Maçoku parashikoi vdekjen e 50 pacientëve
2 posters
Faqja 1 e 1
Maçoku parashikoi vdekjen e 50 pacientëve
Një maçok i pazakontë në një shtëpi pleqsh në Rhode Island, ka aftësi të zbulojë se kur një pacient do të vdesë. Deri më tash ai e ka dëshmuar këtë në 50 raste.
Doktori David Dosa, geriatër dhe asistent profesor në Universitetin Brown, tha se maçoku Oscar ka arritur një lloj rekordi në pesë vitet e fundit. Ai rrallë shoqërohet me njerëz, përveç se me ata të cilëve u ka ardhur “egjeli” afër.
Oscar është sjellë në qendrën rehabilituese në Providenca, e specializuar për kujdesin e njerëzve të vjetër dhe të cilët vuajnë nga harresa, shkruan gazeta britanike Telegraph.
Sa herë që mjekët ia hapin derën dhe e dërgojnë tek personi për të cilin ata mendojnë se do të vdesë së shpejti, ai shpesh i afrohet dikujt tjetër dhe ia dëshmon medicinës se mjekët janë gabim.
Dosa me kolegët besojnë aq shumë në aftësitë e Ockarit për t’i vërtetuar rastet kur ai ngjitet në shtratin e dikujt, sa që ata menjëherë thërrasin familjarët e atij personi për t’i lajmëruar.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Maçoku parashikoi vdekjen e 50 pacientëve
pervec se qenka i bukur;qenka edhe parashikues i sakte
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Magjistari britanik parashikoi fituesit në Kampionatin Evropian
» Maçoku mendon se është pulë
» Maçoku me 26 gishta shndërrohet ne hero
» E presin vdekjen duke i buzëqeshur
» Për një dashuri, gjeti vdekjen !!!
» Maçoku mendon se është pulë
» Maçoku me 26 gishta shndërrohet ne hero
» E presin vdekjen duke i buzëqeshur
» Për një dashuri, gjeti vdekjen !!!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi