Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
NËPËR GJURMËT E HISTORISË QËNDRESA KOMBËTARE VETËDIJE DHE PËRGJEGJËSI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
NËPËR GJURMËT E HISTORISË QËNDRESA KOMBËTARE VETËDIJE DHE PËRGJEGJËSI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NËPËR GJURMËT E HISTORISË QËNDRESA KOMBËTARE VETËDIJE DHE PËRGJEGJËSI

2 posters

Shko poshtë

NËPËR GJURMËT E HISTORISË QËNDRESA KOMBËTARE VETËDIJE DHE PËRGJEGJËSI Empty NËPËR GJURMËT E HISTORISË QËNDRESA KOMBËTARE VETËDIJE DHE PËRGJEGJËSI

Mesazh nga WebMaster Wed 25 Mar 2009 - 4:26

NËPËR GJURMËT E HISTORISË QËNDRESA KOMBËTARE VETËDIJE DHE PËRGJEGJËSI
Vetë titulli i librit “UÇK – MESAZH DHE SHPRESË” sugjeron dhe simbolizon një realitet historik, një bukuri të përsëritshme, që lindë nga ideali, i cili në kuptimin jetik dhe historik, la gjurmë në tërësinë e Atdheut tonë. Vepra si një ditar lufte, me një kuptim të dyfishtë: ku në një anë duket bota e një ushtaraku me funksion të theksuar politik dhe, në aspektin kombëtar i kalitur me jehonën e idealit, dhe në anën tjetër, një njohës i mirë i së kaluarës sonë historike e veçmas njohës i mirë i shekullit të fundit, shekull, që për botën tonë ishte shekulli i gjakimeve, vlimeve dhe, shekulli i vetëdijes kombëtare, si e vetmja shtjellë, ku ideali rrezatonte diellin e lirisë dhe bashkimit të atdheut.
Dhe, për të thënë fjalën time, e shoh të arsyeshme, të nisem nga fjala e autorit, që i drejtohet lexuesit, që në fillim të këtij libri, ku me ngjyrë të një natyre: rikujtim dhe ardhmëri, ashtu si u rreshtua në radhët e UÇK-së, po me të njëjtat shikime dhe thirrje, i drejtohet lexuesit: “ ....Jam, i vetëdijshëm se secili brez në kohën e ngjarjeve të mëdha historike, ka luftuar me mjete të caktuara, për realizimin e idealit kombëtar, dhe ka kontribuar në tërësi për një fat më të mirë të kombit. Dhe, vetëdija e njeriut shqiptar, për sakrificën, në emër të këtij ideali, ka ardhur duke u konsoliduar e duke u thelluar, në një luftë unike dhe plotë sakrifica, për një progres mbarëkombëtar. Andaj, në shenjë kujtimi për ata, që dhanë jetën, për t’i ndërtuar idealet dhe vizionin e së ardhmes, për të sfiduar natyrën e gjuhës së robërisë shekullore, të cilën e krijoi historia – koha, e cila mund të sfidohet vetëm me angazhimin e të gjitha forcave brenda kontekstit shoqëror (botës shqiptare) ....”.
Si ish luftëtar i UÇK – së, për ardhmërinë si dëshmi për kohën, brezave të popullit tonë, ua la librin në fjalë bashkë me ngjyrat që mbetën ditëve të luftës së vitit 2001, në fletët e ditarit të autorit, në shenjë dëshmie dhe në kujtesë për amanetin e dëshmorëve, për t’i mbetur besnik, ATDHEUT .
Pra, si ish luftëtarë i UÇK – së dhe, si epror, nëpërmjet narracionit të kursyer dhe me funksion të theksuar ushtarako – politik, na jep mendime dhe sugjerime me tiparet karakteristike të ecurisë së luftës të vitit 2001, me synimet dhe gjuhën e brezit të ri të trevave, që edhe sot janë pre e politikës së ri-robërimit, me ngjyrën e natyrës së të ashtuquajturës demokraci e Bashkimit Evropian, që ardhmërinë shqiptare, nën thundrën e të ashtuquajturit shtet, dikur NRM, RSM e sot IRJM, si dhe më gjënë, në emër të idealit të vazhdojnë rrugën e bashkimit të Atdheut në një shtet.
Dhe, Lufta e vitit 2001, si lëndë e veprës “ UÇK -MESAZH DHE SHPRESE”, të autorit Petrit Mënaj, me një nëntekst implicit dhe sugjestiv, jashtë akseptimit letraro – artistik, ka në bazë një moment të rëndësishëm të jetës së vetëdijes kombëtare, ku vihet në provë qëndresa dhe arti i luftës si forcë e brendshme e idealit, lidhjes dhe bashkimit mes shqiptarëve, për të realizuar bashkimin e trojeve etnike të Atdheut, që forcat shovene dhe forcat e superfuqive, me të pa drejtë edhe sot e kësaj dite, për synime të caktuara, duan të mbetet, pikë e pesë.
Edhe përkundër përgjegjësisë së thellë, lufta e vitit 2001, si dhe ri-kthesa për të kaluarën historike, ku autori trajton sipërfaqësish-të momente të rëndësishme dhe vendimtare, si në aspektin politik po ashtu edhe në aspektin luftarak, e veçmas në aspektin ku ideali si e vetmja ngjyrë e gjuhës, duke derdhur gjakun, duke shkrirë forcën e rinisë, forcën e kombit, arriti të ndërtojë kështjellën e qëndresës, që si gjithmonë nëpër shekuj, edhe sot flet mes shqiptarëve me amanetin: një Atdhe, një gjuhë, një alfabet, një shtet.
Pra, libri “UÇK MESAZH DHE SHPRESE” i autorit Petrit Mënaj, pasqyron një tablo të gjënë jo vetëm të kohës sonë, të luftës së vitit 2001, por, në mënyrë sugjestive retrospektive edhe të një realiteti më të gjënë kohorë dhe historik.
Autori ishte i vetëdijshëm, për ftesën që e bënte kambana e lirisë dhe bashkimit të atdheu-t, i vetëdijshëm edhe për sakrificën e brezave të shkuar, për veprat e tyre kombëtare, që e ushqyen dhe e kalitën me një ideal, që nuk njeh përkulje dhe nënshtrim.
I vetëdijshëm që në rrethanat e ekzistencës së vështirë, shqiptarët jashtë kufijve administrativ të shtetit ëmë, e ruajnë qnijen e tyre, si gjithmonë nëpër shekuj: duke u burgos, persekutuar, me luftëra të pa barabarta përballë armiqve, me ngjyrën e varfërisë dhe përbuzjes, por, me dinjitet të plotë kombëtar.
Me një shqetësim të thellë, si në aspektin kombëtar edhe në aspektin njerëzor, edhe pas luftës e përcjell dhe e kupton intencën e kohës, gjeneratën e re, shokët e idealit, që kërkojnë rrugën e së ardhmes, rrugën e bashkimit të Atdheut në një shtet, rrugën dhe gjuhën politiko – luftarake, për të sfiduar sfidat e kohës, andaj insiston të begatojë këtë rrugë me ngjyrën e idealit, moralit si dhe në aspektin e sugjerimit politik, që të mos i nënshtrohemi motit të mashtrimeve të kohës, politikës që si gjithmonë në emër të: bashkëjetesës, si dikur, vëllazërim-bashkimit, në emër të integrimit, si dikur në emër të internacionales, të ri-burgosim vetveten.
I vetëdijshëm se ky brez, brezi i bashkëluftëtarëve, i qaset realitetit politik, dhe se këtij brezi i takon përgjegjësi historike, që të mobilizohet dhe, me vetëdije të plot, në procesin e rrjedhave politike, të veproj për t’u kurrizu-ar me: Shtetin e bashkuar Shqiptar.
Autori nëpërmjet kësaj vepre shtron mendime, dëshmi, që kanë të bëjnë me jetën dhe jetësimin e idealit kombëtarë, shoqërinë shqiptare dhe realitetin në tërësi, duke potencuar ecurinë e luftës së 2001, nivelit të saj dhe, gatishmërinë e shqiptarit që lirinë dhe bashkimin e Atdheut ta realizoj me jetë. Duke potencuar çështjen e nivelit të politikës si art i vetëdijes kombëtare, dhe funksionimin e saj, për kohën, si përgjigje i mbetet: rrugëtojmë andej, nga i rikthejmë pasojat e së kaluarës.
Andaj, jo rastësisht, autori konstaton me forcën e gjuhës së mesazhit dhe në mënyrë sugjestive se: ndodhemi para një momenti historik, që na obligon: moralisht, kombëtari-sh, politikisht edhe ushtarakisht të veprojmë dhe, të jemi vendim-marrës, për ardhmërinë tonë.
Andaj përpjekjet dhe veprimet duhet të jenë të mëdha, të përmbushim obligimet dhe synimet, amanetin e dëshmorëve, se kjo është e vetmja rrugë që na çon kah realizimi i idealeve dhe, ardhmërisë së Atdheut.
Autori, kërkon nga kjo gjeneratë, që në këtë kohë të vlimeve të mëdha, të angazhohet në të gjitha rrjedhat e vetëdijes kombëtare, për ta kompenzuar atë që kemi humbur nëpër shekuj dhe, mendoj se në këtë dispropocion kohor, historik, vendim-marrës për ardhmërinë e Atdheut, mesazhi i autorit, Petrit Mënajt, është mesazh, që të shqetësohemi si brez i përgjegjësive historike dhe, para realitetit të ri të jemi vigjilent, që qëllimi që shtron libri, të na mbetet si art i vetëdijes dhe përgjegjësisë kombëtare.
SFIDË KRIMEVE SHOVENE
Poema “MONOPOLI – 44” e autorit Petrit Mënaj, është poema e parë mes nesh, që flet për një të kaluar, për kohën e moteve skëterrë, kur gjuha e krimeve shovene mbretëronte trojeve tona, poemë që ka kuptimin e fjalës: SFIDË KRIMEVE SHOVENE, për të thënë fjalën e atyre, që u terrorizuan me ngjyrën e natyrës të shikimeve sllavo-shovene:
Të gjithë këta njerëz, kërkuan lirinë e fjalës me gjuhën e njerëzimit me ngjyrat e qëndresës, para krimeve shovene të barbarëve sllavë.
Heshtja e tyre në shenjë pohimi: Nuk ua kuptojmë gjuhën, nga jeni, ç’kërkoni në tokën tonë me këto shikime dhe, pa u pyetur pse?! …me buzëqeshje premtimi e me urtësi, rreshtoheshin nga dy drejtë duarve të xhelatëve sllavë me fjalët: gjaku i ynë u qoftë falë, që një ditë të mendoni ndryshe nga gjuha e fisit të Karpateve, nga gjuha juaj dhe, rrugëve të jetës të ecni me shikimet tona, që dhurojnë jetë e dashuri për njerëzinë.
Dhe, pas sa e sa viteve zëri i tyre nuk shteroj, dëgjohet. Po, zëri dhe porosia e tyre, bashkë me ngjyrat e motit duke hedhur shtatin Lapidar, me porosinë e shikimeve të vitit ’44. Lapidar, shtat hedhur mes asaj rruge të Monopolit, që t’u flasin shekujve e veçmas barbarëve sllavë, se ne jemi gjallë, jetojmë aty ku na gjetët, në tokën tonë me popullin tonë.
Në shenjë kujtimi për gjakun tonë, poema: “MONOPOL 44”, le të flasë mes nesh, ditën e 60- vjetorit të krimit barbar mes nesh, bashkë me kujtesën, për ata që me gjak e heshtje, sfiduan krimet shovene, krimet sllave viteve ’44, kur natyra e motit trishtohej nga vetvetja.
Poemë e ri-kënduar nga shkrimtari Petrit Mënaj, duke dëgjuar jehonën e zërit të kohës, të qiellit, të tokës, të Monopolit, të nënës…, ditëve të jehonës së Kambanave të Lirisë e Bashkim, kur u rreshtua mes këngëtarëve të Lirisë, me guximin e qytetit të Flamurit me porosinë e Plakut të Vlorës: Erdha vëllezër, në emër të gjakut të popullit tim, që të këndoj me ju, të mos përsëritet natyra e motit ‘44.
Se, më foli koha, qielli, toka, Monopoli’44, nëna…më foli populli, për natyrën e moteve e atyre viteve, kur edhe ujqërit tmerroheshin nga shikimet barbare.
Dhe, në vend të fjalëve në shenjë kujtimi të 60- vjetorit, le të flasë kjo poemë mes nesh, për gjakun tonë. Në shenjë kujtimi e lavdie, për ata që sfiduan krimet shovene, me ngjyrën e buzëqeshjes.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NËPËR GJURMËT E HISTORISË QËNDRESA KOMBËTARE VETËDIJE DHE PËRGJEGJËSI Empty Re: NËPËR GJURMËT E HISTORISË QËNDRESA KOMBËTARE VETËDIJE DHE PËRGJEGJËSI

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 26 Apr 2011 - 3:35

Tema zhvendoset nga nenforumi i Letersise Shqiptare ne ate te Historise Shqiptare...

Ju faleminderit...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi