Trillimet e 21-12-2012 ose sic njihet ndryshe si Fundi i Botes
Faqja 1 e 1
Trillimet e 21-12-2012 ose sic njihet ndryshe si Fundi i Botes
Pershendetje te gjitheve.
Ne
rradhe te pare doja tiu thoja se kete artikull e kam pasur ne mendje
per ta publikuar kohe me pare, por hezitova sepse per mua ishte nje
humbje kohe. Inisiativa per te publikuar kete artikull me disa detaje
interesante, me erdhi sepse po shikoja qe verdalle neper internet qe po
publikohen lajme dhe trillime nga me te degjeneruarat per sa i perket
ketij fenomeni. Kur njerzit hyjne ne internet per te kerkuar gjera nga
me te ndryshmet, infot e para qe dalin edhe pa i kerkuar fare jane ato
te 2012. Ky fenomen vjen si pasoje e perfitimeve nga shume website apo
advertise qe mundohen te kene sa me shume klikime apo like duke hedhur
dhe sterhedhur info apo video qe thjesht jane ne youtube dhe jane te
ngarkuara nga njerez qe nuk kane asnje lloj lidhje me shkencen.
Pike
se pari duhet te keni parasysh frazen fundi i botes: Fundi i botes
ndahet ne dy kategori te ndryshme. 1 ne ate qe quhet Global Killer, pra
shfarosja e qenies njerezore dhe cdo lloj gjallese ne planet. Dhe 2
Shkaterrimi total i planetit (Toke). Pra kategoria 1 per ato qe nuk
njohin shkencen hyn tek fatashkenca,, ndersa kategoria dy eshte ajo qe
ne perjetojme ne raste katastrofike.
1. Qe planeti yne te
shkaterrohet totalisht si strukture duhet te kete forca ndervepruese sic
jane ato te Diellit , Vrimave te zeza, ose perplasja fizike me nje
planet apo objekt te madhesise se vete Tokes. Shancet qe te ndodhin keto
gjera jane inegzistente te pakten momentalisht dhe per disa miljarda
vjet. Fundi zyrtar i planetit tone si strukture do vije vetem kur Dielli
yne te shnderohet ne nje gjigand te kuq rreth 5 Miljard vjet nga tani.
Zhdukja nga Vrima e zeze eshte pothuajse inegzistente ose e fusim ne nje
shkalle matese te shancit 1/ne 1 trilion ose Google-zero.
Perplasja e Tokes me nje planet te madhesise se njejte eshte pothuajse
inegzistente. Kjo mund te ndodhi vetem ne kohen kur sistemi jone diellor
te vij ne fundin e tije, pra 5 miljard vjet nga tani kur dielli do kete
nje superfuqi vepruese dhe gravitacionale kundrejt objekteve te
sistemit diellor.
2. Qe gjallesat dhe vete njeriu te zhduket nga planeti Toke, duhet te kene perballje me keto fenomene.
-1-. Gamma Ray Burst - Rrezatimi Gamma
-2-. Kometat/Asteroidet
-3-. Supervullkanet
-4-. Ngrohja Globale - dhe kalimi ne epoken e akullit.
-5-. Pole Shift - Ndryshimi i Poleve
-6-. Humbja e atmosferes.
Tani
do kalojme ne fazen me te nxehte e cila ka te beje me themelet e
idioteve qe flasin larte e poshte qe do shembet bota nga x apo y gje.
Gjerat te cilat njerzit lexojne lart e poshte neper internet ne lidhje se si do te shkaterrohet bota jane keto:
-1-.
Nibiru - Ylli Xhuxh ku ndodhen fiset Anunaki (Kjo si pas mentalitetit
te shpellareve dhe te pa shkolluarve ne Planetin tone).
-2-. Galactic Alignment - Shtrirja perfekte e Tokes Diellit dhe qendres se Galaktikes Tone.
-3-. Solar Flare - Stuhite Diellore.
Le ti analizojme.
Nibiru
Cfar eshte Nibiru:
Nibiru njihet nga (Idiotet) si planeti i 9. Nibiru referohet gjithashtu dhe si nje yll xhuxh, qe ne gjuhen e Astrofizikes quhet: Yll i deshtuar.
Nibiru mendohet te jete nje yll ose planet me madhesi disa here me te
madhe se e Jupiterit. Referuesit e fundit te botes ose me ndryshe
(Idiotet e fundit te botes) referojne sikur ky yll apo planet ka nje
orbite e cila mer 3600 vjet per tu rikthyer perseri.
Mendoni nje
super Kamion i cili vjen drejt lagjes tuaj, si mendoni ju nuk do e
shikonit ate ?. Nese Nibiru do ishte dicka egzistente dhe nese ai do
ishte ne kursin e afert drejt nesh, pasojat do te kishin filluar me
kohe. Pasoja me te cilen do perballeshim fillimisht do te ishte,
spostimi i Kometave ne rripin e Kupier-Belt, sic njihet ndryshe (Brezi i
Kometave). Nderkohe qe Nibiru do te vinte drejt nesh sa do ne distance
te larget, ato qe do ishin shume me prane nesh do ishin Kometat duke mos
anashkaluar dhe spostimin e vete planeteve ne Sistemin tone Diellor.
Pra efektet do kishin filluar 15/20 vjet me pare dhe jo (Hello
erdha une). Nuk ka evidenca per egzistencen e Nibiru, te gjitha keto
trillime behen nga njerez qe nuk e kane idene e Shkences dhe qe nuk kan
asgje per te humbur.
Ato qe e kane iden e fizikes dhe matematikes do e kuptojne shume mire se per cfare behet fjale me poshte (Nibiru).
Le
ti marim gjerat pak me kujdes dhe te shohim se cfar shpejtesie i duhet
ketij kodosh objekti per te arritur afer tokes nese do ishte ne masen e
Jupiterin apo me pak ose me shume.
Se pari, edhe pse eshte thene
se ky objekt eshte me i madh se Jupiteri, eshte akoma me bukur edhe nese
them qe ky objekt eshte identike ne mase te Jupiterit-1,8986*10^27 kg.
Se dyti, masa e diellit eshte 1,9891*10^30 kg.
Tani, le te mendojme se cila do ishte fuqia ne mes te Diellit dhe Objektit ne perigee e orbites se objektit, i cili eshte rreth 1 AU (150.000.000 km) ne distance.
Formula e perdorur nxjerr se sa fuqi aplikojne keto dy me njeri tjetrin nga graviteti. F = G ({m1*m2}/r^2), ku G eshte graviteti konstant (6,67*10^-11) m^3*^-1 kg*s^-2).
Me poshte une do ta heq njesine per te qartesuar formulen. M^3 dhe km anullohen per te prodhuar kg/s me nje ndryshim per eksponentet e -3 (kjo ne rastin e me poshtem nese kerkoni tre shifrat e zhdukura).
Athere le ti hedhim nje kendveshtrim:
F = G ({m1m2}/r ^2)
F = [6,67 *10^-11 * ({1,8986*10^27} * {1,9891*10^30 })]/( 150.000,
000^2)
F = (2,51896*10^45)/(2,25*10^16)
F = 1,1952*10^44 N/s
Rezultati
eshte 119520000000000000000000000000000000000000000 Forca te Newtonit
cdo sekonde mes Objektit dhe Diellin ne orbiten e saj.
Por
atehere ju mund te pyesni, kur objektet kalojne rreth diellit, ata
levizin shume shpejt. Saktesisht e drejte. Pra, sa shpejte do ti duhej
nje objekti me mase te jupiterit per ti shpetuar Diellit.
Formula per shpejtesine e ikjes eshte Vsec = [2*G*M/r]^1/ 2, ose, rrenja katrore e [2*G*M/r] ku G eshte graviteti konstant, M eshte masa, dhe r eshte rrezja e diametrit ne distancen ne mes te objekteve.
G is 6.67*10^-11.
M eshte nxjerre nga N-M/kg nga formula e pare, 1.1952*10^44.
r eshte 1/2AU, qe dmth afersisht 7.5*10^10 km.
Vsec=[2(6.67*10^-11)*(1.1952*10^44)/(7.5*10^10)]^(1/2)
Vsec=({1.5994*10^34}/{7.5*10^10})^(1/2)
Vsec=(2.2126*10^23)^(1/2)
Vsec=1.487*10^7 km/sek.
Kjo do te thote se shpejtesia e Nibiru ne ikje duke i shpetuar Diellit duhet te jete 14.870.000 kilometra per sekonde. Pra kjo eshte nje absurditet total, dhe del qe eshte gati 7 here me e shpejt se sa shpejtesia e drites. Kjo eshte e pamundur. Nese Nibiru, do te udhetonte me kete shpejtesi, forcat e batices do ta shkaterronin totalisht.
-Fizika- has updated her Facebook Status-
(Te dashuruarit e Nibiru, thjeshte dhe sakte jeni shume idiote).
Galactic Alignment - Shtrirja Perfekte
Galactic
Alignment njihet si shtrirja perfekte. Kjo shtrirje vjen si pasoje e
drejtimit te Diellit, Tokes, dhe Qendres se galaktikes tone ne nje vije
te drejte. Duhet te keni parasysh qe: I vetmi objekt i cili ndikon
fizikisht ne orbiten dhe strukturen e Tokes eshte Dielli. Per ato qe
perdorin programe astronomie eshte shume e lehte per ta vezhguar kete
fenomen. Me pak fjale Shtrirja perfekte ndodh ne disa aspekte te
ndryshme, sic eshte shtrirja e planeteve pershembull gje qe ka ndodhur
dhe do te ndodhi. Gjithsesi duhet te keni parasysh qe asnje force tjeter
pervec asajt te Diellit nuk mund te ndikoje ne planetin tone.
Nese
do vazhdoja qe tiu flisja me shume rreth ketij fenomeni do genjeja
sepse jane te pakta fjalet rreth ketij subjekti. (te pa vlere)
Solar Flare - Stuhia Diellore
Athere
duhet te jemi realist kur prekim nje ceshtje serioze sic eshte
(Dielli). Stuhite Diellore jane teper te rrezikshme, dhe mund te
shkaktojne deme kolosale ne jeten e perditshme te planetit tone. Stuhite
Diellore ndahen ne kategori te ndryshme A. B. C. M. dhe e fundit dhe me
e rrezikshmja X. Duhet te keni parasysh qe ne jemi goditur nga keto
stuhi dhe vazhdojme te goditemi pothuajse perdit.
Stuhite
Diellore mund ta cojne njerzimin ne epoken e gurit nese do tu godisnim
nga nje (Super Flare) pra nga nje super storm. Nese do u godisnim nga
nje super storme, jeta ne planetin tone do te ndryshonte pothuajse
totalisht. Pasoja e pare do ishte humbja e elektricitetit , dhe jo vetem
ne nje vend/shtet por ne te gjithe Planetin. Pasi do te humbnim
energjine, kjo e fundit do te na mungonte per nje kohe prej 5 deri ne 10 vjetesh,
gje qe do na conte ne epoken e shpellave, ku nuk do te perdornim tv,
lavatrice, celular, etj etj. (Kjo do ishte me te vertete nje
katastrofe).
Lind pytja nga dhe si e moren vesh te ashtuquarit
(te mencurit e 2012), qe dielli do te cfrynte pikerisht ne daten
21/12/2102 ??. Duhet mos harruar qe drita mer vetem 8 min e 19 sekonda
per te arritur nga dielli ne toke, keshtu qe nje superstorm do donte
thjesht disa ore ose disa dite per te arritur ne toke (varet nga
kategoria e stuhise).
Eshte e vertete qe dielli cdo 11 vjet
kalon ne ciklin e ndrimit te poleve, dhe ndrimi i rradhes eshte dikur
nga mesi i 2012. Pse pikerisht do ndodhi stuhia massive tani ?? a e
perjetuam ndrimin e poleve te diellit 11 vite me pare??? po 22 apo 33 apo 44 vite me pare??. (e kshu me rradhe)
Duhet
te keni parasysh qe stuhia mund te ndodhi ne cdo moment ne cdo date ne
cdo kohe , dhe asnje nuk mund ta parashikoje ate gje. Koha me e afert
per te mare vesh qe ne do goditemi nga nje stuhi e tille, mund te
arrihet vetem neper mjet sateliteve te Nases ne hapesire: Dhe kjo kohe
eshte vetem 30 min para se te goditemi nga kto rrezatime.
(Idiotet qe thone se do te goditemi nga stuhi massive ne 21 dhjetor, ju
sygjeroj te mos hani djathe e te pini redbull ne te njejten kohe, sepse
eshte me te vertet nje mix endrrash te cuditshme ne gjume .
Duhet
te kuptoni gravitetin e situates. Ajo qe mua me te vertet me ben te
friksohem disi eshte Ngrohja Globale, sepse po e shohim qe uraganet
stuhit etj sa vijne e behen me te forte. Dhe duke llogjikuar situaten
ajo qe me frikeso m,e teper eshte e ardhmja pas dy tre brezash (dhe jo e
jetes tone momentalisht). Do jene ato qe do i heqin keto pasoja dhe
mbase do keni veshtiresi per te mbajtur ritmin e jeteses ashtu sic e
kemi ne momentalisht.
Nje gje te keni te sigurte:
Pytje: A do perplaset ndonje Komete ose Asteroid ne te ardhmen?
Pergjigje:
Ka ndodhur dhe do te ndodhi per nuk dihet kurre se kur mund te ndodhi
nje fenomen i tille, dhe nese kjo gje do te ndodhi ne te ardhmen mbase
do kemi teknologjine per ti shmangur perplasjet direkte.
Pytje: A do te kete me permbytje katastrofa natyrale sic jane pare kohet e fundit?
Pergjigje:
Ka pasur dhe do te kete gjithmon. Kjo vjen per shkak te shume gjerave. 1
Ngrohja Globale. 2 Evolucioni dhe Natyra jane ato qe na komandojne dhe
jo ne ato.
Pytje: A kane date keto fenomene katastrofike??
Pergjigje: Nuk kane date te caktuar dhe mund te ndodhin ne cdo moment, madje dhe tani qe po e shkruaj kete artikull.
(Date
kane por vetem per njerzit e deshtuar: per ato qe jeten e kane nje
deshtim te plote dhe duan ti shohin te tjeret si vetja).
Njerez
te Nderuar rrini te qete sepse 21 dhjetori i 2012 ose me sakte 15 dite
qe nga ky moment qe po shkruaj, do te jete nje dite teper normale. Do te
jete nje dite si cdo 21 dhjetor tjeter. Ju lutem mos bini pre e
artikujve qe lexoni neper internet duke ju referuar fundit te botes.
Nese do vinte dicka e tille pasojat do ishin pare me kohe. Mos bini
viktima te atyre qe tentojne te ju bejne lavazh truri duke iu fryre me
informacione te kota dhe pa baza shkencore. Duhet te kuptoni qe te
gjitha keto info qe vijne per fundit e botes nuk jane leshuar nga njerez
te shkences, ose zyrtarisht nga Astrofizikanet apo Astronomet, por jane
leshuar nga njerez qe nuk e kane idene e Fizikes dhe qe kane nje
injorance te plote nga kjo fushe.
Flini te qete o shqipetaret e mi se 22 Dhjetori do te vije me i bukur se cka qene i 2011
Elton Balla
Oxford Angli 2012
Similar topics
» Profecia Maja: Afrohet fundi i botes jo me 21 dhjetor 2012, por me 5 qershor 2012
» Fundi i botes 2012
» 21 dhjetor 2012 nis fundi i botës
» 21 Dhjetor 2012: Fundi i Botes apo Fillimi i Ri ?
» 21 dhjetor 2012, kur mungon 1 vit nga...fundi i botes
» Fundi i botes 2012
» 21 dhjetor 2012 nis fundi i botës
» 21 Dhjetor 2012: Fundi i Botes apo Fillimi i Ri ?
» 21 dhjetor 2012, kur mungon 1 vit nga...fundi i botes
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi