Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Fuqia e erosit... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Fuqia e erosit... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fuqia e erosit...

Shko poshtë

 Fuqia e erosit... Empty Fuqia e erosit...

Mesazh nga WebMaster Fri 18 Nov 2011 - 7:56

Seksi ju bën mirë dhe ju bën më të bukur. Por që të ketë efektin e dëshiruar, duhet që t‘i qëndrosh besnik tekstit të shenjtë antik. Fjala e një eksperti të famshëm të mjekësisë


Kamasutra ka domethënien e shumë gjërave: është një manual i cili tregon mënyrën e të bërit dashuri, një tekst indian i vjetër, por edhe një libër mjekësie.

Fjala e Deepak Chopra, mjekut endokrinolog me origjinë indiane, i cili në të njëjtën kohë është këshilluesi më i mirë shëndetësor i yjeve të Hollivudit, duke filluar nga Madonna, Demi Moore, Tom Hanks, Liz Taylor, etj., tregon për punën e tij. Mjeku në fjalë është një njohës i mirë i terapive të ndryshme të mirëqenies dhe tregon "Rrugën e Kamasutrës", që sipas tij duhet të ndiqet nga të gjithë njerëzit. Ai shpjegon se të dish të duash, do të thotë të njohësh trupin dhe shpirtin; të kesh një jetë seksuale të kënaqshme do të thotë të arrish kënaqësinë totale, ekstazën. Neurologjia shpjegon lidhjen që ekziston ndërmjet aktivitetit seksual dhe mirëqenies fizike, duke qenë se gjatë atij akti lëshohen lëndë si serotonina dhe dopamina. Ai nuk ka përmendur faktin se akti i dashurisë ka fuqinë e dyfishtë që t‘u bëjë të shëndetshëm dhe të shenjtë.

Doktor Chopra, ku përmbahet Kamasutra juaj?

Para shumë vitesh më parë mësova fuqinë bonifikuese të dashurisë. Pacientët që ishin rëndë nga gjendja shëndetësore, në të shumtën e rasteve ndodhte që të shëroheshin menjëerë kur ndjeheshin shumë të dashuruar, kundër çdo parashikimi. Pacientë të tjerë që ishin në gjendje më të mirë, por që ndjeheshin vetëm dhe pa asnjë lloj dashurie, lëngonin derisa vdisnin. Në vazhdim, studime të ndryshme vërtetuan se trupin dhe mendja konsideroheshin si një e vetme dhe se kur një njeri ndjehet i dashuruar, sistemi i tij imunitar aktivizohet së bashku me disa neurotransmetues cerebralë të mirë si serotonina dhe dopamina.

Këtë gjë e dinim për dashurinë. Po seksi a luan të njëjtin rol?

Sigurisht, por shumë pak arrijnë ta kuptojnë këtë gjë. Kur do ta mësojnë njerëzit se çdo reaksion kimik i mirë që lëshohet nga trupi vjen vetëm nga seksi? Asnjë sjellje tjetër nuk mund ta zëvendësojë këtë gjë. Sistemi imunitar është i forcuar dhe trupi është i mbushur me energji pozitive, paqe dhe ngrohtësi. Mesazhi i Kamasutrës, i cili është provuar tashmë edhe nga prova shkencore, është: jini ekstatikë dhe do të jeni të shëndetshëm".

Si t‘ia bëjmë me turpin?

Turpi është rezultat i kushtëzimeve shoqërore dhe është si hipnoza edhe në kuptimin e mëkatit që është rrënjosur thellë në doktrinën fetare. Në këtë mënyrë Kamasutra është një ilaç kundër turpit. Turpi provokon ndjesinë e të mos qenit aq të mirë sa duhet dhe duke e bërë pjesë tuajën, ka mundësi që në këtë fushë të mos shkëlqeni asnjëherë. Ka shumë njerëz që kanë turp që të flasin mbi marrëdhëniet seksuale dhe dëshirat e tyre. Të shprehësh atë që të pëlqen nuk është turp, ta fshehësh është i tillë. Nëse seksi dhe mirëqenia janë të lidhura me një fije të padukshme, seksi dhe shpirti kanë një lidhje akoma më të madhe dhe shumë domethënëse.

Seksi dhe shpirti? Gjithmonë janë përcaktuar si terma të kundërt.

Seksi ndihmon që të zbulosh veten. Derisa seksi nuk do të bëjë pjesë në unin e një njeriu, personi nuk mund ta kuptojë asnjëherë veten. Në Perëndim seksi dhe shpirti janë trajtuar gjithmonë si terma të ndarë dhe pa lidhje me njëri-tjetrin. Nëse në Dhiatën e Vjetër propozohen përdorime dhe zakone që sot do të rezultonin provokuese, ose nga ana shoqërore si të papranueshme, ndërsa poligamia në Dhiatën e Re i jep seksit një rëndësi të veçantë. Tashmë nuk është më një sekret, jeta seksuale është gjendja më e pasur e jetës shpirtërore. Kamasutra nuk është larg këtij parashikimi, që ndër të tjera përmban një paradoks evident: përse Zoti i gjithëfuqishëm do të krijonte seksin nëse e dinte që ky i fundit do të ishte një burim i përjetshëm shqetësimesh? Në një libër të botuar kohët e fundit mbi seksin, tregohet se seksualiteti njerëzor është një nga gabimet që Zoti i ka bërë njerëzimit. Ka marrë shumë kërkesa për ndihmë dhe këshillim familjar, shpirtëror dhe shëndetësor, por shumë rrallë kërkesa për këshillim nga ana seksuale. Kjo më çudit, sepse seksi dhe dashuria në përgjithësi mbeten eksperiencat më të mëdha në jetën e secilit prej nesh. Kur biem në dashuri, kemi ndjesinë se jemi të mbushur dhe të plotësuar nga të gjitha anët, shikojmë me qartësi të gjitha mundësitë që na ofrohen, jetojmë në një botë në të cilën gjërat e veçanta të së përditshmes shndërrohen në ekstazë; këto janë cilësitë vetjake të shpirtit".

Kështu që dashuria dhe seksi ecin bashkë?

Kur mungon dashuria, seksi rrezikon që të bëhet banal. Ashtu si dashuria, edhe seksi është liri. Por nuk mund të thuhet se janë e njëjta gjë, sepse miliona akte dhe fantazi seksuale përmbushen për shkak të egoizmit, pa pasur ndjenjën më të vogël të dashurisë. Seksi ju bën të lirë, ju liron nga egoizmi. Është eksperienca e vetme e meditimit që shumë persona mund të kenë në jetë. Por seksi duhet të ketë një kuptim, personal dhe të thellë, që duhet të respektohet nga të dy personat që janë në lidhje.

Në interpretimin tuaj për Kamasutrën ekziston edhe një teori që ju hidhni, se seksi ndihmon në bukurinë fizike?

Po. Teoritë tregojnë se tërheqja vjen mbi të gjitha nga natyralja. Të jesh i tillë do të thotë të jesh rehat me veten në të gjitha drejtimet. Kur jemi të tillë dëshirojmë që të jemi të dashuruar nga të tjerët dhe të mos kemi frikë që të eksperimentojmë çdo lloj situate, qofshin këto të rrezikshme. Këtë kurajo na e ofron dashuria. Duke qenë e tillë, ajo ndihmon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore, fizike dhe mendore.

Mund të na jepni ndonjë këshillë për një seks të mirë?

Gjithçka duhet të vijë natyrshëm, asgjë nuk duhet të jetë e sforcuar dhe e pandjerë. Njerëzit gjatë aktit seksual jepen plotësisht. Kur seksi përdoret për të qetësuar nevojat e njerëzve, kjo gjë prodhon varësi. Ndërsa kur seksi vjen nga një kënaqësi e madhe, atëherë kalohet në ekstazë. Për një seks të shkëlqyer nuk duhet të harroni se duhet të lini të lira të gjitha ndjenjat dhe dëshirat tuaja, në mënyrë që partneri juaj t‘i kuptojë dhe t‘ua plotësojë dhe anasjelltas duke arritur kënaqësinë më të madhe.

Kënaqësia është e nevojshme për trupin dhe për mirëqenien, ashtu sikurse edhe ushqimi i përditshëm.

Kur kalojmë ekstazën fizike, mitike dhe shpirtërore, që është stadi më i lartë i dashurisë, kthehemi atje ku u nisëm. Ndjehemi shumë mirë nga ana shpirtërore dhe të shenjë. Ekstaza është një gjendje energjie fillestare. Për ta provuar duhet të kënaqim nevojat tona fizike, seksuale, mistike dhe shpirtërore.

Cilat janë hapat e nevojshëm për të kaluar në ekstazë?

Kamasutra përcakton shtatë shkallë të dashurisë, të cilat njihen si shtatë ligjet shpirtërore të dashurisë. E para dhe më e rëndësishmja është tërheqja që duhet të vijë natyrshëm; i dyti është pasioni, entuziazmi. Kur ekziston pëlqimi i fortë midis dy njerëzve dhe kur ka pasion, atëherë pretendohet për të shkuar më tej. I treti është bashkimi: në këtë fazë të dashuruarit kalojnë në territorin e panjohur, marrin nga njëri-tjetri atëherë që nuk e zotërojnë vetë. Më pas është stadi i katërt që është intimiteti. Këtu bëhet edhe përputhja trup më trup dhe shpirt më shpirt. Të jesh intim me dikë tjetër, nuk do të thotë të kryesh vetëm seks, por ta bësh atë pa kufi, si dhe pa pasur kalimin e orgazmës si detyrë që duhet të kryet patjetër, sepse është i vetmi vend ku nuk duhet të jemi egoistë. I pesti është lënia për një kohë të caktuar: ligji i braktisjes tregon se të braktisësh dikë, është mënyra më e mirë për të gjetur vetveten. Më pas vjen pasioni që është shkrirja e forcave që ka femra dhe mashkulli që janë të pranishëm te secili prej nesh dhe në fund të këtij procesi vjen ekstaza kur shpirti ushqehet nga dashuria dhe realizohet shkrirja e egos individuale me atë kozmike.



Me kalimin e viteve, pasioni mund të zhduket. Për disa çifte, shpeshherë lindja e fëmijëve do të thotë të harrosh idenë se ekziston dashuria e zjarrtë dhe të bësh dashuri sa herë të duash.

Dita është e mbushur me qindra probleme dhe mendime të shumta për familjen dhe punën dhe dashuria futet te grupi i punëve që duhet të bëhen shpejt si për shembull pagesa e dritave dhe prenotimi i pushimeve verore. Një mënyrë sugjestionuese për të mos mbetur në këtë rutinë është të përqendroheni në pasionin erotik, mjafton të përdorni inteligjencën, por atë seksuale. Është opinioni i një trapiste belge, Esther Perel, që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke u pasuruar me librin e saj "Mating in Captivity: Reconciling the Erotic and the Domestic". Në këtë libër tregohen sekretet e një jete seksuale të kënaqshme gjatë një martese të gjatë. Duhet të keni parasysh dy gjëra: më pak llafe dhe më shumë distancë. Privatësia, sipas eksperiencës 20-vjeçare të Perel, nuk shkatërron intimitetin, por e zhvillon atë. Një distancë e vogël është shumë e shëndetshme për jetën në çift të gjithsekujt. Është autonomia ajo që garanton lidhjen seksuale të fortë dhe jo afrimi shumë i madh. Seksi sipas ekspertëve duhet të jetë si një lojë, e cila nuk ka rregulla të caktuara. Loja e menduar me inteligjencë është ilaçi më i mirë kundër mërzisë së seksit rutinë. (tongueout)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi