Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:39

Shqiperia ne perfundim te Luftes Pare boterore
Gjate Luftes se pare Boterore Shqiperia u shnederrua ne shesh lufte, territori i saj ishte nje objekt per permbushjen e planeve te fuqive nderluftuese.
Antanta, fituesja e luftes, kerkonte te shperblente me tokat shqiptare aleatet e saj, ne menyre qe ato te realizonin synimet e tyre qe kishin ne Shqiperi.
Konkretizimi i kesaj politike ishte dhe Traktati i Fshehte i Londres i ninshkruar ndermjet Antantes dhe Italis me 26 prill 1915, i cili parashikonte bnje coptim tjeter me te rende per Shqiperine ne favor te shteteve fqinje, Serbis, Greqis dhe Italise, Kushtu ne fund te luftes, Shqiperia ishte nen kercenimin e coptimit.
Perballe kesaj gjendjeje te veshtire, rrethet patriotike si brenda e jashte vendit, u vune ne levizje per te shpetuar nga rreziku i coptimit.
Kerkesa themelore e levizjes ishte anullimi i Traktatit te Fshehte te Londres, sigurimi i liris, pavaresis dhe teresis tokesore. Por, krahas kesaj platforme, kishte dhe nje rryme e cila mendonte ti kerkonte Konferences se Paqes vendosjen e shtetit te pavarur shqiptare nen mbrojtjen e njeres prej fuqive te medha.
Keto rryma politike u mblodhen nen kerkesen e ngutshme per te krijuar nje qeveri shqiptare, qe do te zgjidhej nga nje kongres me perfaqsues te te gjitha krahinave. Kete detyre e kreu Kongresi qe u mblodh ne Durres me dhjetor 1918.

Kongresi vendosi per formimin e nje qeverie te perkohshme shqiptare dhe u shpreh per pavaresine e Shqiperise dhe rishikimin e kufijve te 1913.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:40

Shqiperia ne Konferencen e Paqes ne Paris.
Konferenca e Paqes ne Paris u mbajte per te perfunduar traktatet e paqes me vendet e humbura dhe per te bashkerenduar kerkesat e tyre te pas luftes, nen Drejtimin e Antantes e SHBA. Kjo konferenve u mbajt me janar 1919.
Qeveria e Durresit dergoj ne kete konference nje delegacio i cili paraqiti kerkesat e tyre ne formen e dy momerandumeve, ne te cilat deklaronte se pavaresia e Shqiperise nuk mund te vihej ne diskutim, pasi ajo ishte siguruar me vendimet e Konferences se Ambasadoreve te Londres qe ne 1913.
Me tet kerkohej qe Shqiperise ti ktheheshin territoret e shkeputura padrejtesish nga Kongresi i Berlinit me 1878.
Ne momerandum gjithashtu kerkohej te hidheshin poshte lakmite e shteteve ballkanike ndaj tokave shqiptare, por nuk u permenden synimet e Italis.
Fatkeqsisht ceshtja shqiptare ne kete Konference nuk u trajtua si ceshtje me vete por u trajtua si placke lufte per tu kenaqur aleatet.
Per synimet ndaj tokave shqiptare, shperthyen kontradikta te thella ndermjet fqinjeve te Shqiperise.
Ne korrik 1919 midis Italis e Greqis perfundoj nje mereveshje e fshehte sipas se ciles, Roma do te mbeshteste kerkesen greke per aneksimin e Korces e Gjirokastres, kurse Greqia do mbeshteste kerkesen e Italis per anaksimin e VLores.
Si rezultat i shperthimit te kontradiktave ndermjet pretendenteve per copetimin e Shqiperise, perfaqsuesit e Anglis dhe te Frances, ne janar te 1920 shpallen nje Zgjidhje Kompromisi, ne baze te se ciles Shqiperia ndahet ndermjet shteteve te Ballkanit sic ishte parashikuar ne TRaktatin e Fshehte te Londres.
Por, keto pazarlleqe ne dem te Shqiperise nuk u realizuan, per shkak te qendreses se forte te shqiptareve dhe te qendrimit qe mbajten SHBA duke Kundershtuar zbatinim e marreveshjes.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:40

Kngresi Kombetar i Lushnjes!
Perpjekjet diplomatike ne Konferencen e Paqes per aneksimin e Vlores dre per te siguruar protektoratin mbi shtetin shqiptar, pushtuesit italian i shoqeruan me nje varg masash konkrete brenda ne Shqiperi.
Ata shpallen shtetrrethimin ne tokat e pushtuara, perqendruan gjithe pushtetin ne duart e tyre, nxiten percarjen fetare etj.
Por, keto masa nuk mund te ndalnin rritjen e livizjes per clirimin kombetar.
Ne te gjithe vendin shperthyen protesta kur pushtuesve italian dhe veprimtarise kapitulluese te Durresit.
Gjendja e krijuar shtroj kerkesen per krijimin e menjehershem te nje Kongresi te ri, i cili do te shqyrtonte ceshtjet politike, qe kishin rendesi jetike per te ardhmen e Shqiperise.
Kongresi Kombetar u mlodh ne Lushnje me 21-31 janar 1920. Ai mori tre vendime te medha per te ardhmen e vendit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:40

- Riafirmoj edhe nje here pavaresine e Shqiperise te shpallur ne nentot 1912. dhe hodhi poshte te gjitha planet e Konferences per coptimin e Shqiperise dhe ishte kunde gjithashtu per vendosjen e cdo lloj protektorati te huaj ne Shqiperi.
2- Kongresi zgjodhi nje Keshill te Larte te prej kater vetash te perbere nga : Aqif Pashe Elbasani, Mihal Turtulli, Luigj Bumci dhe Abdi bej Toptani. Ky keshill do te perfaqsonte kryetarin e shtetit derisa te caktohej perfundimisht forma e regjimit nga nje Asamble Kushtetuese si dhe Keshillin Kombetar me funksionet e Parlamentit.
3- Kongresi shpalli te rrezuar qeverine e Durresit dhe shpalli qeverine e re te kryesuar nga Sulejman Delvina.
Vendimet e Kongresit te Lushnjes kishin karakter kombetar dhe synonin te siguronin pavaresin dhe teresin tokesore te Atdheut, prandaj ato u miratuan ne te gjitha krahinat e ndryshme te vendit .
Te mbeshtetur e te mirepritur me entuziazem nga populli, Keshilli i Larte, Keshilli Kombetar dhe qeveria e re ume 11 shkurt te vitit 1920 u vendosen ne Tirane. Qe nga ajo dite Tirana u be kryeqyteti i Shqiperise.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:40

Lufta per clirimin e Vlores.
Pazarlleqet imperialiste qe po beheshin ne kurriz te Shqiperise, i binden rrethet patriotike te vendit se rruga e vetme per shpetim eshte rruga e luftes se vendosur.
Komitetet e Mbrojtjes Kombetare qe u formua ne te gjithe vendin, sidomos ne jug, filluan te mernin masa per organizimin e kryengritjeve te armatosura.. Keto komitete gjeten mbeshtetje te gjere tek populli, i cili ishte i gatshem te hidhej ne kryengritje.
Kuvendi i Bacarllase ( shpat mali prane Dukatit) i cili u mblodh ilegalisht me 29 maj 1920, vendosi te filloj kryengritjenclirimt are. Per drejtimin politik e ushtarak te Kryengritjes u zgjodh nje komitet i ri i kryesuar nga Osman Haxhiu.
Veprimi i armatosur antiitalian u lehtesua dhe nga disa rrethana te favorshme nderkombetare. Keshtu, Greqia dhe JUgosllavia nuk kishin interes qe Italia te qendronte ne VLore dhe Shqiperia te binte nen Sundimin e Romes. Prandaj keto shtete deklaruan se do te qendronin jashte konfliktit italo-shqiptar.
Pushtuesit e ndjene rrezikun e kryengritjes ndaj shpallen menjehere gjendjen e jashtezakonshme e filluan arrestimet. Por, serish kryengritja nuk u ndal.
Kryengritja qe ka hyre ne histori me emrin "lufta e Vlores" filloj mbremjen e 5 qershorit 1920. brenda pak oresh njesite e vogla te armikut u dorezuan. LUftime te ashpra u zhvilluan ne Kote ku italianet ishin strehuar mire. Te nesermen Kota u clirua, gjithashtu dhe Gjormi, Drashovica, Matohasanaj dhe pas disa ditesh dhe Llogaraja.
Me 11 qershor filloj sulmi per clirimin e qytetit. Shqiptaret treguan shembuj te larte heroizmi. Midis shume te tjeresh u dallua dhe plaku Selam Musaj nga Salaria e Tepelenes.
Pozita e veshtere e ushtrise italiane ne Vlore e detyroi qeverine e Romes te nderronte taktike e te fillonte bisedimet me qeverine e Tiranes.. Bisedimet qe u zhvilluan nuk dhane rezultatin e duhur sepse Roma Kerkonte qe trupat italiane te qendronin ne disa pika strategjike te bregdetit shqiptar, kerkese qe u kundershtua nga pala shqiptare.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:40

Naten e 23 korrikut filluan sulmet perseri e forcat tona moren hyne ne disa lagje te Vlores.
Qeveria e Romes u detyrua te pranoje deshtimin e plote te saj ne Shqiperi. Me 2 gusht ajo nenshkroi mareveshjen me palen shqiptare, ne te cilen thuhej se Italia respektonte sovranitetin shqiptar mbi Vloren dhe teresine tokesore te Shqiperis dhe se do te terhiqte gjithe trupat e saj nga Shqiperia pervec Sazanit..
Ne 3 shtator trupat italiane u larguan dhe luftetaret patriote hyne ne Vloren e cliruar.
Fitorja e Luftes se Vlores kishte rendesi te madhe per pavaresine kombetare dhe per teresine tokesore te shtetit Shqiptar..
Lufta e Vlores ua beri te qarte rretheve shoviniste fqinje se synimet e tyre ndaj Shqiperise do te ndeshnin me nje qendrese gjithmone e me te forte nga ana e popullit mbareshqiptar.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:41

Qendresa e shqiptareve kunder nderhyrjes jugosllave.
Qeveria e Beogradit nuk e mbajti premtimin per te qendruar asnjeanese ne konfliktin italo- shqiptar. Kur Lufta e Vlores ende nuk kishte mbaruar. trupat jugosllave ne diten e fundit te korrikut nisen sulmin kunder Shkodres e pushtuan Kastratin. Ky sulm u perballua me sukses nga forcat tona por trupat jugosllave ende mbanin te pushtuar nje zone qe perfshinte malesine e Kelmentit, te Gjakoves dhe krahinat e Kukesit e te Peshkopise.
Shqiperia i ruhej nje ballafaqimi te armatosur me Jugosllavine, aq me teper kur kishte filluar konfliktin me nje shtet te fuqishem si Italia.
Ajo i kishte kerkuar disa here qeverise se Beogradit te terhiqte trupat nga kufiri 1913, por pa rezultat.
Pas debimit te italis nga Vlora, edhe popullsia e krahinave veriore e lindore te pushtuara, e kuptuan se rruga e vetme per clirim, eshte rruga e luftes se armatosur.
Ne mbledhjen e krereve dibrane qe u mbajt ne Arras u mor vendimi qe te fillohej kryengritja. Nje rol te rendesishem ne kete mbledhje, por edhe gjate kryengritjes luajti patrioti Elez Isufi.
Pas luftimesh te ashpra, trupat shqiptare cliruan Peshkopine dhe i detyruan trupat jugosllave te terhiqeshin ne kufijt e 1913. Mirepo, trupat jugosllafe i mobilizuan edhe nje here forcat, dhe i ripushtuan serish zonen dhe kudo mbollen terrorin e eger kunder popullsise vendase.
Por trupat jugosllave deshtuan per te kaluar ne perendim te kesaj zone, sepse ndeshen me nje qendrese te forte te forcave vendase te ndihmuara dhe nga forcat vullnetare.
Nderkohe qeveria shqiptare iu drejtua Fuqive te Medha, me kerkesen qe Jugosllavia te terhiqte trupat nga toka shqiptare.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:41

Pranimi i Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve!
Nder masat qe mori qeveria shqiptare per te siguruar njohjen dhe mbeshtetjen nderkombetare per shtetin shqiptar e kufijte e tij, ishte dhe kerkesa per pranimin e Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve.
Me gjithe kundershtimet e vendeve fqinje, kerkesa shqiptare gjeti mbeshtetjen e shume vendeve te tjera. Keshtu me 17 dhjetor 1920 Shqiperia u pranua ne Lidhjen e Kombeve.
Kjo arritje pati rendesi te madhe per forcimin e pozites nderkombetare te Shqiperise.
Qeveria shqiptare i kerkoj menjehere Lidhjes se Kombeve per njohjen e kufijve te Shqiperise, te caktuar nga Konferenca e Ambasadoreve ne Londer. Kjo kerkese u realizua me 9 nentor 1921

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:41

Forcimi i shtetit shqiptar!
Pas perfundimit te Luftes se Vlores dhe debimit te pushtuesve te huaj, ne plan te pare doli detyra per demokratizimin e shtetit shqiptar. Ketij qellimi i sherbyen edhe zgjedhjet per Keshillin Kombetsr (parlamenti) qe u zhvilluan ne shkurt-prill 1921.
Parlamenti i pare shqiptar i filloj punimet me 21 prill.
Ne gjirin e tej u formuan dy grupime politike: "Partia Popullore" dhe "'Partia Perparimtare" me pas u formua dhe grupi "Bashkimi i Shenjte".
Mosmareveshjet ndermjet tyre e renduan jeten politike ne vend dhe ne dhjetot 1921 filloi kriza qeveritare.
Nderkohe, Ahmet Zogu, kamandant i operacionit kunder Marka Gjonit ne Mirdite, i mbeshtetur nga forcat ushtarake qe drejtonte, rrezoi Keshillin e Larte dhe formoj nje keshille te ri te perber nga element borgjez konservator dhe cifligare qe mbeshtesnin ambicjet e tij per pushtet.
Pasi siguroi postin e Ministrit te Brendshem dhe me pas ate te kryeministrit, Ahmet ZOgu mori masa per te perqendruar te gjithe pushtetin ne duart e tij. Kjo u be shkak qe shume shpejt te krijohej nje opozite e forte kunder qeverisjes se Zogut. Kjo opozite drejtohej nga figura te shquara patriotike si Fan Noli, Luigj Gurakuqi etj.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:41

Kjo opozite demokratike luajti nje rol te rendesishem ne ne miratinim nga Keshilli Kombetar, te statusit te zgjeruar te Lushnjes ne gjetor 1922.
Ne kete status, qe sanksiononte regjimin monarkik, ushtrimi i kompetencave te mbretit iu la perkohesisht dhe ne mase te kufizuar.
Pushtetin Ligjvenes e ushtronte Keshilli Kombetar. statusi i njihte atij kompetenca te shumta dhe te rendesishme, qe i jepnin tiparet e nje parlamenti demokratik.
Ne status, shteti ishte laik, i ndare nga feja.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:41

Revolucioni i qershorit 1924.
Qeveria e Fan Nolit.
Nen presionin e levizjes popullore, qeveria e Zogut u detyrua te pranoje kerkesen e opozites per te organizuar zgjedhjet per Asamblen Kushtetuese.
Zgjedhjet perfunduan ne 17 dhjetor 1923 dhe zogistet me kercenime e manipulime arriten te siguronin 2/3 e vendeve. Opozita demokratike i shfrytezoi rezultatet per te forcuar pozitat e saj. Ajo zgjeroi ndikimin sidomos ne radhet e ushtrise e xhandarmerise, por megjithate ajo e kuptoj qe e vetmja rruge per te vendosur rendin demokratik, ishte permbysja me dhune e pushtetit te cifligareve.
Ne kete gjendje te renduar u vra me atentat demokrati i shquar Avni Rustemi. Ky akt shkaktoi pakenaqesi te medha ne vend. Varrimi i Avni Rustemit u be me 1 maj dhe kjo dite mori formen e nje demostrate kombetare kunder reaksionit zogist.
opozita demokratike i beri thirrje qeveris per te denuar vrasesit por si gjithmone pergjigja ishte "heshtja". kjo sherbeu si preteks per te filluar kryengritjen.
Per drejtimin e kryengritjes, ne Vlore u krijua nje komision i drejtuar nga Fan Noli. i cili do te caktonte drejtimet e kryengritjes per marrjen e Tiranes. U vendos qe, Bajram Curri do te drejtonte kryengritjen ne zonen Verilindore perkatesisht prefekturen e Kosoves dhe te Dibres. Rexhep Shala do te drejtonte zonen e Shkodres dhe Kasem Qafezezi do te drejtonte kryengritjen ne Shqiperine e jugut.
Kryengritja filloi ne 24 maj nga forcat e Bajram Currit te cilet moren Krumen, Dibren, Matin. Ne fillim te qershorit u cliruan Shkodra, Permeti, Berati, Pershkopia. Me 10 qershor kryengritesit hyne ne Tirane. Kreret cifligar arratisen ne Greqi e Itali kurse Zogu kaloi ne Jugosllavi.
Me 16 qershor u formua qeveria e perkohshme e drejtuar nga Fan Noli.
Programi i qeverise parashikonte:

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:42

Crrenjosja e feudalizmit dhe vendosja e demokracise.
Marjen e reformave administrative, ekonomike, shoqerore.
Kerkonte maredhenie miqesore me te gjitha shtetet e sidomos me ato fqinje.
Pas permiresimit te gjendjes do zhvilloheshin zgjedhjet e pergjithshme parlamentare.
Qeveria filloi te vinte ne jete programin e saj. Ajo beri carmatimin e popullsise, konfiskoj pasurite e cifligareve dhe mori masa per permiresimin e fshataresise.
Por realizimi i plote i programit ndeshi me veshtiresi te medha te krijuara nga qatqe cifligare por dhe nga krere te lekundur te revolucionit si dhe nga qendrimi negativ i shteteve fqinje.
Qeveria i kerkoi mbeshtetje Lidhjes se Kombeve dhe shkoi ne Asamblene e Lidhjes ne GJeneve ku mbrojti me vendosmeri ceshtjen shqiptare.
Izolimi, presioni nderkombetar si dhe leshimet e gabimet qe beri vete qeveria, nxiten reaksionin e brendshem dhe A. Zogu me perkrahesit e tij qe u armatosen ne Jugosllavi, qe te vepronin per rrezimin e qeverise se Nolit. Zogu gjeti mbeshtetjen e qeverise se Athines e te Beogradit. Jugosllavia luajti rolin kryesor ne mbarevajtjen e planeve te Zogut. Nderhyrja ne kufirin shqiptar filloj ne dhjetor. qeveria shqiptare i kerkoi ndihme qeverise angleze, franceze, italiane si dhe LIdhjes se Kombeve, por ato e bene veshin te shurdher.
Qeveria shqiptare nuk mund te mobilizonte forcat menjehere sepse ato ishin te carmatosur. Elemente cifligare e konservator qe nuk ishin spastruar me pare nga aparati shteteror dhe nga repartet ushtarake, sabotuan organizimin e mbrojtjes. ne keto rrethana, me gjithe heroizmin qe treguan patriotet demokrat, forcat zogiste perparuan me shpejtesi drejt kryeqytetit. Me 24 dhjetor Zogu hyri ne Tirane. Qeveria e Fan Nolit u permbys.
Ne Shqiperi u rivendos pushteti i forcave zogiste.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:42

Ripushtimi Kosoves nga ushtria serbe!
Pas largimit te trupave austo-hungareze dhe bullgare ne tetor-nentor 1918, Kosova u ripushtua nga trupat serbe. Komanda e larte e ushtrise serbe i beri thirrje popullsise shqiptare te mos kundershtonin vendosjen e aministrates serbe ne Kosove.
Serbet ushtruan mbi popullsine shqiptare nje terror e genocid te eger, me qellim qe ti thyej e ti nenshtroje. Por dhuna e autoriteteve serbe ndeshi ne rezistencen e popullit te cilet nuk pajtoheshin me regjimin serb.
Ne kete kohe u krijua organizata politike kunder regjimit serb "Komiteti Mbrojtja Kombetare e Kosoves" (KMKK). Ne programin e tij ai synonte clirimin e Kosoves dhe te viseve te tjera shqiptare, mbrojtjen e shtetit te pavarur shqiptar si dhe demokratizimin e tij. Komiteti u vendos ne Shkoder dhe drejtohej nga Hoxhe Kadri Prishtina. Ne komitet benin pjese figura te shquara Bajram Curri, Hasan Prishtina, Sali Nivica, Hysni Curri, Beqir Vokshi, Elez Isufi etj.
Komiteti i zgjeroi radhet e tij shume shpejt ne shume qytete te tjera. ngriti shume dege ilegale ne disa qendra te Kosoves. Ky komitet krijoi dege edhe jashte vendit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:42

Permes protestave dhe momerandumeve drejtuar Fuqive te Medha, Komiteti i beri te njohur opiniot publik nderkombetar, ndihmesen qe kishte dhene Kosova ne Luften per clirimin e tokave shqiptare nga turqit osman, Gjithashtu ai i beri te njohur dhe padrejtesite qe i ishin bere kombit shqiptar me coptimin e trojeve te tij. U beri te njohur gjithashtu dhe genocidin qe po ushtronte serbia me shqiptaret e Kosoves.
Ne konferencen e Paqes KNKK muk mundi te shkonte por kerkesat e tyre u paraqiten nga delegacioni i qeverise shqiptare Kerkesa kryesore e tyre ishte bashkimi i gjithe tokave shqiptare qe gjendeshin te pushtuara nga Serbia e Mali i Zi.
Perballe qendrimit antishqiptarte Fuqive te Medha dhe te qarqeve shovinistze te Beogradit, Komiteti percaktoi si rruge te vetme shpetimi, mbeshtetjen ne vete forcat e kombit shqiptar, beshkimin e tyre dhe organizimin e kryengritjes se pergjithshme te armatosur, qellimi strategjik i te ciles do te ishte clirimi dhe bashkimi kombetar.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:42

Politika jugosllave per shkobetarezimin e viseve shqiptare
Me rivendosjen e pushtetit serb me Kosove e ne viset e tjare shqiptare, politika e dhunes, terrorit dhe e shkombetarizimit te shqiptareve qe kishte nisur qe me 1912, mori permasa edhe me te gjera. Ne kete kuader filloi kolonizimi i viseve shqiptare me serb e malazeze, te cilet u vendosen ne tokat e grabitura me dhune te fshatareve shqiptar ne baza te ashtuiquajtures reforme agrare.
Organet e reformes agrare, duke shfrytezuar mungesen e tapive, shpronesuan ne mase fshataresine shqiptare.
U shpronesuan tokat e pjesmarresve ne Levizjen Kombetare, tokat e ashtuquajtura te braktisura dhe kullotat e perbashketa.
U sekuestruan gjithaashtu dhe tokat qe fshataret i kishin blere te cifligaret gjate Luftes Pare Boterore.
shpronesimit nuk i shpetuan as instiotucionet fetare shqiptare. Madje nuk u kursyen as varrezat katolike te Pejes dhe varrezat e shqiptareve mysliman te Tetoves.
Gjate periudhes 20 vjecare ne viset shqiptare u sekuestrua rreth 300 000 ha tohe bujqesore. Ajo iu dha koloneve sllave te ardhur nga vise te ndryshme te Jugosllavise. Paralelisht me shkolonizimin agrare shume kolone sllave u vendosen e neper qytete.
Shperngulja masive e shqiptareve nga trojet e tyre u zgjodh si rruqe kryesore per shkombetarizimin e viseve etnike shqiptare.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:42

Per idete shoviniste antishqiptare ne Klubin kulturor te Beogradit u shqua Vasa Cubrillovici.'me projektin e tij te njohur shperngulja me dhune.
Me masat me te egra te dhunes, u shperngulen nga trojet e veta etnike rreth 300 mije shqiptare. Pjesa me e m,adhe e tyre u vendos ne Turqi. pjesa tjeter ne Shqiperi e ne vende te tjera,
Si rrjedhim i shpernguljes se shqiptareve, ndryshuj dhe struktura etnke e popullsise. Keshtu nga 90% qe zinte popullsia shqiptare ne Kosove ne 1912, Numri i tyre u zvogelua nen 70% ne 1941.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:43

Rritja e levizjes pr clirim e bashkim kombetar!
Megjithese levizjet per tu bashkuar me Shqiperine ishin shtypur, aspirata per bashkim kombetar kishte mbetur gjalle. Qendresa kunder sundimit serb kishte mare shume shpejt perpjestime te gjere duke u shnderruar dora-dores ne nje lavizje te madhe per bashkim kombetar.
cetat clirimtare dhe komitetet lufton me vendosmeri armikun dhe bashkepunetoret e tij dhe njeheresh sqaronin e propogandonin programin e levizjes.
Prej vitit 1919 filloj te njikej si komandant i levizjes Azem Bejtja, ne krah te se cilit gjendej dhe bashkeshortja e tij trimeresh, Shota. Udheheqesit e shquar ishin te pafund e vendosmeria gjendej tek te gjithe. Keshtu, serbet organizuan operacione ndeshkimore te cilat e arriten kulmin ne 1921.
Sic deklaronin vete serbet, qellimi ishte te zhdukej "deti i qeleshes se bardhe sgqiptare qe

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:43

mbulonte Kosoven", qe do te thote te zhdukej Levizja Kombetare Shqiptare.
Serbet detyre te pare i vune vetes, vrasjen e udheheqesve me me ze te levizjes dhe ben gjithcka per ti likujduar ata.
Ne dhjetor 1922 ne rrethinat e Junikut u krijua nje zone e lire, e cila deri ne 1923 administrohej nga levizja nacionalclirimtare dhe kjo zone u be nje baze e fuqishme e kryengritjes ne Kosove. Gjithashtu nje rol te rendesishem pas viteve 1923-24 e luajti dhe zona e lire e krijuar ne Drenice e cila nga populli njihej me emrin "Arbania e Vogel".
Pas fitores se Revolucionit te qershorit me 1924, qarqet serbe rane ne ujdi me Ahmet Zogun per te ndermare veprime luftarake te perbashketa kunder LCK., ashtu edhe kunder qeverisjes demokratike te Shqiperise.
Nje sulm frontal i serbereve u ndermor kunder Azem Bejtes, i cili u plagos rende e me pas vdiq. Cetat serbe po perparonin dhe levizja filloj te bjere, ndonese ceta te vecanta vazhduan te vepronin deri me 1928.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:43

24 Dhjetori u shpall prej zogistëvet si dita e "Triumfit të Legalitetit", një "legalitet" i çuditshëm që u vendos me ndihmën e Jugosllavisë, ushtëria e së cilës iu hapi udhën bandavet të Zogut duke shkelur kufirin shqiptar. Këto lloje vepërimesh u bënë një zakon aq i keq për ngjarjet e pastajme, sa që kundërshtarët e Zogut s'e patën për gjë, më 7 Prill 1939, të hynin në Shqipëri me ushtërinë italiane si "çlironjës" të vendit.

Me fjalën "legalitet", Ahmet Zogu donte të thoshte se partia e tij kishte qënë pushteti i ligjshëm, që mbahej me votëbesimin e shumicës parlamentare, kur u përmbys prej një rebelizmi ushtarak në Qërshor të 1924-ës; dhe tash këthehej prapë në fuqi. Duke e pasur shqisen politike më të mprehtë nga ajo e kundërshtarëvet të tij, Ahmet Zogu vuri ca ditë në kolltuqe sa për formë qeverinë e përmbysur prej kryengritjes së Qërshorit dhe thirri Asamblenë Kushtetonjëse të mëparshme me ata antarë që i kishin mbetur. Kjo shpalli Republikën Shqiptare, më 21 Jenar 1925, dhe zgjodhi kryetar të saj Ahmet Zogun. Sipas Statutit që u votua më 31 Jenar, kryetari i Republikës, i cili zgjidhej për 7 vjet, ishte njëkohësisht edhe kryetari i qeverisë. Republikës së re nuk i mungonte veshja parlamentare e përbërë prej dy dhomash: Senati edhe dhoma e deputetëvet. Senati përbëhej prej 18 antarësh, nga të cilët dy të tretat zgjidhëshin prej popullit dhe-një e treta emërohej prej kryetarit të Republikës. Kurse deputetët zgjidhëshin për 4 vjet, me anë zgjedhësish të dytë, si më parë, por në një numër më të kufizuar: një për 15.000 frymë që kështu delnin gjithësejt nja 57 "baballarë të kombit". Është e kotë të zgjatemi këtu mbi përcaktimet e fuqisë dhe të kontrollit që duhej t'ushtronte parlamenti, mbasi praktikisht të gjitha fuqitë i kishte Zogu me rrethin e tij.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:43

Si njeriu i vepërimit dhe që s'merrej me ëndërra të kota, krahas me këto forma "legale", Ahmet Zogu mori të gjitha masat praktike për të vendosur sundimin e tij. E ndau vendin në zona operacioni ku dërgoi fuqi merçenarësh me nga një kumandar besnik në krye, duke bërë shtrëngime për çarmatimin e popullsisë në Shqipërinë e jugës dhe në disa krahina të veriut. Kurse ato malësi që kishin marrë anën e Zogut i mbanin armët lirisht. Ndoqi me rreptësi kundërshtarët e tij, disa prej të cilëve i vrau. Dërgoi e vrau Luigj Gurakuqin, në Bari, më 2 Mars 1925. Dhe në fund t'atij muaji fuqitë ndjekëse vranë Bajram Currin te Shpellë e Dragobisë. Duke vepëruar me shpejtësi, Zogu vuri kudo besnikët e vet n'administratën e në kumandat ushtarake, për t'a mbledhur fuqinë e shtetit në duart e tija. Formoi një qeveri me njerëz që kishin marrë anën e tij, si Myfit Libohova, Koço Kota etj., disa prej të cilëvet i mbajti gjer në fund. Por pas këthimit prej Jugosllavie dhe kur e ndjeu vehten mjaft të fortë, Ahmet Zogu desh të çlirohej prej rrethit të bejlerëvet të mëdhenj, të cilët donin t'ushtronin ndikimin e tyre në politikën e vendit, dhe formoi një regjim krejt personal. Për këtë punë, i mënjanoi bejlerët ca nga ca ose i uli në radhën e oborrtarëvet të nënshtruar, duke i përdorur në lloj lloj shërbimesh me rroga e pozita dhe duke iu lënë, natyrisht, çifliqet, por ua hoqi rëndësinë politike. Për këtë arësye, ose edhe sepse i ndrinte përpara syvet një kurorë mbretërore, e prishi mblesën me të bijën e Shefqet Vërlacit, për të mos pasur detyrime kundrejt këtij.
__________________

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:44

Cinik prej natyre dhe i rritur me konceptet orientale të politikës, Zogu nuk njihte tjetër parim përveç interesit dhe nuk besonte në kurrfarë ideje ose idealizmi. Dhe është për t'ardhur keq, se me energjinë e tij, me zotësinë dhe intuitën politike që kishte, mund t'i kish sjellë shërbime të mëdha Shqipërisë sikur të kish formuar një rreth me njerëzit më të ndritur dhe moralisht më të lartë, prej të cilëvet mund të gjente sigurisht edhe në brezin e ri edhe në të vjetërin, duke mbajtur nër duar flamurin e shqiptarizmit; më të pastër, ashtu si kanë bërë tek popuj të tjerë disa udhëheqës të mëdhenj. Virtuti ngjall gjithmonë enthusiazmë dhe tërheq, e nuk mund të thuhet se i tërë kombi shqiptar ishte një kalbësirë. Tjetër punë sepse Zogu mblidhte rreth vehtes kalbësirat. Sikur të kishte qënë i një tjetër lartësie morale, jo vetëm mund t'a kish vënë popullin shqiptar në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe të qytetërimit, por sidomos - dhe të dyja këto anë lidhen bashkë - do të kishte sjellë pajtimin e shpirtravet, mbylljen e plagëvet shoqërore të vjetra, ngritjen e ndërgjegjes kombëtare në një tjetër shkallë pjekurie, me frymën e drejtësisë dhe nëpër dritën e idevet të lira, kështu që ai popull do të kish gjetur ndoshta ekuilibrin e brendshëm dhe do të kish formuar lidhjet e nevojshme rreth një ideje qendrore shqiptare për t'iu bërë ballë furtunavet të pastajme. Por regjimi i Zogut s'bëri tjetër veçse i acaroi konfliktet shoqërorë edhe më tepër, rrëzoi në llom çdo shpresë që mund të kishte njeriu në vleftat kombëtare e morale, në drejtësinë, në rolin udhëheqës të shtetit drejt së mirës. Nuk lejoi që të formohej një ide qendrore shqiptare e pështetur në të vërtetën. E la vendin në një anarki të plotë shoqërore e ekonomike, mendore e morale, nga e cila s'mund të delte veçse komunizmi.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:44

Por Zogu nuk ishte nga ata që ndiejnë një mision historik në vetvehte dhe që ia kushtojnë të gjitha energjitë e shpirtit për t'a përmbushur. Nuk ishte njeriu i krijimit, por një ambicioz i zakonshëm nga ata që duan të kumandojnë e të shkëlqejnë. Nuk e shtynte një dashuri e thellë për vepra të larta e të qëndruarshme, por dëshira e rëndomtë për madhëri, për kumandë, për lukse e pasuri. Këtë e provoi sidomos më 1928, kur ngrehu një "mbretëri" theatrore, me ca paraqitje qesharake, mbi një popull të vogël e të mjerë. E provoi me kultin e vetvehtes, me salltanetet, me paradat e një ushtërie kukëll, që përpiu gjysmën e buxhetit të shtetit për 14 vjet rresht, për të mos bërë as një orë qëndresë kur erdhi dita që atdheu të sulmohej nga i huaji.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:44

Për të kënaqur këto dëshira, Zogut i duhej të sundonte si një despot oriental, pa i dhënë llogari askujt. Prandaj ngrehu një regjim personal duke u pështetur në forcat më të prapambetura të vendit dhe duke mbledhur rreth vehtes elementin më të dobët. Bazën e forcës së tij Zogu e krijoi me disa krerë e bajraktarë të veriut, mësuar prej kohësh të jetonin si merçenarë. Zogu dijti të lidhte pas vehtes një pjesë prej tyre duke i bërë oficerë "kreshnikë" me grada e rroga sipas rëndësisë. Në kohë qetësie, këta rrinin në shtëpi dhe merrnin gjysmën e rrogës. Në rast nevoje, iu jepej urdhëri që të çonin në këmbë sa më shumë burra prej krahinavet të tyre, të cilët qëndronin gjithnjë t'armatosur. Me anën e këtyre i pat shtypur Zogu të gjitha kryengritjet që u bënë kundër tij, mbasi ushtërisë së rregullt nuk i kishte besim: kjo ishte vetëm sa për paradë, me gjithë milionat që i kushtonte shtetit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:45

Mbasi formoi bazën e forcës me krerë e bajraktarë të veriut (që kishin qënë më parë në shërbim t'Esad Toptanit a të kujtdo tjetër), Zogu s'kishte më nevojë për pështetjen e bejlerëvet të mëdhenj, dhe i uli këta në radhën e oborrtarëvet. Mblodhi rreth tij njerëzit më të poshtër që mund të mendohej, të cilët i kumandonte si shërbëtorë. Këta deri atëhere s'i kishte lidhur asgjë me Shqipërinë, shumë prej tyre kishin qënë kundër lëvizjes kombëtare në të kaluarën duke bashkëpunuar me Turqit e me Grekët. Kur na duallë menjëherë "veteranë", domethënë shërbëtorë besnikë të Zogut, dhe duhej që populli shqiptar t'iu paguante rroga. Njerëzve të regjimit, t'administratës dhe t'ushtërisë iu kërkohej vetëm një cilësi: t'ishin "besnikë" dhe asgjë tjetër. Kjo arriti në një farë kulti të personit të Zogut, në një mënyrë të neveritshme. Kur njerëzit e një regjimi zgjidhen vetëm sipas kriterit të besnikërisë ndaj kryetarit, merret me mend se çfarë elementi i dobët hipokrit e dallkauk mblidhet n'atë sofër. Të tillë qenë përgjithsisht ata që mbajtën në këmbë regjimin personal të Zogut gjatë atyre 14 vjetëve.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:45

Duke pasur si një forcë në rezervë "kreshnikët" e veriut dhe si kuadra për n'aparatin e shtetit "besnikët", Zogu iu përvesh me një dorë të fortë organizimit t'administratës dhe të Gjindarmërisë. Bëri një ligj t'administratës civile, sipas të cilit vendi ndahej në 10 prefektura, që kishin nga dy-tri nënprefektura, dhe këto nga dy-tri krahinari ose komune, siç u quajtën më vonë. Administrata ishte ngushtësisht e përqendruar në duart e ministrit të Punëve të Brendëshme, dhe ky urdhërohej, natyrisht, prej Zogut. Për të mos lënë jashtë kontrollit qeveritar asnjë tjetër formë autoriteti, Zogu i futi më vonë edhe bashkitë nën urdhërat e qeverisë, dhe kryetarët e tyre, që deri atëhere zgjidhëshin prej qytetarëvet si në çdo vend të botës, emërohëshin tani prej Ministrisë së Punëve të Brendëshme, sikurse prefektat dhe nënprefektat. Një rëndësi të veçantë i dha Zogu organizimit të gjindarmërisë. Vetëm në këtë nuk lejoi ndërhyrjen e Italianëvet, por u a besoi organizatorëve anglezë. Degën e gjindarmërisë e ndau në katër zona: e Veriut, e Lindjes, e Shqipërisë së Mesme dhe e Jugës, me qendra Shkodrën, Peshkopinë, Tiranën dhe Përmetin. Në secilën prej zonavet kishte nga një inspektor anglez. Gjindarmëria varej nga kumanda e përgjithshme e saj me qendrën në Tiranë. Kumandari i përgjithshëm, shqiptar, dhe inspektori i përgjithshëm, anglez, ishin drejtpërdrejt nën urdhërat e Zogut. I pari organizator dhe inspektor anglez i gjindarmërisë shqiptare pat qënë koloneli Sterling, i cili u zëvëndësua më pastaj nga gjeneral J. Percy. Mund të thuhet se gjindarmëria ishte mjaft mirë e organizuar dhe se qetësia u mbajt në rregull, mbasi edhe Zogu vetë ishte i zoti për kësij punësh.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:45

Nuk dimë (ose s'është nevojë të shkruajmë këtu) se çfarë premtimesh i bëri Zogu Jugosllavisë, kur kjo e ndihmoi që të këthehej në Shqipëri. Por nga premtimet që mund t'i ketë bërë, zbatoi vetëm lëshimin e Vermoshit dhe të Shën-Naumit.

Ishte bërë punë e mërzitshme çështja e kufijvet të Shqipërisë, sepse Jugosllavia dhe Greqia mundohëshin gjithmonë të shkëputnin diçka më tepër. Më 1923, Jugosllavia kish ngulur këmbë për të mbajtur Vermoshin dhe Shën-Naumin, dhe Greqia 14 fshatrat e qarkut të Korçës. Konferenca e Ambasadorëvet nuk i mori fare parasysh kërkesat e këtyre shteteve përsa iu përkiste Vermoshit dhe 14 fshatravet. Por çështja e Shën-Naumit u rrah gjatë. Duke e interpretuar në dobi të saj tekstin e Protokollit të Londrës që caktonte kufijtë e shtetit shqiptar me 1913, Jugosllavia mtonte se Shën-Naumi i takonte asaj. Por Konferenca e Ambasadorëvet, në një vendim të 6 Dhjetorit 1922, i dha të drejtë Shqipërisë. Në Prill e në Maj 1923, Jugosllavia e kundërshtoi atë vendim dhe kërkoi që të rishikohej. Konferenca e Ambasadorëvet formoi një komision anglo-franko-italian për t'a shqyrtuar edhe një herë atë çështje, por mbasi komisioni s'ra dot n'ujdi, çështja kaloi në Lidhjen e Kombevet, e cila kërkoi mendimin e këshilltarëvet të saj juridikë. Këta i dhanë të drejtë Jugosllavisë, por Lidhja e Kombevet nuk mund t'a thyente aq lehtë vendimin e Ambasadorëvet, të cilët ishin ngarkuar prej Konferencës së Paqes për caktimin e kufijvet të Shqipërisë, prandaj ia kaloi çështjen Gjyqit Ndërkombëtar të Hagës. Ky, mbasi i rishikoi të gjitha të dhënat, e ndau punën më mirë, dhe u shpreh që Shën-Naumi t'i jepej Shqipërisë sipas vendimit të Konferencës s'Ambasadorëvet, marrë më 6 Dhjetor 1922. E pështetur në mendimin e Gjyqit të Lartë Ndërkombëtar, Lidhja e Kombevet ia njohu Shën-Naumin Shqipërisë, në Tetor 1924. Konferenca e Ambasadorëvet e vërtetoi edhe një herë atë vendim më 27 Prill 1925. Mirëpo Zogu, në Korrik t'atij viti, ia bëri peshqesh Jugosllavisë jo vetëm Shën-Naumin, po edhe Vermoshin, të cilin Konferenca e Ambasadorëvet s'kish pranuar t'a vinte fare në bisedim mbasi i takonte Shqipërisë. Disa "kalemxhinj" zogistë kanë dashur jo vetëm t'a mbulojnë këtë trathëti, po edhe t'a tregojnë si një politikë t'urtë të Zogut, duke u pështetur n'arësyen se Jugosllavia i kish pushtuar ato vise dhe s'do të dëgjonte kurrsesi t'ia këthente Shqipërisë etj. Këto profka nuk kanë asnjë vleftë, sepse Jugosllavia do të detyrohej më në fund t'ia këthente ato dy vise Shqipërisë, sikurse u detyrua Greqia për 14 fshatrat. Konferenca e Ambasadorëvet dhe Lidhja e Kombevet nuk do t'a shkelnin vendimin e tyre, pasi kaloi edhe nga gjyqi ndërkombëtar, dhe do të kërkonin që Jugosllavia të nënshkruate përfundimisht caktimin e vijës së kufirit me Shqipërinë. Po edhe sikur Jugosllavia të vazhdonte kundërshtimin për ca kohë, kryetarit të shtetit shqiptar nuk ia lejonte as nderi as detyra që t'i falte asaj peshqesh pjesë të tokës kombëtare duke i legalizuar atë çka ndërkombëtarisht i ishte njohur Shqipërisë.
__________________

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:46

Kundrejt afrimit anglo-italian, qëndronte lidhja m'e ngushtë akoma ndërmjet Francës dhe Jugosllavisë. Nëse Anglia lejonte një "depërtim paqësor" t'Italisë në Shqipëri, Franca do të dëshironte që Shqipëria të mbetej nën panxhën e Jugosllavisë. Kështu, siç kishte qënë dikur një shesh rivaliteti ndërmjet Austro-Hurngarisë dhe Italisë, Shqipëria ngelte në të njëjtën pozitë midis kësaj së fundit dhe Jugosllavisë, e cila zëvendësonte Austro-Hungarinë në bregun lindor t'Adriatikut. Duke mos pasur një ekuilibër të brendshëm dhe e ndodhur në një shkallë ekomomike e kulturore shumë t'ulët, ishte e vështirë që Shqipëria t'iu qëndronte ndërhyrjevet të njërës e të tjetrës pa u pështetur në njërën kundrejt tjetrës. Zogu dijti të manevronte me njërën e me tjetrën, për interes të tij por jo të Shqipërisë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:46

Për sa kohë që ishte puna për të marrë në dorë fuqinë, asnjë shtet tjetër nuk mund t'i jepte Zogut praktikisht një përkrahje aq të madhe sa Jugosllavia. Sepse kjo kishte kufij të përbashkët me Shqipërinë rreth malësivet të veriut, ku krerë e bajraktarë, me intriga e pak të holla, mund t'i përdorte si të donte, duke i vënë ndën urdhëra të Zogut ose duke i kthyer kundër tij. Prandaj Zogu, që e pat ndier t'afërt shpërthimin e luftës së brendëshme, miqësinë e parë e shtrëngoi me Jugosllavinë, përkrahja e së cilës i dukej e domosdoshme jo vetëm për të gjetur përkohësisht strehë në rast nevoje, po edhe për të vepëruar në Shqipërinë e veriut. Kurse tani që u bë zot i vendit, Jugosllavia mund të këthehej e rrezikshme për të, sepse, me të njëjtën lehtësi, mund të çonte në këmbë krerë të tjerë kundër këtij, nëqoftëse-ky nuk i nënshtrohej plotësisht. Pra duhej gjetur një tjetër mbështetje, që s'mund t'ishte veçse Italia

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:47

Zogu qe munduar t'afrohej sa më shumë me Anglezët. Këta e përkrahën këthimin e tij në Shqipëri, siç pat ndërhyrë ca kohë më parë ministri i tyre për të larguar Elez Isufin prej Tirane. Përveç organizatorëvet të gjindarmërisë që i kishte Anglezë, Zogu pat mbajtur vazhdimisht lidhje me përfaqësonjës të Shoqërisë Anglo-Persiane për t'i dhënë kësaj konçesionin e vajgurit. Me t'u kthyer prej Jugosllavie dhe duke pasur nevojë të ngutshme për të holla, Zogu i dha Shoqërisë në fjalë të drejtën e kërkimevet vajgurore mbi një sipërfaqe prej nja 60.000 hektarësh ndërmjet Beratit dhe Vlorës. Projekti i kësaj marrëveshjeje i pat qënë paraqitur parlamentit të mëparshëm, në Shtator 1923, por nuk gjeti pëlqimin e tij, dhe kish mbetur varur. Zogu e bëri që të ratifikohej prej "Asamblesë Kushtetonjëse", në Shkurt 1925. Gjatë atij viti, Zogu iu lëshoi konçesione për kërkime edhe disa shoqërive të tjera të jashtëme. Por duket se Anglo-Persiania dhe shoqëritë e tjera nuk i gjetën fort të pasura shtresat vajgurore të Shqipërisë. Nga ana tjetër, Italia ndërhyri pranë qarqevet politike angleze që t'ia linin asaj shfrytëzimin e pasurivet natyrore të Shqipërisë. I bëri gjithashtu premtime Zogut për t'a tërhequr n'anë të saj. Mbasi ajo kohë ishte një periudhë afrimi ndërmjet Anglisë dhe Italisë, dhe pasuritë minerale të Shqipërisë nuk ishin fort të rëndësishme, shoqëritë angleze e të tjerat hoqën dorë, dhe Shqipëria mbeti fushë e lirë për Italinë.
__________________

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:47

Regjimi fashist italian me Mussolini-n në krye kish nisur zhurmën e tij dhe pregatitjen për ndërmarrje të mëdha në drejtim të jugë-lindjes. Shqipëria ishte kyçi i Adriatikut dhe kryeura e zgjerimit italian në Mesdhe. Prandaj merret me mend se çfarë rëndësie mund të kishte për Italinë imperialiste. Po edhe Zogut i binte mirë që t'anonte nga Roma, për tri arësye: e para, Italia ishte në gjendje t'a mpronte prej Jugosllavisë; e dyta, ishte në gjendje t'a ndihmonte me kapitale; e treta, duke qënë përtej detit, nuk e kishte aq lehtë që t'a rrëzonte Zogun me anë lëvizjesh të brendëshme siç mund të bënte Jugosllavia. Tjetër punë se ç'mund t'i ngjante më vonë Shqipërisë prej "lidhjevet të ngushta" me Italinë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:48

Kështu Zogu iu suall Italisë, me të cilën kish nisur t'afrohej porsa u kthye prej Jugosllavie. Në Mars 1925, dërgoi në Romë ministrin e Finiancavet, Myfit Libohovën, për të bërë me qarqet financiare italiane marrëveshjen e një huaje dhe atë të shfrytëzimit të pasurivet natyrore të Shqipërisë. Myfit Libohova, që shkoi si mik ose agjent i Italisë, u prit në Romë me nderime të mëdha dhe, natyrisht, u shpërblye mirë... Grupet financiare italiane e dinin sesi ecin punët, prandaj nuk i kursyen bakshishet, duke i dhënë Zogut pjesën që i takon luanit, e pastaj rrethit të tij, si Koço Kotës, Fejzi Alizotit, Iljaz Vrionit e të tjerëve, pjesën që i takon ujkut a dhelprës. Përfundimi ish se marrëveshjet financiare e ekonomike me Italinë, të cilat filluan të nënshkruhëshin në Maj 1925, u bënë të gjitha në përfitim të kapitalit italian dhe ashtu si desh Italia.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:48

Puna u nis me krijimin e "Bankës Kombëtare të Shqipërisë" prej grupit bankier Credito Italiano. Asaj do t'i përshtatej më mirë emri "Banka Italiane e Shqipërisë", mbasi qendra e saj ishte në Romë dhe kapitali italian duhej të kishte jo më pak se 51 për qind t'aksionevet. Kështu që Shqiptarët s'ushtronin dot asnjë fuqi mbi të. Le që Myfit Libohova me rrethin e Zogut, të cilët muarën ryshfete të mëdha, e suallën punën aq mirë në dobi të kapitalit italian, duke e mbajtur të fshehtë afatin e shkurtër për nënshkrimin e aksionevet, sa që tri të katërtat e këtyre iu mbetën Italianëvet, dhe një pjesë tjetër disa shoqërive të huaja. Mandej, për "zhvillimin ekonomik të Shqipërisë", u formua Shoqëria S.V.E.A., e cila do të jepte një hua prej 70 milionësh franga ari me interes të lartë dhe kondita shumë të rënda, duke marrë si garanti t'ardhurat doganore dhe të disa monopoleve të shtetit shqiptar. Kur, më 1927, u provua se Shqipëria nuk ishte në gjendje të paguante interesin dhe këstin e huas, qeveria italiane e mori vetë përsipër t'ia lante detyrimet Shoqërisë SVEA, kështu që shteti shqiptar i mbetej borxh shtetit italian, gjithmonë nën garantinë e t'ardhuravet doganore dhe të monopolevet.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:48

Njëkohësisht, qeveria e Tiranës iu dha shoqërivet italiane konçesionet për shfrytëzimin e pasurivet kombëtare të vendit. Shoqëria A.I.P.A. mori konçesionin e vajgurevet në kondita shumë të mira për të, duke i paguar shtetit shqiptar një përqindje fare t'ulët, dhe vetëm 1,5 Fr. ari për hektar në vit si qira toke. Një tjetër shoqëri italiane, S.I.G.M.A, mori konçesionin e nxjerrjes së linjitit (një lloj qymyrguri) në Memaliaj të Krrabës, duke paguar si qira toke 2 Fr. ari në vit për hektar. Qeveria e Tiranës i dha edhe një shoqërie jugosllave konçesionin e shfrytëzimit të bakërrit në Pukë. Një shoqëri gjermane dhe një tjetër italiane muarën konçesione për shfrytëzimin e pyjevet të Mamurasit. Italianët ngritën në Shqipëri edhe disa ndërmarrje bujqësore, si në Sukth, afër Shijakut, n'Yrshek, afër Tiranës, në Llakatund të Vlorës dhe në Vurg të Delvinës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:48

Marrëveshjet financiare e ekonomike me Italinë, sidomos në lidhje me krijimin e "Bankës Kombëtare" dhe me huan e SVEA-s, kur shkuan në parlament për miratim, gjetën kundërshtimin e një grupi deputetësh, të cilët e paditën Myfit Libohovën se kish marrë ryshfet prej Italianëvet dhe formuan një komision hetimesh për t'a gjyrmuar atë çështje. Që Myfit Libohova dhe disa "shkëlqesa" të tjerë muarën si bakshish shuma të mëdha prej Italianëvet, e panë edhe të verbërit, sepse brenda pak muajve këta zotërinj ngrehën vila, blenë aksione nëpër shoqëritë, ose apartamente n'Evropë, si në Paris e gjetkë. Disa "kaurë" si Koço Kota, që kishin dëshirë të vjetër për t'u bërë çifligarë, blenë edhe çifiliqe. Por puna ishte se bakshishin më të madh prej grupevet financiare italiane e kishte marrë Zogu vetë. Prandaj çdo gjyrmim kundër Myfit Libohovës do t'ia nxirte byrekut të gjitha lakrat në shesh. Për t'a fshehur skandalin prapa ligjevet, shumica parlamentare vuri përpara nenin 74 të Kushtetutës republikane, sipas të cilit; kryetari i Republikës nuk ishte përgjegjës përpara parlamentit. Dhe mbasi ai ishte njëkohësisht edhe kryetari i qeverisë, duhej të përfitonin edhe ministrat e tij nga ajo "paprekshmëri". Sidoqoftë, çështja bëri aq bujë sa që Ahmet Zogu u detyrua të formonte një qeveri të re, në shtator 1925, ku Myfit Libohova nuk bënte pjesë. Kjo i dha rast Ahmet Zogut t'a ulte ca më poshtë rrethin e bejlerëvet të mëdhenj dhe të sillte në qeveri njerëz si Musa Juka. Mandej vuri tërë forcën që çështja e Myfit Libohovës të mbyllej, ashtu siç u mbyllën më pastaj shumë skandale të tjerë të këtij lloji.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:48

Qëllimi i depërtimit ekonomik italian në Shqipëri ishte që të sillte pas depërtimin politik dhe ushtarak. Marrëdhëniet ndërmjet dy vendevet erdhën gjithmonë duke u ngushtuar. Në Qërshor 1926, ministri i Italisë në Tiranë, Aloisi, i propozoi qeverisë së Zogut lidhjen e një pakti politik me Italinë, që t'i njihte kësaj të drejtën e mprojtjes së Shqipërisë, pa ndërmjetësimin e Lidhjes së Kombevet, në rastin e ndonjë agresioni. Zogu e kuptoi se qeveria fashiste e Romës donte t'a lidhte sa më ngushtë pas rrotavet të saja, dhe nisi të mendohej. Por në muajin e Nëntorit shpërtheu kryengritja e Dukagjinit e shtytur prej Jugosllavisë dhe e udhëhequr nga prifti Dom Loro Caka. Lëvizja vetë kish një qëllim separatist katolik, kurse Jugosllavia që e shtyti, synonte, si gjithmonë, shkatërrimin e shtetit shqiptar. Një pjesë e të mërguarve politikë, kundërshtarë të Zogut, ishin vënë në shërbim të Jugosllavisë. Zogu e shtypi kryengritjen e Dukagjinit, por këto rrethana e detyruan të përfundonte sa më shpejt paktin italo-shqiptar të "miqësisë dhe sigurimit", i cili u nënshkrua në Tiranë, më 27 Nëntor 1926. Sipas këtij pakti, Italia garantonte jo vetëm statu quo-në tokësore të Shqipërisë, po edhe statu quo-në politike e juridike, domethënë, me fjalë të tjera, i jepej e drejta që të ndërhynte për të mbajtur regjimin e Zogut në fuqi sa herë që ky t'ishte në rrezik edhe prej lëvizjesh të brendëshme. Siç shihet, kjo marrëveshje cënonte, nga ana juridike, pavarësinë e Shqipërisë duke e vënë këtë pothuajse ndën protektoratin italian.
__________________

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:49

Pakti i Tiranës shkaktoi një valë shqetësimesh brenda dhe jashtë Shqipërisë. Për të qetësuar dyshimet e Shqiptarëvet, ministri i Italisë në Tiranë, baron Aloisi, me anën e një letre drejtuar qeverisë shqiptare më 5 Dhjetor 1926, sqaronte se ndihma italiane do t'i jepej Shqipërisë vetëm në rast se e kërkonte kjo vetë.

Përjashta, pakti i Tiranës çoi peshë zemërimin e Jugosllavisë dhe shkaktoi mjaft zhurmë në shtypin jugosllav dhe frëng. Por Italia pati përkrahjen e qarqevet britanike, dhe e hodhi poshtë propozimin jugosllav që desh t'a shtronte çështjen shqiptare në Lidhjen e Kombevet. Ministri britanik i Punëve të Jashtëme, Austen Chamberlain, u përgjigj në Dhomën e Komunevet se kishte marrë sigurime nga Mussolini që Italia do të ruante pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë. Austen Chamberlain-i ishte takuar me Mussolini-n në Livorno t'Italisë, më 30 Shtator 1926, ku qe biseduar, nër të tjerat, edhe çështja e Shqipërisë, mbi të cilën Anglia i linte dorë të lirë qeverisë fashiste të Romës për një "depërtim paqësor". Pakti i Tiranës u regjistrua në Lidhjen e Kombevet si një marrëveshje e zakontë ndërmjet dy shtetesh.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:49

Si një përgjigje paktit të Tiranës dhe për të kundër-balancuar ndërhyrjen italiane në Ballkan, Jugosllavia nënshkroi një pakt aliance me Francën, më 11 Nëntor 1927. Kështu Italia gjeti shkak të nënshkruate me Shqipërinë një tjetër traktat me karakter ushtarak, ose "aliancë mprojtëse" siç u quajt në gjuhën zyrtare, më 22 Nëntor 1927. Sipas këtij traktati, që u lidh për 20 vjet, të dy palët duhej t'i vinin në ndihmë njëra-tjetrës në rast se njëra prej tyre sulmohej nga jashtë dhe kërkonte ndihmën e aliates së vet. Pas nënshkrimit të këtij "pakti të dytë të Tiranës", zunë të vinin radhë e radhë prej Italie këshilltarë teknikë e organizatorë ushtarakë, armë e municione, për të mëkëmbur ushtërinë shqiptare. Paradat ushtarake dhe shkëlqimi i uniformavet pajtohëshin fare mirë me natyrën e Zogut.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:49

Nuk duhet kaluar në heshtje roli i dobët që lozën disa nga të mërguarët politikë, kundërshtarë te Zogut, gjatë marrëveshjevet që ky bëri me Italinë. Ata ishin katandisur në merçenarë të politikës, mbahëshin me rroga prej Jugosllavisë ose prej Italisë dhe përdorëshin prej këtyre dy shteteve në të gjitha intrigat dhe presionet kundër Zogut. Italia, për shembull, kur ish duke bërë marrëveshjet me qeverinë e Tiranës, bisedonte njëkohësisht mbi të njëjtat çështje me disa të mërguar politikë dhe ua merrte me nënshkrim se çfarë lëshimesh do t'i bënin ata nëqoftëse ajo i ndihmonte për t'u kthyer në Shqipëri. Dhe ata, pa pikë turpi, tregohëshin më dorëlëshuar nga Zogu... të cilin mandej Italia e vinte në dijeni për të bërë presion mbi të.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:49

Nga ana tjetër, Jugosllavia, kur pa se Zogu u pështet pas Italisë, vazhdoi si më parë cytjet dhe provokimet rreth kufijvet. Mbasi dështoi kryengritja e Dukagjinit, Jugosllavia mendoi t'a përmbyste Zogun me anën e Ceno Kryeziut, i cili ishte i kunati i tij dhe njeriu i Jugosllavisë. Mirëpo Zogu i ndiente shumë larg ato punë. E emëroi Ceno Kryeziun ministër të Shqipërisë në çekosllovaki dhe dërgoi e vrau në Pragë

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Alberti Thu 25 Feb 2010 - 7:49

Mbasi e zotëroi mirë gjendjen përbrenda dhe e forcoi pozitën e vet ndërkombëtare nëpërmjet të lidhjevet me Italinë, Zogu mendoi se erdhi çasti për të realizuar ëndrrën e jetës së tij, domethënë për t'u bërë mbret. Në Qërshor 1928, me shtytjen e tërthortë të Zogut, dy dhomat legjislative (parlamenti e senati) vendosën se gjoja ishte i nevojshëm një rishikim i përgjithshëm i Statutit të Republikës për t'i bërë disa plotësime. Mbasi Statutin s'mund t'a rishikonte veçse një asamble kushtetonjëse, dy dhomat legjislative, porsa muarën atë vendim, e quajtën vehten të shpërndarë. Zogu, me anën e një dekreti, shpalli menjëherë zgjedhjet e reja për Asamblenë Kushtetonjëse, e cila do të bënte rishikimin e Statutit. Zgjedhësit e dytë të disa nënprefekturave, kur vajtën të votonin për antarët e Asamblesë, u detyruan prej nënprefektavet që të kërkonin ndërrimin e regjimit prej republike në mbretëri, me Zogun si mbret. Komedia ishte pregatitur aq mirë, sa që zëri i parë dolli nga nënprefektura e Skraparit. "Ai do të bëhet që do të bëhet", iu tha nënprefekti zgjedhësave të dytë që po shikonin njëri-tjetrin në heshtje, "por më mirë kërkojeni edhe ju, që të mos ju vijë ndonjë bela mbi kokë... se ashtu e kam urdhërin". Disa nga zgjedhësit e dytë po mendohëshin akoma kur telegrami u hoq për në Tiranë se "populli" i Skraparit e kërkonte Zogun mbret. Ashtu ngjau edhe nëpër krahina të tjera. Kur u mblodh Asambleja Kushtetonjëse me deputetët e rinj, të cilët s'ishin veçse ata të vjetërit, nuk hoqi shumë mundim për rishikimin e Statutit, sepse drejtimin ia kishte treguar... "populli !". Kështu, më 1 Shtator 1928, shpalli Mbretërinë Shqiptare, dhe Ahmet Zogu mori emrin Zog I, Mbret i Shqiptarëvet.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore Empty Re: Shqipria Midis Dy Luftrave Boterore

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi