Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Historia e flamurit shqiptar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Historia e flamurit shqiptar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e flamurit shqiptar

Shko poshtë

Historia e flamurit shqiptar Empty Historia e flamurit shqiptar

Mesazh nga WebMaster Sun 29 Mar 2009 - 6:01

Historia e flamurit shqiptar


Shqiponja dykrenore në strukturat e trashëguara shpirtërore e materiale të popullit tonë.Shqiponja, e njohur si simbol i lirisë dhe i trimërisë, e pare në etnokulturën shqiptare ndër shekuj.



Nga Prof. Dr. Zymer Neziri
Instituti Albanologjik i Prishtinës


Historia e flamurit shqiptar FotoNews_8219Autori Jaho Brahaj, i pranishëm që disa dekada në studimet shqiptare në fushën e gjurmimeve të heraldikës shqiptare dhe të etnokulturës, në gazeta, në revista dhe në tubime shkencore kombëtare e ndërkombëtare, është autor i pesë veprave monografike. Ai është i njohur edhe për përkushtimin e tij të madh për trashëgiminë e mbetur dorëshkrim të Shtjefën Gjeçovit. Ka botuar katër vëllime të Kollosit të traditës. Për përkushtimin e tij në fushën e dijes dhe për rezultatet e mbërritura është fitues i çmimit të dhënë nga Akademia e Shkencave dhe Ministria e Kulturës (1997).

Shqiponja dykrenore ilire me lashtësi, që nga 6 shekuj para epokës së re e deri më sot

Shqiponja, e njohur si simbol i lirisë dhe i trimërisë, e vështruar në etnokulturën shqiptare ndër shekuj, do parë dhe do mbështetur në shtyllat kryesore mbi të cilat mund të shtrohet çështja, ku mbizotërojnë kulti i së kaluarës dhe kulti i trashëgimisë. Autori Jaho Brahaj e ka parasysh se këto dy kulte janë të pranishme gjatë gjithë shekujve në traditën tonë etnokulturore, kurse shqiponja aty zë një vend të rëndësishëm.

Edhe në parathënien e studimit, Bardhosh Gaçe, vlerëson se kjo monografi është e para e këtij lloji, e mbështetur kryesisht në strukturat shpirtërore e materiale, të trashëguara, dhe se për herë të parë tregohet zanafilla e traditës mijëravjeçare e shqiponjës. Nëse mund të konstatojmë se këto rezultate janë të pamohueshme, megjithatë nuk bën pa u përmendur edhe një e dhënë me interes për këtë monografi: çka ndodhi me shqiponjën nëpër shekuj, sidomos në periudhën nga viti 1444 e deri më sot, si mbijetoi dhe pse nuk u harrua? Kjo ishte edhe pikë nismëtare e hulumtimit të autorit.

Studiuesi Jaho Brahaj, autori i monografisë Flamuri i kombit shqiptar. Origjina, lashtësia, me guxim ka punuar në kronologjinë e jetës së shqiponjës, si kult dhe hyjni te parailirët dhe ilirët, për të cilët thotë, se ka shumë pak të dhëna të shkruara historike, dhe pohon, se është mbështetur sidomos në traditën gojore, etnologjinë, ornamentikën dhe arkeologjinë. Për lexuesit tanë janë tërheqëse dhe interesante të dhënat për shqiponjën dykrenare nga shek. XII para epokës së re, e dëshmuar në periudhën e Perandorisë Hitite, (në territorin e Turqisë së sotme), po njëkohësisht ose pak më vonë edhe në Mesopotaminë e lashtë, në territorin e Iranit të sotëm. Shqiponja dykrenare, gjashtë shekuj më vonë, e dëshmuar edhe në Iliri, paraqet një fakt të rëndësishëm historik. Shqiponja me dy krerë, nga shek. VI para epokës së re, në Iliri, ka vazhdimësi të pandërprerë te shqiptarët e sotëm. «Shqiponja dykrenore nuk u ruajt dhe nuk u trashëgua nga hititët në vazhdimësi, as te iranianët. Ajo u ruajt që nga shekujt e mijëvjeçarit të parë para e. së re vetëm në truallin ballkanik nga Arbërit dhe nga Bizanti. Ajo, si simbol, u përhap me shpejtësi në mbarë Europën» (f. 10), shpjegon autori i kësaj monografie.

Veçohet edhe mendimi për shqiponjën, që shkon drejt qiellit, për ta drejtuar diellin, por edhe për të ndriçuar botën e përtejme, e cila në objekte kulti e në artin popullor, te shqiptarët, është e pranishme para se të përdorej në flamurin e tyre, sipas agumenteve të autorit (f. 9). Shqiponja si kult ilir-shqiptar me koka të kundërta është simbolizim i diellit në dy lëvizjet e tij.

J. Brahaj ka shfrytëzuar mirë edhe përrallën shqiptare Tri jetët, ku vihet në spikamë edhe roli i shqiponjës si hyjni dhe si kult. Edhe Vallja e shqiponjës në Pukë, që vdes dhe ringjallet në valle, e luhej kur hapeshin varre simbolike (kushtimore), sipas studiuesit Ramadan Sokoli, është pjesë e vazhdimësisë së jetës së këtij shpendi simbol ndër shqiptarë, si dhe riti i bukës së re, zbukurimi i saj, në shenjë të gjallërimit të natyrës, që i këndohet edhe në Ciklin e Kreshnikëve.

Në këtë monografi autori jep të dhëna për simbolin e shqiponjës me dy krerë në Bizant, te rusët, te austriakët, te serbët etj., kurse tek shqiptarët është më i vjetri flamur në Evropë me shqipe dykrenore, në vijimësi të pandërprerë për pesë shekuj. «Shqiponja dykrenare në stema dhe në flamuj mesjetarë tek shqiptarët është bashkëkohëse me Paleologët bizantinë, por është e sigurt se tek arbrit është shumë më përpara serbëve, rusëve, Habsburgëve të Austrisë, Perandorisë së Shejtë Romake etj.» (f. 10).

Ky studiues ka paraqitur të dhëna edhe për fisin ilir të Japodët, që e kishin shqiponjën dykrenore në urna (varre guri ku depozitohej hiri i të vdekurit) nga shek. VI para e. re; hajmalia të fiseve ilire të fillimit të mijëvjeçarit I para e. s., me kryeshpendin me dy koka; tokëza ilire me motive të shqiponjës me dy krerë; shqiponja në monedha ilire; mozaiku i shek. IV në Besianë (Podujevë); skenë me shqiponja; unazën me shqipen me dy koka, shek. IX, Kaninë,Vlorë (f. 25-36) etj.

Në monografinë Flamuri i kombit shqiptar. Origjina, lashtësia, autori jep të dhëna të rëndësishme dhe praninë e shqiponjës në xhubletë, me një kokë e me dy koka; në djep, sepse ajo ruan derën, shtëpinë, djepin; në brez, në sixhade, xhupetë, xhybe, xhoke, pështjellak etj. (f. 35-57). Kjo vepër ka të dhëna me interes edhe për shqiponjën dykrenare në emblema: emblema e Derës shqiptare Gropa e Ohrit shek. XIII, emblema e L. Dukagjinit; emblema e Gj. Arianitit, sh. XIV; emblema e Buzezezëve, shek. XIV; shqiponja te Principata e Arbërit, te Dera e Kastriotëve etj. Shqiponja në objektet e kultit kristian: Sarandë, me një kokë, shek. XIII; kryqi i zbuluar në Butrint, fillimi mesjetës; shqiponjë me dy krerë në Kishës së Kalkondit, Myzeqe, drugdhendje; shqiponjë me dy krerë në Kishën e Shën Kollit, Ohër etj.; shqiponja me dy krerë në Manastirin e Mbigurit, Dibër; shqiponjë me dy krerë në Kishën e Jashanicës së Epërme, Kosovë (f. 40-49).

Flamuri ynë kombëtar nga viti 1444 e deri në ditët e sotme

Nëse sipas Mark Titrës, përveç karakterit etnik, funksioni etnoveçues, etnondërgjegjesues dhe etnointegrues, shqiponja është me peshë të veçantë në studimet etnokulturore shqiptare, këtë funksion do hetuar edhe te flamuri ynë, simbol i kombit, e këtë detyrë ka bërë përpjekje që ta realizojë edhe studiuesi Jaho Brahaj në monografinë e tij Flamuri i kombit shqiptar. Origjina, lashtësia. I mbështetur në rezultatet e derisotme, e duke i pasur parasysh sidomos autorët tanë, që nga Marin Barleti e deri te brezi i studiuesve të sotëm, ai përsëri e vërteton tezën e tij për vazhdimësinë e këtij simboli kombëtar të shqiptarëve.

Në vijim janë me interes të dhënat dhe publikimi i flamurit të Lidhjes së Lezhës, të vizatuar në një hartë të vitit 1459, kohë kur jetonte Skenderbeu; shqiponjën heraldike të Kastriotëve të shek XIV-XV në afreskun e Kishës së Rodonit; një vepër përkujtimore e vitit 1500 me shqiponjën e Kastriotëve, në Napoli, për peshkopin Konstandin Kastrioti (f. 82); shqiponja dykrenore e veprës së Barletit 1508; shqiponja dykrenore në vulën e Pleqësisë së Arbrit, më 1593; kapedanët arbër me flamur në Evropë, ku do ta veçoja rastin e përdorimit të flamurit në shek. XVI nga Pal Gjini, kapedan në shërbim të Venedikut; dëshmi për përdorimin e flamurit në shek. XIX; flamuri në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; flamuri i vitit 1899, i qëndisur nga Seid Najdeni (Hoxhë Voka); flamuri më 1900-1908; skicë e flamurit të arbëreshëve të Sicilisë, më 1910; flamuri më 28.11.1912; sopatat e Liktorit dhe ylli mbi flamur në vitet ‘40 etj.

Në këtë vepër ka peshë edhe paraqitja kronologjike për përdorimin e flamurit në viset shqiptare të mbetura dhunshëm jashtë kufijve: ndalimi sekret i flamurit në janar 1945 nga KQ i PKJ dhe i Shtabit Suprem (f. 166); përdorimi i tij më 28 nëntor ‘44 dhe kremtimi i lirë në tërë Kosovën; përdorimi i flamurit të ndaluar më 11 mars 1945 në demonstratën e Gjakovës, organizuar nga organizata NDSH-ja. Autori pohon, se kjo demonstratë shënon edhe manifestimin e parë publik kundërpushtues të Jugosllavisë me simbol kombëtar (f. 167); Kosova 1947-1967, pas prishjes së marrëdhënieve politike me Tiranën; ndalimi me ligj i flamurit shqiptar në Jugosllavi dhe dënimi me burg për vepër penale, si dhe përdorimi i tij i fshehtë; demonstrimi me flamur kombëtar më 6 tetori 1968 në Prizren për të drejta kombëtare etj. janë një pasqyrë kronologjike e jetës së lirë dhe të ndaluar të flamurit tonë ndër shekuj, për të cilën mund të shkruhet një monografi e veçantë.

Libri, përveç fotografive të shumta, që këtë vepër e bëjnë të afërt për të gjitha shtresat e lexuesve, ka një përfundim dhe një bibliografi për literaturën e përdorur, ku, natyrisht, e ka vendin edhe një rezyme në një gjuhë botërore dhe regjistri i emrave, që kësaj vepre do t’ia shtonin vlerën.
Rezultatet e deritashme të studiuesit Jaho Brahaj dhe monografia e tij e fundit, për flamurin tonë kombëtar, na bindin se nuk mund të shkruhet për përpjekjet dhe sukseset e mbërritura ndër ne në fushën e haraldikës, të etnokulturës, të studimeve historike mesjetare, po as për dorëshkrimet e Shtjefën Gjeçovit, pa e përmendur edhe punën e përkushtimin e Jaho Brahajt, studiues që ka punuar dhe punon me shumë zell e vullnet në biblioteka, në arkiva e në terren dhe prej tij, natyrisht, presim edhe rezultate të reja, që i çojnë përpara studimet albanologjike.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e flamurit shqiptar Empty Re: Historia e flamurit shqiptar

Mesazh nga WebMaster Wed 24 Nov 2010 - 7:43



WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi