dashuria per gjuhen dhe shkollen shqipe
2 posters
Faqja 1 e 1
dashuria per gjuhen dhe shkollen shqipe
Thonë se në botë shtatëdhjetë për qind e njerëzve jetojnë keq, njëzet për qind mirë dhe vetëm dhjetë për qind shumë mirë. Thonë se fajtorë për këtë nuk janë udhëheqësit, por njerëzit e rëndomtë: disa punojnë, disa grumbullojnë para dhe shumica dergjet në varfëri. Në Arizonë punët qëndrojnë më ndryshe. Hajrullah Hajra, me preajrdhje nga Ferizaji, është njëri nga shumë shqiptarët e kësaj zone të nxehtë amerikane. Se sa është e nxehtë kjo zonë, e dinë vetëm ata që jetojnë atje. “Nuk fitohet buka aq lehtë në Amerikë”, na shkruan një dashamir nga atdheu i dytë i Nolit të pavdekshëm. Sintagma e “përvëlimit” ndërlidhet jo vetëm me xhepin, por edhe me faktin se shqiptari ngado që shkon, vendin e vet nuk e harron. Vetëm haramxhinjtë e harrojnë dhe e injorojnë vendin ku kanë lerë ose prindërit që i kanë rritur. Ja ç’mendim ka për këtë bashkatdhetar dhe për shqipërimin e emrit të tij një veprimtar i zellshëm i Shoqatës së Miqësisë Gjermano-Shqiptare, dr. Xhevat Ukshini: “Zoti Hajra është njohës i përsosur i gjuhës shqipe. Ka qenë profesor i gjuhës shqipe në të njëjtën shkollë ku kam mësuar unë. Shokët e mi që e kanë pasur profesor, kanë konsiderata të larta për të. Është një tip serioz. Mund të jetë prekur pse i keni thënë se më bukur tingëllon shqip Emri sesa Emurllah, Abdyl sesa Abdullah, apo Hajro sesa Hajrullah. Shumë shqiptarëve nuk u pëlqen emri me konotacione të huaja, por ja që ai nuk ndërrohet ashtu lehtë, siodomos në një ambient të prapambetur, siç është yni. Zoti Hajro është i martuar me një ferizajase, e cila është shquar për dashuri ndaj gjuhës dhe popullit të saj. Fëmijëve të tyre nuk u kanë vënë emra të atillë me të cilët na pagëzonin prindërit tanë, duke u bazuar në emrat e atyre që na i pushtuan trojet pesëqind vjet me radhë”. Ku i ka hije ëndërrimtarit të merret me politikë ose me fe? Ku i ka hije ëndërrimtarit të merret me politikë, me emra ose me fe? Kjo është punë linguistësh, filozofësh dhe historianësh. Si e konsideron shqiptari i Arizonës këtë “kompleks” ballkanik? “Për ndërrimin e emrit nuk pajtohem aspak. Jo se më pëlqen emri im (kurrë nuk më ka pëlqyer), por dua të jem ky që jam, nuk dua të ndërroj identitet. Edhe ti kot e ke. Të gjithë të njohin me emrin që ke. Fundja, njeriu e bën emrin dhe jo emri njeriun. As këtu, në Amerikë, nuk çan kokën kush se ç'emër ke. Çështja e emrit është diç formale...”. Po, kështu thonë edhe Idrizi në Zvicër e Mavruzi në Suedi, do bisnesmenë të thjeshtë. “Mos i nagtërro punët me fetë, ngase secili ka të drejtë ta përqafojë atë fe që ia do shpirti!”, na thotë njëri prej tyre. “Jo për kisha ose xhami kanë nevojë shqiptarët, por për shtëpi kulture, për diskoteka e për biblioteka”, - ia pret tjetri. “Ku mund të gjesh shqiptar më të mirë se Dulla në Shipkovicë, edhe pse shkon në xhami”, - thekson kryetari i komunës (Zulqufli Ajvazi). Po këtë e thotë edhe Islami në Bukuresht ose e mbesa e Konstantin Kristoforidhit në Trieste (Vitore Stefa Leka), duke e kujtuar Vaso Pashën: “Mos shikjoni kisha e xhamia, feja e Shqyptarit asht Shqyptaria”. “A nuk të kujtohet fakti se më shumë të kanë përkrahur ata që mbajnë emra të huaj, sesa çifti i atyre që e konsiderojnë veten të pabesë?”, - na thotë përmes linjës telefonike, shqiptari i Fushës së grave (Havziu nga Frauenfeldi). Ka diç që të shtyn të mendosh për konstatime të këtilla të pamatura. Pse? Ngase, po qe se i analizon fjalët e Kopi Kyçykut: “Mos u bazo në fjalët e mia e të Xhamos, ngase ne kaurët nuk kemi besë!”, të shtyn të krijosh përshtypjen se paska edhe “kokëkrisur” të tjerë në këtë botë, shqiptarë të dyshimtë që i përçajnë shqiptarët, duke i ndarë në myslimanë dhe të krishterë. Janë apo s’janë të pabesë, njëra ose tjetra palë, këtë e dinë më mirë Todor Prifti në Tetovë dhe Hafëz Zendeli në Shipkovicë, dy shqiptarë përkatësish të ndryshme konfesionale, që e kanë më të zhvilluar ndjenjën shqiptare të bashkimit kombëtar, sesa ngatërrestarët e Bukureshtit. Nuk kalojnë shumë muaj dhe zoti Hajro e parapëlqen emrin e tij të shkurtuar. Pse? Ngase Zotit i thonë shqip Zot, e jo Allah. Më bukur e më shqip tingëllon Hajro, se sa Hajrullah. Shqiptarët me Skënderbeun, e morën Krujën në emër të Zotit dhe jo në emër të sulltanit. Pjesa dërrmuese e atyre që i përqafuan emrat e huaj, ende janë duke i mbajtur gratë e mbyllura mes mureve të avllisë, disa madje duke i dërrmuar në dajak në emër të Allahut, edhe pse Zoti nuk lejon të ngresh dorë kundër do qenieve të frikësuara, në njërën anë si pasojë e grushtit, ndërsa në anën tjetër si pasojë e mbylljes. Aliu, çrobërimi i republikës, Todori dhe krishterimi shqiptar Edhe pse lindja në krahasim me perëndimin e ka një botë të hatashme shpirtërore, madje pse jo, edhe do vlera të larta kulturore, perëndimi në krahasim me lindjen, nuk e ka dëmtuar tabanin kombëtar të kombit shqiptar, sa e ka dëmtuar këtë taban të shenjtë sundimi osman dhe kolonializmi serb. E vetmja fe që nuk e ka cenuar ekzistencën bilogjike dhe shpirtërore të kombit shqiptar ka qenë dhe ka mbetur feja e Gjergj Kastriotit, e pranishme deri dje, edhe në Shipkovicë, atje ku përveç toponimeve “Ara e Ukës”, “Marko Livadhet”, “Rasa e Markut”, “Kisha” etj., edhe sot e kësaj dite, shqiptarët parapëlqejnë që Ramadanit t’i thonë Dana, Bajramit - Bama, Fahredinit - Dina, Abdullahut - Dulla, Durakut - Daka, Qetabijes - Bike, Hasanit - Cani, Faikut - Fika, Sadikut - Dika, Qemalit - Mala, Abdylit - Dila, Zendelit - Nela, Hisnijes - Nike, emra që ndërlidhen me emrat e të parëve tanë: Nika, Kola, Mala, Marku, Dika, Daka, Pashku, etj. Duke bërë shaka, njëri nga banorët e këtij katundi thotë: “Kur e përqafoi islamizmin Ramadani, emri i tij hyri në konflikt me mbiemrin, kështu që, Rama i ra Danit, dhe Dani Ramës, te Përroi i Camës”. Krahas kishave katolike dhe kullave mesjetare, edhe emrat e toponimet janë vlera të shenjta që të ndërlidhin me perëndimin, pa krijuar kurrfarë alergjie ndaj islamizmit, ortodoksisë ose komunizmit, si fe ekspansioniste. Me të pushtuar Shkupin, Fuqitë e Mëdha përdorën gjithfarë makinacionesh për të mos lejuar ngritjen e flamurit shqiptar në Shkup, kryeqendra e dikurshme e Vilajetit të Kosovës. Haki Voka, një kushëri i Rexhep Vokës nga Shipkovica, që e mbante mend Luftën e Parë Botërore, theksonte faktin se Turqia ua bëri peshqesh këto troje sllavëve, duke i porositur shqiptarët që gjatë regjistrimit, mënjanë të deklarohen si turq, ndërsa në anën tjetër të ndjekin shkollat serbe. Gjithfarë telegramesh arrinin nëpër kancelaritë evropiane gjoja, se qenkemi “myslimanë”, duke pasur për pasojë, rrëmbimin e trojeve shqiptare nga serbët dhe malazeztë mënjanë, dhe nga greku në anën tjetër. Askush nuk mund t’i harrojë krimet e andartëve grekë ndaj fshatrave myslimane të Çamërisë. Për ta përjetësuar fronin, Esat Toptani mbahej me serbët mënjanë, dhe me turkun në anën tjetër. E vetmja zonë e sigurt shqiptare, ishte Shkodra me Mirditën, streha më e sigurt dhe më besnike e Bajram Currit. “Fisi fisnik i Mirditës, në atë kohë, i dha ndihmën më të madhe këtij burri të madh”, - thoshte Harallamb Prosi në kohën e Mbretërisë, në klubin e Ajet Kosovarit në Bukuresht. Me të pushtuar Shkupin shqiptar (1912), shqiptarët nuk bënë asgjë të shëmtuar: as plaçkitje, as vrasje, as tradhtira. Kështu i kish porositur Plaku i Maleve asokohe (1912), dhe kështu i pati porositur pas 90 vitesh, edhe legjenda politike për çrobërimin e Maqedonisë nga pabarazia (Ali Ahmeti). Thonë se në sajë të politikës së tij paqësore, “maqedonas” të panumërt kanë filluar ta thonë ashiqare të vërtetën: se serbët i detyruan të deklarohen si sllavë, edhe pse të parët e tyre ishin shqiptarë të fesë ortodokse, që s’e dinin asnjë fjalë sllave. Kështu na thotë, në bazë të artikujve që ka hasur në shtypin maqedonas, Mehmet Dani nga Çajleja e Shkupit, mërgimtar në Itali, nip i dr. Sami Ibrahimit, shqiptar që e ndjek shtypin shqiptar dhe që shpreh keqardhje, pse s’e gjen edhe “Faktin” në kinkaleritë e Italisë. Njëri nga ata që parapëlqente ta vizitonte Aliun për t’ia shprehur admirimin e tij derisa ishte në mal, ishte edhe Todor Prifti nga Dufi i Rekës, bashkëpronar i tregtores me artikuj për fëmijë “Detska radost” (Lumturia e fëmijëve) në Tetovë. Nuk e dimë në u është kujtuar shqiptarëve ta xhirojnë një film me këtë shqiptar të kulluar, njohës i shkëlqyer i historisë së Skënderbeut dhe i historisë shqiptare të Rekës shqiptare, që flet shqip dhe lutet shqip, njësoj siç lutej shqip edhe Gonxhe Bojaxhiu në Shkup, në Shqipëri dhe në Amerikë. “Më vjen keq, thotë zotëria e tij, që serbët, me të pushtuar këto troje, nga Prifti na bënë Popoviç, ndërsa komunistët e Shkupit, nga Popoviçi na bënë Popovski, ndaj po qe se insiston ta thuash këtë në shtyp, mos e thuaj derisa të vijnë ata të Aliut në pushtet, që të mos kem problem meautoritetet”. |
Vizitor- Vizitor
Re: dashuria per gjuhen dhe shkollen shqipe
ghuhen shqipe e dashuroj ,por nuk munde te martohem me te se kur isha ne shkolle isha tap topi ne gramatike
Vellai- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : ne mes te oqeanit
Postime : 3943
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha : 112
Hobi : po e kerkoj akoma
Re: dashuria per gjuhen dhe shkollen shqipe
dhimbien me te madhe e kam ndier edhe mbi kuriz shum here
kur jetoja atje,kur nuk te don mema eshte shum veshtire ta besos se edhe ti e do
kur jetoja atje,kur nuk te don mema eshte shum veshtire ta besos se edhe ti e do
Vellai- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : ne mes te oqeanit
Postime : 3943
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha : 112
Hobi : po e kerkoj akoma
Re: dashuria per gjuhen dhe shkollen shqipe
Gjuha shqipe eshte gjuha meme dhe ajo eshte gjuha me e bukur per ne.Vertet qe eshte e veshtire per tu mesuar Por kur sheh qe edhe kinezet e flasin aq bukur , cfare duhet te beni ju femijet tane qe keni emigruar?Po femijet tuaj a do te arijne te flasin ndonje fjale SHQIP?????????????????Uroj qe gjuhen tone .e cila vertet eshte e bukur te mos harrohet kurre...........................
sycka- I/e Regjistruar
- Postime : 1316
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/09/2009
Mosha : 68
Similar topics
» Perkethimi i Kur'an-it ne gjuhen Shqipe
» Foto me hadithe ne gjuhen shqipe
» "Cunami" "Tsunami" Perkthimi ne gjuhen Shqipe
» 'Carshia' antike e Shkupit, per here te pare me nje librari ne gjuhen shqipe
» Ministrat maqedonas injorojnë gjuhën shqipe
» Foto me hadithe ne gjuhen shqipe
» "Cunami" "Tsunami" Perkthimi ne gjuhen Shqipe
» 'Carshia' antike e Shkupit, per here te pare me nje librari ne gjuhen shqipe
» Ministrat maqedonas injorojnë gjuhën shqipe
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi