Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Feminiliteti fuqia e një gjigandi që fle…  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Feminiliteti fuqia e një gjigandi që fle…  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feminiliteti fuqia e një gjigandi që fle…

2 posters

Shko poshtë

Feminiliteti fuqia e një gjigandi që fle…  Empty Feminiliteti fuqia e një gjigandi që fle…

Mesazh nga WebMaster Sat 30 Apr 2011 - 12:00

Sipas zanafillës, Zoti krijoi gruan nga brinja e burrit
me qëllim që ai mos të ishte vetëm në Parajsë, por ishte Eva, ajo që bindi Adamin të kafshonte
mollën dhe si rezultat të përjashtoheshin nga parajsa, duke ngelur kështu në
histori si shkaktarja e të gjitha të këqijave që i ndodhin njerëzimit.
Lufta e Trojës është një ndër luftërat më gjakderdhëse, por njëkohësisht dhe një
nga luftërat më të njohura në historinë botërore. Veçantia e saj nuk qëndron
thjesht tek zgjuarsia e Odisesë apo tek thembra e Akilit, por tek një fuqi madhështore,
sa joshëse aq edhe shkatërruese në të njëjtën kohë. Bëhet fjalë për
bukurinë femërore ose për të qenë më të saktë do të shtoja, për një nga armët më
të fuqishme që ka në dorë “seksi i dobët” FEMINILITETIN.
Me kalimin e viteve dhe në përpjekje e sipër për të fi tuar një pozitë
më të mirë në shoqëri, që deri atëherë dominohej nga meshkujt dhe
për të fi tuar të drejta të barabarta me seksin e kundërt, pionieret
më të zjarrta të feminizmit harruan gjënë më kryesore, natyrën e të
qenit femër dhe njëkohësisht dhe bukurinë e kësaj natyre. Edhe pse
në shekullin e 21, në një epokë ku seksi i bukur tashmë e ka bërë
prezencën e tij të ndjeshme në çdo fushë, nuk mjaftojnë rastet kur
janë të diskriminuara dhe të paragjykuara. Nuk mjaftojnë rastet kur
ato janë dhe viktima të natyrës së bukur. “Cherchez la femme” është
një shprehje e vjetër franceze, që nënkupton prezencën e në femre
pas çdo lloj situate. Ok, kjo mund të jetë një përmbledhje e shumë
ngjarjeve historike por nëse supozojmë se stër-stërgjyshja jonë Eva,
është burimi i çdo të keqeje, atëherë nuk mund t’i mohojmë dhe një
nga virtytet më të mëdha të njeriut, që është DITURIA.
Një mikesha ime para pak kohësh në një bisedë që duket sikur
kishte ardhur në momentin e duhur dhe në vendin e duhur më tha
se, në qoftë se një femër humbet feminilitetin e vet, atëherë ajo ka
humbur dhe vlerat e saj…Vërtet sa efi kas mund të jetë ky koment?
Në fund të fundit çfarë do të thotë të jesh femër dhe cilat janë
sakrifi cat që shumica e tyre bëjnë për të mirëmbajtur “bukurinë” e
tyre? Mos të qenit femër do thotë të jesh 24 orë në majë të takave
apo e grimuar dhe e veshur me fustanin më luksoz? Ajo çfarë ndan
bukurinë nga ekstravaganca është një fi je e hollë, e cila në përpjekje
e sipër për të balancuar situatat mund të këputet .Ajo çfarë lëvizjet
feministe kanë harruar të theksojnë është se femra nuk përbën një
lodër manipulimi në duart e seksit të kundërt, por mbi të gjitha kanë
dhuntinë e të dhënit jetë dhe jo vetëm duke u bërë nënë, por duke u
kujdesur për jetën, sepse në fund të fundit ky është feminiliteti: aftësia
për t’u kujdesur dhe për të dashur, ëmbëlsia dhe mundësia për të
qenë e fortë në situata të vështira, krenare për familjen dhe kapitene
në furtunat e vështira të jetës.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feminiliteti fuqia e një gjigandi që fle…  Empty Re: Feminiliteti fuqia e një gjigandi që fle…

Mesazh nga Anakonda Tue 6 Mar 2012 - 18:09

Fle dhe nuk deshiron qe te zgjohet derisa te respektohet.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi