Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kujdesi për lëkurën gjatë verës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kujdesi për lëkurën gjatë verës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujdesi për lëkurën gjatë verës

2 posters

Shko poshtë

Kujdesi për lëkurën gjatë verës Empty Kujdesi për lëkurën gjatë verës

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 4 Jul 2011 - 0:18

Gjatë verës lëkura ekspozohet e zhveshur dhe gjithkush ka dëshirë të reklamojë ngjyrën e kafenjtë të saj.Por, në mënyrë që lëkura e zhveshur të duket e bukur, është e nevojshme përgatitja e saj dhe rikthimi i dëmeve që mund t’i jenë shkaktuar gjatë vjeshtës, dimrit dhe pranverës.

Këshillat e mëposhtme kanë për qëllim t’i tregojnë gjithsecilit se si mund të garantojë një lëkurë të shkëlqyeshme dhe të shëndetshme.

Përdorni eksfoliantë
Eksfolimi i lëkurës është shumë i rëndësishëm. Çdo ditë, madje çdo minutë, trupi eleminon shtresa të njëpasnjëshme të lëkurës me një ritëm tepër të lartë. Në se nuk merrni masa për t’i larguar këto shtresa të vdekura të lëkurës, ato do të qëndrojnë mbi lëkurën tuaj duke i dhënë asaj një pamje të lodhur dhe të thatë. Nuk ka rëndësi se ç’locione apo kremëra përdorni, në se nuk përdoni një eksfoliant, nuk keni për të patur lëkurë të shkëlqyeshme. Nëpërmjet një skrabi trupor ju mund ta arrini një gjë të tillë. Aplikoni gjatë dushit eksfoliantin në lëvizje rrethore në gjithë trupin duke nisur nga shpatullat poshtë (për fytyrën dhe qafën ju nevojitet një eksfoliant facial) dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Kjo procedurë duhet kryer dy deri tre herë në javë për të patur një lëkurë të shkëlqyer dhe të bukur.

Mbajeni lëkurën të hidratuar nëpërmjet një locioni veror
Me ardhjen e verës, është koha për të zëvendesuar kremërat dimërore me një locion të lehtë veror. Jo të gjithë kanë kohë që të zhyten në një vaskë për ta lënë locionin të veprojë, prandaj zgjidhni diçka më të lehtë në absorbim. Xhelet dhe puretë absorbohen shumë lehtë. Një zgjidhje perfekte janë locionet me aromë arre kokosi dhe mango. Nuk ka asgjë më të mirë për hidratimin e lëkurës se sa një locion me bazë frutash i aplikuar pas një dushi në lëkurën e posatharë.

Blini një krem të ri kundër diellit
Zëvendësoni kremin kundër diellit që keni përdorur vitin e kaluar me një krem të ri. Kremërat kundër diellit nuk jetojnë përgjithmonë. Për të qenë i sigurt, ju rekomandojmë të përdorni një krem të ri. Dhe mos harroni: përdorimi i kremit kundër diellit është shumë i rëndësishëm gjatë stinës së verës. Sasia e kremi që nevojitet vetëm për fytyrën është sa ç’mund të mbajnë dy lugë kafe. Në se qëndoni gjatë nën diell, kremi duhet të aplikohet çdo 1-2 orë. Kënaquni me diellin në mënyrë të sigurt!

Ngjyrë e kafenjtë e fituar në mënyrë të shëndetshme
Gjithkush në verë ka dëshirë të marrë një ngjyrë të kafenjtë, por banjat e diellit nuk janë mënyra më e shëndetshme për ta fituar atë. Rruga më e sigurt është që nxirja të realizohet nëpërmjet përdorimit të një kremi nxirës që vepron në mungesë të diellit. Në varësi të preferencës personale, këto produkte mund të përdoren për gjithë trupin ose, të paktën, për fytyrën. Kombinimi i një locioni hidratues me një locion ose krem nxirës është mënyra më e shëndetshme, për të fituar një ngjyrë të shkëlqyeshme të kafenjtë për fytyrën dhe trupin tuaj.

Kujdes këmbët
Me ardhjen e stinës së verës keni paketuar këpucët e dimrit dhe keni filluar të vishni sandalet verore. Pa dyshim që ndjeni nevojën e pedikyrës. Për këtë drejtohuni pranë një qendre estetike ose mësoni të realizoni pedikyr në kushtet e shtëpisë. Përdorni skrabin për të larguar lëkurën e vdekur dhe të thatë. Nuk ka asgjë më të shëmtuar se ekspozimi i një këmbe të flashkët në një palë sandale të bukura. Pedikyri në kushtet e shtëpisë nuk ka nevojë të jetë diçka “e madhe”. Një skrab i cili mbahet pranë dushit dhe përdoret disa herë në javë është i mjaftueshëm. Në vijim do të ndjeni një diferencë të madhe në butësinë e këmbëve tuaja.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kujdesi për lëkurën gjatë verës Empty Re: Kujdesi për lëkurën gjatë verës

Mesazh nga Anakonda Sat 24 Mar 2012 - 18:34

cool,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi