Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A mund t’u themi gjithçka fëmijëve?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A mund t’u themi gjithçka fëmijëve?  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A mund t’u themi gjithçka fëmijëve?

5 posters

Shko poshtë

A mund t’u themi gjithçka fëmijëve?  Empty A mund t’u themi gjithçka fëmijëve?

Mesazh nga kasperi Mon 11 Apr 2011 - 9:45

A mund t’u themi gjithçka fëmijëve?


Aktualiteti u sjell fëmijëve të dëgjojnë fjalët atentat, terrorizëm, pedofili, vdekje, seks, divorc... Shpesh ata janë të ekspozuar edhe ndaj pamjeve të dhunshme në ekran. Si duhet reaguar?
Lajmet e edicionit qendror të lajmeve nuk janë për t’u parë nga fëmijët. Mund t'i flasësh fëmijës për atë që quhet "aktualitet", vetëm që nuk është e nevojshme të shohë edhe pamjet e dhunshme të cilat mund ta tronditin. Fëmija yt të bën disa pyetje.

Përpiqu t’u përgjigjesh në një mënyrë të thjeshtë. Ndani me të emocionet, pasi duhet ta pranosh se edhe ty të ka tronditur ngjarja, për të cilën flisni. Përdor fjalët e mundshme lehtësisht të kuptueshme si "të mirët" dhe "të këqijtë", për t'i shpjeguar se në këtë botë përgjegjësit e akteve të dhunshme duhen dënuar.

Nëse është tërhequr nga pamjet që ka parë në TV, përpiqu t'i tregosh diferencën mes realitetit, televizionit dhe lojërave të kompjuterit.

Evito t'i thuash se është tepër i vogël për të ditur, apo për të kuptuar. Ndoshta mund të jetë vërtet i vogël për të qenë pjesë e një teme aktualiteti, por sidoqoftë mund të gjesh fjalët e duhura për të kënaqur pyetjet e tij.

Pedofilia

Nuk është kurrë herët t'i mësosh fëmijës të jetë i kujdesshëm, pa e trembur dhe pa e ngarkuar emocionalisht. Si të jetë vigjilent ndaj të panjohurve? Fillo me faktin që ai duhet të mësojë të thotë mendimin e tij, pa e pasur si synim ta mbrojë atë. Shumë fëmijë janë më të ndjeshëm se të tjerët. Për këtë kategori fëmijësh është më e vështirë të flasin edhe të mbrojnë të drejtat e tyre ndaj një të rrituri. Ata janë të ndrojtur, të mbyllur në vetvete dhe të pasigurt.

Përgatite fëmijën të mbrohet ndaj abuzimeve seksuale duke i mësuar se trupi i tij i përket vetëm atij. Mos hezito t'i thuash prerë dhe qartë:
"Trupi yt të përket ty dhe askush nuk ka të drejtë ta prekë".

Respekti ndaj trupit fillon që në shtëpi. Respektoje intimitetin e tij dhe vendos limite të qarta mes anëtarëve të familjes. Fillo me argumentet bazë si:

* Jo të gjithë të rriturit janë të sjellshëm dhe jo gjithmonë të mëdhenjtë kanë të drejtë.
* Nuk duhet të dëgjojë dhe të ndjekë asnjëherë një të panjohur në rrugë.
* Një i rritur nuk duhet t'i kërkojë kurrë të mbajë një sekret.
* Në rast rreziku duhet të thërrasë, ose të kërkojë ndihmë.


Vdekja, si t’i përgjigjemi?

Pyetjet e fëmijëve përreth vdekjes ju vendosin në vështirësi. Pyesim përherë nëse është e domosdoshme ta konsumojmë këtë argument kaq të pakëndshëm. Përgjigja është PO, edhe pse mund të mos jemi gati. Çdo moshë ka pyetjet e veta:

* Deri në moshën 2-vjeçare fëmijët nuk e njohin fjalën vdekje. Ndiejnë mungesën e ndarjes. Nga 2 -3 vjeç, fëmija fillon të flasë për vdekjen në lodrat e veta. Vdekja në këtë moshë si koncept krijon idenë e palëvizshmërisë. Ajo që është e vdekur nuk lëviz më. Kjo temë nuk provokon akoma ndenja ankthi.

* Pas moshës 3-vjeçare fëmija fillon të shohë "vdekjet" e vogla të përditshme si gjethet që bien, kafshët që nuk jetojnë përjetësisht. Argumente për të folur për jetën dhe vdekjen janë të shumta për të diskutuar.

* Pas moshës 4-5 vjeçare fëmija fillon të kuptojë se vdekja është e pakthyeshme. Ai ndjen se duhet ta përfaqësojë nëpërmjet vizatimeve si fantazmat, mostrat, apo varrezat.

* Pas moshës pesë vjeçare fëmija fillon të dijë më shumë se kaq. Pyet se ku shkon vdekja, nëse edhe ai do të vdesë, apo nëse mamaja e tij do të vdesë edhe ajo?

Heshtja, ashtu si edhe gënjeshtrat lënë shenjë të pashlyeshme në kujtesën e një fëmije. Duhet folur në një mënyrë të qartë dhe të prerë dhe është e domosdoshme prania e një personi tepër të dashur për fëmijën. Është e dëmshme të jepen shpresa të kota me fjalët "gjyshi ka shkuar për një udhëtim të gjatë, ose qeni yt ndodhet në qiell". Duhet folur për vdekjen në momentin kur ajo ka ndodhur me fjalë të thjeshta dhe fraza të vërteta.

Të pyet nëse edhe ti do të vdesësh. Pyetja e tij do të të tronditë, nuk ishe e përgatitur për këtë gjë. Përgjigju se është një temë e rëndësishme për të cilën do të flisni më vonë. Pak më vonë tregoji ciklet e jetës. Të gjithë jemi qenie të vdekshme dhe kjo është pjesë e ekzistencës. I thuaj njëherësh se do të jetojë edhe shumë vite të tjerë dhe ata që nuk jetojnë më mbeten në kujtimet tona.

Si mund t’i japim lajmin për vdekjen e personit të dashur?
Mos prit që dikush tjetër t'i japë lajmin e hidhur dhe të dhimbshëm. Në një moment qetësie shpjegoi qartë situatën. Gjyshi nuk është larguar, nuk është në qiell, nuk do të kthehet më kurrë: Ka vdekur. Është e rëndësishme të përdoret fjala "vdekje", e vetmja që i jep mundësinë fëmijës të përballojë realitetin. Metaforat, ose sinonimet lenë shpresë për një rikthim të mundshëm. Fëmija është pjesë e familjes dhe në ç'do moshë që të jetë, vdekja e një të afërmi i përket edhe tij. Edhe nëse je e tronditur nga vdekja, mos e largo fëmijën gjatë periudhës që quhet dhimbje. Mos harro t'i tregosh dhimbjen tënde. Tregoji se edhe gjyshi ka qenë dikur fëmijë, shihni së bashku fotot e tij, por mos prit që fëmija të të ngushëllojë. Nuk është ky roli i tij!

A duhet çuar në varrezë? Psikologët favorizojnë vajtjen. Por duhet respektuar edhe dëshira e tij, nëse dëshiron. Mendohet se është një provë e vërtetë që i tregon fëmijës se personi për të cilin flitet nuk jeton më. Në këtë mënyrë fëmija mendon se i vdekuri është në një vend të caktuar dhe nuk i jep udhë të lirë fantazisë së tij. Ndarja e njerëzve të gjallë dhe të vdekur është i qartë në momentin kur kryhet funerali.

Ndodh që humbja e një kafshe të dashur është kontakti i parë me vdekjen. Duhet kuptuar rëndësia e këtij momenti në jetën e një fëmije. Duhet shpjeguar humbja: qeni ishte i vjetër, i sëmurë, ne u munduam të shpëtonte...Thuaji se kupton dhimbjen e tij. Përpiqu mbi të gjitha të mos e banalizosh vdekjen e kafshës së dashur. Fëmijët traumatizohen nëse kuptojnë se prindërit nuk respektojnë dhimbjen e tyre.

Propozoji t'i gjeni së bashku një vend për ta respektuar deri në fund. Shpjegoji se qeni do të jetë përherë në zemrën e tij, por në ndryshim nga njerëzit ai nuk është i pazëvendësueshëm. Pas njëfarë kohe ai mund të shfaqë dëshirën për një qen tjetër edhe kjo është krejtësisht normale.

Seksualiteti

Nuk është e domosdoshme të shpjegohet deri në detaje akti seksual. Sidoqoftë nuk duhet shmangur si temë. Nëse ndodh kjo, atëherë ai do të krijojë ide jo shumë të qarta, të bazuara në atë që mund të dëgjojë në shkollë mes shokësh. Duke mësuar se nga vjen dhe si është krijuar, fëmija ndihmohet të rritet dhe të formohet.

Përpiqu t’u përgjigjesh edhe pyetjeve tip "të vështira". Nëse të pyet në ambiente jo të përshtatshme, thuaji se kjo është një temë e rëndësishme, për të cilën do të flisni sapo të mbërrini në shtëpi.

Në moshën 5-6 vjeçare një fëmije i duhet përgjigjur mbi këtë temë duke u konsultuar edhe me libra që e trajtojnë këtë argument.

Para se të lindja çfarë isha?

Origjina i intereson shumë një fëmije. Pasi ka mësuar se ka qëndruar për nëntë muaj në barkun e nënës kërkon të mësojë më shumë se kaq. Po përpara kësaj ku ishte? Po ti ekzistoje kur ai nuk ishte?

Të gjitha këto tip pyetjesh ndihmojnë që ai të kuptojë ciklin e jetës. Ti dhe babai i fëmijës jeni dashur shumë (edhe nëse pastaj jeni divorcuar, ose nuk jeni martuar asnjëherë) dhe vendosët të krijonit një krijesë të re që ishte ai vetë. "Ti je fëmija që ne e kemi dëshiruar", kjo është përgjigja imagjinare që çdo prind duhet t'i japë fëmijës së tij.

Kjo e siguron fëmijën, që mund të mendojë se ka lindur rastësisht në një botë, e cila mund të funksiononte shumë mirë edhe pa ekzistencën e tij. Për t'iu përgjigjur pyetjeve tij, mund të përdorësh emra të këndshëm dhe argëtues për organet seksuale, por me kujdes të mos emërtohen me të njëjtin term si organet seksuale mashkullore, ashtu dhe ato femërore.

Teoria e sjelljes së fëmijës nga një lejlek që shtegton .. etj, etj është e gabuar. Ndërsa teoria e farës nuk është e gabuar, përkundrazi nënvizon rolin e babait në konceptimin e një fëmije. Dhe mbetet e rëndësishme që një fëmijë të mësojë se duhet të jesh gjithmonë dy, një burrë dhe një grua për të konceptuar një fëmijë.


Divorcohemi, si t’ua themi fëmijëve

Martesa e shumë çifteve përfundon në divorc. E juaja është njëra prej tyre. Mënyra sesi do t'ua thoni lajmin fëmijëve do të jetë pjesë e asaj çfarë pritet të ndodhë. Flisni me fëmijët vetëm kur vendimi juaj të jetë i pakthyeshëm.

Nëse keni më shumë se një fëmijë u flisni të gjithëve së bashku. Kjo do t’u falë atyre ndjenjën e solidaritetit. Flisni me fëmijën. Kërkoji nëse ka pyetje për të bërë. Përgjigju pyetjeve që do të të bëjë për jetën e përditshme: do të kërkojë të dijë nëse do të transferohet me shtëpi, nëse do të vazhdojë kurset që ka nisur si sporti, apo muzika, kush do ta shoqërojë për në shkollë ....

Jepja ti lajmin e divorcit. Nuk i takon as komshiut dhe as ndonjë tjetri për t'i dhënë lajmin tronditës. Marrëdhënia martesore është këputur. "Ne nuk duhemi më si burrë dhe grua, por lidhja prindër­fëmijë është e do të mbetet prezente. Thuaji qartë "Ti je gjithmonë në zemrën time dhe në zemrën e babait tënd". Qartësisht thuaji se vendimi mes teje dhe babait të tij është absolutisht i pakthyeshëm. Është një situatë e vështirë për tu jetuar, por ai mund të mbështetet tek ti në ç'do moment për të zgjidhur problemet dhe shqetësimet e tij.

Si ta ndihmojmë të ketë vendin e tij

Edhe nëse situata është komplekse (divorc, martesë e dytë...) hiqni dorë nga gënjeshtrat dhe sekretet. Para të gjithave duhet kuptuar se në ditët e sotme në përbërjen familjare nuk ekzistojnë më norma dhe rregulla fikse.

Fëmija yt duhet të ndjehet i sigurt dhe i mbrojtur. Kujtoji se edhe nëse ka një figurë tjetër mashkullore, ose femërore (njerku, njerka) në jetën e tij, vendi që ai zë në zemrën e nënës, apo babait është gjithmonë special dhe i pazëvendësueshëm.

Mos i ngatërro gjërat, njerku nuk mund të jetë kurrë babai, ose njerka nuk mund të jetë mamaja. Ai duhet të kuptojë se kush është vendi i tij në strukturën familjare. Evito situatat me dy kuptime. Je e zemëruar me mamanë tënde, nuk ke dëshirë të takohesh me motrën për një arsye të caktuar. ... bëje të kuptojë se ata njerëz janë pjesë e familjes edhe pse nuk ndani të njëjtat këndvështrime për jetën, a probleme të ndryshme.
A mund t’u themi gjithçka fëmijëve?  F.0307011520115_m
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mund t’u themi gjithçka fëmijëve?  Empty Re: A mund t’u themi gjithçka fëmijëve?

Mesazh nga Arabela Mon 11 Apr 2011 - 9:46

varet nga menyra se si ja thua,,,dhe sa perqind te vertetes
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mund t’u themi gjithçka fëmijëve?  Empty Re: A mund t’u themi gjithçka fëmijëve?

Mesazh nga WebMaster Sun 17 Apr 2011 - 8:15

Jo gjithcka ju thohet femive po duhet tju shpjegosh arsyen sepse femija smundet te di gjithcka
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mund t’u themi gjithçka fëmijëve?  Empty Re: A mund t’u themi gjithçka fëmijëve?

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Thu 21 Apr 2011 - 22:07

Eshte e lehte te behesh prind, pasi edhe breshka ne ferre behet e tille, por e veshtire eshte te behesh prind i denje, shembullor dhe edukues i mire per femijet...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mund t’u themi gjithçka fëmijëve?  Empty Re: A mund t’u themi gjithçka fëmijëve?

Mesazh nga Anakonda Sat 10 Mar 2012 - 2:44

Varet nga menyra sesi komunikon ti me femijen tend.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A mund t’u themi gjithçka fëmijëve?  Empty Re: A mund t’u themi gjithçka fëmijëve?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi