Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

+3
WebMaster
bobi 10
Poeti Dhimbjes
7 posters

Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga Vizitor Tue 6 Apr 2010 - 9:21

Vajzat, të paragjykuara nga shoqëria, meshkujt e konsiderojnë arritje.

Në gjimnazet e Tiranës shumica e adoleshentëve kanë kryer akte seksuale. Por kur bëhet fjalë për të treguar rreth seksit vetëm një pjesë e tyre flet me kënaqësi. Meshkujt duket se janë më të hapur, pasi për ta është një dukuri krejt normale. “Po. Unë kam kryer marrëdhënie intime me një vajzë, që në moshën 14-vjeçare. Atëherë për shokët u ktheva në një shembull, që duhesha ndjekur. Ndërsa në familje babai më lavdëroi për këtë fakt, ai madje më tha se tashmë isha bërë burrë”, thotë 18-vjeçari Lorin Canga. Vajzat hezitojnë të tregojnë rreth seksit. Ato ndjehen të paragjykuara jo vetëm nga familja, por edhe nga shoqëria që i rrethon. “Të them të drejtën, nuk kam dëshirë të tregoj nëse kam kryer marrëdhënie me dikë apo jo”, thotë A.D, adoleshentja 16 vjeçare. Sipas Eri Maçit, psikologe në gjimnazin “Arben Broci”, seksi tashmë është pjesë e jetës së shumë adoleshentëve. Shumë prej tyre, sidomos vajzat, e kanë të vështirë të flasin rreth tij. “Vajzat, ndryshe nga djemtë pas kontaktit të parë seksual, kanë ankth. Pritshmëria nga shoqëria sigurisht i vë atyre përpara një stresi shumë të madh. Kam pasur raste të këshilloj një adoleshente, e cila, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin, ishte braktisur nga shoqet”, thotë ajo. Po sipas psikologes, imazhi që vajzat duhet të ruajnë për t’i pëlqyer shoqërisë i ndrydh ato duke i krijuar mjaftë komplekse, të cilat sigurisht ndikojnë negativisht në jetën e tyre të mëvonshme. “Kur bëra dashuri për herë të parë, edhe pse ishte një vendim që e mora vetë, pa u ndikuar nga i dashuri im, u ndjeva keq. Më ishte krijuar ideja që bëra një mëkat ndaj familjes. Nuk i kam treguar kurrë nënës time për eksperiencën e parë, pasi më vinte shumë turp”, thotë M.N. Seksi për femrat duket se është ende një tabu për t’u shprehur, por jo për t’u kryer. “Në Shqipëri ekziston ende një mentalitet, që e dënon padrejtësisht femrën dhe e nderon mashkullin, kur bëhet fjalë për seksin”, thotë psikologia Eri Maçi.

Mentaliteti… Grupi i “murgeshave” dhe i “moderneve”

“Ua erdhën murgeshat, mbetën duke na shit mend këto të ndershmet! Po ju? Prostituta. S’keni lënë mashkull pa shkuar!” replikojnë gjimnazistet grupe-grupe. A.S, e cila është në vit të katërt në gjimnaz, tregon se ato nuk përzihen në grupin e vajzave, të cilat kanë kryer marrëdhënie seksuale. Sipas saj, nuk kanë të njëjtat interesa, sepse ato mësojnë, ndërsa vajzat moderne e kanë mendjen për t’u pispillosur. Jo vetëm kaq, por ato nuk kanë vetëm një të dashur, por i ndërrojnë si rrobat. “Sigurisht që nuk përzihem me to, pasi ato e kanë mendjen për t’u lyer e ngjyer dhe nuk mësojnë fare, madje dhe na kanë inat kur mësueset u tërheqin vëmendjen që janë të dobëta në shkollë. Ato nuk mbajnë vetëm një të dashur, por i ndërrojnë”, tha A.S. Sipas saj dhe shoqeve të grupit ato e quajnë të pamoralshme që vajzat të ndryshojnë herë pas here të dashur. Psikologia Eri Maçi tha se adoleshentet nuk janë të pjekura psikologjikisht për të hyrë në një marrëdhënie seksuale. “Është herët për to të hyjnë në marrëdhënie seksuale, ato mund të jenë pjekur fizikisht, por jo psikologjikisht. Kur shkëputen nga një marrëdhënie me një djalë mund të lëndohen dhe kjo ndikon në mësime, në sjellje etj.”, tha psikologia Maçi.


Vajzat, më herët në marrëdhënie

Sipas një studimi të psikologëve, nëpër gjimnaze ka rezultuar se femrat kryejnë më shpejt marrëdhënie seksuale se meshkujt. Kjo ndodh për arsye sepse ato zhvillohen më herët fizikisht. Adoleshentet piqen seksualisht në moshën 12-14 vjeç, ndërsa meshkujt 14-17 vjeç. Pjekja e hershme seksuale te femrat i bën ato të futen në moshë më të vogël se meshkujt në marrëdhënie seksuale. “Vajzat piqen seksualisht më herët dhe për rrjedhojë ato futen më shpejt në marrëdhënie seksuale. Ka vajza që kanë kryer marrëdhënie në moshën 14-vjeçare, madje edhe kanë lindur në moshën 16-vjeçare”, tha psikologia e shkollës “Arben Broci”. Sipas saj, femrat janë më delikate se meshkujt, sepse ato mund të rrezikohen edhe nga shtatzënia. Jo të gjitha e përdorin mjete mbrojtëse gjatë kryerjes së seksit me familjen. Të bëhesh me fëmijë në moshën 16 vjeç është traumatike. Femra nuk është rritur ende dhe jo më të përballojë ardhjen e një fëmije në jetë. Kjo mund ta shkatërrojë atë, sepse nuk do mbështet edhe nga prindërit. Është një “dënim” që vajza i bën vetes dhe familjes së saj.

Seksi, i dëmshëm për adoleshentët

Përveç se ndikon negativisht në psikologjinë e femrave, seksi i hershëm është i dëmshëm edhe biologjikisht. Gjinekologu Adem Ajazi shpjegon se nuk është mirë si për femrat dhe për meshkujt të hyjnë në marrëdhënie seksuale. “Ata mund të jenë të pjekur seksualisht, por nuk kanë mbaruar fazën e rritjes akoma. Është i dëmshëm kryerja e seksit në moshën më të vogël se 18 vjeç. Por adoleshentët e sotëm abuzojnë edhe me seksin”, tha Ajazi. Sipas tij, adoleshentët e kthejnë seksin në tendencë dhe i përkushtohen. Ata bëjnë seks shumë shpesh, por ndërrojnë edhe partnerë dhe në shumë raste nuk përdorin prezervativë. Kjo e fundit është akoma më negative, sepse mund të marrin sëmundje ngjitëse të pashërueshme. Janë shumë raste ku adoleshentët janë me virusin HIV, madje ky numër është përherë dhe në rritje. Megjithatë adoleshentët nuk kanë frikë as nga virusi për të provuar kënaqësinë e marrëdhënieve seksuale.

Hezitimi i vajzave

Vajzat hezitojnë të shprehen rreth intimitetit të jetës së tyre. Shumë prej tyre mendojnë se paragjykohen nga shoqëria përreth. “Nuk flas në lidhje me seksin, pasi më vënë epitetin e përdalë”, thotë adoleshentja A.D. Kur i pyet femrat rreth seksit ato hezitojnë dhe vihen në siklet. Për meshkujt ndodh e kundërta, ata flasin me kënaqësi. “Jam mashkull me eksperiencë. Sigurisht që kam kaluar shumë femra nëpër duar”, thotë Ardion Selimi.

Kontakti i parë

Përjetimi mbas kontaktit të parë seksual është i ndryshëm te dy gjinitë. Sipas psikologes Ada Ruçi, krijimi i stereotipave bën që seksi të shihet si tabu për femrat dhe si medalje për meshkujt. “Femrat kryejnë një mëkat, ato dënohen nga shoqëria, kurse meshkujt marrin trofeun e merituar”, thotë psikologia Ada Ruçi. Ndikimi i stereotipave, pra, paragjykimeve në shoqërinë shqiptare, sipas psikologes, është shumë herë më i madh sesa në botë. Modelet e marra në familjen patriarkale shqiptare ndikojnë dukshëm te të rinjtë e sotëm.

Informimi...

Adoleshentët duket se janë shumë të informuar rreth seksit dhe pasojave të tij. Sipas psikologes në gjimnazin “Arben Broci”, të rinjtë i dinë sëmundjet, që mund të marrin nga kontakti seksual. “Ka pasur raste që në biseda me gjimnazistët jam informuar me rreziqe apo sëmundje të transmetueshme seksuale, që as unë nuk i kam ditur”, thotë Eri Maçi. Po sipas saj, shumë prej tyre kanë kulturën e të përdorurit të mjeteve mbrojtëse.

Modelet kryesore për të rinjtë janë prindërit dhe media, sidomos ajo vizive. Sipas psikologes Eri Maçi, modelet televizive ndikojnë fuqishëm në imazhin që krijojnë të rinjtë në lidhje me një raport dashurie. “Telenovelat kanë një efekt të dukshëm në krijimin e një shembulli se si mund të jetë një lidhje dashurie në një çift. Femrat ndikohen, pasi ato janë më romantike, u kushtojnë një vëmendje më të madhe ndjenjave”, thotë psikologia Maçi.

Sipas psikologes, modelet që të rinjtë marrin në familje janë shumë të rëndësishme. Në bazë të tyre të rinjtë krijojnë imazhin për bashkëshortët e ardhshëm. “Dihet që te mashkulli ndikon shumë figura e nënës ashtu si edhe figura e babait te femra. Kështu, meshkujt priren të zgjedhin si grua një vajzë, që ngjan me nënën e tyre, ashtu si dhe vajzat zgjedhin ose dashurojnë mashkullin, që ngjan me babain”, thotë Ada Ruçi.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga Vizitor Sat 1 Jan 2011 - 0:07

"""""“Po. Unë kam kryer marrëdhënie intime me një vajzë, që në moshën 14-vjeçare. Atëherë për shokët u ktheva në një shembull, që duhesha ndjekur. Ndërsa në familje babai më lavdëroi për këtë fakt, ai madje më tha se tashmë isha bërë burrë”, thotë 18-vjeçari Lorin Canga. """""

TURP...

Vetem kaq lexova dhe eshte cmenduri...
Prindi qe dikur na thoshte mos t'u prekim as doren vajzave, ky fynderine qe e quan veten baba lavderoka djalin se ******* qe ne moshen 14-vjecare!
Ai dhe funderina te tjere si koka e atij e me ata baballare nuk behen kurre burra, rrugecer mbeten...
Djalli qe ta haje Sali Berishen me ligjet e tija dhe Lorin Cangan me edukaten qe ka...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 4 Feb 2011 - 6:02

Nje gje qe konsiderohet apo shihet si mekat ne syte e njerezve, eshte i njejte per te dyja gjinite. Mekati nuk mund te grupohet kurrsesi ne bashkesi gjinore.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga bobi 10 Fri 4 Feb 2011 - 6:23

Jeta eshte tort qe gatuhet ne mynyre te cuditshme qe i serviret njeriut ,qe ne te permban te gjitha shijet ,,,,,,,,,?


S'besoj se quhet loje per djemte,edhe s'duhet bere permbledhje,por njekohesisht te mos behemi me katolike se papa,sepse ne biseda shumica e te dy gjinive per sex flasin,edhe kjo vjen kryesisht kur jane ne ate moshe kritike


adoloshenca.


Me pas do e ben,edhe s'ngel gje tjeter vecse secili nga ne shton nje fjale(paragjykim)
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga WebMaster Wed 9 Feb 2011 - 11:00

Tema Kaloj tek Eros
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 9 Feb 2011 - 11:11

...Nuk do e quaja mekat..sepse edhe seksi eshte pjese e jetes tone..dikush vone dikush heret..varet sesa i ven rendesi dhe ke ndershmeri....
e nese per vajzat eshte mekat..atehere edhe per djemte eshte...
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga Leo_uk Wed 9 Feb 2011 - 11:50

ca eshte seksi?? 0000000000000
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 46

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga Prada Wed 9 Feb 2011 - 11:57

po ne fakt esht mekat nese seksin nuk e ben ne menyr siq duhet te rregullt
Prada
Prada
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Hapesire
Postime Postime : 7718
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/04/2010
Mosha Mosha : 112
Hobi Hobi : Ndihmes Bageri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga enigma Thu 10 Feb 2011 - 2:15

Une thom nuk oshte (xhunah)mekat,
E dreci i honkt ata qe e kan bo tabu seksin kur isha e re.oooooo
Paramendoni skom dit as me u puth be deri at dit qe i hina ne shtrat,
kur kshirsha televizot tu u puth nona mthojke mos se veq shkijet bojn kshu,
ene un e shkreta kur me puthi ki Caushi jem sefte, i thash mos se shkijet puthen!

Po tish kon puna vec te puthja kollaj,po u msojshe shpejt ama kur nisi me shku puna hala ma fell kuku kuku desh kesh ka ja thej dhomt.
e qeshtu valla sot i nemi ata hoxhallar e tradita qe sna kan lan me u knaq po hajt e drejt ndyshek e deri ne vdekje me te njejetn jemek.:(

enigma
enigma
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : N'dreqen
Postime Postime : 850
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/02/2011
Mosha Mosha : 74
Hobi Hobi : forumi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga WebMaster Thu 10 Feb 2011 - 2:18

qesh Moj enigme me mbyte me qesh vallai mire te paska thon nona ty ori haha ..Nuk eshte mekat nese e konsideron sexsin mekat atehere asnje cift sot nuk do ishte i martuar apo te krijonin femi ..Varet se si don ta perdoresh ne keto situata te tille nese ti shitesh per lek per te bere sex ajo eshte mekat me te vertet
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga Prada Thu 10 Feb 2011 - 2:23

mekat esht nese seksin e ben mbrapa mekat edhe shum i madh bile pa marr parasysha a e ben me tedashurin tand kushdoqetjejet aji esht mekat edhe shum i madh bile e ket femrat besoj qe edin
Prada
Prada
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Hapesire
Postime Postime : 7718
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/04/2010
Mosha Mosha : 112
Hobi Hobi : Ndihmes Bageri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga enigma Thu 10 Feb 2011 - 2:25

O mi klea po qkas mkan thon mi:(
Ani ata vllaznit qi i kom pas kuku kuku ven sum lishin kurkun be!
E vet si zagar hallakatshin naj gjell dikun dikun se svu hajke ajo e shpis!
Po nash ama pom ven inoti qi ki Caushi jem shpesh mthot qe gjo ske dit krejt ti kom msu une edhe sot po lavdrohesh se po qmendem per ty.
Po valla po i ven inoti se di ma shum se aj tash,ndoshta me u kompensu e kom mor ne dor ket profesion:p
enigma
enigma
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : N'dreqen
Postime Postime : 850
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/02/2011
Mosha Mosha : 74
Hobi Hobi : forumi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga WebMaster Thu 10 Feb 2011 - 2:27

Hahaha mire qe te paska mesuar Caushi ty po ka disa qe skan caush po ja din haberin vallei hahaha
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga enigma Thu 10 Feb 2011 - 2:35

Po kto te sodit po e di qe din,
Ama ne vaktin tem be skimi guxu me dit se jo me boe.
Per qat po ju thom mos e kurseni veten po knaquni mi se pa martu skini me met:p
enigma
enigma
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : N'dreqen
Postime Postime : 850
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/02/2011
Mosha Mosha : 74
Hobi Hobi : forumi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga WebMaster Thu 10 Feb 2011 - 2:38

qesh Po moj po mos na qaj halli neve ti apo per vete e hongre tani hahaha
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga enigma Thu 10 Feb 2011 - 2:39

[b]mekat esht nese seksin e ben mbrapa mekat edhe shum i madh bile pa marr parasysha a e ben me tedashurin tand kushdoqetjejet aji esht mekat edhe shum i madh bile e ket femrat besoj qe edin.

O prada a po ma kallxon se cka deshte me thon me qeket fjal!
Se hiq se mora vesh.

Seksi sosh mekat po oshte si buka,po hajt ri pa honger dhe vdes,kjo oshte mekat edhe sexi cashtu.
enigma
enigma
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : N'dreqen
Postime Postime : 850
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/02/2011
Mosha Mosha : 74
Hobi Hobi : forumi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga WebMaster Thu 10 Feb 2011 - 2:41

qesh qesh Me plase vallai duke qeshur me ngrite moralin hahaha
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga enigma Thu 10 Feb 2011 - 3:04

Me vjen mire Klea:)

Po qet djolin se mora vesh se cka deshti me thon!

Me sa di un krit qiftet i din qeto pozat e samakutres a kamasutres nejse, ene se kom ndi qi koka gjunah me ja kthi shpinen kaniher kur punon!veq ni sen e kom ndi,po thojshin se jahudit po e qpojshin ni carshaf dhe po bishin njeri mbi qetrin pa u prek se qarshafi e kon ne mes me ni bir!!!

Qkas nika njeri sa po jetojka.
enigma
enigma
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : N'dreqen
Postime Postime : 850
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/02/2011
Mosha Mosha : 74
Hobi Hobi : forumi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga WebMaster Thu 10 Feb 2011 - 3:05

qesh qesh Po moj po hahaha ai ka dash me thon gjona tjera vallai

po mos ja ve re prades prada e ka thon ne menyre sikur e ka provuar kamasutren hahahahaha Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! 426788
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga Prada Thu 10 Feb 2011 - 3:10

qyqyqyqy ndoshta e kam provue por sedi si ne qfar menyre mendoni ju
Prada
Prada
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Hapesire
Postime Postime : 7718
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/04/2010
Mosha Mosha : 112
Hobi Hobi : Ndihmes Bageri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga enigma Thu 10 Feb 2011 - 3:16

Po hajt naj kallxo ti se une e kuptova se koka mekat nese ajo ta kthen shpinen e ti punon mbrapsht.
Apo qeshtu ki desht me thon?
enigma
enigma
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : N'dreqen
Postime Postime : 850
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/02/2011
Mosha Mosha : 74
Hobi Hobi : forumi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga Prada Thu 10 Feb 2011 - 3:20

popo shum mir ke kuptuar ket desha te thoja

mos me thuaj qe ti nuk pajtohesh me ket qe kam thën une
Prada
Prada
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Hapesire
Postime Postime : 7718
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/04/2010
Mosha Mosha : 112
Hobi Hobi : Ndihmes Bageri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga enigma Thu 10 Feb 2011 - 3:27

Po pajtona be pajtona mbasi pi se e njof ket Caushin i kom hemoroidat.
E ata kuku cka dhomin.:(
enigma
enigma
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : N'dreqen
Postime Postime : 850
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/02/2011
Mosha Mosha : 74
Hobi Hobi : forumi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë ! Empty Re: Seksi, “mëkat” për vajzat, lojë për djemtë !

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi