Njih Profetin Muhamed
Faqja 1 e 1
Njih Profetin Muhamed
Falënderimi i takon Allahut i Cili na ka treguar rrugën e udhëzimit dhe na ka larguar nga rruga e gabuar. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin për profetin Muhamed i cili është dërguar si mëshirë për të gjithë botët dhe për të gjithë ata të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Të nderuar myslimanë!
Gjëja më e mirë ku duhet ta kalojë kohën myslimani është studimi i jetës së Profetit (a.s.). Myslimani i cili e studion atë i duket sikur edhe ai po i përjeton ndodhitë e asaj kohe. Ndoshta ai edhe e imagjinon veten e tij sikur është një prej sahabëve të cilët treguan guxim e trimëri të rrallë.
Nëpërmjet studimit të jetës së Profetit (a.s.) myslimani njihet me personalitetin e Profetit Muhamed, njihet me mënyrën e jetesës së tij, si dhe njihet me ftesën e tij në kohë paqe dhe lufte. Gjithashtu, nëpërmjet studimit të jetës së Profetit (a.s.), myslimani arrin të njohë mirë pikat e dobëta dhe ato të forta, i njeh mirë shkaqet e triumfit apo të dështimit, si dhe di se si të reagojë ndaj ndodhive, sado të mëdha qofshin ato. Duke studiuar jetën e Profetit (a.s.) tek myslimanët shtohet besimi në vetvete, ata binden plotësisht se Allahu është me ta dhe do t’i ndihmojë, nëse me të vërtetë ata e kryejnë adhurimin ashtu siç duhet dhe nënshtrohen plotësisht përpara ligjit të Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) Allahun, Ai ju ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja”.[1] “Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezentimit të dëshmive.”[2] “E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se Allahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues.”[3]
Para jush po paraqesim në pika kryesore dhe fjali përmbledhëse jetën e Profetit Muhamed (a.s.) duke shpresuar që kjo të jetë një hyrje për ta studiuar atë më në detaje. Allahu i Lartësuar thotë: “Muhamedi është i Dërguari i Allahut”[4]
Gjeanologjia e Profetit (a.s.)
Ai është Muhamedi i biri i Abdullahut, i biri i Abdul Mutalibit, i biri i Hashimit, i biri i Abdul Menafit, i biri i Ismailit.
Emrat e Profetit (a.s.)
Profeti (a.s.) ka thënë: “Unë kam disa emra. Unë jam Muhamedi, Ahmedi, El Mahi nëpërmjet të cilit Allahu e shuan mosbesimin, El Hashir sepse njerëzit do të tubohen përpara meje dhe El Akibu sepse pas meje nuk do të ketë më profet tjetër.”[5]
Ebu Musa el Eshari thotë: Profeti (a.s.) e quante veten e tij me disa emra duke thënë: “Unë jam Muhamedi, Ahmedi, El Mukkafi, El Hashir, Profeti i pendesës dhe Profeti i Mëshirës.”[6]
Pastërtia e gjeanologjisë së Profetit (a.s.)
Dije se Allahu e ka ruajtur babanë e Profetit (a.s.) nga imoraliteti. Profeti (a.s.) është biri i një martese të ligjshme e jo të jashtëligjshme. Profeti (a.s.) ka thënë:“Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar ka përzgjedhur nga bijtë e Ibrahimit, Ismailin. Ndërsa nga bijtë e Ismailit, Kenanin, nga bijtë e Kenanit, Kurejshët dhe nga Kurjeshët benu Hashimitë dhe nga Benu Hashim më ka përzgjedhur Mua.”[7]
Kur Herakliu e pyeti Ebu Sufjanin rreth gjeanologjisë së Profetit (a.s.) ai u përgjigj: Ai është me prejardhje të fisme nga mesi ynë. Po, kështu është, Profetët dërgohen nga dyert e fisme të popujve të tyre – tha Herakliu.[8]
Lindja e Profetit (a.s.)
Profeti (a.s.) ka lindur ditën e hënë të muajit Reiul Euel. Ka disa thënie në lidhje se në cilën ditë të këtij muaji. Imam Ibnu Kethiri thotë: E vërteta është se Profeti (a.s.) ka lindur vitin e elefantit.
Historianët thonë: Kur Amineja e kishte Profetin (a.s.) në bark tha: Nuk kam dëgjuar barrë më të lehtë se kjo. Ndërsa kur lindi Profeti (a.s.), doli një dritë që ndriçoi lindjen dhe perëndimin.
Profeti (a.s.) thotë:“Tek Allahu në Ummul Kitab unë jam vula e profetëve. Unë jam produkt i lutjes së Ibrahimit, paralajmërimit që Isai (a.s.) e lajmëroi popullin e Tij dhe i ëndrës së nënës sime që pa se prej saj doli një dritë që ndriçoi sarajet e Shamit”.[9]
Babai i Profetit (a.s.) vdiq kur ai (a.s.) ishte disa muajsh në barkun e nënës së tij.
Fëmijëria e Profetit (a.s.)
Mëndesha e parë ishte Thuejbe, shërbëtorja e Ebu Lehebit, më vonë mëndesha e tij do të ishte Halime es Sadije. Ai (a.s.) qëndroi në fisin Benu Sad tek Halimja rreth katër vjet. Kur ishte atje, ia hapën kraharorin dy engjëj për t’ia nxjerrë të keqen dhe shejtanin. Menjëherë pas kësaj ngjarje Halimja e ktheu tek e ëma.
Kur ishte 6 vjeç, i vdes nëna në Ibua, rrugës për në Meke. Në vitin e çlirimit të Mekës kur ai (a.s.) kaloi për në Ibua i mori leje Allahut që të shkonte të vizitonte varrin e nënës. Kur shkoi tek varri qau dhe tha:“Vizitojini varrezat sepse ato ju kujtojnë vdekjen.”[10]
Pas vdekjes së nënës, për atë u kujdes gjyshi i tij Abdul Mutalibi, mirëpo kur Ai (a.s.) mbushi 8 vjeç, gjyshi i vdiq dhe për të do të kujdesej xhaxhai i tij Ebu Talibi, i cili do ta përkrahte atë kur arabët e përgënjeshtruan, edhe pse ai (xhaxhai) ishte idhujtar derisa vdiq.
Mbrojtja hyjnore nga papastërtitë e injorancës
Allahu i Lartësuar e ruajti dhe e mbrojti Profetin (a.s.) qysh në vegjëli duke e pastruar nga papastërtitë e injorancës dhe nga çdo e metë. Allahu i dhuroi atij të gjitha virtytet më të mira, saqë në mesin e popullit të tij njihej me emrin besniku. Kur Kurejshët pasi e rindërtuan Qaben, dëshironin të vendosnin gurin e zi, plasi një konflikt shumë i madh, sepse çdo fis dëshironte që ta merrte për vete lavdinë e vendosjes së tij. Në fund, ata vendosën se personi i parë i cili do të hynte në Qabe do të jepte gjykimin e tij dhe të tjerët do ta pranonin. Personi i parë që hyri ishte Profeti (a.s.). Të gjithë njëzëri thanë: Erdhi besniku. Profeti (a.s.) mori një pëlhurë, e vendosi gurin në të dhe i urdhëroi krerët e fiseve që secili prej tyre ta kapte pëlhurën. Pastaj e mori gurin dhe e vendosi në vendin e duhur. Kështu ai me mençurinë e tij shoi një konflikt të përgjakshëm. Asokohe ai ishte tridhjetë e pesë vjeç.
Martesa e Profetit (a.s.)
Profeti (a.s.) në moshën 25-të vjeçare u martua me Hatixhen. Shkak i kësaj martese ishte fakti se Profeti (a.s.) shkoi në Sham për tregti për interes të saj, bashkë me një djalë të quajtur Mejsere. Ky djalë e pa me sytë e tij sinqeritetin dhe besnikërinë e Profetit (a.s.) dhe kur u kthyen nga Shami e lajmëroi zonjën e vet për atë që pa. Këto fjalë ishin shkak që ajo dëshiroi të martohej me të.
Profeti (a.s.) jetoi me Hatixhen derisa ajo vdiq tre vjet përpara emigrimi për në Medine. Pas vdekjes së Hatixhes, Profeti (a.s.) martohet me Seude bintu Zuma, pastaj u martua me Aishen të bijën e Ebu Bekrit. Më vonë është martuar me Hafsën vajzën e Omer ibnul Hatabit, më vonë me Zejneb bintu Huzejme ibnul Harith, me Umu Seleme, Zejnebe bintu Xhahshin, me Xhuejrije bintul Harith dhe me Umu Habiben. Menjëherë pas çlirimit të Hajberit është martuar me Safije bintu Hujej ibnul Hatab dhe më pas me Mejmune bintul Harithe që është gruaja e fundit me të cilin është martuar Profeti (a.s.)
Fëmijët e Profetit (a.s.)
Të gjithë djemtë dhe vajzat që i kanë lindur Profetit (a.s.) ishin me Hatixhen, përveç Ibrahimit që e kishte me Marije Kibtijen.
Djemtë e tij janë: El Kasim i cili jetoi pak ditë, Abdullahu dhe Ibrahimi i cili jetoi dy vjet pa dy muaj.
Vajzat e tij janë: Zejnebja që është edhe vajza më e madhe që u martua me Ebul As ibnu Errebi, Rukija që u martua me Othman ibnu Afanin, Fatimja që u martua me Ali ibnu ebi Talibin prej të cilëve lindën Hasani me Hysejnin, dhe Umu Kulthum që u martua me Othman ibnu Afanin pas vdekjes së Rukijes.
Imam En Neueuiu ka thënë: Të gjithë dijetarët janë të mendimit se Profeti (a.s.) kishte katër vajza dhe tre djem.
Profetësia e Profetit Muhamed (a.s.)
Në moshën 40-të vjeçare ditën e hënë më 17 Ramazan kur Profeti (a.s.) ishte në shpellën Hira iu shfaq engjëlli Xhibril, i cili i tha: Lexo! Unë nuk di të lexoj – tha ai. Xhibrili e shtrëngoi dhe i tha përsëri: Lexo! Unë nuk di të lexoj – u përgjigj ai. (tre herë). Pastaj zbritën pesë ajetetet e para te sure El Alek: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.”[11] Pas kësaj ndodhie, menjëherë Profeti (a.s.) i frikësuar shkoi tek Hatixhja e cila e qetësoi me fjalët: “Allahu kurrë nuk ka për të të lënë që të humbësh, sepse ti i ruan lidhjet farefisnore, thua gjithmonë të vërtetën, e ndihmon nevojtarin, e nderon mikun dhe e përkrah të drejtën.”
Në ditët që do të pasonin, zbritja e mesazhit hyjnor do të ndërpritej për një periudhë kohore, saqë Profetin (a.s.) e mori malli për zbritjen e mesazhit hyjnor. Më pas, atij do ti shfaqej Xhibrili në formën e tij origjinale duke i treguar se ai me të vërtetë është i Dërguari i Allahut. Profeti (a.s.) u friksua dhe shkoi tek Hatixhja duke i thënë: Më mbuloni! Më mbuloni! Më pas, Allahu i Lartësuar do të zbriste ajetet: “O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd! Dhe rrobat tua pastroi!”[12] Në këto ajete kuranore, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin (a.s.) që t’ua tërheqë vërejten dhe ta ftojë popullin e tij që të besojë tek Allahu. Pas këtij urdhri, Profeti (a.s.) i përveshi mëngët duke i ftuar njerëzit për tek Allahu, të mëdhenjtë dhe të vegjlit, njerëzit e lirë dhe skllevërit, burrat dhe gratë, të ziun dhe të bardhin. Ftesës së tyre iu përgjigjën disa njerëz të cilët e përqafuan fenë Islame, ndërsa shumë të tjerë e mohuan, madje edhe e lënduan me fjalë dhe fizikisht. Mirëpo Allahu i Lartësuar e ruajti të Dërguarin e Tij nëpërmjet xhaxhait të tij Ebu Talibit.
Ibnul Xheuzi thotë: Profeti (a.s.) tre vjet i ka thirrur njerëzit në fshehtësi. Kur zbriti ajeti kuranor: “Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh!”[13] ai e publikoi ftesën e tij. Ndërsa kur zbriti ajeti kuranor: “Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt.”[14] Profeti (a.s.) u ngjit në kodrën Safa dhe i thirri kurejshët. Ai u tha: Nëse unë do tu them se pas kësaj kodre po vjen një ushti për të na sulmuar a do të më besonit? Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë që ti të na gënjesh – u përgjigjën ata. Unë jam dërguar për t’ju tërhequr vërejtjen për ndëshkimin e rëndë – tha ai. Ebu Lehebi i tha: Mallkuar qofsh! E për këtë na thirre?! Më pas do të zbriste surja El Mesed.
Durimi i Profetit (a.s.) ndaj lëndimeve
Profeti (a.s.) në shumë raste u lëndua nga populli i tij megjithatë ai duroi. Më vonë ai i urdhëroi shokët e tij që të emigronin për në Abisini që të shpëtonin nga padrejtësia dhe persekutimi.
Kur vdiq Ebu Talibi, kurejshët ushtruan dhunë të egër ndaj Profetit (a.s.), i cili tha: “O xhaxha! Sa shpejt po e ndjej mungesën tënde!”
Transmetohet se njëherë Profeti (a.s.) po falej në Qabe kur Ukbe ibnu ebu Meit të brendshmet e devesë ia vendos Profetit (a.s.) mbi shpinë. Ai (a.s.) nuk e ngriti kokën derisa erdhi bija e tij Fatimja dhe ia hoqi papastërtitë nga shpina. Njëherë tjetër Ukbe ibnu Ebu Meit e shtrëngon prej fyti me një rrobë saqë gati po e mbyste. Mirëpo ndërhyri Ebu Bekri duke thënë: A po vrisni një njeri i cili po thotë Zoti im është Allahu?![15]
Keqardhja e Profetit (a.s.) për popullin e tij
Pas vdekjes së Ebu Talibit dhe Hatixhes, Profeti (a.s.) ndërmori një udhëtim për në Taif, për të thirrur fiset e Thekif që të përqafonin Islamin. Reagimi i tyre ishte shumë i ashpër, saqë e goditën me gurë derisa e gjakosën. Pastaj ai (a.s.) vendosi që të kthehej në Meke. Rrugës e takon Xhibrili bashkë me ëngjëllin e maleve që ishte i gatshëm që ti shkatërronte duke afruar dy malet, mirëpo Profeti (a.s.) tha: “Jo, sepse unë shpresoj që nga mesi i tyre Allahu mund të nxjerrë njerëz të cilët do ta adhurojnë Allahun pa i shoqëruar askënd në adhurim.”[16]
Në çdo sezon, Profeti (a.s.) takohej me fiset e ndryshme arabe dhe u thoshte: “Kush do të më strehojë, kush do të më ndihmojë sepse kurejshët më kanë penguar që ta përçojë fjalën e Zotit tim?”
Në një prej këtyre sezoneve, në Akabe, i (a.s.) takohet me 6-të persona të cilët i besuan ftesës së tij. Këta persona u kthyen në Medine dhe e thirrën popullin e tyre tek feja islame, e kështu feja islame u përhap në mesin e tyre. Më pas, në fshehtësi Profeti (a.s.) do të takohej me besimtarët e rinj në Akabe dy herë. Pasi myslimanët e Medines i dhanë besën Profetit (a.s.) se do ta ndihmonin dhe përkrahnin, Ai (a.s.) i urdhëroi myslimanët që të emigronin për në Medine.
Emigrimi i Profetit (a.s.) për në Medine
Pasi të gjithë myslimanët emigruan për në Medine, në fund emigroi dhe Profeti (a.s.) bashkë me Ebu Bekrin. Ata u strehuan në shpellën Theur për tre ditë derisa kurejshët i humbën gjurmët e tyre dhe pastaj u nisën për në Medine, banorët e së cilës e mirëpritën. Në Medine, Profeti (a.s.) ndërtoi xhaminë dhe shtëpinë e tij.
Betejat e Profetit (a.s.)
Ibnu Abasi ka thënë: Kur Profeti (a.s.) e la Meken, Ebu Bekri tha: E dëbuan Profetin e tyre. Me të vërtetë, të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Më pas Allahu i Lartësuar do të zbriste ajetin: “Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë.”[17] Ky është ajeti i parë që zbriti rreth luftës.
Profeti (a.s.) zhvilloi 27–të beteja, ku mori pjesë në 9-të prej tyre: në Bedër, Uhud, El Murejsea, Hendek, Kurjedha, Hajber, në çlirimin e Mekes, Hunejn dhe në Taif. Po ashtu Ai (a.s.) i dërgoi shokët e tij në 57-të ekspedita.
Haxhi dhe Umra e Profetit (a.s.)
Profeti (a.s.) e ka kryer ritualin e haxhit vetëm një herë të vetme. Ky haxh u quajt “Haxhi i Lamtumirës”. Ndërsa përsa i përket ritualit të Umres, Ai (a.s.) e ka kryer 4 herë atë.
Përshkrimi i Profetit (a.s.)
Profeti (a.s.) ka pasë shtat mesatar, as i gjatë e as i shkurtër. Me lëkurë të bardhë në të kuqërremtë, me sy të zinj dhe me qime në mes të gjoksit dhe barkut, por të rralla.
Morali i Profetit (a.s.)
Profeti (a.s.) ka qenë njeriu më bujar, më i butë dhe më i miri i tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “Me të vërtetë ti je i pajisur me virtytet më të larta të moralit.”[18] Profeti (a.s.) ka qenë njeriu më trim, më i dëliri dhe njeriu më modest. Kishte shumë turp, e pranonte dhuratën, por jo sadekanë, asnjëherë nuk zemërohej për veten e tij, por për hir të Allahut, nuk i bënte naze ushqimit, me muaj të tërë në shtëpinë e tij nuk ndizej zjarri, ulej me të varfërit dhe të mjerët, i vizitonte të sëmurët dhe e ndiqte xhenazen. Bënte shaka por gjithmonë thoshte të vërtetën, qeshte por jo me zë, i ndihmote pjesëtarët e familjes. Profeti (a.s.) ka thënë: “Më i miri ndër ju është ai i cili është më i mirë për familjen e tij. E unë jam më i miri sepse jam i mirë me familjen time.”[19] Enes ibnu Malik thotë: “I kam shërbyer të Dërguarit të Allahu 10 vjet. Asnjëherë për diçka që kam bërë nuk më tha: Përse e bëre kështu, apo një gjë që nuk e kam bërë, pse nuk e bëre?!”
Allahu i Lartësuar i dha atij disa mrekulli, si çarja e hënës më dysh, nga gishtat e tij buroi uji, trungu i pemës rënkoi ngaqë ai e zëvendësoi atë me minberin, deveja iu ankua si dhe paralajmërimet e tij se çfarë do të ndodhin në të ardhmen.
Vlera e Profetit (a.s.)
Profeti (a.s.) ka thënë: “Më janë dhënë pesë gjëra që nuk i janë dhënë askujt: Jam i përkrahur me futjen e frikës (kundra armiqve) në një distancë prej një muaji. Toka më është bërë vendfalje dhe e pastër. Çdo person nga umeti im kudo që e kap koha e namazit, falet. Më është lejuar plaçka e luftës, ndërkohë që atyre që kanë qenë para meje nuk iu është lejuar. Më është dhënë e drejta për të ndërmjetsuar. Çdo profet është dërguar vetëm për popullin e tij, ndërsa unë jam dërguar për të gjithë njerëzit.”[20] Në një tekst tjetër thuhet: “Në ditën e Gjykimit, do të jem njeriu i parë që do të ndërmjetsoj. Në ditën e Gjykimit do të jem Profeti që do të kem më pasues se të gjithë profetët e tjerë. Gjithashtu unë do të jem i pari që do të trokas në portën e Xhenetit.”[21]
Adhurimi i Profetit (a.s.)
Duke përshkruar adhurimin e Profetit (a.s.), Aishja thotë: “I Dërguari i Allahut falej aq shumë derisa i mpiheshin këmbët. Kur u pyet rreth kësaj, ai (a.s.) tha: “A nuk duhet të jem një rob falënderues?!”[22]
Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur kur Profeti (a.s.) ishte gjallë
Israja dhe Miraxhi: Kjo ka ndodhur 3 vjet përpara emigrimit për në Medine. Në natën e Israsë dhe Miraxhit është bërë obligim falja e namazit.
Në vitin e parë të emigrimit: emigrimi, ndërtimi i xhamisë së Profetit (a.s.), themelimi i shtetit, obligimi i zekatit.
Në vitin e dytë: Beteja e Madhe e Bedrit në të cilën besimtarët triumfuan ndaj pabesimtarëve me ndihmën e Allahut të Lartësuar.
Në vitin e tretë: Beteja e Uhudit, në të cilën besimtarët humbën për shkak të moszbatimit të urdhrave të Profetit (a.s.), sepse ushtarët u dhanë pas plaçkës së luftës.
Në vitin e katërt: Beteja e Benu Nadirit. Në këtë betejë, Profeti (a.s.) i dëboi hebrenjtë e Benu Nadirit nga Medina për shkak se ata e thyen besën që i kishin dhënë myslimanëve.
Në vitin e pestë: Beteja e Benu Mustalik, beteja e Hendekut dhe beteja e Benu Kurejdhas.
Në vitin e gjashtë: Pakti i Hudejbijes. Po ashtu në këtë vit, përfundimisht u ndalua pirja e alkoolit.
Në vitin e shtatë: Beteja e Hajberit. Në këtë vit, Profeti (a.s.) bashkë me myslimanët hynë në Meke për të kryer ritualin e Umres.
Në vitin e tetë: Beteja e Mu’tes ndërmjet myslimanëve dhe romakëve. Çlirimi i Mekes dhe beteja e Hunejnit kundra fiseve Heuazin dhe Thekif.
Në vitin e nëntë: Beteja e Tebukut që është beteja e fundit në të cilën mori pjesë Profeti (a.s.). Këtë vit, tek Profeti (a.s.) erdhën shumë delegacione dhe njerëzit hynë në Islam grupe- grupe. Ky vit u quajt viti i delegacioneve.
Në vitin e dhjetë: Haxhi i Lamtumirës. Në haxhin e Lamtumirës morën pjesë më tepër se njëqind mijë myslimanë.
Në vitin e njëmbëdhjetë: Vdekja e Profetit (a.s.) në muajin Rebiul Euel. Profeti (a.s.) vdiq në moshën 63 vjeçare, jetoi 40 vjet përpara profetësisë dhe 23 vjet si i Dërguar i Allahut, ku ndër këto jetoi 13 vjet në Meke dhe 10 vjet në Medine.
[1] Sure Muhamed: 7
[2] Sure Gafir: 51
[3] Sure El Haxh:40.
[4] Sure El Feth: 29.
[5] Transmetojnë imam Buhariu dhe imam Muslimi.
[6] Transmeton imam Muslimi.
[7] Transmeton imam Muslimi.
[8] Transmeton imam Buhariu.
[9] transmeton imam Ahmedi dhe imam Et tabarani.
[10] Transmeton imam Muslimi.
[11] Sure El Alek: 1-5
[12] Sure El Mud dethir: 1-4.
[13] Sure El Hixhr: 94.
[14] Sure ESh Shuarau: 214.
[15] Ngjarjen e parë e transmetojnë imam Buhariu dhe imam Muslimi. Ndërsa ngjarjen e dytë vetëm imam Buhariu.
[16] Transmetojnë imam Buhariu dhe imam Muslimi.
[17] Sure El Haxh: 39.
[18] Sure El Kalem: 4.
[19] Transmeton imam Et Tirmidhi. Imam Albani e ka saktësuar këtë hadith.
[20] Transmetojnë imam Buhariu dhe imam Muslimi.
[21] Transmeton imam Muslimi.
[22] Transmetojnë ima Buhariu dheimam Muslimi.
http:///mesazhi/

seriozi- V.I.P Anëtarë
- Postime : 179
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/02/2013
Mosha : 35
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi