazh nga Vellai Wed 4 Nov 2009 - 8:12

mos u merni me fantazira 2012 fundi i botes (cfare mendoni) Icon_clown
Vellai
Vellai
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : ne mes te oqeanit
Postime Postime : 3943
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha Mosha : 112
Hobi Hobi : po e kerkoj akoma

Mbrapsht në krye Shko poshtë

2012 fundi i botes (cfare mendoni) Empty Re: 2012 fundi i botes (cfare mendoni)

Mesazh nga Vizitor Wed 4 Nov 2009 - 8:16

valla ishalla bahet se jan prish njerzit jan dal nga mend
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

2012 fundi i botes (cfare mendoni) Empty Re: 2012 fundi i botes (cfare mendoni)

Mesazh nga gorgona Wed 4 Nov 2009 - 8:17

Nuk u besoj kesaj....
gorgona
gorgona
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne zemren e babit
Postime Postime : 1263
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/10/2009
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Studente...Balet

Mbrapsht në krye Shko poshtë

2012 fundi i botes (cfare mendoni) Empty Re: 2012 fundi i botes (cfare mendoni)

Mesazh nga krushku Wed 4 Nov 2009 - 8:20

dhe une si besoi po shenjat nuk jane te mira deri tani. pastai do thoja se shkenca ka ec shum para.
krushku
krushku
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 704
Anëtarësuar Anëtarësuar : 21/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

2012 fundi i botes (cfare mendoni) Empty Re: 2012 fundi i botes (cfare mendoni)

Mesazh nga naploni Wed 4 Nov 2009 - 8:25

lol
eshte anullu re,, tani ka dale ne vitin 2212 me duket. sa keq.. sa te pafat qe jena..
naploni
naploni
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Hollande
Postime Postime : 2864
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/01/2009
Mosha Mosha : 113
Hobi Hobi : futboll, aheng, palester

Mbrapsht në krye Shko poshtë

2012 fundi i botes (cfare mendoni) Empty Re: 2012 fundi i botes (cfare mendoni)

Mesazh nga WebMaster Wed 4 Nov 2009 - 8:26

AS NUK I BESOJ KESAJ GJERE LE TE VI KUR TE DOJE HAHAHA
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

2012 fundi i botes (cfare mendoni) Empty Re: 2012 fundi i botes (cfare mendoni)

Mesazh nga krushku Wed 4 Nov 2009 - 8:32

sa me shpeit te vjere aq me mire do ishte 2012 fundi i botes (cfare mendoni) 601267 por dhe vete KURANI, thote dita kjametit do vjere dhe ne njerzia do ti shkojme shum afer, por diten e sakte sdo arrijme ta gjejme.
krushku
krushku
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 704
Anëtarësuar Anëtarësuar : 21/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

2012 fundi i botes (cfare mendoni) Empty Re: 2012 fundi i botes (cfare mendoni)

Mesazh nga Vizitor Wed 4 Nov 2009 - 8:43

uuu shum afer qeka , me mir te dodh kjo
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

2012 fundi i botes (cfare mendoni) Empty Re: 2012 fundi i botes (cfare mendoni)

Mesazh nga Gerushi Wed 4 Nov 2009 - 8:50

Sa qef.. ene 3 vjet do jetojm te pakten te boj ato qe skemi bo deri tani te vdesim mir 2012 fundi i botes (cfare mendoni) 52173
Gerushi
Gerushi
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1745
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

2012 fundi i botes (cfare mendoni) Empty Re: 2012 fundi i botes (cfare mendoni)

Mesazh nga Vizitor Wed 4 Nov 2009 - 8:52

duhet te ha me shum tortee nuk paskan mbet edhe shumm
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

2012 fundi i botes (cfare mendoni) Empty Re: 2012 fundi i botes (cfare mendoni)

Mesazh nga Americco Wed 4 Nov 2009 - 9:13

Bota kur perfundon jan shenjat e QARTA ato kush eshte besimtar e din se ku ndodhen,edhe dihen se cfar shenja jan,e kto mendimet e fizikaneve nuk ja ve veshin askush ...
Americco
Americco
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : MIAMI
Postime Postime : 641
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/11/2009
Mosha Mosha : 44
Hobi Hobi : Bartender

Mbrapsht në krye Shko poshtë

2012 fundi i botes (cfare mendoni) Empty Re: 2012 fundi i botes (cfare mendoni)

Mesazh nga Vizitor Wed 4 Nov 2009 - 9:59

2012 fundi i botes (cfare mendoni) 396114
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

2012 fundi i botes (cfare mendoni) Empty Re: 2012 fundi i botes (cfare mendoni)

Mesazh nga sycka Wed 4 Nov 2009 - 11:04

ishalla jojojojojojojojo
sycka
sycka
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 1316
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/09/2009
Mosha Mosha : 68

Mbrapsht në krye Shko poshtë

2012 fundi i botes (cfare mendoni) Empty Re: 2012 fundi i botes (cfare mendoni)

Mesazh nga fidani Wed 4 Nov 2009 - 11:40

hmmmmm Vetum Allahut i kofshum fal aj e din kur eka fundin kjo bot dita dihet amo data nuk dihet nga ne por nga ALlahu i madherishum DITA ESHT E PREMTE te premten e ka kriju boten te premten ka kriju njeriun te premten ne mengjes pas fales se Sabahut -FArzin.Kjo esht qe e din do muslimon/
fidani
fidani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtina
Postime Postime : 1239
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/10/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Fitnesin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

2012 fundi i botes (cfare mendoni) Empty Re: 2012 fundi i botes (cfare mendoni)

Mesazh nga Vizitor Wed 4 Nov 2009 - 12:30

fidani shkruajti:hmmmmm Vetum Allahut i kofshum fal aj e din kur eka fundin kjo bot dita dihet amo data nuk dihet nga ne por nga ALlahu i madherishum DITA ESHT E PREMTE te premten e ka kriju boten te premten ka kriju njeriun te premten ne mengjes pas fales se Sabahut -FArzin.Kjo esht qe e din do muslimon/


edhe shkenca ka perparuar tani
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

2012 fundi i botes (cfare mendoni) Empty Re: 2012 fundi i botes (cfare mendoni)

Mesazh nga krushku Thu 5 Nov 2009 - 7:45

fidani shkruajti:hmmmmm Vetum Allahut i kofshum fal aj e din kur eka fundin kjo bot dita dihet amo data nuk dihet nga ne por nga ALlahu i madherishum DITA ESHT E PREMTE te premten e ka kriju boten te premten ka kriju njeriun te premten ne mengjes pas fales se Sabahut -FArzin.Kjo esht qe e din do muslimon/
21 dhjetor 2012 i bie dite e premte. por do shtoja se bota ka nevoje per nje prastim se po hame njeri tjetrin.
krushku
krushku
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 704
Anëtarësuar Anëtarësuar : 21/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

2012 fundi i botes (cfare mendoni) Empty Re: 2012 fundi i botes (cfare mendoni)

Mesazh nga Anakonda Thu 26 Apr 2012 - 3:52

sdi ca me thon,por ndoshta edhe mund te jete ku i dihet
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

2012 fundi i botes (cfare mendoni) Empty Re: 2012 fundi i botes (cfare mendoni)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi