Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Brenga dhe fuqia e vajtimit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Brenga dhe fuqia e vajtimit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Brenga dhe fuqia e vajtimit

2 posters

Shko poshtë

Brenga dhe fuqia e vajtimit Empty Brenga dhe fuqia e vajtimit

Mesazh nga WebMaster Fri 2 Dec 2011 - 8:11

Mërzia Kur ne qajmë, na pastrohet shpirti si dhe mbledhim fuqi e shpresa të reja.
Nuk është vajtimi ai që na bën të ndjehemi keq por brenga që mbet përbrenda kur nuk dimë të biem në vaj.
Brenga është në thelb një kundërveprim ndaj humbjes së diçkaje - qoftë të një njeriu të dashur, qoftë të shëndetit, dashurisë, sigurisë vetjake apo materiale.
Disa popuj të huaj, si gjermanët, me një fjalë të vetme që qëndron shpeshherë për vajtimin (Trauer) nënkuptojnë ato që ne në shqip i kemi të ndara dhe i njohim si ''''vajtim'''' të mirëfilltë, ''''brengë'''' dhe ''''zi''''. Në gjuhën shqipe ''''vajtimi'''' është veprimi i nxjerrjes jashtë të ''''brengës''''. Ndërsa ''''zija'''' është një formë ''''vajtimi'''' që vlen për rastin kur humbasim një njeri tepër të afërt.
Është e vështirë të dallosh dhe të tregosh me saktësi se ku fillon vajtimi e ku përfundon brenga që e mbajmë brenda. Vajtimi haset më së shumti në formën e derdhjes së lotëve, por mund të vajtohet edhe pa derdhur lotë.

Përse është e rëndësishme të vajtojmë ?
Përgjatë jetës njeriu kalon përmes ndarjesh, zëniesh e humbjesh të shumta.
Diçka me të cilën ishim mësuar nuk është më dhe duhet zëvendësuar me diçka tjetër të panjohur. Kjo është një përvojë e hidhur për ne. Brenga është përpunimi nga ana e ndjenjave i kësaj përvoje. Vetëm ky lloj përpunimi arrin të na çojë drejt një fillimi të ri si dhe të mbyllë të çarën që la pas humbja, të cilën e ndjejmë shumë brenda nesh.
Nëse nuk arrimë ta nxjerrim jashtë brengën në formën e vajit atëherë ajo do të mbetet brenda nesh. Ato ndjenja që nuk i përjetojmë por i mbajmë të ndrydhura brenda nesh na bëjnë gjithnjë e më pak të gjallë. Kështu nuk arrijmë të gjejmë më dot me plot kuptimin e fjalës gëzim dhe dashuri.

Çfarë ndodh me trupin tonë kur ndjejmë zi ?
Martin Schjerve i Institutit për Psikologjinë Mjeksore të Universitetit të Vjenës thotë se bërja e ditur e vdekjes së një njeriu shumë të afërt çliron një reaksion në sistemin tonë limbik. Kjo ndodh në pjesën e trurit të quajtur hippocampus, e cila përpunon të dhënat e reja, si dhe ua puthit këto të dhëna ndjenjave. Çlirimi i këtij reaksioni jep alarmin në trupin tonë i cili nga ana e tij vihet në gatishmëri pasi humbja përbën një kërcënim të madh për ne. Shumë vetë ndjehen më të mprehtë se zakonisht në çastet e para të çlirimit të reaksionit në fjalë.
Më pas nis aktivizimi i sistemit nervor vegjetativ dhe përhapja në sasi të larta të hormoneve si p.sh. hormonit të stresit Adrenalinë, të cilat e bëjnë trupin të kundërveprojë në formën e shpeshtimit të të rrahurave të zemrës, dridhjes së trupit, ndjerjes ftohtë apo ngrohtë, rënies së trysnisë së gjakut etj.

Si duhet të sillem kur humbas diçka të shtrenjtë ?
Brengës nuk i fshihesh dot. Ajo të ndjek kudo nga pas. Brenda teje nuk mund ta mbash të shtypur për një kohë të gjatë. Ndjenjat e ndrydhura shfaqen gjithnjë mos në një vend në një tjetër - qoftë në formën e një depresioni që nuk e kupton përse të vjen apo në formën e simptomave trupore.
Pra i prekuri duhet t´i nxjerrë jashtë tërë ndjenjat e tij. Nëse nuk është në gjendje ta bëjë vetë këtë gjë mund të kërkojë ndihmën e njerëzve që e kanë për zanat vajtimin.
Për këtë në traditën shqiptare në rastin e një vdekjeje gratë grumbullohen në një dhomë të veçantë dhe me ndihmën e njërës që e ka për zanat vajtimin (ndonëse mund të mos e ketë njohur vetë të vdekurin) vënë kujën, për të nxjerrë kështu brengën e tyre.
Duhet lënë të dalin jashtë përveç ndjenjave të dëshpërimit dhe pafuqisë edhe ato të të nxehurit apo nevrikosjes.
Ai që arrin t´i nxjerrë jashtë këto ndjenja e ka më të lehtë të përballojë fatin e tij.

5 minuta qarjeje - dhe shpirti e ka marrë veten
Kur shqetësimi është i madh, trupi ndodhet në një gjendje të jashtëzakonshme (brengosjeje). Kjo gjendje e nderë shfryhet në më të shumtën e rasteve nëpërmjet derdhjes së lotëve (vajtimit). Pas kësaj fillon proçesi i normalizimit.
Tom Lutz që ka nxjerrë kohët e fundit një libër mbi "Të qarit" sheh në derdhjen e lotëve, hapin e parë drejt shërimit të shpirtit. Ai thotë se pas një studimi të bërë mbi amerikanët doli se mjaftonin 5 minuta të qari për të shëruar krejt shpirtin.
Por dalja e lotëve është edhe një sinjal që i lëshohet të pranishmëve. Kur lotët dalin në një rrethanë ku janë të lejueshme (po të kemi parasysh traditat e njerëzve të pranishëm) atëherë ato bëjnë që të jesh në qendër të vëmendjes, njerëzit të përkushtohen dhe të tregojnë përkujdesje, gjëra që janë shumë të nevojshme për ato çaste.

Fazat e një vajtimi të shëndetshëm
Proçesi i shërimit shpirtror pas humbjes së diçkaje të shtrenjtë kalon nëpërmjet katër fazash:
1. Pranimi i humbjes
2. Lënia për të dalur jashtë e dhimbjes për humbjen
3. Arritja për të filluar nga e para pa pasur atë që tashmë ka humbur
4. Shfryerja e ndjenjave apo energjive që kanë të bëjnë me atë që ka humbur dhe gatishmëria për të krijuar marrëdhënie të reja.

Shenjat që mund të shfaqen kur njeriu nuk e ka nxjerrë brengën:

# Mungesë reagimi ndaj humbjes së diçkaje të shtrenjtë
# Reagim ekstrem ndaj humbjes së diçkaje
# Mungesë e ndonjë prej prej fazave të vajtimit të shëndetshëm
# Sjellje vetëshkatërruese
# Mendime mbi vetëvrasje
# Izolim shoqëror
# Depresion i rëndë
# Reaksione dhimbjeprurëse kur përmendet emri i të vdekurit
# Reaksione të përsëritshme depresive apo mjekësore në ditët e përkujtimit të të vdekurit.

Kur brenga bëhet vdekjeprurëse
Një studim i Institutit të Socilogjisë së Helsinkit tregon se rreziku për të vdekur rritet shumë 12 muajt e parë pasi bashkëshorti ka vdekur dhe ky është më i madh tek burrat sesa tek gratë. Studiesit e lidhin këtë fakt me brengën që mbetet brenda bashkëshortit për humbjen e pësuar.

Brenga tek burrat e shfaq veten në formën e vetëshkatërrimit, ndërsa tek gratë në formën e një "impulsioni emocional" që trondit thelbin e vlerësimit të vetvetes. Atyre u duket midis të tjerash sikur janë vetë fajtore mbi humbjen e pësuar.


Përgatiti Alvin Ekmekçiu - Mbështetur në materialin e austriakes Surfmed

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Brenga dhe fuqia e vajtimit Empty Re: Brenga dhe fuqia e vajtimit

Mesazh nga Anakonda Fri 2 Dec 2011 - 19:17

Vajtoj se jam e merzitur dhe vuaj per fatin tim te mjere.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi