Skitari Matti Nykaenen ther bashkëshorten me thikë
Faqja 1 e 1

Ish-kampioni olimpik dhe i botës në kërcim me ski, finlandezi Matti Nykaenen, ka therur me thikë bashkëshorten, të premten, njoftojnë mediat finlandeze të dielën. Nykaenen edhe më herët ishte dënuar për dhunë familjare. Madje në vitin 2006 vuajti katër muaj burgim, pasi kishte rrahur bashkëshorten Mervi Tapola.
Mirëpo, finlandezi kësaj radhe ka bërë një sulm edhe më të rëndë. Bashkëshortja e tij kishte ikur te fqinjët me prerje të lehta në fytyrë dhe në duar. Nykaenen për sulmin e radhës do të paraqitet të hënën para gjykatës. Ai është arrestuar me akuzën për tentativë vrasje. Nykaenen ishte bërë i famshëm kur në Olimpiadën Dimërore të vitit 1988 në Calgary fitoi tri medalje të arta në kërcim me ski.
Ai është ndër sportistët më të vlerësuar në Finlandë, mirëpo me skandalet e tij të shumta viteve të fundit popullariteti i tij ka pësuar rënie. Nykaenen në vitin 2005 po ashtu ishte arrestuar për sulm me thikë, pasi kishte therur me thikë në shpinë një shok. Atij i ishte shqiptuar dënimi prej 26 muajve burgim, mirëpo u lirua me kusht.
"Jemi ende duke hetuar për motivin e këtij sulmi", ka thënë detektivi Pasi Nieminin, në qytetin Tampere.
Dyshohet se Nykaenen ishte i dehur në momentin e sulmit. Bashkëshortja e tij Tapola (55) është dërguar në spital pas sulmit.
Nykaenen pas përfundimit të karrierës ka nisur të marrë teposhtën e madhe. Për shkak të problemeve financiare pati shitur medaljet e arta olimpike. Më pas ai e provoi fatin si këngëtar, por edhe këtu dështoi. Ai është i varur nga alkooli.

BLERTA- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : DRENIC
Postime : 1116
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/12/2009
Hobi : ME NEJT.
Similar topics
» Greqi, shqiptari ther gruan dhe vetvaret ne peme
» Berat, burri ekzekuton bashkëshorten
» Ne Broj te Skënderaj, vret bashkëshorten shtatzënë
» Arian Çani: Nuk e kam tradhëtuar asnjëherë bashkëshorten
» Varfëria, burri masakron bashkëshorten me sëpatë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi