Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Krishtlindje te cuditshme neper bote People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Krishtlindje te cuditshme neper bote People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krishtlindje te cuditshme neper bote

2 posters

Shko poshtë

Krishtlindje te cuditshme neper bote Empty Krishtlindje te cuditshme neper bote

Mesazh nga Vizitor Fri 25 Dec 2009 - 5:19

Krishtlindje te cuditshme neper bote Krishtlindjet
Lodra, zbukurime, dhurata pafund… Viti i ri po afron dhe ne jemi gati për të shijuar maratonën e gjatë festive, ashtu siç është traditë, pranë gjirit të ngrohtë familjar, ose mes miqsh. Në fakt, të gjithë e dimë se ky është imazhi tipik i festave të fundvitit, por, në pjesën tjetër të botës, festimet ndryshojnë nga ato evropiane. E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ndodh këto ditë në anën tjetër të globit, në vendet që nuk kanë shumë lidhje me traditën e krishterë? Ose në zonat jo shumë larg Evropës, por që kanë zakone të veçanta për shkak të një historie antike? Krishtlindjet dhe Viti i Ri festohen në të gjithë globin, por zakonet dhe mënyra e të festuarit ndryshojnë nga një kontinent në tjetrin. Ja organizimi i një feste “shumëngjyrëshe” nga Afrika, në Azi, Japoni, Amerikën Latine, plot surpriza dhe kuriozitete. Le t‘i zbulojmë së bashku!

Krishtlindje në Afrikë

Në kontinentin e zi, bashkëjetesa e kulturave fetare, mes tyre kulte tribale dhe animiste, u ka dhënë jetë ndërthurjeve vërtet interesante. Për shembull në Nigeri, natën e Krishtlindjeve, familjet mblidhen rreth të moshuarve pa dallime fetare. Janë të gjithë të mirëpritur dhe dera e shtëpisë lihet hapur. Para ditës së Krishtlindjeve, të rinjtë e komunitetit shëtisin nëpër rrugë, kërcejnë dhe këndojnë këngë të shoqëruara me tambure. Nga 25 dhjetori e më pas, është radha e meshkujve për të festuar, të cilët japin shfaqe, duke mbajtur në fytyrë maska të mëdha prej druri. Në shtetet afrikane, grazhdi ku ka lindur Jezusi nuk ekziston, ndërsa bredhi tradicional i Vitit të Ri nuk mungon. Shtëpitë zbukurohen më shumë me degë palme, mbi të cilat vendosen lule të bardha të mëdha që çelin në këtë stinë. Lulet, që janë shumë të bukura nuk mbillen. Zakonisht janë fëmijët ata që mëngjesin e Krishtlindjeve, mes vështirësive të shumta (këto lule kanë shumë gjemba), dalin për t‘i mbledhur.
Në Amerikën Latine
Në Meksikë, festa e Krishtlindjeve zhvillohet nëntë ditë para datës 25. Quhet “Las navidades” dhe festimet zhvendosen nëpër kishat kryesore të vendit. Gjatë këtyre ditëve, të cilat simbolizojnë shtatzëninë e Marias, në çdo shtëpi përgatiten dhuratat e mëdha të mbështjella me letër të kuqe. Disa prej tyre mbushen me frutat e stinës, fishekzjarrë dhe kallamë sheqeri. Në prag të përfundimit të nëntë ditëve, zhvillohet një shfaqje e shkurtër, e cila njihet si “Las posadas”. Një çift troket derë më derë me qirinj të ndezur, duke personifikuar Jozefin dhe Marian që kërkojnë një vend për të kaluar natën, ashtu siç ndodh para Lindjes së Krishtit. Në mesnatë, të gjithë së bashku këndojnë dhe hapin dhuratat me bastunë, më pas shtrihen në tokë në kërkim të frytit më të mirë.
Ndërsa në Brazil, përzierja mes kulturave dhe kulteve të ndryshme është e fortë, sidomos ajo me origjinë afrikane, që kremtohet me festa në plazh dhe kërcime tribale, si ato në nder të “Jemajas”, perëndeshës së detit dhe mbarësisë. Edhe në kuzhinë, Krishtlindjet latine kanë shumëllojshmëri gatimesh. Gjeli i detit gatuhet me zarzavate, ndërsa kofsha e derrit piqet dhe shoqërohet me salcë avokadoje. Në tryezë serviren patate të ëmbla, misra të zier, prodhime mishi dhe peshk i shuruposur. Si ëmbëlsirë shërbehet zupi, i cili është shumë i shijshëm (të paktën për guston mesdhetare!). Ka shijen e mjaltit, përzier me atë të kungullit. Në Brazil serviret proshutë e thatë me feta ananasi dhe peshk.
Në Azi
Në Japoni, zakonisht Krishtlindjet festohen sipas traditës perëndimore, ndërsa Viti i Ri, që koinçidon me atë Evropian, i dedikohet familjes. Natën e fundit të muajit dhjetor, japonezët shkojnë në tempull (si për traditën budiste, ashtu edhe për atë shintoiste), ku godasin me radhë një tra të madh hekuri të vendosur në një ndërtesë brenda kopshtit të shenjtë. Një ditë më pas, njerëzit veshin kimonotë më të bukura që kanë dhe luten për një vit më të begatë. Për këtë rast, në tavolinë shërbehet “soba” (makarona të holla japoneze), që konsumohet me zhurmë për të treguar kënaqësinë e momentit. Më pas, e ka radhën budingu me fasule azuki dhe “moki” (brumë i mbushur me oriz të bardhë), që për festa bëhet në forma të ndryshme dhe sipër i vendoset një thelë portokalli.
Në Australi…
Në tokën e kangurëve dominon ende tradita anglosaksone, pavarësisht pranisë së grupeve të ndryshme etnike dhe stinës veriore, e cila pothuajse nuk ka lidhje me slitat, drerët, borën dhe Babagjyshin e Vitit të Ri, të veshur me kostumin tradicional. Kështu, nëse vendosni që t‘i kaloni Krishtlindjet në Australi, mos u çudisni nëse darka shërbehet në breg të detit ose Santa Klausi u sjell dhuratat i veshur me bluzë dhe pantallona të shkurtra. Dhe meqë ndodhemi në kontinentin e kangurëve, së fundmi disa australianë me origjinë gjermane, i janë bashkuar një komisioni, i cili dëshiron që t‘i spostojë festat e fundvitit në muajin qershor, gjatë dimrit australian, në mënyrë që të krijojnë një atmosferë më të përshtatshme. Të shohim nëse mbretëresha do të jetë dakord…
Krishtlindje në Evropë, Austri
Ardhja e Krishtlindjeve lajmërohet nga maja e katedraleve me tinguj të fortë kambanash, ndërsa stacionet e metrove zbukurohen me drita shumëngjyrëshe, për t‘iu uruar udhëtarëve festa të mbara. Në qytetet malore, si zakonisht pas meshës, priftërinjtë u japin bagëtive të tyre kripën e bekuar.
Në Ballkan
Karakteristikë e vendeve ballkanike është prania e një përzierjeje kulturash dhe rrëfimesh fetare të ndryshme, që ka prodhuar një folklor shumë të pasur e të larmishëm. Si element i përbashkët, festimet e Krishtlindjeve janë të lidhura me kultin e pemëve dhe natyrës dhe në ditët mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, mbi oxhakun e shtëpisë varen tri çorape me madhësi të ndryshme, të cilat quhen “bandjaci”. Ato personifikojnë magjistarët dhe familjen e shenjtë: njerëzit mbushin rrugët (dhe e spërkasin me ujë të bekuar dhe kokrra gruri) duke kënduar e duke u lutur. Netët mes Krishtlindjeve dhe pagëzimit, quhen “Nekrsten Dani” (ditë jo të pagëzuara), të cilat tradicionalisht popullohen nga krijesa të vogla misterioze, që mendohet se drejtohen nga satirët antikë. Në Shqipëri, falë bashkëjetesës së kulturave, ndodh që edhe myslimanët t‘i festojnë Krishtlindjet.
Në Evropën Qendrore
Në Poloni dhe Republikën Çeke, është shumë i gjallë kulti i Shën Vençelsaut, mbreti antik i Bohemisë i hipur mbi altar, i cili kujtohet në veçanti gjatë festave për zemërgjerësinë e tij. Ëmbëlsira tradicionale është një lloj keku me mjaltë, bajame, erëza etj.
Në Benelusk
Në Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg, festimet e Krishtlindjeve fillojnë më 6 dhjetor në nder të Shën Nikollit, të quajtur ndryshe edhe “Siner Klaas”, që vjen nga Spanja përmes detit. Shpesh ky shenjt kremtohet edhe më 24 dhjetor dhe në këtë ditë mund të shkruhen poezi për të vënë në lojë pjesëtarët e familjes nën formën e gjëegjëzës.
Në Spanjë
Shpesh fëmijët presin dhuratat nga mbretërit magjistarë dhe për këtë arsye, festa e madhe rastis zakonisht me Ujin e Bekuar. Nëpër fshatra është bërë zakon që t‘i vendosësh shapkat e mbushura me drithëra te dera e shtëpisë, për të mbledhur gamilet e mbretërve magjistarë. Një tjetër traditë iberike është veshja e një djali si peshkop, për t‘i dhënë sa më shumë fuqi deri më 28 dhjetor.

Në Portugali

Për Krishtlindje, fëmijët përgatisin pishtarë me dru ahu, kudhër katrore dhe dëllinja me të cilat do të paraqiten gjatë meshës. Gjatë orëve të para të mëngjesit, familjet konsumojnë “consoada”-n, një pjatë me mish të thatë dhe drithëra që simbolizojnë agjërimin.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krishtlindje te cuditshme neper bote Empty Re: Krishtlindje te cuditshme neper bote

Mesazh nga Princo Fri 25 Dec 2009 - 5:31

hej sinqerisht dua te di cka jan keto krishtlindejet sa krishta kan lindur dhe anuk eshte nje fest po jan shum festa nese ka dilush qe ka njohuri me shum mirkuptim dome ndihmonte...
Princo
Princo
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 29
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krishtlindje te cuditshme neper bote Empty Re: Krishtlindje te cuditshme neper bote

Mesazh nga Vizitor Fri 25 Dec 2009 - 5:49

i nderuar,KRISHTLINDJET jan dita kur u lind JEZUS KRISHTI,nje KRISHT ka lindur e njejta feste esht,por ne cdo rreth e festojn sipas traditave te tyre,besoj u bera e qarte Krishtlindje te cuditshme neper bote Icon_biggrin
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krishtlindje te cuditshme neper bote Empty Re: Krishtlindje te cuditshme neper bote

Mesazh nga Anakonda Sat 21 Apr 2012 - 17:45

ehe me te cuditshmet qenkan.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krishtlindje te cuditshme neper bote Empty Re: Krishtlindje te cuditshme neper bote

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi