Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Dua emer tjeter!”, fenomeni i cuditshem tek femijet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Dua emer tjeter!”, fenomeni i cuditshem tek femijet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Dua emer tjeter!”, fenomeni i cuditshem tek femijet

Shko poshtë

“Dua emer tjeter!”, fenomeni i cuditshem tek femijet Empty “Dua emer tjeter!”, fenomeni i cuditshem tek femijet

Mesazh nga Vizitor Mon 8 Mar 2010 - 8:45

“Dua emer tjeter!”, fenomeni i cuditshem tek femijet Vajza-me-shume-emraAdela Sadria, duket nje femije normal. Por, ndryshe nga te tjeret, edhe nga motra e saj me e madhe Ardeta, ajo pelqen te nderroje emer thuajse cdo dite dhe madje te perfaqesohet me seksin e kundert sipas deshires se momentit.

“Kam shume emra. Boku, Pokeman, Analia. Nuk me pelqen emri Adela, eshte i keq nuk e dua ate emer, dua Boku. Po emri Boku pse te pelqen? Eshte emer cuni. Ti do te jesh cun? Po”, shprehet Adela.

Gjithcka nisi keshtu.

“Adela erdhi nje dite nga kopeshti dhe me tha: mami mos me thirr me Adela se nuk me pelqen ky emer. Dua te ma ndryshosh. Çdo dite behej nervoze. Ndonjehere me thote me therrisni, Boku, ndonjehere Analia. Kjo eshte shume femije shperthyes, po nuk i pelqen nje gje behet nervoze”, shprehet mami Vali.

Deshira qe shfaq Adela per t’u identifikuar me shume shoke apo personazhe meshkuj te filmave multiplikative, sado e cuditshme te duket, per Enerisa Guberajn, psikologe ne kopesht nuk perben nje sjellje anormale.

“Eshte nje sjellje normale. Ajo nuk e ka akoma te formuar konceptin qe eshte femer. Gjinine e shikon si nje opsion qe mund te ndryshohet. Mjafton mos i kushtohet rendesi asaj qe ajo thote dhe periudha eshte kalimtare”, shpjegon Enerisa.

Adela nuk eshte nje rast unik. As prirja e saj per te ndryshuar identitet çdo dite ndryshe nuk mbetet e tille.

“Ne moshen 2-7 vjecare eshte faza e te menduarit paraoperacional. Femijet perfaqesohen nga skema, situata te ndryshme, te cilat i perdorin ne sjellje. Ajo nderthur personazhe ne jeten e saj dhe kerkon vemendjen e prinderve, njerezve me te afert per te shfaqur keto sjellje”, sqaron Enerisa.

Te shqetesuar per sjelljen e vogelushes, gjithe familjaret po perpiqen te hyjne ne boten e saj. Artdeta, motra e madhe eshte 8 vjeç, por perballe Adeles perpiqet te mbaje pergjegjesi prej te rriturish.

“Emrin Adela e ka me te mire sesa emrat e tjere. I thote mamit mos me thuaj Adela, me thuaj Analia. Ka pare disa telenovela e i pelqejne ato emra, prandaj do ta therrasin ashtu. Me shume i pelqen Analia, Boku, Zenki”, thote Adela.

Valentina, nena e Adeles, shpreh shqetesim per sjelljen e vajzes, e cila ne syte e saj duket si nje femije qe nuk ka shfaqje normale krahasuar me moshataret.

“Na ka vene shume ne siklet. Tani ajo u be 3 vjec, kerkon t’i ndryshojme emrin. Si t’ia ndryshojme?”, thote Vali.

Analistet e botes mendore te te vegjelve, shohin se nuk ka asgje per t’u alarmuar ne gjithe keto sjellje te cuditshme.

“Me duket nje rast normal, nuk mund te jete shqetesues. Ajo cdo dite kerkon nje personazh te ndryshem. E ben te gjithen per te terhequr vemendje. Prindri duhet ta injoroje kete sjellje”, shpjegon Enerisa.

Adela eshte produkt i nje brezi qe boten e femijnore e nderton ne varesi te forte nga produktet televizive. Dhe ndoshta, duhet te jene pikerisht mediat, ato qe duhet te kene me shume vemendje ne imazhin e personazheve qe i ofrojne ketij shikuesi.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Dua emer tjeter!”, fenomeni i cuditshem tek femijet Empty Re: “Dua emer tjeter!”, fenomeni i cuditshem tek femijet

Mesazh nga Anakonda Sun 8 Apr 2012 - 17:44

qenka si puna ime;sepse edh un pelqej emrin Valentina,dhe jo emrin qe kam
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi