Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Inteligjenca ne kuptimin seksual - People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Inteligjenca ne kuptimin seksual - People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Inteligjenca ne kuptimin seksual -

Shko poshtë

Inteligjenca ne kuptimin seksual - Empty Inteligjenca ne kuptimin seksual -

Mesazh nga Vizitor Mon 21 Jun 2010 - 11:43

Po ti a je inteligjent në kuptimin seksual?

Shumë persona gjithmonë e më shpesh kërkojnë të dinë se cilat janë rregullat për të joshur një burrë apo një grua dhe si i bëhet për të kuptuar kur shkrehet susta e joshjes jam i mendimit se kohët e joshjes kanë ndryshuar. Duhet të jemi shumë të shpejtë në njohjen e personit të duhur, të atij që na intereson vërtet; por në fazën e dytë, atë të afrimit nuk duhen djegur etapat.
Ky ngadalësim në kohë është i favorshëm fenomenin në fillimet e tij. Këtë fenomen psikologjia e përkufizon, si “efekti i famijarizimit”, sipas të cilit sa më shumë ta shohim një objekt aq më shumë rriten mundësitë tona për ta gjetur atë tërheqës e të pëlqyeshëm. Një afrim i ngadaltë ju lejon të dy subjekteve që të mësojnë t’i interpretojnë sinjalet e ndërsjellta të “hapjes” ndaj tjetrit, ose “mbylljes” e të reagojnë si pasojë njëlloj, siç ndodh në një vallëzim çifti.

Nga e gjithë kjo që thamë mund të konkludojmë se për erosin nuk janë aq të rëndësishme organet gjinore se sa truri i personit. Dhe mund të pajtohemi me pohimin e endokrinologut John Money se: “Zona erogjene pas exellence është ajo që ndodhet midis dy veshëve”. Me një forcë shtytëse del në sipërfaqe koncepti i inteligjencës sexuale, si një tërësim cilësish të domosdoshme për të arritur një jetë sentimentale dhe erotike të kënaqshme: njohja në thellësi e trupit tonë, reagimet tona sexuale dhe reagimet e tjetrit ndaj sjelljeve tona janë sigurisht pjesët më të rëndësishme. Por kush është personi “inteligjent nga pikëpamja seksuale” Është personi, i cili njeh dëshirat e veta intime dhe i lejon vetes mundësinë ti jetojë e realizojë ato pa rënë në neurozë e idealizime obsesive e që nuk e përdor seksualitetin si një antidepresv apo si një konfirmim për të dhënat e veta, që nuk fiksohet tek një partner ideal, duke u mbështetur në modelet e propozuara nga reklamat e televizionit, por që zgjedh duke patur parasysh mundësitë reale për të ndërvepruar me tjetrin. Zgjedhja e duhur që bëjmë për veten presupozon një dozë të mirë vlerësimi të vetvetes, aftësinë, për të individualizuar sinjalet pozitive të dërguara nga tjetri dhe aftësinë për të parashikuar ndryshimet e mundshme të pikëpamjeve e kërkesave tona.

Burrat dhe gratë që synojnë “të pushtojnë” subjekte të paarritshme, sigurisht, nuk mund të quhen “seksualisht inteligjent”, përveç kësaj mund të rrezikohen nga një sindromë e vërtetë depresive sepse dashuria që nuk korrespondon, prodhon një ulje të nivelit të dopaminës, që është një hormon i pranishëm në trurin tonë. Edhe fazat fillestare të “lajkatimit” kërkojnë një ushtrim të inteligjencës seksuale që lejon ti mbash parasysh mundësitë personale, dhe shpresat e tjetrit por edhe të shfrytëzosh teknikat e reja të komunikimit në shërbim të qënies njerëzore, përfshi këtu dhe s.m.s.-të.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi