Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zbardhet misteri i peizazhit pas “Mona Lizës” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zbardhet misteri i peizazhit pas “Mona Lizës” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbardhet misteri i peizazhit pas “Mona Lizës”

2 posters

Shko poshtë

Zbardhet misteri i peizazhit pas “Mona Lizës” Empty Zbardhet misteri i peizazhit pas “Mona Lizës”

Mesazh nga WebMaster Wed 12 Jan 2011 - 4:35

Zbardhet misteri i peizazhit pas “Mona Lizës” Mona_liza2

Gazeta londineze “Telegraph” raporton se Glori ka zbuluar që ura prej guri me tri harqe që është prapa gruas me buzëqeshjen enigmatike çon në drejtim të Bobios, një fshat në afërsi të Piaçencës, në veri të Italisë.
Teorinë e saj ajo e bazon në zbulimin e fundit të një tjetër historiani arti, Silvan Vinceti, i cili ka vënë në dukje numrat 7 dhe 2, të fshehur me mjeshtri në konstruktin e urës.

Glori beson se ato janë dy vitet e fundit të vitit 1472, kur gjatë një vërshimi katastrofik, ishte shembur ura në Bobio. Në shënimet historiografike kjo urë njihet si “Ponte Gobo” apo “Ponte vechio” (Ura e vjetër) dhe ekziston deri në vitin 1472 kur lumi Trebbia doli nga shtrati.

“Leonardo ka shënuar numrin 72 poshtë urës si një kujtim për atë ngjarje”, ka thënë Glori, e cila teorinë e saj e ka paraqitur edhe në librin “Enigma e Leonardos”.

Piktori i njohur, përfaqësues i Rilindjes, u lind në Vincia të Toskanës, por shpesh ka udhëtuar nëpër qytete të ndryshme të Italisë. Ai ka punuar në Venecia, Romë dhe Bolonjë. Da Vinçi filloi të punojë për realizimin e “Mona Lizës” në vitin 1503 ose 1504 në Firence, por këtë vepër do ta përfundonte disa vjet më vonë, pasi do të zhvendosej në Francë me ftesë të mbretit Fransua I.

Shumica e historianëve të artit besojnë se peizazhi prapa “Mona Lizës”, ku shihen fusha e male, është pjellë e imagjinatës së artistit. Por Glori është e bindur se bëhet fjalë për paraqitjen e një vendndodhjeje të caktuar. Piktura e njohur, sot pronë e shtetit francez, në fillim ishte ekspozuar në Pallatin e Versajës, për të kaluar më pas në muzeun e njohur të Luvrit.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbardhet misteri i peizazhit pas “Mona Lizës” Empty Re: Zbardhet misteri i peizazhit pas “Mona Lizës”

Mesazh nga Amazone Wed 12 Jan 2011 - 10:45

si do te jete kjo pikture eshte dhe do ngelet nje fame e vecante e Davincit nuk ka fjale per te as komente
Amazone
Amazone
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Greece
Postime Postime : 4385
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/12/2010
Mosha Mosha : 113
Hobi Hobi : Hipizem /tenis

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi