Fejzullahu, "Messi" i Barcelonës në hendboll
Faqja 1 e 1

Skuadra e Barcelonës kishte arritur të shkrinte diferencën prej shtatë golave nga ndeshja e parë dhe të fitonte finalen triller kundër CSKA Moskës në Kupën e Evropës në hendboll. Kujtimin për këtë finale emocionuese, 25 vite më pas, e sjell protagonisti kryesor i kësaj ndeshjeje, hendbollisti kosovar Petrit Fejzullahu. Barcelona ndeshjen e parë të luajtur në Rusi e kishte humbur me rezultat 30:23, ndërsa titullin e fitoi pas fitores si vendas me shifrat 27:20. Golin që solli trofeun e shënoi pikërisht Fejzullahu në sekondën e fundit të takimit.
Fejzullahu që tash ka shkelur të 50-at është i vetmi kosovar që ka luajtur në nivelet më të larta botërore të hendbollit. Kulmi i ngjitjes së tij në karrierë ishte aktivizimi tek klubi katalunas Barcelona. Kjo skuadër, si në futboll e basketboll, edhe në hendboll ishte dhe mbetet njëra prej skuadrave më të suksesshme evropiane. Për Barcelonën, Fejzullahu ka luajtur nga viti 1982 deri në vitin 1985. Ai vlerësohet ndër hendbollistët më të mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova. Karriera e tij është e krahasueshme me yjet e Evropës.
"Në Barcelonë kam kaluar ditët më të mira si hendbollist. Është kënaqësi të luash për njërin prej klubeve më të mëdha në Evropë. Me Barcelonën kam fituar pesë trofe. Fituam tri kupa të Spanjës dhe dy kupa të Evropës", ka thënë Petrit Fejzullahu të dielën për "Kohën Ditore".
Fejzullahu ka lindur në Prishtinë. Karrierën në hendboll e nisi në moshën 12-vjeçare në shkollën fillore “Meto Bajraktari”. Më pas së bashku me familjen shkoi për të jetuar në Beograd, ku iu bashkua klubit të njohur Cërvena Zvezda. Në këtë klub ka qëndruar një kohë të gjatë. Përveç për Barcelonën dhe Cërvena Zvezdën, ka luajtur edhe për Dinamon e Pançevës. Karrierën aktive e ka mbyllur në moshën 36-vjeçare në klubin Cërvena Zvezda.
"Nga Barcelona u ktheva në Cërvena Zvezdë, klub nga i cili edhe shkova në Spanjë. Luajta edhe një vit e gjysmë. Pasi rezultatet e skuadrës nuk ishin të mira më besuan rolin e trajnerit. Kështu edhe përfundova karrierën. Nga hendbolli jam tërhequr në kohën derisa duartrokitesha. Nuk kam dashur që ta teproj dhe drejt pensionimit të më shtyjnë fishkëllimat. Nuk e kam lejuar këtë", ka shtuar Fejzullahu.
Si fëmijë ai ishte kampion i Kosovës për pionierë në skijim dhe pingpong. Fejzullahu nga viti 1973 deri në vitin 1982 ka luajtur rregullisht për Përfaqësuesen e Jugosllavisë. Në 65 ndeshje ka realizuar 110 gola. Me Jugosllavinë ka fituar dy trofe.
"Me ekipin përfaqësuese në vitin 1975 në Suedi fituam Kupën Botërore. Ndërsa në vitin 1982 në kampionatin botëror të zhvilluar në Gjermani dolëm nënkampion. Në finale u mposhtëm nga Bashkimi Sovjetik pas kohës shtesë me rezultat 30:27. Në këtë botëror u shpalla pivoti më i mirë", tregon Fejzullahu.
Përveç në hendboll, Fejzullahu ishte trajner edhe në tenis. Ai aktualisht jeton në Barcelonë, ndërsa Kosovën e viziton një herë në vit.
"Nga viti 1999 deri në vitin 2004 isha trajner kondicional i tenistëve të njohur spanjollë. Tani jam trajner personal i kondicionit i tenistëve amatorë në Barcelonë. Kam punë të qetë që nuk është e lidhur me udhëtime. Në kohë të lirë merrem me aktivitete sportive, ndërsa ndeshjet e hendbollit i përcjell rregullisht", ka shtuar Fejzullahu.
Ai është vëllai i politikanes kosovare Kaçusha Jashari. Ajo ishte anëtarja e parë e familjes Fejzullahu që luajti hendboll. Jashari filloi në Shkollën Teknike të Prishtinës dhe më pas për rreth dhjetë vite bëri karrierë në klubin prishtinas, Kosova. Kjo skuadër luajti në Ligën e Dytë të Jugosllavisë.

BLERTA- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : DRENIC
Postime : 1116
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/12/2009
Hobi : ME NEJT.
Similar topics
» Kujt i ngjani me shume: "mamit" apo "babait" ???
» 12 shenjat me "te mira" dhe "te keqia"
» Denimi me vdekje, Shqiptaret e duan, krimi s'ndalet!
» Ozil tifoz i Barcelonës
» Pedro i jep tre pikë të reja Barcelonës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi